Ja se si trajtohet një ministër në qelinë e burgut (FOTO)

13 Mars 2013, 11:53Lifestyle TEMA
Ja se si trajtohet një ministër në qelinë e burgut (FOTO)

Ish- ministri anglez, Chris Huhne, është dënuar me 8 muaj burg për shkak se shmangu një gjobë shpejtësie, duke ia ngarkuar përgjegjësinë të shoqes.

Karriera politike e Huhne është rrënuar, ndërkohë që hakmarrja e ish- të shoqes e solli në këtë ditë.

Por si trajtohet në burg një ish- ministër?

Daily Mail raporton se ai është tallur nga të burgosurit e tjerë dhe është poshtëruar nga stafi i burgut në 36 orët e para në Wandsworth Prison.

Multimilioneri 58 vjeçar është zgjuar nga ulërimat e gardianit në orët e para të mëngjesit, që thërriste: Rregull, rregull.

Sikur të mos mjaftonte kjo, të burgosurit e tjerë po e ngacmojnë vazhdimisht, sidomos tani që e kanë marrë vesh që është i pasur. Ata i kërkojnë para atij.

Ndërkohë është raportuar se si adoleshent, ai ka kaluar disa ditë në burg kur ka bërë një aksident në Greqi.

Ende nuk dihet nëse dikush e ka rrahur apo goditur në burg ish- ministrin, por mësohet se ai ka kërkuar që të veçohet nga të burgosurit e tjerë, që nuk po e lënë rehat.

Pasi mori uniformën e burgut, ai hyri në qelinë e rezervuar për dy të burgosur.

Një nga këshilltarët e burgjeve e këshilloi që të mos mërziste njerëzit e gabuar në burg.

6 komente në “Ja se si trajtohet një ministër në qelinë e burgut (FOTO)”

  1. Vlora says:

    edhe ilir meten keshtu e trajtojne.

  2. Djaloshi Mergimtar USA Kosovo says:

    Kisha pase deshire me dergu Thacin aty bashk me Adifeten, pse jo edhe do te Shqiperis ja kisha bashkangjit kti delegacionit per ne burg.

  3. artiles says:

    Per Salen keta anglezet jane idjote; Si ore per shmangien e nje gjobe per tejkalim shpejtesie e rasin ministrin 8 muaj burg??? Po hajde ore ne kabinetin tim te shmangesh jo gjoba tejkalimi shpejtesie, por te realizosh evazion fiskal per gjithe kabinetin tim, bile duke i detyruar ministrat qe te te paguajne 3 perqind tarife suksesi, per mbylljen e “paster” te bilanceve te tyre.

  4. anonim says:

    Mero, mos na jep keshtu lajmesh me! Ne kundershtaret politike i kemi ortake ne pazare! Si tha Rama tek Fevziu: ne shohim perpara nuk shohim prapa! E kaluar e shkuar!

  5. fshatari says:

    Ky eshte shtet o politikane shqiptare!Ne fakt cdo gje mund te jeni por politikane ju nuk jeni te gjithe pa perjashtim!

  6. Rrapotau says:

    Kjo tregon se ne demokraci njerzit jan bythqima.
    Kush shkel ligjin denohet me heqje lirine dhe jo me cenim te nderit,personalitetit,dinjitetit njerzor.
    Ne komunizem ekzistonte institucioni I riedukimit.
    Pra heqje lirije dhe riedukim ne burg.
    Ne demokraci,vete shteti,ne bashkpunim me kriminelet e depersonalizojn individin,ne rastet kur ai i kundershton.
    Dhe ata kriminele,te cilet jan mbyll ne burg nga shteti,dhe behen ne burg me shtetin kundra ndonji burgaxhiu tjeter,ata burgachinj jan bythqima,Sepse I bejn qejfin hasmit te Tyre,shtetit I cili I ka rras mrena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje