Historiani Kristo Frashëri përmes një analize risjell në vëmendje çështjen e Shën Naumit dhe Vermoshit.
Shën Naumi dhe Vermoshi janë dy territore , të cilat Ahmet Zogu i’a dhuroi Jugosllavisë në vitin 1925.
“Çështja se kujt i përkiste Manastiri i Shën Naumit u përrfshi me kërkesën e Jugosllavisë në arenën diplomatike më 9 nëntor 1921 pikërisht atëherë kur nga pikpamja juridike çështja ishte mbyllur,pasi atë ditë (9 nëntor 1921),Konferenca e Ambasadorëve miratoi vendimin me të cilin të njihej përfundimisht pavarësia e Shqipërisë ,sëbashku me kufijtë e saj politikë të vendosur në parim më 1913”- shkruan Frashëri.
Por më 6 dhjetor 1922 me anë të një resolute të veçantë vendoset që Shën Naumi i takon Shqipërisë. Mirpo, sërish Jugosllavia mbetet e pakënaqur kështu që propzon shkëmbim territoresh .
“Këtë ide konferenca e Ambasadorëve ia përcolli qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare e kryesuar nga Ahmet Zogu , në parim nuk e kundërshtoi idenë . Më 21 shkur 1923, ministri i Punëve të Jashtme , Pandeli Evangjeli u përgjigj se qeveria shqiptare ishte e gatshme ta pranonte propozimin “me kusht që Jugosllavia t’i lëshonte Shqipërisë rrafshet e Sanishtës , të Dibrës dhe të rrafshit të Hasit në drejtim të Prizrenit”. Përsgjigjia e Tiranës nuk i pëlqeu Beogradit” shkruan historiani.
Ai tregon se këto këmbëngulje të Jugosllavisë sollën zemëratë në opinionin publik shqipatar dhe tek qytetarët korçarë, kështu që : “ Më 12 mars 1924 zhvilluan një miting madhështor në qytetin e tyre . Në këtë manifestim , ku thuhet se morën pjesë rreth 12 mijë vetë protestohet kundër rifillimit të bisedimeve mbi ndryshimin e kufirit të Shën Naumit dhe Vermoshit”, shkruan ndër të tjera Frashërii në “GSH”.
Sipas Frashërit faji nuk ishte vetëm i mbretit ,por edhe deputetët e shkelën integritetin e tyre politik dhe patriotik.
Me arrdhjen e Nolit në pushtet, sërish çështja e këtyre territoreve ishte e pazgjidhur.
Mirpo,Qeveria e Beogradit e dërgoi çështjen në gjykatën e Hagës , prej nga ku sërish merr përgjigje negative…/A.XH
Si ore “greket ” e Korces sic i quan Hajria dhe Zikja ,paskan qene te vetmit qe protestuan per mbrojtjen e Vermoshit dhe Shen Naunit ? Po dumbabat c’fare benin ,ndofta fresk Zogjt te Pare .Per inat te “grekeve ” ngreini nje permendore me te larte ne Tirane se e meriton .
Hamdurulam – vetem korçaret shqiptare e patriote benin demostrata ne mbrojtje te çameve e çamerise nga neperkembja e qeverive greke te kohes dhe nga neglizhimi i qeverise se Zogut , Min.Brençem Musa Juka jepte urdhera nga Tirana qe te mos lejohej asnje proteste ne perkrahje te çamerise , lobi shqiptar korçaro-kolonjar i Amerikes qe para e pas pamvaresise ka luftuar me shpirt patriotik per çeshtjen çame ( aleatet e çetave te komiteve M.Grameno , S.Ballkameni,B.e ç.Topulli , M.Rushitit luftuan per mbrojtjen e trojeve shqiptare nga Korçe,Kolonje Janine e Filat e Preveze kunder turkut e andarteve greke ). Korça nuk do ti humbe kurre patriotet e vertete .
Mos di gjë Kristo Frashëri për territoret që mori Shqipëria nga Jugosllavia në shkëmbim të Shën Naumit dhe Vermoshit?
Gjino trapi edhe neqoftese ka mar trojet e saj ka mar perseri.
zogoviqi falte teritore – malok
berishovi fal teritore- malok
qe te ty serbia i solli ne pushtet, qfar pret ma teper,zuska
ti ismeti nqs thua malok se jane nga veriu e ke shum gabim po nqs thua malok nga mentaliteti ke te drejte se ne veri ka shume njerez te mire dhe te kulturuar qe e duan te miren e ketij vendi dhe mos i fut ne nje thes te gjithe sic jane berisha dhe ka qene zogu.se po beme ndarje krahinash enver hoxha nga jugu ka qene dhe ka bere me keq se berisha dhe zogu bashke dhe si duhet te themi ne se gjithe gjirokastritet dhe jugoret jane si enveri.po u them te gjitheve qe perdorin shprehjen malok mos i pergjithesoni se malet e skraparit nuk jane me te vogla se ato te veriut.
akoma flet ky komunisti, miku i Stalini dhe Hrushovit… mbylle gojen zhele.
Mre do ishte te linin fshatin”Viçidol”jashte kufirit?
Boll more me historina te vjetra me shen naumin nje kishe ne maje te kodres. Te gjithe shtetet kane humbur territore qe nga Italia Austria me süd tirolin Hungaris qe i moren vojvodinen dhe toka te tjera.