Një shtatore për aktoren Violeta Manushi do të vendoset në fshatin Tushemisht të Pogradecit. Aktorja e njohur kryesisht për rolet e saj në filmat “Zonja nga qyteti” dhe “Shoqja nga fshati”, ka ndërruar jetë në korrik të 2007-s.
Skulptorët Vasillaq Kolevica dhe Vaskë Spahia kanë punuar portretin e aktores i cili pritet të derdhet në bronz deri më 15 prill, për t’u vendosur më pas në qendër të fshatit deri më 15 maj.
“Një figurë e kësaj natyre nuk ishte përfaqësuar në anën e skulpturës. Shtatorja do të vendoset në mes të fshatit Tushemisht, aty ku është xhiruar filmi i famshëm i ‘Teta Ollgës’”, është shprehur Kolevica.
Skulptorët tregojnë se nuk ka qenë shumë e vështirë për ndërtimin e portretit të aktores Manushi, pasi çdo gjë është udhëhequr nga karakteri i saj i krijuar tek filmat e xhiruar në Tushemisht.
“Personazhi kërkon një hulumtim mbi figurën e saj, mbi shenjat që ka lënë, kërkimin fizik dhe shpirtëror të saj”, ka nënvizuar skulptori Spahia për gazetën “Koha Ditore”.
Violeta Manushi lindi më 1926, në Voskopojë të Korçës. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë ashtu edhe në kinematografi. Gjatë karrierës së saj ajo ka realizuar më shumë se 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. / A.XH
bravo skulptoreve, tregojne qytetari dhe mirnjohje per figuren e saj.
E arritur. Ju lumte dora dhe mendja.
Respekte
Ah sa personazh simpatik dhe sa nostalgji…
Ide sh te bukur kane vene ne realitet dy skulptoret! Urime!
Eshte nje vendim dhe mendim i bukur, qe nderon figurat e artit, nderon ata qe ne ditet me te zymta, na dhane shprese.
Kjo le te jete edhe nje nxitje per te nderuar artistet tane te medhenj, duke i dhene edhe qyteteve e fshatrave bukuri me skulptura te ketyre gjigandeve te skenes dhe ekranit.
Bravo skluptorëv për aq sa i ka dhënë kulturës sonë është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për kujtimin e saj
Ju lumte.
duhej te ishte sa figura e saj reale
Permasat e trupit te saj pasqurojne injorance te madhe.Pra mbeshtes figuren e teto Vollges por jo permasat e saj!
………………………..?????????? hahahahaaaaaaaaaaaa
per tu pershendetur nisma per skulpturen e Zonjes Violeta,por kam nje sugjerim qe te rishihen permasat e ekzagjeruara ne pjesen e barkut dhe gjoksin pak me te rene,mbasi mund ti afrohet me shume realitetit,dhe bukurise se vepres.faleminderit
@ per Pellumb Ymerin:
Ke plotesisht te drejte!
Keshtu sic qenka me shume i perngjaka nje karikature se sa nje skulpture. Pra, ideja eshte me se e qelluar, por jo te vihet ne loje (qofte kjo edhe pa qellim) kjo ARTISTE E MADHE E POPULLIT!!!
Plotesisht Dakort. Ideja eshte mjaft e mire, por duhen ripare proporcionet e barkut dhe gjoksit pasi jane teper te ekzagjeruara dhe e bejne figuren qesharake.
Nuk bejne Violeta Manushin qesharake,por eshte konceptuar ne kete menyre per te indikuar ke truni i shikuesit 1 figure te njohur qe eshte Teto Ollga.Une mendoj se do dal shume bukur.
Respekt per skulptoret dhe per Violeta Manushin.
mire ju ka shkuar mendja per violeta manushin se e meriton, por kam nje keqardhje per ate fshat qe cdo vlere kulturore te tradites si bahcet me lule dhe molle, shtepite e pastra dhe te rregullta, rruget e brendshme me kalldrem, rrugen piktoreske buze gjolit, vijet e ujit te malit qe futej ne cdo shtepi etj etj nuk i kane rezistuar dot uraganit te shkatrimit i cili ndryshoi kete fashat duke e kthyer ne nje katund me pallate ku te gjithe fashataret kane bere restorante dhe kane hedhur beton per katet e dyta apo te treta te shtepive pa patur nevoje. ndaj shtatorja e te ndjeres violete nuk mund te ktheje shkelqimin e dikurshem te ketij fshati. edhte e udhes te perjetohet diku tjeter se ne kete menyre do cbehet edhe dimensioni qe ka figura e aktores se madhe VM.
Pershendetje per nismen qe keni marre, e meriton Teta Ollga, qoftë i paharruar kujtimi i saj
Nje iniciative per tu lavderuar. Me behet shume qejfi qe me ne fund kemi
nje statuje per nje zonje te nderuar dhe artiste te madhe, se na u
mbushen sheshet vetem me burra me arme qe shkojne e kthehen nga lufta.
Ky vend burrash duhet te kuptoje qe ka nevoje per gra,vajza, femra te
bukura a te shemtuara. Dhe femra nuk duhet respektuar vetem kur eshte
nene dhe e moshuar si bejne shqiptaret, por cdo vend e cast.
Disa komentues ndoshta me te drejte mendojne se busti ka defekte ne kompozim, por me sa kuptoj une, autoret kane dashur te paraqesin artisten e popullit ne rolin e teto Ollges dhe mua me duket shume e arrire, si kompozim.
Nje lajm i bukur ne tollovine e plehrave qe lexojme e degjojme perdite. Respekte!
Bravo Tushemishti…bravo Pogradeci…
Bravo,edhe kjo nje shprese per rilindje.Ju lumte pas 23 qershorit cdo gje do te rilinde.
Po te kishte patur keto permasa fizike reale nuk do te kishte qene dhe aq simpatike ne film.Por sic pranuam aleancen do ta pranojme dhe kete krijim te bronzte
Aktoreve te tille, te popullit, ju takon nje perjetesim i tille ne shtatore.
respekt per aktoren dhe skulptoret qe e kane menduar dicka te tille! keta jane shqiptare!
Ato ishin kohe te zymta per antishqiptaret,ndersa per shqiptaret e ndershem e patriote ishin kohet me te bukura qe nuk do perseriten me.Ato ishin kohe heroike,gjithe art,kulture,vlera e goditje te antivlerave.
Pershendes skulptorin e talentuar e puntor te madh Vasillaq Kolevica, i cili eshte gjithmone ne kerkim te ideve dhe realizimeve artistike…
Urime per vepren, shendet dhe suksese ne krijimtari,
me respekt,
H.Kobellari,
Tirane.
Bukur “Teta Ollga” po kishte ne krahe dhe shokun Sale !
Kjo eshte nje nisme e mire e skulptoreve per realizimin e figures se teta Ollges te luajtur nga e madhja artiste e popullit VIOLETA MANUSHI.Po skulptoret korcare qe sjane te paket kur do bejne te pakten ne buste artistet e medhenj te Korces duke nisur nga Pandi Raidhi ,Stavri Shkurti, Lazi Serbo, Dhorka Orgocka,Aleko Prodani e shume aktoreve te tjere qe kane bere emer ne teater e ne kinematografine tone kombetare.
Popull idiot… Asaj mund tja vene pict ne theater apo ne lagjen ku banonte. E clidhje ka ai fshat me ate aktore? Nje popull jevgjish qe dhe vlerat nuk i vendos ku duhen dhe ku kane hije te rrijne …!!!???
me behet qefi per vleresimin por kam frik se do duhet harte per ta par shtatoren se esht bastarduar tushemishti nga pallatet dhe hotelet