Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka vendosur të lërë të lirë babanë e Saimir Tahirit, deputeti socialist ka dalë në një konferencë për shtyp. Ai ka thënë se vendimi i gjykatës tregoi se arrestimi i të atit ishte një inskenim politik. Tahiri u shpreh se me këto veprime, Berisha nuk do t’ia arrijë dot të përkulë atë apo kolegët e tij në PS.
“Sot gjykata e Tiranës liroi babain tim, duke provuar se gjithçka dëgjuam nga policia, ishte një inskenim politik i denjë për regjime policeske diktatoriale. Nuk habitem pse “medemek” hetimi 3 mujor i policisë u katandis vetëm me deklaratat e 2 njerëzve, që pa asnjë habi timen, mbroheshin sot në sallën e gjyqit nga avokati Mirash Martini, avokati i Agron Kuliçit edhe në gjyqin kundër meje.
Nuk habitem si tullumbacja e policisë me medemek 10.000 euro, u katandis në akuzë qesharake. Nuk habitem pse babai im, burrë 63 vjeçar, nga kapo i kontrabandës së ilaçeve sipas policisë së Saliut dhe Flamurit, u lirua sot nga Gjykata.
Unë jam këtu për të rikonfirmuar se kjo që po përpiqet të bëjë Sali Berisha dhe sistemi i tij mafioz, me mua dhe familjen time, më bën më të fortë, më të përkushtuar, dhe më të vendosur për të kërkuar më gjithë forcën time drejtësi dhe barazi para ligjit. Unë jam i vendosur t’i qëndroj pranë familjes në këto momente të vështira, duke kërkuar hetime të plota, drejtësi dhe të vërtetën e padiskutueshme, por e siguroj Sali Berishën, se unë personalisht, bashkë me familjen time, bashkë me kolegët e mi, as përkulemi e as thyhemi, madje përkundrazi, jemi të gatshëm të përballemi me këtë pushtet të djallëzuar, mafioz e të korruptuar në çdo qelizë të tijën,” tha Tahiri.
Ai u shpreh se shantazhi ndaj deputetëve socialistë nuk mund të funksionojë, ndërkohë që ai që duhet të japë llogari për korrupsion, është pikërisht kryeministri Berisha dhe familjarët e tij.
“Po i vjen dita që të japë llogari për familjen e tij, familjen më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë ky vend;
Llogari për djalin e tij, Shkëlzenin, dhe fabrikën e vdekjes që ngriti në Gërdec duke lënë pas 26 viktima, mes tyre dhe baxhanakun që Saliu bëri sikur nuk e njihte.
Për vajzën e tij, Argitën, dhe pasurinë e vënë me trafik tokash e bizneset me firmën e babait.
Për gruan e tij, Lirin, dhe “tenderët” e bamirësisë miliona euro;
Për Agron Kuliçin, dhe trafiqet e tij mafioze.
Për shokun e djalit dhe sekserin e tij serb, Damir Fazlliç.
Po i vjen koha të japin llogari ministrat:
Majlinda Bregu për lidhjet e saj me Prudentinon dhe kunatit të saj;
Genc Ruli për mafien e minierave dhe firmën e tij në kontratat koncesionare;
Flamur Noka, Sokol Olldashi, Lulzim Bashën, Arben Imamin, Genc Pollon, të gjithë bashkë me sekserët e tyre.
Askush nga këta të mos e çojë nëpër mend, se ne do heshtim, do tkurremi apo do mbyllim gojën. Dhe askush nga këta, të mos e çojë nëpër mend, se pas 23 qershorit, do shpëtojnë pa dhënë llogari një më një, për gjithçka kanë bërë, vrasje, vjedhje e korrupsion. Unë jam sot më i përkushtuar ndaj barazisë para ligjit, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit dhe çmontimit të sistemit të pandëshkueshmërisë,” deklaroi deputeti socialist.
Saimir ai do sulmoje cdo qenie te mundshme e cila mbeshtet opoziten, domundohet tju baltos me cfare te mund per te krijuar iden se te gjithe nuk jane njesoj. ju nuk jeni njesoj me banden e saliut dhe populli e ka kuptuar kete!
Eshte e turpshme qe te goditet opozita 3 muaj para zgjedhjeve. Kjo nuk eshte demokraci.
Nuk eshte goditur opozita! Eshte goditur nje spekulant qe spekulon ne emer te opozites! Ai ka kryer nje kundravajtje administrative dhe sigurisht per kete nuk duhej te shkonte ne qeli, por duhet te paguaje gjobe. Ky njeri qe betohet per ndershmeri bashke me te birin, i kane shtetit 70 milione leke borxh! Dhe imagjononi, ne kohen kur jane ne opozite! Po nese vijne ne pushtet? Natyrisht une nuk jam qe Saliu te rrije akoma, por edhe socialistet duhet ti zgjedhin njerezit! Une tek Rama nuk kam shume besim! Tahiri, Velia, Fuga, etj, njerez qe duket se ne rastin me te mire jane me vese, nuk duhet te kene vend tek trupa e deputeteve te ardhshem!
eshte kryekeput politike gjithcka ben saliu per ti mbyllur gojen opozites. Ai tanime ka krijuar nje rreth vicioz me kriminele e injorante e po mundohet te prishi e te tjetersoje gjithcka. Kete radhe, ne qofte cmendur njeri ta votoje ate qe na vrau e rivrau.
Gjithecka ben Sali eshte ne kuader per tu mbyllur gojen cdo personi te mundshem. Ai kerkon qe media te heshte, opozita te heshte dhe asnje te mos e kritikoje. Sajmir askush nuk mund ta fshehe te verteten e ketij arrestimi krejtesisht politik.
Po te gjitha keto jane presione, presione nga nje njeri i pashpres tashme dhe i sheh te gjitha turbullt nga paniku qe e ka zene,23 qershori afron dhe do te paguash per cdo gje sali berisha.
Po pse more sali nqs mbas 23 qershorit do u lije pas dore si nje plak i rrjedhur pse futesh ne gjera personale dhe prek jeten e cdo anetari te opozites,me verte qe nuk mund te harrohesh keshtu dhe mund te gjykohesh shume me ashper.
Saimir ti je ne nje rrug qe jo te gjith mund ta merrnin, bravo per guximin dhe faleminderit qe po i hap syt ketij populli,vazhdo ne kete rrug dhe te tilla episode duhet te te japin me shume energji per te vazhduar ne kete rruge te drejte.
o sinan te paska ik petlla. Per kundravajtje administrative ka gjoba, nuk ka burg
gjoba gjoba, po ketu behet fjale per gjera te rrezikshme, ilace, dhe nuk e futen ne burg, thjesht, pasi e kapne ne flagrance, e izoluan, prokuroria e la ne gjykim te lire, dhe ata e liruan. Policia e arrestoi, dhe normal qe do ta mbaje deri sa gjykata te jape verdiktin. Keshtu ndodh kudo ne shtete normale, perendim, US etj
po more gjoba ka, po nuk arrestohet tjetri dhe te mbahet ne makine pa marre masen e sigurise ne gjykate. nuk ka qene ne burg po ne komisariat si gjithe te tjeret. merrni vesh nga gjobat mos na thoni qe nuk i dini rregullat, me serioze….
Nuk eshte e turpshme.
Eshte normale se kryeminister eshte Sali berisha.
Po sulmon edhe Top Chanel,
Te gjithe njerezit apo institucionet qe ka kunder.
Zakoni i Saliut eshte ky fundja/
Po tani ja dine te gjithe,
ndaj ne 23 qershor iken per lana
Saliu jo vetem per kete rast por edhe per shume gjera duhet te jape llogari pas 23 qershorit. Duhet te jape llogari sepse diktatoret gjithemone denohen per vepren e keqe qe kane bere. Dhe pastaj harrohen ne perjetesi.
Qeveria dhe policia e ketij vendi i skuqin faqen cdo shqiptari.
Nuk mund te kete nje qeveri ne bote sot qe te merret vetem me opoziten
Kto jane marifetet e saliut qe i ka perdorur ngahera. Ai sdi te luftoje ndershem me kundershtaret dhe i godet nga familja, ndaj te gjithe e dime qe ky ishte nje sulm politik. I lumte saimirit per qendrimin e mbajtur dhe Rames poashtu.
Saliu urdheron Muli pergjigjet dhe ne fund te dy deshtojne!Ja ky ishte skenari i Saliut mbi arrestimin e babait te z.Tahiri!Shqiptaret e kane kuptuar te gjithe se kjo qe nje perpjekje e deshtuar e regjimit te tanishem per te hedhur balte mbi opoziten!
Ore po kjo qysh ne fillim u duk që ishte nje rrenge e Saliut!Ne te vertete eshte Saliu ai qe duhet plasur brenda per krimet qe i ka bere ketij populli!Kjo monster e cila vetem energji negative di te prodhoje!
deshtim pas deshtimi Saliu po e mund vet veten e tij…sisteme te tilla nuk kane nevoje fare te munden nga opozita,ato rrezojne veten e tyre! Do shporreni ne 23 ju fatkeqesia e ketij populli
Ata qe duhej te burgoseshin duhej te ishin dy femijet e Saliut dhe ky i fundit vete!Po ka me te korruptuar se sa kjo qeveri se sa saliu!Po mor po Saliu eshe e keqja me e madhe e ketij vendi,popull a nuk e kuptoni se si jemi katandisur!Saliu po luan me ne,ja edhe rasti i babait te z.Tahiri u deshmua qarte se kjo ishte nje sajese e te korruptuarve!Nuk ka turp me te madh?Turp Turp Turp!
E gjithe kjo histori ishte nje turp i vertet qe tregoi nje her e pergjithmone se policia e Sali Berishes nuk arrin te merret dot me sigurine e te gjithe shqiptareve, po me gjueti shtrigash, duke ndjekur opoziten, sic bente edhe ne vitin 1996.
Ne se eshte e vertete dhe ka prova prokuria te kalbet ne burg . Para ligjit jane te gjithe te barabarte, apo eshte babai i saimirit ai. get a f*** out of here.
Kjo eshte Policia Shqiptare! Me keq do jete ne Qershor 2013.
Lum si ne ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html
Sot Gjykata tha “do ndiqet ne gjendje te lire” dhe prokuroria “Arrestimi eshte i ligjshem”
Ne nuk habitemi qe mashtron kokrra, legenit qe prishe PS
SALIU U MUNDUA EDHE NJE HERE TJETER QE TE PERCAJ TE MAJTEN POR NUK JA ARRITI! NJE TJETER FALIMENTIM I BANDES SE SALIUT
Eshte e habitshme sesi te gjithe ‘hajdutet’ e opozites ne fund i nxjerr po shteti i Saliut te pafajshem! keto jane levizje te ulta dhe kriminale dhe shpresoj te marrin denimin e duhur pas 23 qershorit per te vendosur nje standart te ri ne jeten e shqiptarve!
DIhej qe ky ishte vetem iskenim si gjithe te tjerat qe BErisha ka bere ne keto 20 vite per te demtu kundershtaret e tij politik.
he nje tjeter flluske sapuni eeee…shume zhurme per asgje i thone kesaj, dua te shoh cdo komentojne keta qe bene si histerik kur doli lajmi nefillim!
Sigurisht qe drejtesia nuk do te vononte sepse do te dilte heret apo vone, ky arrestim ishte absolutisht politik, duke qene se Saimiri eshte nje nder deputetet me te mire te Kuvendit i cili i ka nxjerre shpesh te palarat pushtetareve.
Saimiri dhe gjithe opozita po bejne shume pak per te mbrojtur veten. Ne rradhe te pare duhet te bojkotojne parlamentin dhe te kerkohet urgjentisht doreheqja e Mulit. Eshte e dyta here qe perseritet kjo telenovele dhe eshte i dyti person pas kryebashkiakut te Kavajes qe arrestohet si nje kriminel i rendomte. Se dyti duhet te gjenden shkaktaret e ketyre inskenimeve dhe te akuzohen per shpifje sic e akuzuan Saimirin femijet trimit Vicidolas. Dhe dicka tjeter Muli me gjithe kompanine etyre tropojanase-kusiane shpagimi eshte shume afer dhe skini ku futeni dhe ne vrime te miut do tu gjejme dhe do u tredhim.
Pse nuk reagoi Berisha keshtu ndaj akuzave te Ansar per vajzen e ryeministrit? Ky pushtet punon vetem per te njodhosur kundershtaret e tij.
Po do e thyeje qafen shume shpejt pjella e keqe e komunizmit!Me 23 qershor do marre fund ede regjimi i tij!Akti i kryer para disa ditesh deshmon edhe nje here se kjo qeveri nuk ka me asgje ctu premtoje shqiptareve e arreston babain e Sajmir Tahirit per te zbehur sado pak figuren e ketij te parit!TURP!
Ishte me te vertete nje inskenim politik,por kjo nuk eshte asgje,ne krahasim me ate qe do te beje Berisha deri ne zgjedhje.Mos kujtoni se do te largohet lehte nga pushteti,Atij para karrikes nuk i intereson asgje.Prandaj duhet me cdo kusht qe ta mbroni voten,qe te fitojme edhe ne nje rilindje,ne te kundert,edhe Ju te opozites largohuni neper pyell dhe mos tua degjojme me zerin.
Me shpresen qe dikush do ja coje ne vesh Tahirit :
investigoni mbi aktivitetin e vellait te Agron Kuliqit. Do habiteni.
