PS: Ligji për sigurimet shëndetësore, propagandë boshe e Berishës

28 Mars 2013, 19:37Sociale TEMA

Partia Socialiste vijoi të tregojë 100 arsyet pse nuk duhet votuar më Sali Berisha.

Deputetja e PS, Klodiana Spahiu, njëkohësisht kryetare e grupit të punës për shëndetësinë, tha se ligji për sigurimet shëndetësore, që do miratohet së shpejti, është thjesht propagandë pasi as nuk e zgjidh dhe as nuk e përmirëson situatën.

“Arsyeja për këtë është e thjeshtë: Skema e sigurimeve shëndetësore ka dështuar qoftë në aspektin financiar, qoftë në garantimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. Këtë e dimë ne, këtë e di Sali Berisha dhe ç’është më e rëndësishmja këtë e dinë qytetarët të cilëve u duhet të përballen përditë me spitale ku mungojnë gjithçka,” tha Spahiu.

“Ligji i ri nuk bën asgjë për të zgjidhur problemin e mbi 1 milion të papunëve që ka sot në Shqipëri, të cilët sot janë lënë praktikisht në mëshirë të fatit dhe duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbimin shëndetësor. Pra, ai nuk e adreson fare situatën e këtyre qytetarëve të cilët në një anë nuk kanë punë e të ardhura, e në anën tjetër duhet të paguajnë për shërbimin shëndetësor,” vijoi deputetja e PS.

Spahiu tha se drafti është hartuar që në vitin 2004, por është bllokuar e ndryshuar për t’ua vështirësuar jetën më shumë qytetarëve.

“E vërteta është se pas 18 vitesh të funksionimit të kësaj skeme vetëm 16% e shqiptarëve kontribuojnë në të. Situata bëhet edhe më dramatike në fshat ku sipas vetë Sali Berishës jeton 46% e popullësisë, por të siguruar janë vetëm 50 mijë vetë.

Pra, ky ligj jo vetëm që nuk u ofron asgjë të re atyre 1 milion shqiptarëve që janë sot të pasiguruar, por ai nuk e  zgjidh problemin kronik të keqfinancimit të sistemit shëndetësor, pasi lë në fuqi skemën aktuale e cila mbulon vetëm 7% të shpenzimeve për shëndetin,” tha Spahiu.

Sipas saj, ligji nuk miraton paketat e shërbimit që përcaktojnë koston reale që do të paguajë një i sëmurë i papunë, i pasiguruar që do t’i drejtohet spitaleve publike.

“Jo vetëm kaq, por ky ligj mashtron hapur institucionet shëndetësore  private, sepse që ato të kontraktojnë me fondin duhet të kenë çmime për shërbimet e diagnozat që sot nuk ekzistojnë. Dhe mbi të gjitha mungojnë standardet të cilat do të mundësonin akreditimin e spitaleve private duke lënë shteg për abuzim dhe akreditim të pastandardizuar dhe klientelist siç ka ndodhur e po ndodh me shërbimin e dializës,” theksoi Spahiu.

Sipas saj, PS do të ndryshojë situatën duke ofruar shërbim shëndetësor për çdo qytetar jo sipas xhepit, por sipas nevojës./ep

3 komente në “PS: Ligji për sigurimet shëndetësore, propagandë boshe e Berishës”

  1. Claus says:

    Me duken reforma radikale te stisura nga mendjet e disa “specialisteve te Selise Roze a Vishnje”, ku rezultatet mund te jene shkaterrimtare.
    Nje fare “Shock Therapy” e tipit te ndjerit Gramoz Pashko e zbatuar dikur ne tere Shqiperine.

    Nuk e di ku kane studiuar specialistet e Selise, por te permbysesh nje sistem dhe mbi germadhat e tij te ndertosh nje tjeter, me duket jo vetem paradoksale por edhe nje aventure, nje “Guernice” e Rames.

    NHS (National Health Service), Sherbimi Kombetar Shendetesor e tipit britanik ku sherbimi eshte falas per te gjithe ne te cilet te gjithe mund te kene akses mund te jete nje kopje e keqe dhe me pasoja te renda. Jo per sistemin por per njerezit, pacientet.
    Po si mund te reformosh kete sistem qe tashme ka hedhur themelet ketu e 20 vjet?
    Vete Britania i ka hedhur bazat e ketij sistemi ne vitet e pasluftes dhe cdo reforme ne te kerkon kohe dhe financa, ndersa PS per 300 dite qofte edhe per 3 vjet do te permbyse kete sistem dhe do te ndertoje nje tjeter!!!
    Nuk po hyj ne detaje se per to pak flitet edhe nga “specialistet e saj”, duke lexuar vetem harxhimet, te metat, korrupsionin e sistemit te tanishem etj,etj, ndersa per projektin e sistemit socialist pak po flitet, asgje konkrete, pervec asaj qe do te ndertohet nje Sherbim Kombetar.
    Ndonje replikues si “Vzioner” dhe te tjere do te me quajne skpetik dhe vizionndrydhur, eshte puna e tyre, por edhe nje Guernice te re te vitit 2013, per te gjithe ata te semure akute dhe kronike, pleq dhe te tjere nuk do te deshiroja.
    Eshte sikur ti cosh ne koma artificiale nje te semure kronik pa qene nevoja duke mos ditur nese do te dale nga koma apo jo.

  2. shqiptari says:

    Nje mu……………………….ter jeni te gjithe.

  3. alban4eva says:

    Claus, deri diku jam dakord me ty, por gjithsesi nuk mund te ecet me kete mendje, qe meqe keta qe do vijne nuk do bejne mrekullira dhe hajt tani mos tu japim mirebesim.. gjednja duhet ndryshuar, se s’ka ku te veje me keq kjo gjendje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje