Modelja më e vjetër e Arteve:Si e njoh Edi Ramën

10 Prill 2013, 10:26Kulturë TEMA

Majlinda Hadëri ka  rreth 40 vjet që bën modelen  në Fakultetin e Arteve të Bukura.

“Avash- avsh po bëj 40 vjet që po punoj këtu. Më shumë e kaloj kohën këtu se në shtëpi. Me thënë të drejtën, nuk rri dot pa ardhur”-shprehet modelja më e vjetër e  universitetit të Arteve.

Ajo tregon se fillimisht ishte e ndrojtur kur ç’vishej para studentëve, ndërsa tani…

“E kisha shumë të  vështirë në fillim. Jam zhveshur me shumë siklet. Po më thanë që kjo është puna, po deshe rri, po deshe ik.Portani se kam problem fare. Dua , pa e bëj këtë punë. Më pëlqen të bëj modelen dhe s’bëj punë tjetër.”

Ajo tregon se shpeshherë thumbohet për profesionin që ka zgjedhur. Po ashtu edhe brezat kanë ndryshuar.

“Atëherë kanë qenë edhe të dashur edhe të respektueshëm, më të urtë, më të turpshëm, punohej më shumë , nuk kishte pushime kaq të zgjatura.. Ky brezi i tanshëm nuk mbahet.”

Majlinda ka pozuar edhe për Edi Ramën, sot kryetar i Partisë Socialiste.

“Posi si nuk kam pozuar. Ai merrej edhe me sport  asokohe, me basketboll më duket. E mbaj mend shumë mirë. Vallahi ishte student shumë  i rregullt, punonte, sillej  mirë me  ne”, madje shton se dhe kur është bërë shef katedre : “Nuk na binte më qafë. Ka qenë çun i mirë , kishte shumë shoqëri. Rrinte shumë me këta të darmës. Kishte shoqe të ngushtë Ketin, që është gazetare e TVSH-së, rrinte edhe me një sarandiote. E mbaj mend kur u fejuan me Matildën. Çfarë çifti ishte!”

 Majlinda shpreh shumë keqardhje për divorcin e tyre.

“Shumë më ka adhur keq, se ata e donin shumë njëri- tjetrin. Ishin çift i bukur… Nuk e besoja dot. Kur e kisha shtëpinë në Kombinat, Matilda e kishte te Porcelani dhe bënim një copë rrugë bashkë me autobus e pastaj me këmbë. Ishte vajzë shumë e mirë dhe më erdhi shumë keq. E kam takuar para ca kohësh  dhe më njohu menjëherë . U çudita se  kisha dëgjuar  që është sëmurë. Më foli , më thirri në emër, më pyeti…”

Mjlinda ndonëse diku në intervistë e quan atë “Kokëshkretë”- sërish thekson se : “Edi është një djalë i mirë, por e  sulmojnë kot, e kanë inat”,-shprehet Majllinda teksa nënvizon se ka respekt për familjene  tyre.

Ajo   shprehet se me paratë që merr nuk blen dot as një fustan, dhe tregon se ka xhelozi në punë.

“Ku ka punë pa xhelozi. Unë kam një jetë që nuk bëj numra, kurse këta vijën sot dhe bëjnë tangërllëqe”- shprehet ajo për gazetën “Panorama”.

Majlinda , tregon se edhe këta profesorë që janë tani të  gjithë kanë kaluar në dorën e saj dhe se ndonëse thumbohet, sërsih do të vazhdojë derisa të mundet të pozojë ,për studentët, e pikturës , skulpturës etj./A.XH

18 komente në “Modelja më e vjetër e Arteve:Si e njoh Edi Ramën”

  1. jeta says:

    Per buken e gojes po e ben, Majlinda nuk te paragjykon askush.

  2. mirel says:

    per te krijuar tablone me te plote tani nuk na ngelet tjeter gje vecse ti kerkojme Edit: Si e njeh Majlinden?

  3. hamdiu says:

    ia ke fut kot majlinda, trego te verteten se nga edvini as ke patur as do kesh hajer

  4. tani says:

    Gjithe administrata e Sali Kryekreminelit eshte futur ne kete faqe per te sulmuar Edi Ramen.
    Por per fat te keq te mirelit apo hamdihut, shpirt katrani Sali e ka gjetur vendin pas 23 qershorit,ate do ta rregulloj Kreshnik Spahiu ne nje shtepi “publike”.

