Studentet e mbjetura nga tragjedia e Himarës paralajmërojnë protesta , pasi ende nuk kanë marrë paratë e sigurimit të shëndetit që kompania “Sigma” u detyrohet, sepse pësuan dëmtime të ndryshme në trup nga rrëzimi i autobuzit.
Studentet nënvizojnë se nëse nuk dëmshpërblehen , mund të shkojnë edhe në grevë urie.
“Komapania n’a ka thënë se edhe pse ishit tek autobusi, nuk do të thotë që ju dukhet të dëmshpërbleheni”- thotë Kaltra Pollozhani.
“Kemi shkuar më shumë se dhjetë herë pranë zyrave të kësaj kompanie që nga muaji shtator , kur kemi dorëzuar dosjet, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigjie. Ata na thonë se ka ardhur fondi por do të prisni deri javën tjetër, e kështu na thonë gjithmonë . Vetëm një javë më parë ka qenë hera e fundit që kemi shkuar dhe na kanë thënë që keni mangësi në dosje dhe duhet të bëni vizita të tjera mjeko ligjore. Ndërkohë dosjet tona janë të gjitha të kompletuara me të gjithë dokumentacionin që duhet dhe dëmshpërblimi duhet të bëhet në bazë të ekspertizave të asaj dite që ka ndodhur aksidenti”- ka deklaruar për “Shqip” Pollozhani.
Vajzat e aksidentit kërkojnë nga Avokati i Popullit dhe Kryeministri i vendit që kërkesa e tyre të merret në konsideratë.
“Ne kërkojëm që ju të na ndihmoni për një çështje kaq madhore që mori 13 jetë njerëzish , si dhe na la me pasoja të rënda për shëndetin”– apelojnë ato./A.XH
Kompanite e Siguracioneve jane Piramidat e reja qe krijoi Saliu me Shoke per te pastruar para. Ne nje vend me 3Mln BAnore ka 100 Kompani sigurimi. Te gjitha te sjellin verdalle kur ke nevoje, nuk pergjigjen dhe jane arrogante, te lidhur me kriminele dhe te korruptuar. Jam i sigurte qe po u audituan me mire te gjithe kompanite e sigurimit do te dalin me shkelje te drejtave te njeriut, orientim te tregut te shendetsise sipas deshires se tyre, shkelje te konkurences etj etj…
NUk ka nevoje qe ne nje vend si i joni shendetin ta menaxhojne kompanite e sigurimit, po ato qe nuk kane mundesi te paguajne siguracionin, cdo bejne do vdesin ???? Shendeti nuk eshte mall qe shitet e blihet nga klinik kioskat e Sales dhe nga Kiosk Kompanite e Sigurimit te Saliut. Eshte pasuri publike. Mjafton te shikosh vendet me te zhvilluara te europes si e kane dhe kuptohet se ne cvend te afrikes jetojme ne.
Universitete kontaktojne autobuze nga kompani qe nuk harxhojne per te kontrolluar mjetet si dhe per te garantuar udhetim te sigurt.
Rezultati :studentet jane te kercenuar ne sigurine e jetes.
Edhe kete vit jane shume dege qe kane ne program ekspedita mesimore.
Ata jane te terrorizuar se nuk dine se me çfare mjetesh do te udhetojne!!
Shteti sikur te kish marre fund do ishte me mire se sa tani qe ben sikur ekziston, sepse problemet do ti zgjidhnin me mire privatisht.
Studentet do benin mire te refuzonin te ben ekspedita mesimore.
Ata duhet te kontaktojne vete me firma private serioze dhe te mos e lene ne dore te hajduteve te papergjegjshem te shtetit.
Hiqeni nga mendja, po nuk u reformua dhe po nuk funksionoi sistemi i drejtesise shancet per demshperblim jane praktikisht zero.
Avokatia ne te gjithe boten eshte tregeti. Me paguaj qe te kryej sherbimin. Po nuk u be nje asiguracion per drejtesisne nuk te sherben njeri ashtu sic duhet. Asiguracioni kryesor eshte ai i drejtesise, se pa ate te gjitha te tjerat nuk kane asnje vlere. Pse?
Marrim nje shembull:
——————————-
Ndodhi dicka, ti kerkon demshperblim nga shoqeria e asigurimit (pshm. automjetit) dhe ajo ta refuzon ate, se e di qe ti s’ke mbrojtje. C’duhet bere ne kete rast?
“Avokati i popullit” nuk eshte gje tjeter vecse nje “zyre publike per informacion mbi drejtesine”, e cila nuk ka se si te marre persiper dhe te zgjidhe te gjitha hallet e popullit. Duhet lajmerur avokati privat dhe ai ta zgjidh punen. Po nuk pate avokat privat i bie te ngelesh me gisht ne goje, dhe te shpresosh se do te zgjidhe ceshtjen dikush qe nuk ka interes per ty se nuk e paguan.
Me pak fjale: Sigurohu privat per drejtesine, qe te shpresosh qe avokati qe ti ke paguar te mbaroje punen.
E vetmja rruge nqs. nuk keni asiguracionin e drejtesise eshte te shkoni tek insigu dhe tu tregoni dhembet. Ne rast se “ju percjellin me te mira” dhe “nuk tregohen kulante” atehere therrisni me ze te larte: “Ju dhjefzhim aziguraxionin” dhe te anulloni menjehere kontraten.
Se mos me thoni pastaj qe nuk ju paralajmerova…? Kush nuk degjon peson!
o ti “Asiguracioni Drejtesise”, cfare do me thene “asiguracion”??
I paharruar qofte kujtimi i atyre vajzave te shkreta. Padyshim dhe shoferi i shkrete qe i mori te gjitha fajet ne varr, pa pasur faj fare.
Po cbehet me kompanine e transportit qe kishte marre persiper kete udhetim mjeran ?
Asnje gje hic, vazhdon punen po njesoj me ato autobuzet si dollape buke, apo si karroca dylit dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Keto ditet e fundit pale paska fituar dhe tenderin per transportin e nxenesve dhe udhetareve te shoqates WORD VIZION, bukur bukur sa leke i ke dhene nen dore o palo legen.
Ky eshte vendi yne ku nuk funksion asgje, le te shpresojme qe sdo jete e rradhes tani afer, qofte larg.
Javes tjeter do kaloj nga qafa e vishes dhe do coj lule per ata, Ju prehte shpirti ne paqe.