TemA TV/ Rama në Devoll: Në qeverisjen tonë s’do ketë prodhime që kalben se s’dalin në treg (VIDEO)

25 Mars 2013, 19:30Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ka dhënë garanci fermerëve të rrethit Devoll dhe komunës Pojan të rrethit të Korçës se në qeverisjen socialiste nuk do të ketë prodhime që do kalben se nuk dalin dot në treg.

Gjatë takimeve për prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare, që ka zhvilluar në këto dy qendra, kryesocialisti shoqërohej nga deputetët Pandeli Majko e Bashkim Fino si dhe anëtari i kryesisë së PS, Niko Peleshi.

“Për ne rilindja fillon nga toka, nga puna me tokën dhe nga një politikë që të nxisë prodhimin e tokës sonë dhe për të krijuar kushte që falë prodhimit në fshat edhe qyteti të mund të ushqehet pa qenë i detyruar të shtrihet zvarg nëpër ato librat e borxheve nëpër dyqane dhe pa u dridhur kur shikon në një tezgë produkte që janë aq të shtrenjta sa nuk blihen dot. Ne do t’i japim jetë një qeverie socialiste dhe unë personalisht si drejtues i asaj qeverie do të jem mbështetësi më i flaktë dhe mbështetësi më i vendosur i çdo shqiptari që jeton me tokën. Dhe ju jap fjalën që nuk do ketë prodhime që do kalben se nuk dalin dot në treg, por personalisht do jem pranë jush për të bërë çmos që çdo kilogram prodhim të dalë në treg për të siguruar të gjithë rrugët që e nxjerrin prodhimin në treg dhe për të siguruar që nga prodhimi ju të fitoni atë që ju takon dhe këta të rinjtë të fillojnë të kuptojnë se nga toka e gjyshërve mund të nxirret mirëqenia”, është shprehur kryesocialisti përpara banorëve.

Për kreun e Partisë Socialiste, fushata për zgjedhjet e 23 qershorit është një betejë e rëndësishme që kërkon impenjimin e të gjithëve.

“Kjo është një betejë shumë e madhe për të dalë nga kushtet e mbijetesës dhe prandaj këtë betejë do ta bëjmë çdo ditë. Puna kryesore është ajo që behët derë më derë, shtëpi më shtëpi, për të nxjerrë çdo votë nga shtëpia për një Rilindje Shqiptare”, ka theksuar Edi Rama./ep

9 komente në “TemA TV/ Rama në Devoll: Në qeverisjen tonë s’do ketë prodhime që kalben se s’dalin në treg (VIDEO)”

  1. Toka Gjyshit says:

    Se c’kuptim ka shprehja “mireqenia mund te vije vetem duke punuar tokat e gjysherve” rinia e sotme do ta kuptoje vetem kur te ardhurat financiare te perfituara nga ndihmat e familiareve te tyre qe punojne jashte vendit te marrin fund njehere e pergjithmone.

    1. besnik says:

      Shume e drejte kjo qe thote Rama. Shqipetaret qe te mos i kene shpresat vetem tek parate vijne nga emigracini duhet qe te fillojne dhe te mendojne per nje menyre se si te nxjerin perfitime ne shqiperi. Rama po u jep atyre nje mundesi per ta bere kete gje duke u ofruar atyre alternative qe te punojne token e tyre dhe i garanton qe prodhimet nuk do mbeten pa shitur.

      1. tourkofagos says:

        vetem po pati salen gjysh,se ai kullufi ja dha me 7501-in

  2. lira says:

    Ore si shume heret u lodhen keta neper fushate!Sikur nuk ishte vetvetja Edi,i lodhur i hallakatur!Duhet ti keshilloj dikush qe beteja ehste perpara ,po doli i dehur qe tani ky aha,,,ikem ne!

  3. Fatmira says:

    PO devolli aty ishte kur Agron Duka ishte Minister Bujqesie, dhe fshataret e shkrete dergonin telegrame se po u kalbeshin produktet, ndersa telegrami shetiste zyre me zyre si telegram vdekje, ministri nuk priste njeri ne zyre edhe po te guxoje…te priste nje ulerime: “kush je ti mi qe guxon te hysh dhe ngrihej me kembe e ta perplast ederen ne fytyre pertau!!!Me Agron Duken e kompani produktet e Devollit nuk do kalben. Ky vend eshte i kalbur koke e kembe.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Kjo eshte dicka qe behet shume kollaj, te ndalohen prodhimet maqedonase dhe bullgare qe vijne ne Shqiperi dhe shitja e prodhimeve shqiptare sdo te kete me krize shitjeje.
    Ose prodhimet e huaja te kene taksa shtese qe cmimi mos te konkuroje prodhimin vendas.

    1. Fsha Tari says:

      Shume kollaj thua ti po c’thone ata qe “mbajne frymen gjalle” me kete lloj bisnesi. Na ishte nje here nje fshatar i varfer me profesion dog anier dhe na takoi nje qytetar te nderuar me emrin mono polist…

  5. tironci says:

    hajdo mo…do iki sala do vi ky..mos do e beje me mire….iken nje hajdut vjen nje tjeter hajdut..ca te bejme ne qe na ka zene halli me keta politikane qe e shkaterruan vendin

  6. Mryn says:

    Toka e gjyshit ka lidhje me trashegimine jo vetem materiale por edhe te ‘dish te besh’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje