Nga Mimoza Dervishi
Debati me temë kush i fiton zgjedhjet, ka kuptim kur bëhet në vende me standarde, ku ai më kryesori është numërimi i votës ashtu siç hidhet. Për aq kohë sa Shqipëria nuk është një vend i tillë, ky debat është thjesht i pakuptimtë dhe një lodër plastike në duart e medias, që kërkon të imitojë sadopak Perëndimin në kushte mesjetare. Pa i hequr askujt të drejtën të debatojë dhe ëndërrojë, mendoj që është koha të përqendrohemi tek pyetja: A do t’i shkojë marrëzisë deri në fund Sali Berisha? A do jetë ajo e ngjashme me marrëzitë e shkuara apo edhe më tronditëse, edhe më shkatërruese për vendin? Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për ta parandaluar këtë marrëzi dhe si duhet të përgatiten për ta përballuar atë?
Nuk gjej asnjë argument të besoj se kryeministri i Shqipërisë nuk do bëjë në qershor atë që di të bëjë më mirë, të vjedhë zgjedhjet me të gjitha mënyrat dhe mjetet, nën dhe’ e mbi dhe’, fshehur popullit e faqe botës, të vrasë po të jetë nevoja, të hapi depo armësh po t’ia dojë puna, dhe të rishpallet fitues. Ashtu sikur rizgjidhte veten president në 3 mars 1997, kur një gazetë opozitare po shuhej nga flakët, të cilat në atë moment kishin përfshirë gjithë vendin. Ashtu sikur shpalli fitoren e vjedhur të Bashkisë së Tiranës në maj 2011, kur ende nuk ishte tharë gjaku i katër të vrarëve para derës së tij. Trajektorja e tij e çmendurisë shkon në përpjesëtim të drejtë me përmasat e humbjes reale: sa më poshtë ta shohë veten, aq më thellë zhytet në krim. Pyetja sot është: sa larg do shkojë kësaj here?
Dhe si gjithmonë në debatin fantazmagorik se kush fiton në qershor, shfaqen disa elemente e disa shpresa e nënshpresa. Debati më i padurueshëm e më i pagëlltitshëm është ai ku vihet në qendër Ilir Meta, portretizimi i tij si Superman, që mban në dorë çelësat e pushtetit, si njeriu komfort që nuk e ka problem se më kë do bëhet, sepse pushtetin e ka të garantuar, si ai që pret i qetë, me sëpatë në dorë për të copëtuar tortën e radhës. Për të gjithë ata opozitarë që ndoshta nuk e thonë, por e mendojnë, që ose shpresojnë, ose janë të shqetësuar për një ribashkim me Ilir Metën, duhet ta flenë mendjen se kjo s’ka për të ndodhur. E mira është në krahun e tyre në këtë rast. Të tjerët, njerëz më të ftohtë, të cilët analizojnë pa emocione, por thjesht me aritmetikë, gjithashtu duhet ta dinë se aritmetika nuk hyn më në punë. Ilir Meta nuk ka nga shkon veçse me PD-në. Për një arsye madhore: Eshtë tej mase i zhytur në korrupsion, është kokë e këmbë peng tek Sali Berisha. Vetëm analiza e FBI mbi videon ”700 mijë euro” do shndërrohej brenda natës, nga letër higjienike, në fletë arresti.
Shpreh vetëm keqardhjen për ata që e ftojnë apo përmendin nëpër analiza, duke bërë krahasime me sa vota mori në vitin 2009 apo 2011, dhe duket se kanë harruar aktin e tij të turpshëm të blerjes së votave me para. Po aq i turpshëm sa vizioni i tij me bllok në dorë, që nuk i përmendet më, ose kur i përmendet, është thjesht një krijim mundësie që ai të thotë se drejtësia e ka nxjerrë të pafajshëm. Socialistët dhe opozitarët kudo që të jenë, duhet të distancohen fuqishëm nga kolera LSI. Ç’kuptim kanë fjalitë, që po ndryshuan kurs tani para zgjedhjeve, ne edhe i pranojmë?
Po gjithë këto vite bashkëqeverisje dhe bashkëvjedhje ku shkuan?
E sigurisht që ky qëndrim i dyzuar mori pikënisje në takimin e nxituar të kryetarit të opozitës me Ilir Metën. Që rezultoi i gabuar e që ishte i frymëzuar nga mjedisi toksik i Tiranës, që kur i vë kufirin tek thana kundërshtarit, të quajnë jo bashkëpunues, e kur i shtrin dorën, të quajnë të pamoralshëm.
E mira është të flitet troç e qartë, që me LSI-në, PS-në e ndan gjithçka sot.
Opozita nuk ka pse tutet sepse sot, dje, edhe 4 vite të shkuara, i kishte dhe i tepronin votat për të fituar, pa Ilir Metën. Fryrja e Ilir Metës si përcaktues i fituesit, është thjesht një ide korruptive, në një shtet korruptiv, që pothuaj ka kapluar për fyti gjithë shoqërinë, duke i shpëlarë trurin dhe duke e bërë të mendojë po në mënyrë korruptive.
I dyti debat i shëmtuar dhe i vjetruar aq sa Sali Berisha në pushtet, është ai i barabitjes së dy kundërshtarëve politikë. Nis si një debat mes të mençurish, por është thjesht një debat injorantësh. Eshtë njësoj si të krahasosh një kriminel me vepra penale të përsëritura, me një qytetar që përpiqet të bëjë më të mirën sipas tij, dhe ashtu si çdo qenie tjetër njerëzore, nuk është perfekt, por krime s’ka bërë ama, njerëz nuk ka vrarë.
Midis këtyre dy temave të palogjikshme, vërtiten zhurmaxhinjtë dhe harrohet ajo më kryesorja:
Si të parandalohet një vjedhje edhe më e madhe se të mëparshmet, që do të shënonte pa diskutim fillimin e një katastrofe. Nuk arrij ta kuptoj si mund të bëhen llogaritë mbi shifrat jo reale të zgjedhjeve të mëparshme. Shifrat për të cilat duhet të flitet janë ato të tjerat: sa ka vjedhur Berisha dhe ku ka vjedhur? A ka njeri në botë t’i llogarisë apo të paktën t’i marrë me mend këto shifra? A ka njeri gjithashtu të na tregojë si do lëvizin deputetët dhe qarqet? Cilat qarqe? Mos ndoshta është fjala për ato zonat në hartën e Shqipërisë, atë hartën që kryeministri e përdor si lodër të vogël personale dhe e ngjyros me blu deri në Karaburun po të jetë nevoja? Se ne mund të kemi hartën tonë, por ai ka hartën e tij, atë që sjell Tropojën në Tiranë dhe çon Tiranën në Tropojë.
E meqë elefanti vërtitet në mes të dhomës e të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin, këto pyetje as nuk shtrohen, as nuk marrin përgjigje. Shoqëria ndërkohë mban frymën dhe shpresën tek ndërkombëtarët, me dëshirën e madhe se kësaj here, ata do t’ia bëjnë fora. Mendojeni prapë! Ju deshën dy vjet diplomatëve të artikulojnë që zgjedhjet e fundit lokale ishin me probleme, që rregullat nuk ndryshohen në mes të lojës, që Berisha nuk po na duket dhe aq burrë shteti, e të tjera si këto. Ata thjesht bëjnë punën e tyre dhe puna e tyre është të vëzhgojnë, jo t’i ndalin dorën Berishës të vjedhë e të vrasë. Këtë fuqi nuk e kanë dhe as që e duan. Edhe kësaj here thjesht do vëzhgojnë, s’ka pikë rëndësie sa e madhe do jetë ushtria e vëzhguesve, përkthehet vetëm në ca faqe më shumë protokolli, e ca raste më shumë për të nxjerrë të njëjtin konkluzion. Të cilin ata tashmë e kanë nxjerrë me kohë. Megjithatë duhet thënë se nëse Tirana mediatike gëlon se kush do t’i fitojë zgjedhjet, të vetmit të kthjellët, që nuk e kanë këtë hall, janë pikërisht të huajt. Ata janë të shqetësuar se si do zhvillohen zgjedhjet. Dhe në këtë pikë duhet t’i falenderojmë, që na duan kaq shumë. Ata më mirë se shqiptarët e kuptojnë, që një njeri që ka në dorë gjithçka, Presidencën, Prokurorinë, Gjyqësorin, Policinë, Komisionin e Zgjedhjeve, i ka të gjitha shanset t’i bëjë të gjitha.
Eshtë e kotë të bësh bilance qeverie apo opozite këto kohë. Fare e kotë t’ia numërosh Berishës bëmat, si ato me rrugë të prishura, si ato me rrugë të përgjakura. Akoma më qesharake të lexosh sondazhet, nga cilido fondacion ardhshin. Shqipëria gazetareske, mirë që jeton vetë me modën e dalë boje, se mos duket e njëanshme, po ia ka futur tmerrin dhe sondazhistëve që sponsorizohen nga shoqëri të huaja e të hapura, se mos zoti na ruajt, u del sondazhi që fiton opozita dhe kalojnë direkt në të anshëm.
Socialistët as që duhet të shqetësohen kë kanë e kë nuk kanë në koalicion, mjerimi dhe zemërimi i popullit është mjaftueshëm. Debati nuk duhet të ngushtohet në mënyrë mediokre se a do jetë në listë një opozitar i pashoq dhe elokuent si Preç Zogaj? Apo pse duhet të jetë në listë e garantuar një tarallake si Kushi, që hedh firmën në peticione paçavure të tarallakes tjetër, Topallit (ndjesë për epitetet me rrënjë nga turqishtja, por i gjeta më elegant se fjalën vemje). Emrat në listë sigurisht do përfshijnë eksperimente edhe nga ato që u provuan të dështuara herën e kaluar. Ka disa lloj budallallëqesh që duhet të ndodhin dy herë, që të mos ndodhin herën e tretë. Po me gjithë këto lloj firosh apo gabimesh tek- tuk, përqendrimi tek emra të përveçëm duket si një pikë uji, që s’i heq e s’i shton asgjë oqeanit të mjerimit, dhunës dhe padrejtësive që kanë pushtuar vendin.
Ndaj i vetmi sondazh duhet të ketë të vetmen pyetje: sa përqind e shqiptareve mendojnë se vota do t’u vidhet? Dhe me vjedhje të bëhet një ”poshtë-sqarim”: përveç asaj “ballëhapurës” e “sypatremburës” së llojit “Luli”, të nënkuptohen dhe lloje të tjera, si blerja me para, me thes me miell, fara, me qumësht dhe nënproduktet e tij (partia e bylmetozit Ilir Meta, me siguri duhet të këtë lista të posaçme për këto metoda).
Dhe pasi të kemi marrë një përgjigje të paanshme për këtë pyetje, të nisë debati i vërtetë: si duhet mbrojtur vota, çfarë metode propozojnë shqiptarët? Edhe sikur përgjigja të kulmojë tek ajo sublimja: “Votën time e mbroj me trupin tim”, përmes një revolucioni paqësor që do çudiste botën (për mirë kësaj radhe), ky është një debat që ia vlen të bëhet tani dhe gjithë ditën, sepse është shumë herë më i fisëm sesa përllogaritja korruptive e numrave dhe koalicioneve.
Sepse sot nuk është përballë PS-PD, por një shoqëri që kërkon t’i japë fund marrëzisë, dhe një kryeimarrë që e ka provuar se e çon marrëzinë deri në fund.
Pikes i ke rene Mimoza! Dhjete me yll sidomos per epitetin “Tarallake”, te dy zonjat e meritojne plotesisht.
Sot pashë mitingun e Barbarit në te ashtuquajturen Konvent per punësimin!
Degjova Z h e l e f i n e n të thosh se Shqiperia po lulezon!
Degjova Barbarin qe therriste si dikur Musolini!…
Nje miting SHOU , i pregatitur per te m a s h t r u a r !
Nje B A R B A R QË THERRISTE NE H I S T E R I….
Një Fashist i vertete, pa asnje dyshim, me nje populizëm tipik f a s h i s t…
Shqiptarë zgjohuni!…
Mimoza, edhe une jam dakord me mendimin tend, se Barbari yne eshte i marrosur ti shkoje deri ne fund Ma r r ë z i s….
Deri atehere kur shqiptaret te binden dhe te mposhtin friken dhe te kerkojne ta zene per Zverku te Marrin F a s h i s t dhe ta mbyllin në K a f a z….
Mimozen e përgëzoj për paraqitjen më të qëlluar të kohës.
Kurse Konventa e PD për Punësim nuk do e kisha quajtur të tillë.
Jo, për hunden e re të Argites, ajo nuk ishte Konventë Punësimi, por Konventë Antiramë.
Bravo Mimoza ! Pikerisht analiza te tilla duhet te dominojne gazetarine ne rolin e saj edukativ per shoqerine. Politikes i duhet thene me ulurime: “Mjaft me me pazaret e ndyra! Pushteti duhet fituar me pune, jo me pazare mes qelbanikesh ne kurriz te shqiptareve te ndershem e patriote !”
Nese PS ka frike se nuk e mund dot makinerine e stermadhe te vjedhjes se votave, atehere te mos beje koalicion me lsi-ne, por te beje thirrje per protesta te pandalshme deri sa te rrezohet diktatori kriminel.
Sigurisht qe kjo lloj thirrje bart ne vetvete lloj lloj rreziqesh, por rreziku me i madh eshte se njekohesisht me protestat, nga opozita do tu duhet te largohen edhe shume nga gjakshprishurit prej korrupsionit.
Po Argita si me hunde me shtate gugnga edhe me hunde te bere nuk ben ndryshim, sepse ndryshimi behet nga brenda, gje qe ndodh vetem neper filma..Konventa e Saliut kishte dhe ka si qellim ti marre Edi rames sa me shume energji, por Edi e di kete . Ediiii mos i degjo sirenat ver oropack ne vesh e vazhdo perpara se je shume mire. Ajo ‘tarallakja’ e Elbasanit u harrua tashme po kujdes se 99% e grave jane tarallake… ?
Po por nuk eshte harruar fakti qe ajo eshte tarallake, dhe ne u befte deputete do te jete nje deputete tarallake. Se po vazhduam me teorine “He mo se buke me kos po ha”, do vazhdojme te gjendemi pa buke e pa kos, se tarallake ka shume.
Analize e sakte dhe kurajoze!!!
Megjithate Sali Berisha i ka te gjitha mundesite qe t’i VJEDHE ZGJEDHJET NE RRUGE LIGJORE ZYRTARISHT!!!
Ne se NDERKOMBETARET donin,qe ne Shqiperi te mos vidhen votat,ATA NUK DUHET TE LININ,QE Berisha te merrte nen VARESI TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESE,PRESIDENCEN,DREJTESINE,KLD-ne,KQZ-ne,POLICINE,GJENDJET CIVILE,SHTYPJEN E PASAPORTAVE BIOMETRIKE,Kolegjin Zgjedhor etj,pra te GJITHE ATA,QE DO VENDOSIN SE “ZGJEDHJET I FITON BERISHA” PA U SHHQETESUAR FARE!!!
DENGLAT E nderkombetareve se kete here do dergojme VEZHGUES ME SHUME SE HERET E TJERA,JANE PRPFKA,QE GENJEJNE VETEM FEMIJET!!!
ATA JANE ME BERISHEN KUNDER DEMOKRACISE NE SHQIPERI!!!
SHKURT:KY ESHTE KAPITALIZMI ALLA DEMOKRATIK:I EGER,KRIMINAL,ANTI POPULLOR,DEMAGOGJIK !!!
Te gjithe ne shesh te dielen me 7 Prill dhe ti bashkohemi Aleances KuqeZi per rezimin e Berishes. Pranvera KuqeZi po afron.
E papame je je Moza. Coja me protokoll nje kopje te ketij shkrimi atij gjatoshit te PS, se nuk po ze mend.
He more Benush, mezi paske pritur te komentosh ne shkrimin e kesaj kllocke qe kllockon nje here ne mot me disa shkrime idioteske plot romantizem vulgar dhe anakronik.
Me e bukura eshte se leshon kakarisje nga Amerika ku eshte fshehur dhe hedh guralece kunder qeverise dhe lidershipit ne pushtet duke hedhur kushtrimin “Voten time e mbroj me trupin tim”!!!
Ky stil te shkruari me kujton panfletet enveriste dhe duket qarte formimi e stili i saj ideologjik komunist, qe per fat te keq ka mbetur aq shume mbrapa.
Berisha do ike si qen i rrahur, pa gek e mek. E di mire se po luajti kesaj radhe si me 1997, iken per lesh, ne burg per jete. Po te ike urte e bute, mbase e mbyll me 25 vjet burg ne Rrogozhine. Prandaj, kush i fryn idese se “do plasi”, eshte nje berishist ilacak e frikacak. Do ike me bisht ne shale dhe duke shurrosur si zagar qe e ka goditur autobuzi ky malok injorant.
Po Moza! Ky eshte fundi i marrezise:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html
Mire e ke moj Moze e dashur,por duheshe vetem ti dhe Mero ne. Krye te revoltes dhe zgjedhjeve e gjeRat do ishin ndryshe Pa tarallake e anonim qe nuk te bejne te levizesh vendit.e ke thene tamam po gabojne per her te dyte qe mos gabojne per te trete.Mjere ne ne dore te kujt e lame kete vend.
vlersoj analizen tende por duhet te kuptosh drejt se kush eshte qellimi . kryesore eshte te behet rrotacioni i pushtetit pastaj gjerat po te duash i rregullon . ka plot menyra per ti rregulluar ndaj ko analiz per momentin eshte e pa vlersueshme te pakten per mendimin tim , flm
Si do te rregullohen me DAUN-in neper kembe? Po Fatosin mos ke degjuar gje se ka vdekur? Keto mendje te semura dhe hakmarrese jane versulur si shtaze te egra, prandaj eshte mire te mos i vesh duart ne zjarr qe te kuptosh sa te djeg, por ti mbash aq larg sa vetem te ngrohesh. Ajo eksoerienca e djegjes se dores na djeg te gjitheve, sepse nuk kemi kohe pe rt ehumbur.
Të lumtë pena…si të bëjmë të kemi dhe nja 10 si ti, përvec Meros e Arben Dukës?
Pse Tarallak-e nga turqishtja vjen?
Po, mor tarallak. Ketu po plas lufta, kurse ti i bie fyellit.
Hahahahaaaaaaaaaaaaaaa………
Duken njerezit qe jane te edukuar dhe jetojne ne liri te plote.
Nuk ndjekin kriminelet nga pas. Bravo Mimoza.
Me 23 Qershor duhet qe populli te dal te votoje ne mase dhe duke votuar ne mase do ta reduktoje manipulimin e zgjedhjeve.
Berisha do perpiqet ti vjedhi kjo nuk ka diskutim.
Populli te marri ne dore fatin e vet, kurse opozita e vertete dhe E Rama duhet te kuptojne se nuk jane Zogajt, Kushet apo ato partickat e vogla dhe LSI qe do ti garantojne fitoren
Fitorja garantohet duke folur me popullin, duke i sqaruar se cfare do behet me vendosjen e drejtesise dhe ti sqaroje me fjale te thjeshta se cfare do beje me Berishen, Meten, Rulin, Bashen dhe me gjithe hajdutet dhe kriminelet e tjere
e nderuar gazetare,ne kete shkrim jeni shume e sakte dhe vertetoni moral te paster qytetar….
Kemi nevoje per te tilla pena te pastra qytetare…
BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!!!!!!!!
MJAFTON MJERIMI I KTIJ POPULLI TI LEVIZI NGA KOLLTUQET,SKA PUN LSI
THUAJ HAMZA EDVIN RAMES TE HAPI KRAHUN!
PAAFTESIA E TIJ PO LEJON VAZHDIMIN E MARREZISE,NE KURRIZIN TONE
NE KURRIZIN E FEMIJEVE TANE SE KELYSHAT E TYRE I KANE SIGURUAR!
shume bukur
Faleminderit Mimoza,nje shkrim brilant qe i ve pikat mbi “i”. Kete shkrim duhet ta lexoje Rama dhe ta analizoje ne asamblene e partise se tij pasi do ishin shume te vlefshme per ta ne lidhje me gjithcka Ju keni shkruajtur ne kete artikull. Edhe njehere faleminderit dhe uroj te jeni perdite e pranishme me shkrimet e tua.
Pak solidaritet gruaje per grate, moj Mimoza! Nuk e besoj se grate jane aq tarallake sic po i etiketon ti. Nuk kisha lexuar ndonjehere qe nje grua te flase me kete gjuhe per grate, sidomos njeren, qe do apo s’do ti Mimoze, po e ben zap parlamentin me lloj lloj burrash letyra.. Ti qofsh!
Ore shqip, pse grua te duket ty Zhelefina?!?! dhe thua pale se Moza ben gabim qe i thote asaj torollake. Kjo fjale ne fakt eshte njesoj sikur e ke lavderuar. Bravo Moza eshte nje analize e plote dhe e sakte, por nuk duhet te duket gjendja e pashprese. Mundesite per ta hedhur poshte qelbesiren jane me te shumta tani se kurre. TA HEDHIM QELBESIREN! TA HEDHIM QELBESIREN!
O shqip qe vetem shqip nuk di te mendosh.Pse gerthet e ben gamna gam Xhelefina ne parlament te duket qe me vlere?pac faqen qe ke.
Populli Shqiptar e nderuar Mimoza,do e jape verdiktin e tij me 23 Qershor,te drejte dhe te sakte.Problemi qendron dikund tjeter sipas mendimit tim.Ka shume mundesi,qe dy partite e medha te bejne marrveshje me njera-tjetren nepermjet nderhyrjes se nderkombetareve.Te pranojne te qeverisin bashke,per 4 vjet a ndoshta me pak.Ne kete menyre,bejne paktin e moslendimit reciprok,nderkohe qe dopio gjashta e dominose,i mbetet populliit Shqiptar.Demokracia merr goditjen perfundimtare dhe ja u krye puna e marrezise.Nqs dy partite e medha bejne marrveshje per mos te goditur njera-tjetren ne permejt cadres justifikuese te reformave qe duhet te kryejne sebashku dhe nderhyrjes se nderkombetareve,te ftoj te largohesh nga Shqiperia,dhe mos ti kthesh kurre me syte nga ai vend.Une personalisht nuk kthehem me ne ate vend,nese kjo do te ndodhe.Edi Rama ka en dore te ardhmen e Shqiptareve.nese i qendron parimeve te tij te deritanishme,populli Shqiptar del triumfator.Nese braktis ato parime,per hir te pushtetit dhe ben marrveshje me Berishen.Atehere lamtumire Shqiperi ne greminen e tmerrit Dantesk.Te shikojme se c’fare do te ndodhe dhe te shpresojme qe Rama do u qendroje fort parimeve.
Analize e sakte, e dashur gazetare Moza! Vecse ne jemi popull emocional dhe na ngre me shume adrenalinen torrollakja e dites, se humnera e pandalte ku po rreshqasim. A e ke nje ze ti thuash Edit te mos beje gabime me torrollake? Qe nuk eshte gabim kushedi se cfare, por qe i ben shqiptaret te harrojne katastofat e verteta.
Meqe ra fjala, me pelqeu epiteti tarrallake, por ne popull keto dite kam degjuar epitetin legene, per te njejtin person. Cili mendoni se eshte me i pershtatshem?
bravo!
Bravo Mimoza ndaj plotesisht te njetin mendim me ju per LSI.Eshtee vertet se Sala nuk ka fituar asnjehere nga vitin 1992 me shume se 50 %. Por kolerat e njepasnjeshme xhuveli meta e mbajten salen 8 vjete ne pushtet. Koha e tij ka perenduar qe ne vitin 1996.
Ne fund kjo femer me shpirt dhe edukaten e shtriges bene nje fare thirrje per nje rrevolucion per te mire sic thote kjo.I thote Kushit dhe Topallit gjithashtu edhe Berishes TOROLLAKE.Kjo eshte edukata kultura dhe urrejtje e kesaje debileje.Po te ishte torollak Berisha dhe Topalli nuk do te rrinin ne pushtet as me shume se 6 muaj.Kjo rrugace e pa edukate merr persiper te na thote se si mendon populli.Kjo komuniste e ndyre ne te folur merr persiper te na thote se kush eshte populli dhe si mendon populli dhe sipas saje ata qe mbeshtesin dhe votojne Berishen nuk jane populli.Kjo bije e Kurvit(Enverit) shkon me teorine e Kurvit kur thoshte se PRIFTAT nuk bejne pjese ne popull. As ata qe nuk mendojne si kjo Bija e Kurvit apo nuk votojne Birin e Denje te Kurvit pra Edushken nuk jane popull.Popull jane vetem populli komunist i devoteshem per idealet e Kurvit.Le te dale kjo Bija e Kurvit ne revolucion dhe ta shofe popullin se cili eshte.Me disa bandite me hunj si me 21 janar 2011 nuk perfaqsohet populli ata jane bashke me kete zonje JASHTEQITJA E POPULLIT(Flas per ata me hunj jo te gjithe ata qe ishin me 21 janar 2011 sepse pati edhe disa te mashtruar)
Ose te ka hedhur Saliu trute e gomarit, ose te ka mbushur xhepat. Por me keto komente mos na merr per budallenj? Meqe thua se Saliun e votoi populli mbare, ose nuk I hapi kutite qe t’i tregonte opozites dhe gjithe botes se Shqiptaret e duan? Me mire mbyllni gojen se as te genjeni nuk dini. Per te share e shpifur po, aty jeni mjeshtra. Turp.
Hera e pare qe shikoj nje “k..” te ngrefur duke mbajtur fjalim… ?
Duket nga emri qe ke zgjedhur se cfare je k k k k k
Ta paska hequr petullen mesa shoh Moza. Mire ta ka bere se qenke ashtu sic ke nickname-n: K!
O k.
Ti c’je
k omunist?
k uksian?
k?
K? apo
K?
O k.a rr on ne kete vend ti apo jo?
O “k”,
Asaj “k”se tende shtoji edhe shkronjat “ar” se vertet je i tille.
Une ka kaq kohe qe bje thirrje qe te mo vihet populli ne gjume me analiza e parashikime se çdo te ndodhe pas 23 eqrshorit. Po une sjam gazetar e nuk me vershellen njeri.
Tash e tuje te gjithe idealisteve utopiste qe shperesojne akoma se ujku qe kemi ne krye do te behet qingj do tu pergjigjem vetem me kete fraze/
Lexoni artikullin brilant te kesaj gazetareje qe e ka hak te konsiderohet si profete.
Zoti na ruajte, po babai yt shpirteror or “k”…ar, pa pushke e ka marre po pa pushke nuk e ka leshuar dhe as te mos enderroje kush se do ta leshoje pushtetin, te cilin kete rradhe e ka futur te gjithin ne thonjte e tij.
O edisone hypi po ik moj zemer se do te nxjerrim emrat e dashnoreve qe te kane shkepur sumen ne burgje dhe ata qe ta shkepin dhe sot o bushter shko me plehre ke prehri atij qe ja fshije 10 here ne dite, nese fo vazhdosh te shkruash lista e te dashurve te tu do te shpallet. Burre I lig qe ske kolone, yyyyyy bushter e shpartaLlume…kur te ka mallkuar nena qe te beri koken e jo me nje komb.flm mero qe ndille kete pjelle bastarde te hapte gojen e qelbur
Ore K po ti u hedhke perpjete sikur nena jote qenka josefina dhe babai yt qenka sala, sikur gazetarja te paska share nga nena dhe baba. Avash se media e vertet duhet te jete ne opozite me qeverine e cfare do krahu qofte. Dhe Mimoza kete po bene. Sa per ate qe thua se 6 muaj do te kishin qendruar ne pushtet kjo nuk eshte e vertet K sepse torallaket si sala dhe josi perdorin policine dhumen dhe gjykata per te sunduar sa te duan
Replika OK..Keshtu e duan keto qe kujtojne se gjysma e popullates qe votojne jane torollake. Kam bere nje koment me siper me shume delikatese, por keto hibride enveristo-revolucionare keshtu e duan, me sopate..
Respekte zonja Moza .Te falenderoj per kte shkrim shum te studiuar dhe me vlera.
Bravo Moza Je e papare, me pelqejne shkrimet e tua ,realiste .te vlerasoje si gazetare e e vetme femer qe shkruan kaq qarte e pa frike Bravo qe i je bashkuar ekipit simpatik tre Mero Bazes ,Te laxoje cdo shkrim qe ti dergon
Te lumte mendja dhe pena. Ka akoma njerez qe ju dhimbset vendi dhe populli. Keshtu vazhdoni nese doni te mundi KRYEKRIMINELIN, te gjithe se bashku dhe me vjen mire qe dita dites po bashkohen ZERAT e LIRISE se POPULLIT e jo lirise se Sal kriminelit, U shofte rraca e tyre ne rrenje.
ku eshte frok cupi e kishte shume qejf fjalen MAREZI?
dil or frok thuaj dy fjale,
ndihmo salen se do kalle.
E drejte Znj. Gazetare!
Po a ka njeri ne kete bote qe t’i shule nga pushteti keta maloke? Kurre! Saliu eshte i gatshem te djege dhe te shkaterroje Shqiperine per kolltukun. Pastaj, jemi eshe popull varfanjak edhe ne shpirt. Megjithese ne mjerim, vazhdojne te adhurojne Sali Vdekjen sikurse te jete perendi!
Turp dhe keqardhje per kete popull.
Shkrim shume i goditur,komplimente Mimoza,je nder te paktet gazetare qe shtron pyetjen qe vertet duhet ti shqetesoje shqiptaret:deri ku mund te arrije cmenduria e Berishes per te mbajtur me cdo kusht pushtetin?Kete ta kemi te qarte te gjithe se kjo eshte ceshtja sot ndryshe,mund ta pesojme keq,mund ta pesoje edhe ai qe shkruan me emrin “k”,kur Berisha ti vere zjarrin Shqiperise.
Me vjen keq qe zonja nderuar Dervishi megjithese ka bere nje shkrim shume te goditur nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur per ti dhene fund marrezise.Dihet qe Sali Bythisha eshte prodhim i markes “made in usa” dhe mbahet si gogoli i leshit qe mundi komunzmin ne shqiperi i cili kishte kohe qe ishte rrezuar. Ne vend te nje diktature qe rrezuam por qe kishte shtet serioz sot eshte instaluar nje regjim mafjoz qe e ka kthyer ate vend ne nje shprehje gjeografike dhe hale e europes per plehra , muxhahidine dhe filistine.Marrezia me e madhe nuk pritet nga Bythisha pasi ai ka vrare,vjedhur dhe tradhetuar kombin.Marrezia me e madhe eshte qe opozita te mos kerkoje doreheqjen e kryeqelbeseires. .Eshte antishqiptar dhe qendrimi i dyshimte i dipllomacise amerikane & europjane qe po e cojne ate popull si bagetite ne votime ku ujku plak me putra te pergjakuara do numeroje votat e atij populli qe ka pranuar poshtrimin.
Kam nje veretje thelbesore per zonjen Dervishi:
Ju qytetaret amerikane shqipfoles duhet te organizoheni kolegjalisht ti drejtoheni kongresit dhe presidentit amerikan sepse nuk mban me uje pilafi.Ju duhet te botoni ne kete gazete kopjet e letrave tuaja qe i keni derguar shtetit amerikan si objekt dhe subjekt i situates perverse ne shqiperi qe dhe ato kane rolin e tyre.Kjo vlen dhe per zoterinjte Shinasi Rama dhe Pellumb Kulla sepse eshte shume komode te “trimerohesh”prapa kompjuterve vetem duke u bazuar ne keto hartime patriotike qe nuk ngacmojne me nervin e shqiptareve.
MARREZIA ESHTE QE TE LEJOHET BERISHA TE MONITOROJE VOTIMET.
VJEDHJA E VOTIMEVE NGA AI DO JETE NJE AKT NORMAL PER NJE MONSTER QE DO TI SHPETOJE NDESHKIMIT SIDOMOS KUR KA PAGUAR PARET E GJAKUT TE 21 JANARIT TE LOBI MAFJOZ I PODESTES.
Duket hapur qe kjo e dashka Edi Ramen.
Per krietar shteti.
Gjtihçka e sakte per aq sa shkruani! Nje shkrim prej profesionisti (Mero, Mimozen duhet ta kesh me shpesh ne editoriale). Desha te shtoja diçka tek analiza juaj. Eshte e vertet qe berisha do bej gjithçka per te mos ta leshuar pushtetin, do ti perdori te gjitha pushtetet, por une e theksoj qe diktatoret nuk i rrezon opozita (shikoni, rusi, ukrahin, venezuel etj.) por ekonomia, varferia, ashtu si edhe ne greqi, pushtetin e mbas 23 qershorit kushdo qe ta marr asnje ska fuqi ta mbaj. Edhe nese e marr prap berisha me mjetet e tij, prap se mban dot, spaguan dot asnje police, ska ushtri, seshte si Asadi i Siris. Po ta marr PS e njejti skenar, skane me financime, smund te paguajne dot administraten, as pensionistet jo. UE do tju propozoj skenarin grek, per “shpetimin kombetar” dhe si me magji ne vend qe te shkojne prap ne zgjedhje (pasi ato jane kosto per popullin) ata do bashkohen. Prandaj kur te beni analiza te tjera shikojeni edhe pak “rilindjen” e Rames me torollaket qe zgjedh dhe me dinosauret e nanos. Duhet then shqiptareve e gjithe e verteta, kemi ren ne grace midis ketyre kolltukofageve qe sa here na paraqiten mbas 8 vjetesh qeverisje na propozohet e keqja me e vogel. Jemi kthyer si puna e kesaj anekdode qe do ta nxjerr sa here shikoj komentues qe perkrahin njeren apo tjetren pale:http://www.youtube.com/watch?v=OEPPdTQL2S4
Politikanèt; me njè flamur apo tjetèr dalin gjithonè fitimtarè,
kush e vuan kèt mosqeverisje pozitive mbetet Populli i gjorè.
SHkrim i thjeshtè bindès.Respektee.
Ja qe kete thirrje po e ben AK dhe jo i gjati apo plehrat e tjera qe i shkojne pas. Mos harroni 7 prillin, hajdeni t’i japim mesazhin kriminelit se i ka ditet e numeruara dhe se do shkoje ne burg.
Nje shkrim brilant e nderuar znjMimoza,te lumte.Por per cudi me (pelqeu) dhe komenti idiotesk nga komentuesi,k,ose me mire ta quajme rrota e K…t,se ske cti thuash tjeter.Ore ti i ashtuquajturi,k,te pakten meso te shkruash gjuhen e bukur shqipe,megjithese dhe ta falim si rrota e k…. qe je,psh or injorant i gjuhes shqipe,Enveri se bente ate gabim te thoshte PRIFTAT,por ne gjuhen e bukur Shqipe,e thoshte ne nr shumes,prifterinjte, more vesh or dopio injorant shoku kkkkkk.
Mimoza të lumtë për kthjelltësinë e logjikës dhe për guximin që ke. Shumica e gazetarëve të tjerë janë xhuxha para teje.
Ketij komentuesit me germen “K”, e para mendoj se nuk eshte shqiptar pasi e deformon ne menyre skandaloze shqipen e shkruar. Se dyti mendoj se pas germes “K” i mungojne dy germa te tjera te cilat jane “AR”.
Bravo Moza!Kjo eshte tema qe duhet te diskutohet nga gazetaret,intelektualet dhe opozita.Se me sondazhe,numra deputetesh,qe diskutojne etj,harrohet gjeja me kryesore,vjedhja e votave nga Saliu & Co,dhe padyshim,kete vit zgjedhjet do manipulohen nga maloku.Edi Rama dhe opozita,duhet te marrin masat urgjentisht per te ndaluar sado pak hatane qe do beje Sala.
PA ILIR METEN (L.S.I-ne). Ky duhet te jete Slogani i dyte i PS-se. Rama duhet te dije se PS-ja nuk duhet te baltoset dhe te qelbet nga era e “barkederrave” dhe “qafe-dhjamurve” te L.S.I-se.Ky eshte morali,kjo eshte e verteta.Deklarimi I prere se nuk ka bashkeqeverisje me L.S.I-ne rrit pjesemarrjen ne votime shton shpresen se dicka do te jete ndryshe.Qeverisja me L.S.I-ne demoralizon qytetaret dhe krijon idene e vazhdimesise se lengimit dhe vjedhjes se qytetareve.
Pyetja eshte a jane shqipetaret te afte per revolucion? Gjer me sot s kane qene te afte…Ne 24′ deshtuan…Ne 90′ Ramiz Alia ne Bashkepunim me nderkombetaret bene nderrimin e kontrolluar te sistemit me nje revolucion e lider fals (edhe sot shteti drejtohet nga nje ish komunist)….dhe ne 97′ pavaresisht revoltes qe ka gjasa te kete qene e provokuar per shitjen e armeve ne kosove (revolte false jo per nderim pushteti po per politika te jashtme…Presidenti i atehershem jo vetem su ndeshkua prej revoltes po eshte kryeminister)….pra shqipetaret s kane ditur dhe s do dine te permbysin nje diktature.Vetem Vdekja natyrale e diktatorit do “i jape fund marrezise”
Puetja eshte jo si do mbrohet vota por KUr do shkoje tek te shumtet Saliu????.Vetem atehere ka shprese ndryshimi…..
Te lumte Moza. Eshte nje pasqyre e sakte e realitetit shqiptar. E vertete, aleanca duhet te jete me popullin dhe jo me LSI-ne apo partiçka te tjera te cilat nuk kane asnje ideal perveç idealit te kapjes se ndonje vendi pune. Dhe pyetja qe I duhet bere ketij populli nga ata qe pretendojne te administrojne fatet e tij eshte: A e ndjeni ju se I perkisni nje populli te civilizuar I cili do te ishte gati te derrmonte cilindo qe do guxonte te neperkembte dhe tjetersonte vullnetin tuaj te shprehur me vote?! Siç shihet ketu ne kete pyetje nuk ka lidhje fare se per ke voton. Ideja eshte per te krijuar disa statistika se sa % e ketij mileti mund te quhet popull, dhe sa % eshte thjesht nje turme. Me keto lloj statistikash dhe sondazhesh duhet te merren analistet tane.
Si gjitnhmone brilante.Analize perfekte.
Sa i takon epitetit taralleke i takon vetem elbesanllijes.
Laja e parlamentit asht maskareshe deri ne perfeksion.
Levizja e Skraparllijve te Inatosur nuk ka pase ndonjehere
pune me ideale.Misioni i tyre i vetem eshte VJEDHJA.
Sa i takon mbrojtjes se votes plasa duke deklaruar se
eshte ne doren e PS organizimi i mbrojtjes se saj.
Bisha nuk iken pa e djegur prape kete vend.Ka gjithe
llumin e shoqerise me vete.
Znj.Mimoza,i ke thene aq bukur sa nuk na ngelet vetem te te pergezojme per kete analize brilante ! Eshte vertet e cuditeshme kur te gjithe shpresojme se do te shpetojme nga ky njeri grabites pushteti e shkaterrues shteti,por askush nuk e perfytyron dot se si mund te beje dorezimin e detyres,te firmose inventarin e zyres e ti jape doren pasardhesit ! Sepse ai nuk dorezon detyren,ai kurre nuk ka patur “detyre”!Atij i duhet ti dorezoje te gjitha qe nga sundimi absolut e deri tek personaliteti i njeriut te thjeshte! Ai eshte ne gjendje ti perfytyroje shqiptaret e zhgenjyer nga poshtersite e tij,peshtirosjen qe ata do kene neser per te (kur te jete larguar nga sundimi)mohimin prej te gjitheve se e kane votuar ndonjehere !Prandaj ai kurre nuk do ta leshoje pushtetin e grabitur!Kete as mos e coni neper mend !Ai e di se e vetmja zgjidhje per te e familjen e tij,eshte perseritja e ’97 !
Gjithmone me shkrimet e tua je shume e sakte ne ate qe shkruan.Urrejtja popullore ndaj ketij krimineli vucidolist eshte a papershkruar.Pashe nje familje qe po e nxirrnin me polici nga shtepia, vetem per “fatin e keq” qe jetonte prej 65 vjetesh ne shtepi ish pronari.Lotet e asaj gruaje pensioniste ishin shprehje e mallkimit te pafund per kriminelin sali berisha, skena te ngjashme te hitlerianeve ndaj cifuteve.. Dhe po te kishte mundesi ajo grua pensioniste e vetme do ta vriste ne lule te ballit kriminelin sali berisha, sepse nuk kishte asgje per te humbur. Te vetmen gje qe kishte ishte shtepia, te cilen e nxorren ne mes te 4 rrugeve bazhibozuket e hitlerit naziskin sali serbit. ..E sa te tjera fatkeqsi i ka shkatuar ky kriminel ketij populli. Ia ka kaluar dhe Enverit….23 qershori eshte momenti historik per popullin shqiptar dhe te zgjedhin : t’i jeper fund ketij regjimi hitlerian salinian, ose te jetojne nen terrorin salinian….
Ish pronari!!??….Jo mor vella ai eshte pronari!..E ka bere ate shtepi per trashegimtaret e vet. Ata qe futi Enveri ne ato shtepi ishin persekutoret e pronareve(ne shumicen e rasteve) A e di se shumica e pronareve kane jetuar ne bodrumet e shtepijave qe ndertuan per veten e tyre (ne mos shkuan me pune te detyruar, oe burgje)dhe komunistet te ardhur nga ana e anes per ti dhene krahe Enverit krekoseshin me djersen e pronareve?! Shyqyr qe i moren! Vertete me shume vonese u vu drejtesia ne vend, sepse duhet t’i kishin marre te pakten 20 vjet me pare.
Bravo. I ke thënë të gjitha dhe më të rëndësishmen.
Te injorosh kete vajze dhe shkrimin e saj kaq te arrir,brilant, duhet te jesh me shume se i poshter,i ndyre gjer ne peshtirosje,duhet te jesh,ne mos fari balli,i vellai i tije, si ky kuja,me falni, K.ja. me siper.Ky, mender K.ja.a kau, me kete koment kujton saliun, qe ka harruar t’i hedhe nje dore jonxhe dhe s’kupton qe sala ka koh qe eshte bere tekahyt dhe s’mban me mend se kush i lepihet akoma…i var…feri K. kujton dhe ky se eshte ne radh me njerzit! Them,te mos e vini re.
Te harroj cdo shqiptar se do ta largoj me vote Sali Berishen. Nuk ka me parti Demokratike, por vetem parti hajnash. Berisha duhet te largohet vetem me dhune, edhe bota do ta pranoj largimin e tij me dhune, pasi ata tashme kan mesuar se kush eshte ky mjeran, qe kerkon me cdo kusht ti coje marrezite e tij deri ne fund. Ai do te bej gjithshka, qe te shkaterroj gjithshka. Shqiptaret jane perball dy te keqijave, e para nese ai mund te vjedh votat dhe te qendroje ne pushtet sic ai di te beje gjera te tilla dhe e dyta qe per mendimin tim do te jete edhe e keqja me e madhe per shqiptaret qe qenit e Sali Berishen ne opozite.
zMoza mendoj se po fillon te vesh ne pune profesionin tuaj suksese mos te pezmatoj fyerjet se ato nuk te drejtohen vetem ju por shumices se popullit
Eshte e vertete se per ata qe nuk e njohin realitetin shqiptar, por flasin teorikisht, propagandojne se PS dhe LSI duhet te bashkepunojne; por e verteta eshte se, ndryshe nga emri, LSI eshte nje parti personale e nje Ali Babai me 40 hajdute qe eshte pjese integrale e pushtetit te diktatorit Berisha. A do te vendose Konventa e LSI te dale nga qeveria dhe t’i hape rrugen nje qeverie teknike? Per mua nuk ka asnje gjase, sepse gjyqi i Metes ribehet brenda 24 oreve me motivin se kane dale disa fakte te reja dhe ai shkon automatikisht ne burg. A do te arrije AK ta permbyse Berishen sic deklaron? Pervoja e 21 janarit nuk na lejon ta mendojme kete variant. Atehere cfare mbetet? Per mendimin tim duhet te bashkohen te gjitha partite e majta e te djathta kunder partive ne pushtet PD+LSI+Mercenaret e Berishes.
Sali Berisha nuk e kupton se tani ka ardhur koha e nderrimit te sistemeve dhe jo se kush e merr voten.
Voten e fitoi edhe PPSH-ja e Saliut ne vitin 1991, por te gjithe e pame se si e fitoi, ku ish PPSH-ja, nuk i kurseu sharjet per Edi Ramen, qe ne fakt nuk ishte pjese e PD-se, por qe ishte opozitar i thekur kunder diktatures dhe nuk thoshte asnje fjale per Saliun qe konsiderohej si lideri i PD-se. Te ishte kjo nje lajthitje e Ramiz Alise?, jo kjo sishte lajthitje, por ishte taktike, ku nga nje ane shahej deri ne fashist Edi Rama dhe nga ana tjeter, nuk behej perpjekje per te fituar kunder Berishes.
Nuk behej perpjekje se ishin marre vesh, se une Saliu do ju denoj sa per sy e faqe, por bizneset dhe lidhjet tuaja do ti lejoj, biles do te perfitoj nga lidhjet tuaja nder vite dhe puna e pare qe Saliu beri, ishte hapja e dosjeve per llogari te pushtetit, ku mori ato dosje kompromentuese, qe do ti duheshin per shntazhe dhe ja doli.
Tani ne kete kohe edhe Edi Rama mos te jete kryetar i opozites, perseri Saliu e ka te humbur betejen, se sot njerzit duan ndryshimin, si ne vitin 90-te, ku donin ndryshimin, panvaresisht se shumica votuan per PD-ne duke mos patur besim tek Sali Berisha, si ish spiun dhe ish komunist i devotshme.
Kete rradhe shqiptaret do votojne ndryshimin, se u lodhen nga tranzicioni 23-vjecar i Sali Berishes dhe Saliu nuk ka asnje shanc te fitoje edhe po ti vjedhe votat, biles atehere do te jete me keq per te, se do te fillojne protestat e dhunshme kunder qeverise dhe kjo do te coje ne eliminimin pa gjyq te shume PD-isteve, qe jane bere pjese e pushtetit te diktatures.
Koha e Saliu perfundoi me turp dhe perfundimi i tij eshte burgu.
Bravo horri i bulevardit keto jane teper te vertet , por ky popull
me trurin e shplare qe kane ,nuk do ta besojne kete marreveshje te fshehte te ketyre
komunisteve ,sikur edhe Rama neser te dale dhe te nxjerri tellall .
O POPULL JEMI NJESOJ NDRYSHIMI ESHTE SE NJERI DJATHTAS DHE TJEI MAJTAS.
E KEMI RUAJTUR NJERI TJETRIN DHE DO TA RUAJME..
POPULL IDIOT POPULL DEBIL
Nje analize teper serioze, aspak sipas modes qe ndjekin analistet e tjere, analize me kembe ne toke,te lumte Zj,Dervishi. Qe ajo Zj. Kushi eshte tarallake apo kodoshe kete nuk e shuaj dot sikurse nuk shquaj dot qe Jozi te jete edhe ajo tarallake me ngjan me shume kodoshe dhe me teper bile. Ajo cfare me cudit eshte se ndersa Jozi eshte vegel ne duart e super-kodoshit Berisha Saaali, nuk kuptoj kujt i duhet si vegel ne krahun opozitar nje koktejl hilesh dhe mossinqeriteti te perfaqesuara nga kandidatja Kushi?!! Thua ta fillojme keshtu duke kontestuar ne kandidatet e PS para se te kontestojme vjedhjen e votes! Une per tipa si Kushi ose nuk vete te votoj fare e jo me ti vej gjoksin kutise se votimit, merazallah larg qofte per tipa te tille!Zoti Rama duhet te dije se ne presim vertete ndryshim por jo me kollona te pesta te huajtura nga llogoret e Berishes! Per keto lloj gafash nuk ka justifikim, po ne te kunderten ka korregjim te menjehershem, duke treguar force, mbajtja e Kushit ne listen per deputete do tregoje dobesi duke shtuar mosbesim ne seriozitetin e kesaj Rilindje qe presim te gjithe ne opozitaret!
E qarte Moza,due futur brenda edhe komplimentin e torollakeve qe kane mbushur lajmet e gazetave dhe televizoret.Linja e nje opozite fituese perpara syve te shumices se zgjedhesve eshte kjo;Ne do sjellim nje qeverisje te ndershme,zhvillimi i vendit eshte nje sakrifice dhe jo loje bilardo e banket taverne,nuk do bejme shume reforma,por do kemi prioritet ngushtimin drastik te varferise dhe permiresimin e shendetit publik.Pra,pa shume llafe,nuk do sjellim endrra ne diell,por gjera me te thjeshta e te kapshme,kjo e mundesuar nga nje qeverisje e ndershme dhe konstruktive.Gjithe sa permenda nuk mund te jene fjale te thena çilter e veprime konkrete nqs opozita(ku besoj se per hir te nje qeverisjeje te qendrueshme do perfshinte PS+AK)flirton gjekundi me LSI.Ajo darka e ngjales me Meten mund te konsiderohet nje hap falls i Rames,qe ok,gjakrat duhen qetesuar,por absolutisht bashkpunim.Shikoj qe Meta del andej-kendej ne lajmet duke siguruar mbeshtetesit e tij qe LSI do jete perseri ne qeverisje,duke nenkuptuar se kushdo qe te fitoje,RIMORKIOJA e peshtire LSI do ti ankorohet pas.Kjo le nje shije te hidhur ne shumicen e”kokepalareve”dhe te gjithe atyre te indinjuarve ndaj masakres se 21 janarit,pasi Meta nuk ishte vetem shkaku i 21 janarit,por me mbeshtetjen qe i beri veprimit te berishes ai u be nje berishe i vogel dhe ushtar i asaj masakre.Si perfundim,edhe une besoj se nuk ka rendesi se kush do jete deputet,torollake Kushi,Bushi,Lushi dhe Markushi;une dua QEVERISJE te rregullt,deputetet jane kot ne gjithe boten.Jane ca barkderra ose elegante e te gjate si Blushi,qe fusin duart ne xhepa,ose superelegante si shaban memia dhe ai deputeti i Peqinit(ai eshte tamam”tarallak”),qe do hane buke dhe ata,se nuk ka kuptim mbreteria tokesore pa larmishmeri.Qeverisja e mire nuk behet me persona e parti me bllok ne dore-ky duhet te jete sinjali i pare dhe super i qarte,sidomos tani,para zgjedhjeve.
Analize inteligjente! Te gjithe ne qe e jetojme, e dime qe gjithcka eshte nje loje e madhe interesash, luajne ata qe e kane ne dore, nderkombetaret, duke perdorur politikanet tane “te nderuar”.
Te vetmit qe nuk kane asgje ne dore jemi NE, populli shqiptar.
Per kete arsye, bejme aritmetike me shifra, I mbledhim, I zbresim, shahemi e zihemi me njeri tjetrin, dhe kaq.
Moza, I zoti e nxjerr gomarin nga balta !!!
Llogjike e kthjellet ne nje kohe kur uragani “Berishjan”po afron.Te lumte zonja Dervishi.Ndajme te njejtin mendim mee Ju e nderuar!C’fare do behet pas vjedhjes se radhes nga po i njejti kusar,po i njejti vrastar po i njejti”burre shteti”.Kam pershtypjen se kryeopozitari po kalon nje moment marezie e uroj te jete kalimtare.Te uroj fat atje ku ndodhesh e shpresojme qe dora te te sjkruaj edhe me shume ne kete moment kaq delikat per nje popull qe kurr nuk e ka marr ate ç’ka meriton.Te faleminderit
vertet nje artikull brilant….ky duhet studjuar me laps ne dore…si dikur
‘veprat….”
Zonja Dervishi faleminderit per kete analize brilante .Kjo analize per mua eshte thembra e Akilit mjaft me duke bere llogari qe ste çojne asgjekundi me LSI dhe sikur te ishtee pa inkriminuar jo me tashme qe populli shqiptar e pa live se si funksionon blloku i korupsionit te institucionet e shtetit.Çeshtja eshte siç e theksoni
ju ne do pranojme te kemi nje tmerrpa fund apo nje fund te tmerrshem.Nuk duhet te pranojme kur si komb qe fatet tona dhe te kombit te mbeten ne duart e diktatures se tarrallakeve.
me gezove me shkrimin .te pershendes e jam me idete e tua
Populli lexon cdo dite shkrime , kritika nga gazetare te ndryshem
qe godasin qeverine me halldupin Berisha ne krye .
Z. gazetare nuk keni paraqitur asgje te re ,te gjitha cfar ju thoni populli tashme
i parapret sepse te gjithe e njohin pervojen e tij . Ajo qe me ben pershtypje eshte se te gjithe
gazetaret jeni te ndergjegjeshem qe Shqiperia nuk clirohet kurre me te shara gazetareske.
Asnj gazetar nuk i bie kokes shkaketarit kryesor qe kjo qeveri po jeton kaq gjate dhe do te vazhdoje ,sa te jete kjo OPOZITE NEN DREJTIMIN E RAMES.
Mendoj qe shkaku kryesor qe ky popull po vuan eshte OPOZITA e cila nuk ben asnje perpjekje
per ta nxjerre jashte loje keto kllaune ,por eshte duke pritur derisa te vij dita e votimit.
Z. GAZETARE KUR NE TE GJITHE E DIME QE DITA E VOTIMIT QUHET DITE VJEDHJE , PERSE
OPZITA E PRET ME PADURIM KETE DITE SI DITA E SHPETIMIT TE SAJ ??????????????
A THUA QE RAMA TE JETE KAQ NAIV ???
Ne kete artikull juve i keni rene pikes, por televizjonet tona opinjonistet ose kane rene kurth i disa drejtuesve te emisjoneve qe bejne opnjon,te orjentuar nga skile politike,ose jane te paafte te prekin realitetin shqiptar,dhe marria me e madhe eshte kur demokratet thone te pranohet humbja se cfare do villet e si do te behet nuk ka rendesi pre vendoset fitorja qe tani, dhe me mjerueshmja eshte kur dalin dy veta me laptop dhe llogarisin rezultatin e 2009, ku shqiperia ka nje realitet krejt tjeter,qe ketu fillon vjellja e zgjelljeve ku pergadisin opinjonin per vjedhje qe ta qesin rezultatin sipas laptopeve te tyre dhe cdo ankim i opozites te degjetilimohet.
Te falenderoj zonja Mimoza.
I ke bere nje pasqyre te shkelqyeshme gjendjes politike. Me keto zberthime reale qe i keni bere politikes, i jepni oksigjen popullit qe ka vite qe i ka munguar. Opozita shqiptare duhet ta lexoje 3 here ne dite kete artikull deri ne zgjedhje. Opozita duhet ta kete si pas kete artikull,qe hap dyert ne menyre elektronike. Opozita , çdo gje e ka te qarte. Nese do gaboje, do gaboje me dashje qe populli do ja quaje tradheti me dashje.
Ju zonja Mimoza nuk keni lene vend qe ne te bejme analize. Ekeni shkruajtur ju, me shkronja te arta.
Te lumte Moza! Thjesht dhe qarte ! Pislleku i veshur me pisllek dhe me tej i zbukuruar me pisllek mbetet asgje tjeter vecse pisllek. Mesa duket, jemi ambjentuar mire me pisllekun dhe e kemi shume te veshtire ta largojme, nuk na ben pershtypje asgje, as genjeshtrat, as mashtrimet, as vjedhjet madje as vrasjet (!!!). Cfare po ndodh keshtu me nje popull te tere ?
Editoriali yt e shpreh qarte, BOLL ! STOP !
Duhet ti japim fund, perndryshe morrem fund.
Kam kohe qe nuk komentoj ne kete rubrike por,nuk mund te qendroj pa komplementuar kete shkrim t`uajin brilant.Vazhdimisht jeni e sakte dhe reale,kete radhe koncentimi ka arritur ne shkallen me te larte.Qumesht memash me te cilen rritet mbreteresha.Ne pak rreshta,shume andrenaline,frymezim dhe rrugezgjidhje.Edhe une e kam bere zgjidhjen time: Ne pamundesi per t`ja numeruar ne lule te ballit, (SEPSE JEMI NE SISTEM DEMOKRATIK),kam pronontuar qe tani kater bileta dhe fisheket e familjes time do te jene me 23 qershor,ne lulen e ballit te ketij demoni,qe na turperoi ne syte e gjithe botes,se shqiptaret nuk dine te udheqin vetvehten.Ju faleminderit,Mimoza Hafizi dhe pranoni respektet e mia me te pastra.
faleminderit Mimoza per shkrimin analiz inteligjente shume e sakt.
Bravo z. Dervishi me kete artikull i ke bere nje analize teshkelqyer ske cfare te shtosh se dhe pika eshte e teper. Po me kete artikull i ke dhene pergjigjen e duhur dhe ati palo te majtit sllav te PE per thirjen qe i ben PS te bashkohet me nje bande hajdutesh e mashtrues sic eshte LSI.
Pershendetje z Moza.rimeresheNje analize perfekte.Ju jeni jo vetem nje gazetare por mbi te gjitha nje trimereshe dh e ATDHETARE e madhe. Respect shume te madh per njerez si ju.
Thjesht Bravo.
Bravo Mimoza!!!!! I ke rene te vertetes ne koke. Mustafa Nano,
Andi Bushati, e te tjeret me rradhe le te gumezhijne me stilin e tyre
cinik alla-shqiptarce. Ata jane te vetmit qe shijojne shkrimet e tyre.
Urime per shkrimin!Ka një kendveshtrim origjinal,qe duhet të trondis gjer individin që do NDRYSHIM!Berisha i ka të gjitha pushtetet të marra me puc ushtarak,të cilat kanë plane A,B,C…Por të gjitha osé digjen nga Sovrani që si lum shkon e voton opozitën,osé ritriumfon hajduteria e Berishovicit dhe Mjelloshët e Ilir Metës!Berisha dihet kush e solli,kush sponsorizon ta rimbajë,ndërsa Meta me Mjelloshët e tij në qeverisje,eshtë i kapur dhe nen hetim me Berishen nga PROKURORI i HAGES,trafik qeniesh njerzore…dhe ata edhe për këtë mbijetese lozin,osé do bejnë gjithshka për të mbajtur pushtet!Asnjë afrim me Meten,nuk e nderon Opoziten dhe vecanrisht PS,sepse Meta eshtë i kapur.Korrupsioni i tij,me 700 mijë eurot eshtë vetem maja e Ajzbergut!Mua me vjen keq për fillimet e tij politike,por jo për ato që ka berë ne postin e ish kryeministrit dhe më pas kur u detyrua të shkojë me Berishën.Nuk ka nevojë për etiketuesin “kokpalare”,të ndihmojë Opoziten apo më turpi “Aleancë”,dhe pse degjojme burime të pakonfirmuara për eksponente të PSE se duan”bashkimin”.Dhe e vertete të jete,e gabuar,kriminale,sepse pas Metes rri krimi,korrupsioni dhe gjer shitsit e moralit…Larg nga LSI(antareve e genjyer të saj le tu behet thirrje,nga PS),më larg akoma nga vet kryemjelloshi,”bulmetor”Meta!Natyrisht vota duhet ruajtur perderisa nuk ka sistem dhe kulturë demokratike tek politikanet dhe një pjese e popullsise se varferuar,perderisa nuk votohet,si kërkon për zgjedhjen e presidentit të ri të Italise,Beppe Grillo,sot në “La Stampa”,përderisa ke përballë jo më qeveritare që kuptojnë gjendjen katastrofike të vendit dhe duan “rrotacion”,por KRIMINELE,të pandeshkuar,vrases me pushtet,të korruptuar e të kapur me “dosje”,gabime e para…Përderisa janë këta qeveritare të pështire e inkriminuar rënde,duhet “forcê”demokratike,fuqi njerzore e pamatshme të ruaj votën e vet.Dhe sovrani këtë di si ta bëjë po të pyetet dhe ngarkohet me besim të opozites!Nderkombetaret janë vezhgues dhe si tha”zedhendesi i shtypit i presidentit Obama,Italisë”Ne rrallë nderhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera…Italinë e duam një vend me qeveri!”Por jane politikanet shqiptare që per arsye të tyre gjer personale,mbivleresojne faktorin e huaj,saqe Sovrani duket sikur kupton se”ata të mbajnë apo të heqin”duke eleminuar rendë peshën dhe forcën e votes së tyre,qe ndryshon Vendin,vetveten,familjen,shoqerinë!Opozita ka detyre të shkul nga themeli kete REGJIM vrases dhe vjedhës të votes së lire!Kjo eshte totalisht në dorë të tyre,të Sovranit dhe fare pak në dorë të TIRANIT!
“Socialistet as qe duhet te shqetesohen ke kane apo ke nuk e kane ne koalicion,mjerimi dhe zemerimi popullore eshte i mjaftueshem”…
Shqiptare pregatituni per komedine shqiptare te rradhes:zgjedhjet.
NGA: Ilir ÇUMANI*
MJERIMI NË SPITALE DHE MORALI I “SHËRBËTORËVE” TË HIPOKRATIT
Një situatë alarmante në spitale e ka nxjerrë krejtë të paaftë premtimin politik se gjërat kanë ndryshuar në mjekësi. Kjo është arsyeja që autori e shpreh këtë në artikullin e tij dhe rreshton një sërë argumentesh…
Mediat spanjolle janë tmerruar me spitalet shqiptare. Në një reportazh të publikuar nga “20 minutos” thuhet se spitalet në Shqipëri janë si në Luftën e Dytë Botërore.
Në shkrim thuhet se më shumë infektohesh në spitale, sesa shërohesh.
Ilaçet mungojnë, ndërkohë që brenda në ambientet e QSUT – së, mund të gjesh që nga kafet e deri tek serviset e makinave. Drejtuesit e spitaleve janë partiakë të thekur, – thuhet në shkrim, – ndërsa korrupsioni është në nivele alarmante. Në shkrim thuhet se mungojnë qendrat shëndetësore në vend, ndërsa shumë banorë duhet të ecin kilometra të tërë për të marrë shërbimin parësor. Ndryshe ndodhte në komunizëm, – thuhet në shkrim, – ku edhe zonat më të thella kishin shërbim mjekësor dhe ai ishte falas.
Ky ishte komenti që bënte shtypi spanjoll për gjendjen e mjerueshme të spitaleve tona, por pa hyrë akoma edhe me thellë në detaje të jetës së përditshme të këtij shërbimi që në përgjithësi çdo hallexhi do ta pranonte kokëulur varfërinë, mungesën e ngrohjes dhe të ujit, por asessi nuk do të dëshironte dhe nuk do të pranonte të përfundonte dyerve të spitaleve tona që janë në pikë të hallit.
Shumë njërëz nuk kanë mundësi të vizitohen sepse nuk kanë të ardhura dhe jetojnë në një minimun jetik të varfërisë, në luftë me mbijtetesën. Po me jetimët çndodh!? Po me të moshuarit e vetmuar dhe të braktisur!? Po me invalidët, personat me aftësi të kufizuara!? Ata janë në mëshirë të fatit, rrezikojnë jetën çdo çast, sepse asnjë mjek nuk i prek me dorë nëse nuk paguajnë…
Si kudo, edhe mjekësia është dehumanizuar ca më shumë nga disa sektorë të tjerë publik dhe privat në këto 22 vjet të tranzicionit të zgjatur pa shkak. Të dypunësuar në sektorin shtetëror edhe në atë privat, një pjesë jo e vogël e mjekëve në marëdhënie okulte dhe bashkëpunim me segmente të caktuara të sistemit administrativ korruptiv që tashmë kanë krijuar oligarkinë e tyre në këtë sektor jetik të vendit, janë kthyer në një babëzi kolektive drejtë një pasurimi galopant dhe pa fre ku mund të thuhet pa frikë se, ata janë evazionistët më të çuditshëm dhe më të mëdhenj fiskal duke mos deklaruar fitimet e tyre marramendëse me bekimin e pushtetit dhe politikës.
Duke patur akses në marëdhënie dhe punën shtetërore, nën ndikimin e trafikut të influencës të lidhur në mënyrë nepotike me hierarkinë dhe njerëzit e pushtetit, qëllimshëm ata e kanë degraduar në mënyrë të shëmtuar shërbimin spitalor publik, për të begatuar shërbimin spitalor privat, nga i cili burojnë fitime marramendëse. E gjitha kjo nuk është rastësi. Përkundrazi!
Gjatë këtyre 22 vjetëve, shpesh herë kemi dëgjuar kinse nëpër fushata elektorale dhe foltoret e institucioneve më të larta të shtetit shqiptar oratorë politik që flasin me pathos për luftën ndaj korrupsionit dhe reformat që duhen të ndërrmeren në të gjithë sektorin e mjekësisë, por, pakkush e kupton se kjo është thjeshtë një “lojë” dhe demagogji e atyre që na kanë keqqeverisur dhe na keqqeverisin në mënyrë abuzive.
Arsyeja është fare e thjeshtë. Oligarkia që ka mbërthyer në mënyrë kapilare pikat kyçe të korrupsionit galopant në tërë rrjetin e shërbimit mjekësor, reciprokisht jep edhe merr me politikën në mënyrë të ndërsjelltë. Në këtë kuptim, kupola e kësaj oligarkie, (që janë militantët partiakë që drejtojnë hallkat kyçe administrative të sektorit të shëndetësisë në vend), e ka keqpërdorur dhe e keqpërdorë elitën e inteligjencës mjekësore si një aset elektoral për të bërë lobimin në favor të pushtetit politik, të atyre që na qeverisin në mënyrën më të keqe dhe të pamerituar.
Nga ana tjetër si shpërblim, politika me veprimet dhe mosveprimet e saj, gjithmonë ka ditur të mbyllë sy e vesh në favor të kastës oligarke që mban peng reformën mjekësore. Pra, e gjitha kjo, është një marëdhënie midis politikës dhe kupolës oligarkike në interest të këtyre të fundit dhe në dëm të qytetarëve të këtij vendi.
Është kjo një nga shumë arsyet përse korrupsioni masiv në Shqipëri për më shumë se dy dekada “noton” në mënyrë skrupuloze dhe të rafinuar në gropën e zezë sociale, nga ku të ardhurat që përfitohen në rrugë të paligjshme dhe të pandershme, përqëndrohen në pak duar të atyre që konsiderohen sot “elita e kapitalizuar” e disa profesionistëve arrogantë dhe prepotentë në marëdhënie me të varfërit dhe shtresat e pambrojtura të shoqërisë.
Ja edhe një arsye më shumë, përse arkës së së shtetit i mungojnë çdo vit qindra miliona euro, që, nëse ato do të mblidheshin me drejtësi duke respektuar barazinë e ligjit, konkurrencën e ndershme të ekonomisë së tregut të lirë, këto të ardhura të konsiderueshme për buxhetin e shtetit do të vlenin për të tjera punë dhe shërbime publike e sociale në favor të përmirësimit të kushteve dhe cilësisë të jetës së qytetarëve dhe njerëzve në nevojë.
Nga përvoja e praktikës botërore del se në çdo vend të botës së lirë demokratike, një mjek, një kirurg, një stomatolog, çdo profesionist i fushës humane, në veprimtarinë dhe punën e tij ka një normë, një kriter dhe tregues të punës që bën në lidhje me numrin e pacientëve që trajtohen prej tyre. Një kirurg në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Suedi, Norvegji, Itali, Turqi apo edhe Greqi, nuk mund të realizojë më shumë se 1 deri në 2 operacione në javë. Këtu në Shqipëri, një kirurg planifikon dhe realizon 3 deri në 5 operacione në ditë. Një stomatolog, në vendet e perëndimit planifikon dhe mund të shpenzoj si kohë të gjithë ditën me 1 deri në 2 pacientë, ndërsa këtu në Shqipëri, një stomatolog planifikon dhe kalon në duart e tij edhe më shumë se 10 pacient në ditë.
Një mjek i zemrës, kardiolog, radiolog, patholog, gastrohepatolog, urolog, endokrinolog, pediatër, hematolog, etj, në vendet e perëndimit nuk mund të planifikoj më shumë se 1 deri në 2 vizita në ditë me pacientët e tij. Këto konsulta, kontrolle dhe vizita mjekësore planifikohen nga mjeku specialist më herët, me një grafik sipas numrit të caktuar të popullatës dhe juridiksionit territorial që mbulon me këto shërbime.
Arsyeja përse mjeku specialist në vendet e perëndimit e shpenzon të gjithë ditën e tij të punës me 1 apo 2 vizita mjekësore, ka të bëjë me faktin sepse pacienti i tij i nënshtrohet një konsulte të thellë dhe të gjithëanshme, me procedurë të gjatë e të detajuar për ekzaminimin e problemit shëndetësor që ai ka, duke mos përjashtuar edhe konsultat në ekip me mjekë të specialiteteve të tjera të cilët thërriten në konsultë nëse nevojitet, sipas rastit.
Kurse në Shqipëri, në klinikat private dhe shtetërore, një pjesë mjekëve që kanë monopolizuar ekstremisht në pak duar shërbimet në profesionin e tyre duke mos u lënë as radhën të rinjve që janë specializuar dhe kanë marrë njohuri edhe më bashkëkohore në shumë universitete prestigjoze të botës, planifikojnë dhe munden të realizojnë 50 deri në 100 vizita dhe diagnostikime rutinore në ditë, kundrejtë pagesave shumë të kripura dhe të papërballueshme nga pacientët e këputur, tarifa të cilat në të shumtën e rasteve nuk deklarohen prej këtyre mjekëve.
Por, megjithë kohën e pamjaftueshme fizike të disa mjekëve specialistë të spitaleve tona publike dhe private për të përballuar në një ditë të vetme me sforco në një aventurë të paimagjinueshme një numër rekord vizitash apo ndërhyrje kirurgjikale, madje disa herë tej normës dhe standarteve që aplikojnë homologët e tyre në vendet fqinjë dhe në përëndim, pyetja që të lind me të drejtë në këtë rast është: sa rezultat, garanci, saktësi dhe cilësi kanë këto ekzaminime dhe konsulta, përfshirë dhe ndërhyrjet kirurgjikale tek pacientët e trajtuar nga këta mjekë?
Për të mos paragjykuar të gjithë atë armatë të shëndoshë të mjekëve që me punën, integritetin dhe përkushtimin e tyre profesional, një jetë të tërë kanë dhënë dhe japin një kontribut të çmuar në mbrojtjen dhe shpëtimin e shumë jetëve njërëzore, siç janë mjekët e nderuar dhe tepër të respektuar, Dhimitër Kraja, Ilirjana Ruka, Feçor Agaçe, Themistokli Sinjari, etj, është vendi të përmend dy episode që nuk e nderojnë aspak këtë profesion human dhe po aq fisnik. Përkundrazi, e kompromentojnë dhe e njollosin rëndë atë.
Para pak ditësh, pata një bisedë interesante me një mjek të nderuar që mban në shpinë një karrierë të gjatë 40 vjeçare, një profesor, pedagog dhe shkencëtar i shquar në fushën e endokrinologjisë shqiptare, autor i shumë teksteve , librave dhe studimeve në këtë fushë. Ishte shumë i dëshpëruar, por edhe i fyer rëndë njëkohësisht. Jo për faktin se një spital i njohur privat (që çdo ditë bombardon mediat me reklama pa fund për shërbimet që ofron), i kishte ndërprerë kontratën e punës. Jo! Madje, vetë profesori e kishte kërkuar këtë ndërprerje të kontratës me këtë institucion shëndetësor privat. Arsyeja ishte fare e thjeshtë.
Profesori i nderuar, duke patur integritetin e tij profesional dhe atë moral, edhe pse rrogën e kishte mjaft të mirë në këtë vend pune, nuk u bind dhe nuk i’u nënshtrua disa kërkesave absurde të administratorit, kërkesa këto që binin ndesh me kodin etik, profesional dhe parimet humane të mjekut. Pas 6 muaj pune në këtë spital, profesori u thirr nga administratori i këtij institucioni privat i cili i kërkonte që të gjithë pacientët që vinin për vizitë tek ai, të mos i përcillte vetëm me një vizitë, por t’i mbante sa më gjatë, ti sorollaste pa fund përmes bërjes së vizitave, konsultave dhe analizave të panevojshme që kishin si qëllim mbushjen e arkës së administratorit.
Pas këmbëngluljes së admninistratorit për të arritur marrëveshjen në favor të tij me mjekun, profesori i nderuar zgjodhi të dorëzonte çelësat e klinikës së tij për të qenë faqebardhë dhe i qetë me ndërgjegjen, duke mos u bërë pjesë e një krimi të shëmtuar social. Sot, kur shumë nga kolegët dhe ish – studentët e tij kanë hapur klinikat private dhe ushtrojnë profesionin e tyre, profesori i njohur endet në kërkim të një pune ku të mos ketë më telashe dhe andrralla nga ato që u përmendën më sipër.
Në kontrast me shembullin e mësipërm, do të përmendja edhe një rast tjetër të ndodhur kohë më parë me një mjeke mjaft e njohur në spitalin neurologjik të qëndrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Mjekja neurologe ushtronte profesionin e saj privat në mjediset e spitalit shtetëror. Paradite, gjatë orarit zyrtar të punës, kjo mjeke kufizonte vizitat shtetërore, dhe gjatë këtij orari kontaktonte, planifikonte dhe organizonte vizitat me pacientët e saj pas orës 13.00, kohë që konsiderohej përmbyllja e orarit të punës me shtetin. Pas këtij orari, vizitat që do të bënte më tej konsideroheshin vizita dhe konsulta private dhe radha tek dera e klinikës së saj në godinën shtetërore ku ajo paguhej nga taksapaguesit shqiptar zgjatej pafund.
Atë ditë shoqëroja një të njohurin tim, i cili ankohej për një dhimbje të vazhdueshme të kokës që e bezdiste shpesh dhe e shoqëronte prej javësh. Pas vizitave me pacientët që kishin qënë në radhë para nesh, (vizita që nuk zgjatnin më shumë se pesë minuta), erdhi edhe radha e të njohurit tim. Hymë së bashku dhe mjekja na zgjati dorën me një buzëqeshje të sforcuar, duke nisur pyetjet me pacientin që ankohej nga dhimbja e kokës.
Pas një komunikimi të shkurtër pyetje – përgjigje mes mjekes dhe pacientit, mbretëroi një heshtje… Pacienti e humbi qetësinë dhe filloi të fliste pa pushim për problemet e tij në lidhje me shqetësimet që kishte duke e pyetur mjeken se nga se vinte ky shqetesim! Pa i ngritur sytë nga tavolina e punës, duke i mbushur një recetë me barna, përgjigja nën zë e mjekes ishte: Asgjë! Është një dhimbje banale… Përdorë këto ilaçe dhe do të vish përsëri për vizitë.
Me recetën e barnave në dorë, mjekja e drejtoi pacientin tek paradhoma e sekretares së saj ku ai duhet të paguante shumën prej 3.000 lekë të reja për këtë vizitë. I hutuar, pacienti nxorri nga xhepat paratë për të paguar vizitën e mjekes , vizitë që nuk zgjati më shumë se tre minuta, duke mos marrë nga sekretarja as faturën e kësaj pagese të padokumentuar. Jashtë radha ishte litar. Afro 40 – 50 pacientë të tjerë prisnin vizitën me mjeken, e cila për ironi të fatit, sot, është një nga titullaret kryesore në një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit universitar.
Pra, shihet qartë se, me sa seriozitet dhe me ç’farë cilësie punohet në dëm të pacientëve hallexhinj në emër të fitimit…! Në këtë kuptim, duke analizuar të gjitha këto sjellje e dukuri të pasinqerta dhe aspak korrekte të marëdhënieve pacient – mjek , duhet thënë pa frikë se, për disa nga këta mjek, pacientët e gjorë konsiderohen si individë që domosdoshmërisht duhet të kalojnë në duart e tyre vetëm për të paguar një grusht me para, por jo si qënie humane që duhen trajtuar me respekt e dashuri për atë çka ata e vuajnë me shëndetin e tyre.
Këtu respekti dhe vlera për jetën nuk janë ç’vlerësuar vetëm nga aksidentet e shumta, nga sjelljet dhe mardhëniet tepër stresante dhe neurotike që në përgjithësi njerëzit i ndeshin në jetën e përditshme nga hallet dhe problemet e shumta që ata kanë, por, edhe nga arroganca e keqpërdorimi i pushtetit politik, monopolizimi i pushtetit admnistrativ dhe profesional që sapo përmendëm më lart.
Pikësëpari, vlera e jetës së njeriut në Shqipëri është ç’vlerësuar në mënyrën më banale nga ata që në të vërtetë duhet ti japin kuptimin e vërtetë dhe dimensionin real jetës, nga ata mjekë të pandërgjegjshëm dhe aspak human që në emër të moralit të parasë përdhosin dhe mohojnë vlerat universale të humanizmit.
Ja përse spitalet tona publike edhe pas 22 vjetësh nuk po e marrin veten dhe kanë degraduar në një mjerim të thellë social nga këta hipokritë dhe matrapazë socialë pa zemër dhe pa shpirt, të maskuar nën petkun e bluzës së bardhë të HIPOKRATIT.
Është koha për një zgjim të madh qytetar në mbrojtje të vlerave dhe jetës, ashtu siç ndodh kudo në botën e qytetëruar demokratike, për të mos lejuar më tej makutërinë e disa sharlatanëve të tillë që kanë në dorë jetën e njeriut dhe që marrin dita ditës nëpër këmbë DINJITETIN NJERËZOR….
*Autori është Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
E ke qare kete shkrim per spitalet Ilir! Duke qene punonjes ne kete spital e di mire gjendjen..Gjithcka ke shkruajtur qendron. Mund te di mire edhe emrat per te cilen ti flet si anonim, por me keqardhje them se nuk ka kush ve dore. Ja kane lene ne dore shendetsine dallkaukeve dhe hajnave te LSI-se. Prandaj edhe shkrimi i Mimozes eshte realitet..Parrulla per te dyja partite (une nuk shoh ndryshime te medhaja te partive)duhet te jete: – Te fitojme pa LSI-ne!. Edhe ne kohen e Nard Nokes nuk kane qene spitalet ne kete derexhe. A e dini qe sherbimet po i marrin ne dore njerezit e pazareve, dallkauket, njerezit qe nuk shikojne asgje pervec xhepit te tyre, ata qe vetem me shkencen nuk kane te bejne?!… Shkencetaret kane kohe qe kane zene qoshet te ndrojtur nga percudnimi, bile deri marrezia qe ka kapur spitalet per fyti. Nuk e di ku po shkojme.. Zoti na ruajt!
Vertet beson ti Moza se pas gjithe cfare ka ngjare nga Gerdeci e deri me sot,Edi Rama mund te beje e te coje deri ne fund beteja morale dhe te siguroje votuesit per paprekshmerine e votes?!!!
Bravooo..!!!!
Perballja me te keqen kerkon njerez qe marrin nje vendim parimor. Vendosmerija me te cilen e perballon perdhunuesin e te drejtave te shqiptareve, eshte garancia me e madhe e “zgjedhjeve te lira”. Pa patur friken se shqiptaret do ja bejne varrin po qe se guxon te manipuloje perseri zgjedhjet, Sali Berisha nuk tundet nga “Istikami”. Ai tall te pasmen me Arvizut dhe Fylet e kesaj bote.
Ai qe ka ardhur me dhune ne pushtet, nuk tundohet nga deklaratat boshe te njerezve qe nuk do jene kurre pjese e demonstratave te ardhshme.
“Opozita” shqiptare me liderin shtatlarte dhe mendjeshkurte duhet te marre nje vendim. Do e cojne deri ne fund kete here apo do fusin perseri bishtin nder shale kur te degjohen krismat e para dhe te shohim te vdekurit e pare te shtrihen pertoke te gjakosur???
Nuk jane Sali Berisha dhe kollovaret qe ka perreth qe do vendosin per te ardhmen tone. Eshte vendosmerija jone qe e dergon kete te semure ne vendin qe njeh me mire,,,,ne Vicidol,,,po qe se deri ne ate dite prokurorija nuk do kete vendosur dicka tjeter.!!!
bravo
Kjo eshte llogjika Blushiste ne PS. Rama vete nuk ka gjak PSist dhe po e shkaterron ate parti. Rama nuk i ndjen e as i kupton Socialistet. Ai as ka qene dhe as do te jete ndonje dite i tille.
E nderuar Zonja Dervishi me vjen shume keq per editorjalin qe nuk e pasqyron gjendjen reale ne ateqe thoni une ti pranoj ato qe thue tiper Zo. Sali Berishen se je e detyrueme me shkrue per ta keq apo mire e din ti vet ma mire ne analizat tua duhet te perfshihen te gjitha te mirat e te kqijat e nje individie din shume mire nese vjen Edi Rama ne pushtet se ku do shkoj Shqiprija ju e thoni qe 20 vjet ne politik Berisha e duhej te iku na politika e dy mandate qeverisje e tjera e tjera une jetoj ne Gjermani qe 21 vite me raadhe edhe kur erdha ketu mesova qe kancelari gjerman Helmut Kohl i kishte shfrytzue 4 maandate nga 4 vite kancelar do te thot 16 vite bundes kancelar qa mendon ti per kete
edhe mandati e 5 e humbi nuk fitoj nese populli te don ta jep voten ti ose ju nuk keni qa marakoseni per nje liderqe te marr edhe nje mandat ashte normale krejt
ne demokrcit btrore
me vjen keq veq lete fiton aj qe populli edon duhet me zgjedh prej dy ma te keqes ata mate mirin e ky ashte Berisha
Nese ke 21 vjet ne Gjermani c’me derdellis per Sali Berishen?! As e ke idene se si jetojne shqiptaret ne kete rregjim.
Per komentuesin Ahmut Zogun.
I nderuar ahmut ,nuk i plasi kujt se jeton ne gjermani 21 vjet me rradhe qe jo vetem nuk ke mesuar asgje por qenke marrosur krejt.
Habitem si merr guximin qe shkruan ne menyren me te poshter te mundeshme duke perdhosur gjuhen shqipe.Vetem ne 16 rrjeshta keni bere 40 gabime gjuhesore qe tregojne nje shkalle te larte injorance dhe analfabetizmi.Eshte fatkeqesi kombetare qe te tille injorante jane kamikaze te fuckberishes.
Noshta jeni nje hibrid me gjak serbo-shqiptar dhe dini me mire te shkruani serbisht se sa shqip.
Jeni ju ajo kategori antishqiptare qe e prute rrahmet zogun me bajonetat e serbit dhe te ruseve te bardhe ne 1924 .
Jeni ju ajo kategori antishqiptare qe prute fuckberishen me udb e serbit dhe tropojano-amerikaneve me ne krye elesh biberin e zi ne 1992.
Zoti ju mallkofte per jete te jeteve o idiote te lindur me gjak te helmuar!
JE SHUME E SAKTE MIMOZA……..TE LUMTE
Ketu ndryshojne Pragmatistet nga Idealitet.
Mimoza eshte nje gazetare pragmatiste se sheh realitetin drejt e ne sy,kurse shume gazetar idealist e shohin realitetin si duhet te jete .
Eshte e vertete qe Berisha shkon ne marrezi per te mbajtur pushtetin ,po dhe jam i nje mendimi me komentuesin VALTER qe rrezimi i Berishes vjen nga renimi i ekonomise.
Edhe PS-ja te fitoje zgjedhjet nuk do qeverise dot pa buxhet dhe me nje borxh kaq te madh.
Edhe une ne shkrime te meparshme e kam theksuar se dhe Berisha nje mandat te trete nuk e deshiron se nuk ka para.
Parashikoj se Berisha do ti vjedhe votat per te humbur Rama dhe ta largoje nga kreu i PS-es.
Per 22 vjet me Ramen ka bere leshime ose pazare vetem kur ka qene i sigurt se do perfitonte Ai si ne rastin e ndryshimit te Kushtetutes.
Vdekja e Berishes do vije ne se Rama ulet ne kariken e Kryeministrit pas rrezimit te tij.
Ja se cfare gazetarie na la trashegim komunizmi. Kjo Mimoza po te kishte nje fije inteligjence nuk do te fliste si ne nje miting te Edi Rames. Sa mire qe kjo nuk beri ndonje karriere.
A thua detyra e shqiptareve eshte te rrezojne Berishen !!! Llogjike prej gazetari eshte kjo?
@ malin…ish pronar…
Nuk ma do mendja se je nga ata ish pronaret qe permend ti se ata ishin aq te paket sa ne ditet tona nuk ka.
Ti mund te jesh ish pronar ,ke te drejte kur thua se duhet te ishin kthyer para 20 vjeteve se atehere do kishim perfituar edhe ne qe banonim ne shtepite e ish pronareve te kembenim shtepite ju te mirnit shtepite tuaja dhe ne te vinim ne apartamentet qe ju dha shteti, mos te kishit te drejte ti privatizonit .
Po Saliu ashtu siç i beri shume te keqia ketij populli ,ne na rendoje edhe ligji per kthimin e shtepive te ish pronareve qe ne na diskriminoj.
Ne parim jam shume dakort me analizen e Mozes.
Duhet te them se eshte inteligjente, krahasuar me shumicen e idioteve qe pretendojne te bejne gazetari.
Kuptohet, ne kete shumice nuk e kemi futur Meron.
Por nje problem kam une me Mozen kur thote:
“Nis si një debat mes të mençurish, por është thjesht një debat injorantësh. Eshtë njësoj si të krahasosh një kriminel me vepra penale të përsëritura, me një qytetar që përpiqet të bëjë më të mirën sipas tij, dhe ashtu si çdo qenie tjetër njerëzore, nuk është perfekt, por krime s’ka bërë ama, njerëz nuk ka vrarë.”
Moza kush jane injorantet?
Mos valle behet barazimi midis skeptikeve te Edi Rames me fanatiket e Berishes?
Ne kete pike mos u trego ti injorante.
E kuptoj deshiren tende si te te gjithe shqiptareve per ndryshim, por nuk jane “injorantet” qe e lane ne balte Shqiperine, por PS-ja.
A nuk ja dhane voten PS-s keta injorante me pare?
Dhe PS, jo vetem qe nuk e justifikoi kete besim qe i dha populli, por e coi vendin ne duart e ketij gjakatari qe ne sot kemi nevoje ta heqim qafe me cdo kusht.
Sigurisht, kandidatura e Edit eshte me e mira perkundrejt atij te kriminelit Berisha dhe bandes se tij, por ky popull ka frike se perseritet historia si me Nanon, dhe nderron pushteti sipas interesave.
Nuk e tradhetoi populli, apo keta “injorante” PS-ne po e tradhetoi kjo ceshtjen kombetare duke u treguar e paafte dhe deri duke i lene PD-se interesa dhe hapesira te levrijne maskaralleqet ne kurriz te popullit per interesa personale te PS-isteve dhe PD-isteve.
DO thoni ju qe BErisha i rrembeu votat e zgjedhjeve te kaluara, po zgjedhjet e meparshme?
Llogaritni sa elektorat humbi PS-ja me pare, jo nga vjedhja e Berishes?
Nuk numerohet.
Perse?
Sepse PS tregoi te kete degraduar moralisht.
Psh Tosi, u tregua aq arrogant dhe imoral sa pinte si qen dhe la gruan per nje ..mos ta themi.
Edi Rama eshte treguar brutal ndaj ish te dashurave te tij dhe ndaj biznesmeneve te ndertimit ne Tirane, keto jane fakte qe e stepin elektoratin “injorant”, qe vetem me instiktin me te thjeshte bejne llogarine: Kur keta nuk kane turp te demtojne njerezit qe kane me te afert, si do mendojne per popullin?
Dhe kjo llogjike kaq e thjeshte nuk dha prova te mos jete e vertete.
Perkundrazi, keta te papergjegjshem shtruan rrugen te vije Berisha ne pushtet.
Sigurisht, nga ky kusur(fjale turke apo jo..) ose nga kjo pergjegjesi e zhveshim pjeserisht Edi Ramen, sepse ai nuk mund te mbarti pergjegjesite dhe kusuret e FaTos pleres, por ama ai nuk duhet te mbarti ate ngarkese plerash qe i la Tosi ne PS.
Nga Majko, Hametaj e te tjere kapadainj idiote qe kane vegjetuar ne kurriz te popullit me atributet pamerituara te politikanit.
Te politikanit te deshtuar po, kete mund ta them.
Prandaj, qe te eci Shqiperia perpara, nuk duhet te vazhdojme me moto militantesh.
Njerezit, qofte dhe ata me “injorantet” e kane provuar veten perballe Berishes, ata ja kane treguar vendin atij.
Eshte PS, ajo qe n uk e ka provuar veten perballe popullit.
Ajo i ka futur thiken pas shpine popullit ( dhe atyre “injorante” nqs u lejohet qe te marrin pjese ne popull) duke i lene shteg tjeter Berishes per te zene nje vend tjeter.
Ate te kriminelit.
prandaj, kini kujdes mos kerkoni qe historia te perserise te njejten gje.
Edi Rama dhe po u votua, duhet te jete vazhdimisht ne qender te kritikes.
Vete historia e meparshme tregon qe perfeksioni nuk ekziston, prandaj e verteta duhet te jete armiku me i madh i palacove dhe tregetareve te aspiratave te votuesve.
Dhe e rendesishme eshte ta themi kete te vertete, dhe fitimtaret e zgjedhjeve te jene pergjegjes deri ne nje per fatin e popullit.
Ja kjo eshte ajo qe pretendojme ne me Rilindje.
Dhe shpresojme qe Edi Rama te mbarti me vete kete aspirate dhe te justifikoje kete besim qe populli po i jep dhe te mos e tradhetoje si paraardhesit e tij.
Dhe po e mbyll me deshiren dhe Urimin per Fitore kunder Berishes.
Pamvaresisht se ky artikull nga ana gazetareske eshte per tu pershendetur nuk te le shije te mire per mungesen e ideve se si mund ti jepet fund kesaj marrezie 22 vjecare.Iluzioni i M.D se “Votën time e mbroj me trupin tim”, përmes një revolucioni paqësor që do çudiste botën eshte nje utopi qe nuk e beson as vete autorja e shkrimit.
Zonja M.D po e komenton 23 qershorin si nje ndeshje futbolli qe do te fitohet nga SRB i cili do perdore trukimet,dhunen,mashtrimet,blerjet e gjygjtareve,rrahjen e skuadres kundershtare etj etj sic ka bere keto 22 vjet.Pikerisht ketu qendron gabimi kryesor i M.D.sepse faji kryesor eshte “UEFA”-s me seli ne Washington dhe Bruksel qe ne vend ta perjashtonin SRB me kohe nga “kampionati i votimeve” kane marre pjese ne trukimin e ketyre ndeshjeve ne favor te tij.
Biles me 100% siguri matematike SRB i ka te fitura qe sot votimet e 23 qershorit vetem nga trukimet e bera deri tani te cilat jane:
1-Lirimi spektakular i dy gardisteve vrases ne 8 shkurt 2013 tregoi jo vetem poshtrimin e shqiptareve por MARREZINE tone qe nuk reaguam fare.Ku e gjen fuqine ky monster qe perdhos ka lehte gazeten NY-Times dhe ekspertizat profesinale te FBI duke fshire menderen ?
2-Doli bllof karta e nacjonalizmit qe kishte qellim te vinte tradhetarin e diskretituar SRB ne rolin e heroit qe do “bashkonte” kombin e ndare ne 5 shtete.U desh nderhyrja “energjike” e disa qeroseve te SRB ne Washington qe heroi SRB te nderronte gjasme mendje.
3-Suprize ishte dhe takimi H.R.C-S.R.B heren e fundit ne Tirane ku krahas kerkeses per votime te ndershme ishte biseduar dhe per strehimin e mbi 200 terroristeve muxhahidineve ne Shqiperi.Jane dy aresye qe duhet te dyshojme ne kete takim te mos-sinqerte;
E PARA-Problemi i ketyre muxhave ka mbi dhjete vjet qe eshte ngritur.Pse u shpik tani 3 muaj para votimeve duke rene Amerika ne dore te SRB….
E DYTA eshte perse te bisedohet nje problem I SIGURISE KOMBETARE vetem me “te perkedhelurin” SRB duke anashkaluar Parlamentin,presidenti si komandant suprem dhe opoziten qe perfaqson mbi gjysmen e kombit.
Pse duhet te dergoheshin SRB telegrame urimi EKSITUESE si shpetimtar??..sepse shqiperia nuk eshte stani privat i bariut SRB
A mos ishte kjo si nje inxheksion viagre per te fuqizuar marrezine me emrin SRB para votimeve.
Falenderoj zotin Mero Baze qe per here te pare doli hapur ne nje artikull qr mjeshtrisht pohonte se dueli i votimeve te 23 qershorit do jete midis mengeve te perveshura te Arvizuse dhe atyre mengeve te perveshura te Podestave.
Kam thene gjithmone qe SRB eshte vrasesi,krimineli dhe tradhetari me i sinqerte dhe me simpatik ne gjithe planetin per te gjithe kohrat.Cdo tradheti,vrasje,vjedhje ai i ka bere hapur dhe i ka te dokumentura.Ai po arrin qe jo vetem te nxjerri nga burgu koleget e tij vrases te gerdecit dhe 21 janarit por dhe do ti demshperbleje per kohen e burgimit dhe ndoshta do ti dekoroje vrasesit e 21 janar si HERONJ qe mbrojten Kullen e Malsorit SRB qe ne i themi gabimisht kryeministri.
Pra ketu eshte gabimi i M.D qe e quan SRB si krye i marrosur.Eshte absolutisht e kunderta sepse te marrosur jane:
-Shoqeria shqiptare (edhe une bashke me M.D)
-Opozita e sotme PS-FDR-AKZ qe nuk kerkojne doreheqjen e monstres SRB
-Ato segmente te dipllomacia amerikane & europjane qe per hir te nje stabiliteti poshtrues per kombin shqiptar po tolerojne nje perbindesh qe po e shkaterron ate vend me keq se otomanizmi,fashizmi dhe komunizmi bashke.
Qe te japin fund marrezise duhen vetem dy hapa:
…..KERKIMI I DOREHEQJES DRAKULES SRB NJE ORE E ME PARE
…..KRIJIMI I NJE QEVERIE TEKNIKE GJITHE KOMBETARE.
Washingtoni dhe Brukseli na e hoqen qafe Saliun ne ’97. Dhe ne e sollem prape ne pushtet.
Gjergji ti je me se racional dhe i sakte ne gjykimin e analizen tende. Por te lutem veri re qe ata qe shkruajne kaq qarte dhe me standarte jane pena qe jetojne jashte si rasti juaj. Ata qe jane brenda perjetojne terrorrin psikologjik te shpellarit berisha cdo ore dhe cdo dite. Kam konstatuar me keqardhje se kori i zerave opozitare dhe objektive ndaj monstres me te papare ne historine e pushteteve vjen nga jashte dhe nuk eshte presion brenda shqiperise.
Shkrim i perkryer qe ne fillim “Debati me temë kush i fiton zgjedhjet, ka kuptim kur bëhet në vende me standarde, ku ai më kryesori është numërimi i votës ashtu siç hidhet”. Tamam e ke thene, ketu bejne debate e lojra programesh thuaj ti ne jemi vend me standarte. Keto tregojne vetem se per personat publik ne Shqiperi qeverisja e perbindeshve Berishaj eshte normale, prandaj duhet perballur si ne cdo vend normal. Populli do drejtim te VERTET E TE SINQERTE, jo lojra fjalesh, hile e mashtrime te me tejshme por gjoja moderne. Po nuk perfundoj SALI BERISHA, ILIR META e FATMIR MEDIU direkte ne burg, nuk behet ky vend.
Edi nuk duhet ta haroj tradhetin e Ilir Metes as ne 2007 kur ua shiti
keshillat e bashkive te djathteve e as ne 2009 kuru bashkua me shpellarin
per ta plackitur SHqiperine.Zonja Mimoze ka te drejte te na kujtoj te gjitheve analiz e votave te 2009 nuk behet se u provua plotesisht qe
zgjedhjet u grabiten sic u grabiten dhe ne 2011 ne Tirane.SOCIALISTE
MOS E PERLYENI VETEN DUKE BERE KOALICON ME HAJDUTET ME ATA QE VRANE DHE FYEN POPULLIN OPZITAR NE 21 JANARIN E 2011-tes.
Moza e dashur, shiko impaktin e analizes tende, komente pa fund, falenderime, konsiderata, mbeshtetje …
ESHTE E SIGURTE ME MILIARDA PERQIND SE POQESE PS HYN NE KOALICION ME LSI I KA TE HUMBURA ME REZULTAT SHUME TE THELLE ZGJEDHJET.CDO FORCE POLITIKE QE BASHKOHET ME LSI DO TE SHKOJE PER DHJAME QENI.LSI NUK PERFAQESON VETEM KORRUPSIONIN ,POR MBI TE GJITHA ESHTE VAZHDUESE E DENJE E FENOMENIT “XHUVEL”,SHKATERRUES I LONJES DEMOKRATIKE.
BRILANTE MIMOZA.
Eshte koha te nisesh ate qe ti ben shkelqyer. Shkruaj te ngresh zemrat e njerezve, ti mbushesh ato me shprese, dhe urrejtje ndaj fashizmit.
Gjate Luftes se II Boterore, Radio Moska ka patur nje foles dhe komentator te shkelqyer. Me menyren si fliste dhe e cfare thoshte mbushte zemrat e popujve te Bashkimit Sovjetik me shprese, gezim dhe urrejte ndaj Nazizimit.
Aq i shkelqyer ishte saqe Hiltleri kishte thene se gjene e pare qe do te bente kur te pushtonte Mosken do te varte per gjuhe ate foles.
Edhe ju MIMOZA e tille jeni. Nuk flisni ne Radio, por gjithsesi po mbushni me shprese dhe urrejtje ndaj Bishes FASHITE zemrat e cdo shqiptari te ndershem qe kerkon ta qerroje perfundimisht kete BARBAR nga jetet tona.
MIMOZA
Kjo eshte nje pjelle me e keqe se DJALLI. Une e kam thene dhe e perseris:
“Per te rrezuar Sali Berishen nga pushteti justifikohet cdo veprim; madje edhe te berit aleance me Djallin. Ne fund te fundit midis Djallit dhe Sali Berishes duhet zgjedhur e keqja me e vogel; DJALLI”.
MIMOZA.
Po e mbyll me 2-3 paragrafet e fundit te nje shkrimi qe kam bere kunder kesaj Monstre ne “Koha Jone” ne 2005 per Clirimin e Atdheut.
Unë nuk e kam përmendur emrin tënd doktor. Kjo jo vetëm se nuk ma lejon edukata e nuk ma nxë goja, por sepse ti nuk duhet të përmendesh. Ndryshe nga 29 Nëntori, si ditë e shndërritshme për Shqipërinë, emri yt duhet të të harrohet.
Ti doktor nuk duhet të përmendesh me emër. Ti duhet të mbetesh thjesht një fantazëm që ju shtua historisë së fatkeqësive dhe vuajtjeve të kombit tonë. Sa më shpejt të harrohesh, aq më shpejt do të mbyllen plagët në zemrat e Shqiptarëve dhe aq më shpejt do të përparojë Shqipëria ashtu sic e donin ata të 29 Nëntorit.
Për të gjithë do të jetë më mirë që Ti të harrohesh sa më shpejt. Eshtë më mirë të përmendesh si DOKTOR WHO dhe të të harrohet emri, sesa të rrish mbi kokat e Shqiptarëve, mbi kombin tonë, historinë tonë, mbi varret e heronjve të 29 Nëntorit, si hije dhe njollë e zezë me titullin famëkeq DOKTOR FRANKENSHTAJNI SHQIPTAR.
Zonjush apo zonja Dervishi:
Ne dy fjalite e para keni thene gjithcka…tani po vazhdoj te lexoj vazhdimen e editorjalit Tuaj..
Mos boni kot gom gom se Ed Roma ene Ilir Meta po shohin neshjen ne MIlano!!!!!!
A do t’i shkojë marrëzisë deri në fund Sali Berisha? A do jetë ajo e ngjashme me marrëzitë e shkuara apo edhe më tronditëse, edhe më shkatërruese për vendin? Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për ta parandaluar këtë marrëzi dhe si duhet të përgatiten për ta përballuar atë?
E nderuar Zonja Gazetare!
Deri kohet e fundit, jeni ju dhe Z. Mero Baze qe keni shtruar per diskutim mbarekombetar ceshtjen ‘Sa larg do te shkoje kryeministri kete here?’
Kete gjee ka shtruar edhe Z. Baze ne shkrimin e tij: ‘Vemendje e ndryshme per nacionalizmin dhe demokracine’ (Tema, 1 shkurt, 2013), ku midis te tjerave thote: ‘Sot ka filluar destabilizimi i zgjedhjeve, por edhe destabilizimi i Shqiperise’, dhe perfundon duke thene: ‘Ai (Sali Berisha) ka ndezur shkrepsen e pare per t’i vene zjarrin ketij vendi (Shqiperise) dhe ne duhet t’ia kthejme … minimumi ne shtepine e vet, per te cilen po djeg perseri kete vend!’ Me qarte se kaq nuk ka!
Shkurt, duke u bashkuar me shkrimin tuaj: kryeministri i Shqipërisë do të vjedhë zgjedhjet me të gjitha mënyrat dhe mjetet, nën dhe’ e mbi dhe’, fshehur popullit e faqe botës; do te vrasë po të jetë nevoja, do të hapi depo armësh po t’ia dojë puna, dhe do të rishpallet fitues.
E vetmja gje qe a,idi te beje mire eshte t’i vere zjarrin Shqiperise, te nxise nje lufte civile (apo vellavresje), sepse keshtu ai del i fituar, sepse keshtu i kerkojne te beje. Kete strategji nuk e ka ne mendjen e tij djallezore, por ne leter dhe te gjitha strukturat e ti jane duke punuar vetem per kete skenar.
Eshte e papranueshme qe Sali Berisha te largohet nga pozita me zgjedhje, dhe ne menyre te vecante me zgjedhje te lira dhe te ndershme, jo kurre, dhe per kete e vetmja zgjidhje eshte nxitja e nje lufte civile qe militantet dhe mercenaret e tij jane te gatshem te perfshihen! Zoti mbrofte Shqiperine dhe shqiptaret!
mimoza je femra me e mencur qe lexoj ne shtypin shqiptar. te lumte per guximin, mendimin dhe gjithcka.