Sali po mundohet te levize guret e tij te fundit me cdo kusht per te perbaltur opoziten,por jo nuk do ja arrij !
Ne 23 qershor Saliun e pret pensioni.Nuk ben ai plak i rrjedhur per zhvillimin e shqiperise
Ky vendim lirimi i te atit te deputetit do te kerkonte dorheqje te parevokueshme te policise duke filluar nga zedhendesi i Ministrise se rendit dhe te gjithe ata qe jane përfshirë brutalisht ne kete arrestim politik qe del bllof!Asnje hap mbrapa,i uroj deputetit Tahiri,dhe bindem per fjalet qe thotë!Eshte nje i ri qe premton dhe qe duhet mbeshtetur perhere kur ka te drejte!Shume mire edhe Edi Rama,per bindjen e krijuar mbi pafajsinë dhe sidomos per mbeshtetjen e hapur dhenë plot kurajo,si askush tjeter drejtues, z.Tahiri!Shkaktaret duhet te paguajne ashper komplotin qe gjykata e rrezoi te pakten,si deklarohet!Berisha ka krime mbi shpine dhe ende mbetet i pandeshkuar!…
Ky rrexhim i vendosur ne Shqiperi nuk ngjan me asnji regjim ne bote:
FASHIST < NAZIST RRUAC< KRIMINEL se te ishte diktature do te ishte shume me mire. Cdo ministri drejtohet nga nji HORR,HAJDUT.
perfundimish pas komenteve qe lexova ky popull nuk behet
S-haleja eshte i angazhuar ne te gjitha frontet, po sulmon te gjithe ata qe i dalin perpara.. ose eshte shume “trim dhe i zgjuar”, ose eshte shume budalla.. ngelet per tu pare..!!!
Ne te Inteligenc Servisit te Saliut kemi marre keto masa ne prag fushate:
-Po pergjojme te gjitha familjet socialiste çfare flasin,si mendojne,ku i bejne shpenzimet…si pjerdhin etj etj..
Keto te gjitha çdo dite ja dergojme me posten sekrete Saliut qe ti kete si materjale per ti diskutuar kur ti jepet mundesia.
-Kemi marre te gjitha masat qe te identifikojme armiqte dixhital si tek FaceBoku i Saliut por edhe tek anonimusit e gazetave “Tema” etj…
Kemi nen kontroll te gjitha Internet Kafete se mos dikush kritikon Saliun,Familjen e tij apo te ashtuquqjturen qeveri…
-Krahas jelekut anti-plumb kemi sugjeruar qe Sali te vesh edhe brek anti-plumb,por kemi hasur ne veshtiresi sepse duhen breke anti-plumb dhe anti-mut….Nuk prodhohen gjekundi…!?
Sali krimineli e hodhi sashken tymuese per te tymosur te majten, por tymosi vehten. Gabimet trashanike qe bejne, nuk i bejne as femijet dhe kerkon besimin e popullit me 23 Qershor. Ato qe nuk perfundojne pas hekurave, duhen çuar barinj neper malesi.
Per miistrin Noka nuk kam se çfar te flas dhe me vjen turp te merrem me te.
Duke pare qe saliu eshte mbytur ne korrupsion ai kerkon te beje paraleleizem ne kampin e majte me qellim qe te mjergulloi opinionin i cili sipas tije te venit pritije e rrotacionit te ardheshem politike. Ne opinion qarkullon mendimi “He mo se njelloit jan si PD ashtu dhe PS” Ket metode negative e ka konstatuar dhe e ka luftuar edhe Edi Rama .
Keshtu u be me familjen e Edi Rames , keshtu u be be me deputetin Sajmir Tahiri , ekshtu u be edhe me Fetel Yllin.
in Sajmir eshte nje ceshtje politik qe askush nuk e pranon.
Vetkuptohet deri sa e kerkojn dy here ne jave per tremij dite deri sa te perfundojn zgjedhjet.
Ky eshte edhe nje presion qe i behet Deputetit pore edhe socialisteve ne tersi.
Para ca kohe me tregonte im ate qe nje njeri i ketij Sajmir Tahirit, baba o xhaxha nuk e mbaj mend se cfare e kishte tamam, se ka kaluar ca kohe, ne kohen e Enverit punonte ne polici apo ne kontrollin e shtetit atehere,e kishte per kenaqesi shpirterore ti fuste njerezit ne burg edhe per gabime pune shume te vogla. Jane rrace komunistesh keta, jane njerez perverse, nuk kane as turp as faqe.