    1. Alb says:

      Te lumte Majlinda ke bere nje rrefim te thjeshte, te sinqerte, pa doreza. Me pak fjale ke pershkruar personalitetin e Edi Rames. Ne kohen kur punonte me ty ka qene siç thua ti por kur u fut ne politike, llumrat filluan shpifjet….Na beni mire qe tregoni per Ramen ju qe e keni njohur me pare.
      ciao

      1. mirel says:

        Po pse Matilda Makoci shpifje eshte
        po Ema Ndoja qe e degdisi ne Gjermani
        po Rudina Magjistari qe shpalli se do martohej dhe i ktheu kurrizin, pasi ja zbuti mire me pare te sajin.
        Apo te gjitha keto i kishte pare si Majlinden dhe nuk i bente me pershtypje?
        Merre me mend cfare djale i dashur eshte
        Po tani mire qe u martua me Linden cupen e mire, se e hodhi pertej rroben e djalit te keq
        po veshi rroben e burrit te poshter
        ate te tradhetarit

        1. Alb says:

          @mirel, diskutim pa fund, thashetheme perzier me botkuptime te ndryshme mbi ndertimin dhe respektimin e maredhenies. Gjithshka personale eshte personale, dhe çdo gje qe flitet mbi te eshte qellimisht dashakeqe….

          1. Dyrrahu says:

            Gjithmonë i mbetem besnik thënjes për shqiptarët:
            Nëse ke bisht shqiptarët ta presin, nëse nuk ke, ta ngjesin.

            1. Alb says:

              @Dyrrahu,

              Epo nese je njeri me cilesi te tilla qe verbon te tjeret do te kesh edhe kostot…E rendesishme eshte qe ata qe vete i shpifin nuk i besojne njerezit me mendje te hapur e kuptojne shpifjen. Mbi te gjitha e rendesishm eshte jeta, pra shendeti. Z.Rama e tregoi me Kurbanin sa ‘merak’ behet per shpifjet dhe kurthet qe i kane ngritur. Kurbani erdhi si nje embelsire pas nje gjelle te hidhet. Keshtu ‘keshtu hakmerren’ njerezit e medhenj
              Ciao

              1. Dyrrahu says:

                @Alb,

                Ne bashkë duhet të pijmë kafen dhe të bisedojmë, kemi çfarë të bisedojmë, madje shumë.
                Dua ta them një thënje angleze, gjegjësisht të një mbreti anglez, ai thot:
                “Kur luani vdes, hijenat kanë punë”.

                1. Alb says:

                  @Dyrrah,
                  Kam pershtypjen se Luani vdes si nje hero, pas nje jete-lufte, ne fund fare i plakur me trup e fytyre tere plage, shkon tek vendi ku ka lindur dhe aty mbaron.

                  1. Dyrrahu says:

                    Ashtu pra, menjëherë pasi të vdesin Luani hijenat ngrehin kokën dhe duan të emitojnë Luanin që të ozurpojnë sa më shumë territore.

                    1. Alb says:

                      @dyrrahu,

                      Ju kuptoj mjaft mire,por nuk kane per ta arritur. Eshte shkaterruese te mendosh diçka te keqe, e cila ende nuk ka ndodhur. Nuk do te ndodhe, nuk do t’i lejoje populli. Gjerat do te merren me rradhe dhe ne çdo hap qe hedh ashtu sikur gladiatori sheh me vemendje levizjet e kundershtarit, dhe çdo ‘goditje’ do kunderpergjigje aty-per aty. Qysh femije kam mesuar te luftoj kunder gjithe botes: “kur dikush tenton te te trembe ti duhet ta tromaksesh”, eshte e thjeshte. Nje lukuni me qener mund ta trembesh me nje levizje fallco sikur po mer nje gur…Nuk eshte i rrezikshem ai qe tregohet i eger, por ai qe eshte i mençur. Une e besoj kete.
                      Ciao

  5. ada says:

    asnjehere se kam kuptuar, keta qe vejne pozojne te artet vene per leke?
    gjithsesi per zonjen Respekte!

    1. mirel says:

      Po mire pra anetaresoheni ne PS.
      I duhet partise sot.

  6. Elio Gora says:

    Do te ishte nje interviste shume interesante dhe e gjate me kete femer qe eshte aktivizuar si modele per 40 vjet ne akademine e artit,nese do te ishte ndertuar ashtu sic duhet dhe te mos kufizohej vetem tek fakti se si e ka njohur modelja Edi Ramen.Vete fakti qe Majlinda ka punuar per 40 vjet modele hedh poshte pohimet e ndonje pseudoartisti se diktatura e kishte ndaluar modelimin nudo.

    1. Anesti says:

      Vajze e mrekullueshme Majlinda, te mbaj mend qe atehere. Kjo sarandiotja shoqe e ngushte e Edit me duket se e ke per Ermionin. Rrespekte

  7. Anesti says:

    Eh Majlinda! Ca kujtimesh.. E mbaj mend dhe une biondinen Ermionin, studenten me te bukur te Akademise se Arteve.Qofsh mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje