Kozeta Turishta
Kisha dëgjuar për Doktor Edmond Çelikun, por duke u nisur ndoshta dhe nga rasti I një personi të afërm të familjes time , desha të shkruaj këtë letër për ti bërë atij një falënderim publik. Njeriu im I afërt, një paciente e cila kish humbur kuptimin e jetës, një paciente që përveç dhimbjes së sëmundjes, vuante dhe pjesën më çnjerëzore të të ashtuquajturit mjek, neglizhencën dhe shpërfilljen e tij ndaj një të sëmuri, një gruaje, një zonje, por mbi gjitha një nëne të tre fëmijëve që jeta tashmë I ishte kthyer ne luftë.
Edhe pse nga gjithë kjo përvuajtje psikologjike, sfida e jetës së saj vazhdonte ndonëse shëndeti I rëndohej çdo ditë e më shumë ndërkohë që mjeku I saj që e ndiqte I thoshte: “ Sërish ti në urgjencë, ti bën vetë, je e llastuar, ik në shtëpi , s’ke asgjë, pi një paracetomol e të kalon dhimbja, pacientes I kish ngelur dhe një shpresë.
Një ditë dikush I kish përmendur emrin Edmond Çeliku, si njeriu që do e ndriçonte brenda errësirës që e kish kapluar mendjen dhe gjendjen e saj shpirtërore. E fortë dhe e bindur niset për në Tiranë, e mbushur me shpresë që edhe ajo ka drejtë të jetojë si gjitha moshataret e saj 33 vjeçare, që edhe ajo ka te drejtë të gëzojë respekt dhe përkujdesje nga mjeku. Takohet me doktorin I cili pa e njohur dhe pa e ditur nga vjen , kush është dhe çfarë shqetësimi ajo ka, por I cili vë re që ajo është e zbehur, e lodhur, e dobët fizikisht, në sytë e së cilës lexohej qartë që kish ardhur të gjente paqen e shpirtit që I kish humbur nga dhimbjet e sëmundjes dhe kujdesin mjekësor që ajo duhej të merrte prej kohësh.
Edhe pse ky trajtim mjekësor I ishte mohuar nga të ashtuquajtur mjekë, doktor Mondi menjëherë pasi del nga salla përshëndetet me te me një dashamirësi dhe dispozicion human duke e parë në sy. Hera e parë që pacienti ndjeu që më në fund rasti I saj po merrej me seriozitet. Doktori e fton pacienten duke e akomoduar sipas rehatisë së saj, dhe gjëja e parë që I thotë është: “ Mos u tremb, ti je e re, do behësh mirë, të premtoj, behu e fortë nuk ke asgjë ndërkohë që dora e tij ledhatonte lehtë dhe shpatullat e saj ne mënyrë që ti jepte shpresë, forcë, dhe shumë siguri që I kish munguar nga mjekët që e ndiqnin më parë .
I qetë, me një zë shpresëdhënës, I komunikueshëm, I kulturuar, dhe shpirtmirë, mbledh stafin e vet dhe vendos çfarë duhet bërë për fatin e kësaj nënë të re, së pari ai kërkon të ekzaminohet në mënyrë urgjente, ku I bën shtrimin për rreth 10 ditë, dhe gjatë ekzaminimeve ai gjen dhe shkakun e një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh që I kishin infektuar dhe shpirtin e saj të brishtë.
Doktori Mondi duhet të jetë një shembull i etikës së komunikimit ndaj pacientit, kodi që ky mjek ka zgjedhur të ketë me pacientet e vet ka ndikuar shumë në punën e tij profesionale si mjek, duke u pasuar sukses pas suksesi, duke u kthyer ne mit, në një ikonë të vërtetë ku të gjithë e njohim si “Bisturia Shqiptare” I vlerësuar , dhe I nderuar brenda dhe jashtë vendit, ai me vlerat qe e karakterizojnë nuk harron asnjëherë që përkushtimi, dashuria, kujdesia, nuk duhet ndalur kurrë për pacientet pasi për këtë arsye ai jeton, për të shpëtuar jetët e njerëzve në nevojë. Ai kurrë nuk ka reshtur së qëndruari pranë pacientit ndoshta duke marrë dhe kohë nga koha e tij e çmuar që mund të kalonte me familjen e tij. Pikërisht këto detaje e bëjnë doktorin të jetë identiteti I vërtetë I QSUT-së, dhe idhulli I brezave të rinj që aspirojnë të bëhen mjekë kirurg.
Një model ndoshta jo I zakonshëm në vatrën e sistemit kirurgjikal ne Shqipëri , ku gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale të doktor Mondit, spikat qetësia që ai ka. Sikur edhe pesë apo më shumë orë të zgjasë operacioni bie në sy heshtja e tij, që nuk nxjerr nga goja qoftë dhe një fjalë te vetme, duke qenë I përqendruar, por që kuptohet shumë mirë me mimikën e tij të fytyrës me sy me infermierët dhe asistentët e tij në salle. Mbase kjo qetësi dhe përpikëri ka bërë që të gjitha operacionet e tij të dalin me sukses, ndërsa shohim dhjetar të afërm te pacientëve që presin pas dyerve te sallës lajmet që doktori do I thotë për të sëmurin të sapo-operuar.
Një pacient nuk e ndjen nëse është duke folur më një mjek me emër të madh siç është Edmond Çeliku apo është duke folur me një mik që e sheh ne dritë të syrit dhe kujdeset për të. E pra, ne duhet të krenohemi që Shqipëria mbart të tillë njerëz të cilët kanë çfarë të transmetojnë nëpërmjet vlerave të tyre njerëzore dhe profesionale.
Njerez si ai meritojne respektin e te gjitheve.Jam shume dakort me vleresimet per kete njeri te mire e mjek te madh.Urimet me te mira per doktorrin.
Me behet qejfi kur lexoj keto lloj shkrimesh!
I qofshin te shkuara Zonjes per te cilen flitet ne shkrim dhe mjekut shendet dhe lumturi ne jeten e tij!!!
Mund te themi pa frike se doktor Celiku nuk eshte nje njeri krejt i pashpirt si shume kolege te tij, por fatkeqsisht as ky doktor nuk eshte jashte skemes se korrupsionit galopant ne sistemin shendetesor shqiptar (i cili per hir te se vertetes nuk eshte vetem faj i mjekeve). Mjafton te shikosh stilin e jeteses se familjes se tij per te kuptuar qe nuk mbahen vetem me rrogen si buxhetor. Persa i perket aftesive te tij profesionale, ka qene dhe mbetet nje nga kirurget me te mire shqiptar. E pergezoj sinqerisht per kontributin ne rastin e lartpermendur.
O Fatmira, ti duhet te jesh pak e politizuar. Se legenat e PD nuk e kane dashur kurre Dr. Mondin.
Dr. Mondin jane perpjekur ta shtypin te gjithe legenat e PD ne Spital. Por fale talentit dhe sjelljes se tij me pacientet (nuk eshte ryshfet nese, si ne rastin tim, mjeku ben nje pune te shkelqyer e ne fund merr dicka si mirnjohje e jo si pazar para se te te preke me dore).
Une nuk jam mjek, por kam operuar njeriun tim me te afert me Dr. Mondin. Mondi eshte fantastik ne te gjitha dimensjonet. Kur degjojme se c’ndodh neper maternitete, ku mjeke legena vrasin paciente, ju cajne aortat e i lene se shakuj mjelli ne salle, per tu mbuluar legalisht nga legenat mjeke qe kane kolege, Mondi ngjan si engjell (jo se eshte ne te vertete :). Pyet se c’kane bere se fundmi ne maternitetin e ri te Tiranes nje fare Dr. Tasho me shoke ne salle. Pyet se si e vrane gruan e re nga pakujdesia (i cane aorten). Pyet edhe se c’ndodhi me pas. Duke qene miqte e Z. Tavo, vrasja tejkalohet pa problem, e Zoti na ruajt. Prandaj Dr. Mondi duhet vleresuar maksimalisht e jo kerkuar si gjilpera ne kashte ndonje difekt.
Po pse deshironi gjithmone te politizoni gjithcka mer aman?! Nuk jam as e majte e as e djathte. Besoj se mendimi qe kam shprehur per Dr. Mondin eshte pergjithesisht pozitiv. Eshte njeri qe e kryen profesionin e tij me devotshmeri dhe eshte profesionist i vertet, nga me te miret qe kemi patur e kemi. Pertej kesaj, jo per te gjetur gjilperen ne kashte, por per te thene nje te vertete te madhe per sistemin shendetesor shqiptar, kam thene se as ky mjek i mire nuk i ka shpetuar gjate ketyre 20 viteve sistemit te korrupsionit pasiv/aktiv qe ka ndertuar mjekesia shqiptare (benefitet e te cilit i kane marre mjeket dhe jo qytetaret). Keni qef vetem gjysem te verteta. Kur thuhet e plote, sju pelqen!
Znj. Fatmira,nuk e di se cfare moshe keni, por une jam deshmitar i mitingjeve te vitit 1990, kur bertisnim “E duam Shqiperine si gjithe Europa!”. Ketu ne Europe vetem vizita e pare per Prostaten kushton 300 Euro, pa le analizat e vizitat e dyta. Dr. Edmond Celiku eshte nje nga mjeket me te shkelqyer dhe me modeste te Europes.
@Misionari,
C´lidhje kane mitingjet e 90 me cmimin e prostates ne Evrope?
Evropa perbehet nga shume shtete, per cilin shtet e ke fjalen? Te pyes se ketu ne Danimarke, sherbimi mjekesor eshte falas, dhe nuk ka as bakshishe per pune te mire.
Mjeku qe eshte i punesuar merr nje rroge, dhe nese i jep bakshishe, atehere je duke e korruptuar.
Kjo vlen jo vetem per mjeket, por per kedo qofte. Me bakshishet tona jemi duke e kultivuar dhe legalizuar korrupsionin.
Mjekun ne fjale nuk e njoh, por kam njohur egersine e mjekeve te tjere dhe infermiereve ne Shqiperi kur per nje 200 lekesh benin si shtaze me nje bebe. E linin te digjej nga temperatura dhe i benin injeksione me agie te rriturish, deri sa ju tregoje grushtin.
Mjere ata njerez qe kane te bejne me ata mjeke ne Shqiperi, me sa duket ishte nje bekim nga zoti qe erdha ketej.
Dr. Edmond Celiku eshte pikerisht ashtu sic e pershkruan gazetarja, nje mjek dhe njeri i shkelqyer. Te kishin te gjithe mjeket aftesite, perkushtimin,dhe njerzillekun e tij, mjekesia shqiptare nuk do ishte ketu ku eshte.
Osht bo tema si kendi emulacionit. A te vej une nji fleterrufe per doktorrin, apo te filloj e te lavderoj shoket?
DR.Mondin e kam njohur para 27 vjeteve,kam patur djalin 6 muajsh pak te semure dhe duhej te operohej,shkuam ne spital dhe Dr Mondi ishte ne urgjence,menjehere ai e operoi mgjse mjetet e operacionit ishin jo te pershtatshme per nje femije 6 muajsh,Ai e beri ate me shume sukses.Gjithmone e kujtoj per kurajon dhe profesionalizmin e larte.
Me behet qejfi kur degjoj per kete mjek fjale te mira.
Toni
Dr.Celiku i meriton vleresimet qe i behen. Eshte nje mjek dhe njeri i shkelqyer.
Hi Mondi
Po te shkruaj nga Kanadaja dhe nuk di si ta shpreh ate qe ndjej per shkrimin e mesiperm. Besoj se shume te tjere duhet te ndjekin rrugen tende por fatkeqesisht kam lexuar me teper gjera negative se positive. Si nje shok i rinise dhe i gjimnazit te uroj shendet dhe vazhdo te jesh ai Mondi qe kam njohur ne gjimnaz. (Besoj se nuk ke me kohe per te luajtur futboll)
Me respekt
Ore Mondit i lumte. Pike. Po Mondi nuk po ben asnje presje me shume se cka pritet nga profesioni i mjekut dhe kjo tek ne shihet si heroizem. Ka mjek ne bote qe me vetmohizem punojne me dekada te tera, ne Afrike psh dhe bejne skrifica te medha per veten dhe familjet e tyre.
Me mire shkruani letra ku denonconi abuzimet, se sa te lavderoni ate qe nje mjek dueht ta kete themelore:
HUMANIZMIN!
Kozeta, te lumte per shkrimin,cdo fjale e goditur,e gjetur bukur, me ndjenje. Nuk jam dakort me ty vetem me ate qe ti fsheh emrin e mjekut qe u soll ne menyre jo humane e cnjerezore me pacienten. Perse nuk e denoncon, te pakten ne shkrimin tend. Si dr.Mondi gjen shume pak mjeke,pjesa dermuese jane kafshe ne maredhenien me pacientet. Dhe per keta duhet shkruar, biles me shume force…
edhe une kam operuar nje te afermin tim te Dr Mondi respect maximamal per kete njeri human,me dukej se e kisha te aferm nga menyra se si sillej me te semuret,per mua eshte Dr me human dhe i pregatitur qe ka shqiperia vetem respecte per kete njeri dhe i uroj dhithe te mirat atij vete dhe familjes se tij
Komentuesve qe iu duket Tema si kendi i emulacionit apo qe thone se Dr. Celiku nuk ben asgje me shume se detyren, kane shume te drejte. Megjithe konsideraten shume te larte per profesionalizmin dhe humanizmin e doktorit, besoj se ai nuk ben asgje te jashtezakonshme. Fatkeqesia jone eshte qe kemi te bejme me nje shumice mjekesh qe pervec se te korruptuar, nuk njohin as normat minimale te etikes mjekesore dhe etikes ne pergjithesi. Madje, edhe kur duan te silllen mire, behen vulgare qe te duken si popullore. Ne keto kushte, kur ndeshesh me nje mjek te afte e te njerezishem, te duket cudi dhe behet lajm. Komunikimi eshte pika me e dobet e shqiptareve, e cila behet me e dukshme ne profesione te tilla si mjekesia,apo politika ku pritshmerite dhe sensibiliteti i popullit jane te medha. Le te shpresojme e promovimi i modeleve me te mira mund te ndihmoje ne edukimin e mjekeve te tjere!
Ky hartim eshte prova se sa poshte ka rene shendetesia shqiptare. Shkruhet per nje gjest mese normal te nje mjeku sikur te kete bere ndonje heroizem. Ky zoteria qe nuk e njoh ka bere thjesht detyren e vete dhe asgje me shume. Per ate eshte shkolluar e zotuar ne betimin e Hipokratit. Dhe nqs ne kembim te sherbimeve te veta merr qofte dhe 5 mije leke te vjetra atehere eshte i korruptuar si cdo mjek tjeter. Para se te beni hartime lavderimi, denonconi ato rastet e tjera me Emer dhe Mbiemer qe paraqitni me siper sepse e keni detyrim moral e penal.
Me ben pershtypje vetem nje fakt… autorja nga e di qe Doktor Mondi nuk thote asnje fjale ne salle te operacioneve edhe sikur te zgjasi operacioni kater ore?
Bravo kozi
ju flmnd te gjithve per komentet, po sjaroj dhe komentuesin qe ngre pyetjen: ” ku e Di une qe dok nuk flet asnje fjale gjate operacionit ne salle” perderisa jam gazetare i dashur komentues duhet te kem info ne detaj per cdo gje se ne te kundert sdo publikoja shkrime ? miqesisht, Kozeta
vete personalisht kam pasure dy familjare paciente te ky doktor. nje mbeti shume i kenaqur, kurse te babai im , thjesht shkel e shko. sdi se ca emri ti ve
Pak eshte shkruajtur per Bucin.Repartit te kirurgjise prane QSUT duhet ti vene emrim EDMOND CELIKU.Pse nuk shruajne per te ne kohen e luftes,per punen e palodhur qe ka bere,per kohen e tije qe kalon me te semuret.Ngelen duke dekoruar me dekorata nga me te ndryshme vetem kurva e kurvare.Per njerzit e punes nuk ka asnjelloj dekorate si nga presidenti pace dhe vere ashtu edhe nga gysa gjel e gjysa pul.Urime prof.Mondi
Edmond Celiku eshe nje figure e nderuar e mjekesise tone.Me ka sherbyer ne vitin 1985.Athere ai ishte nje mjek i ri,por me nje pasion te papare per profesionin e kirurgut>I lidhur ngushte me profesoret e nderuar te asaj kohe Rushen Golemin,Besim Elezin e shume te tjere.Sot ai eshte bere me merite nje titullar i mjekesise dhe i urij me gjithe zemer cdo gje te mire.
dokor mondi edhe nja nga dkotoret me te mir per moua me dhuroj neje dhum te lumtru me ato duar e arta qen je opercjon i veshkur por megithate pram jam shum mir asjeri se pesont me thoshin ku je ber porecjon ju thosha ne shqiperi ju falemnderoj qe me dhat ne je te perdicme morena nga rodosi ju pres per poushime
Si mumd ta gjej numrin e doktor Edmond Qelikut me duhet urgjent
Nje mikesha ime, para disa muajsh operoi tiroiden tek Dr.Edmondi.Ska pak qe eshte kthyer nga Austria ku beri analiza dhe check-up-e te hollesishme mbi semundjen dhe mjeket ishin skandalizuar nga operacioni.
profesor celiku eshte i shkelqyer edhe si kirurg edhe si njeri,,un kisha 6 muaj qe bridhje ne spitale dhe nuk me bente asnje doktor operacion nga stomaku,kisha bere te gjitha ekzaminimet e duhura dhe isha me stenoze te plote ,fati e desh te takohesha me pr.celikun dhe kalvari i vuajtjeve te mija te merte fund ,u operova dhe kam 8 vjet qe jam per mrekuli,,,,,,,,,me mua eshte tallur nje doktor i quajtur ilir kaja ke spitali ushtarak,kerkonte te mi bente ekzaminimet ne kliniken e vet private,qe un sapo i kisha bere ne spital komplet,un nuk pranova ti perserisja , dhe per pasoj nuk me operoj,,kurse celiku sa i pa te gjitha ekzaminimet ,me tha duhet te operohesh me shtroj direkt dhe pas 4 ditesh pegatitje me operoj shkelqyshem e falenderoj nga zemra.