Shkrimtari Luan Rama rrëfen jetën e tij mes letrave dhe diplomacisë.
“Letërsia dhe filozofia janë pothuajse të pandashme edhe pse janë disiplina të veçanta. Çdo vepër letrare ka mesazhin e vet filozofik. Me një fjalë, njerëzimi ka lëvruar letërsinë që mendimi filozofik të materializohet dhe të përçohet përmes ndjenjash të forta , figurash e ngjarjesh dramatike, apo histori imagjinare që s’janë tjetër veçse reflekse të realiteteit të jetës, reflekse të kohës dhe të botës njerëzore.”
Luan Rama rrëfen se si nga skenarist në Kinostudio, mori detyrën e diplomatit në Paris.
“Nën presionin e ngjarjeve në Lindjen evropiane pushteti akoma në këmbë u detyrua të bënte lëshimet e para;u lejua pluralizmi politik dhe krijimi i partive politike, u pranua Karta e KSBE-së kun në qendër ishin të Drejtat e Njeriut, u vendosën marrëdhënie diplomatike me SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik, ç’ka ishin të paimagjinueshme më parë; u hapën vendet e kultit dhe pas ngjarjeve në ambasadat perëndimore në Tiranë shqiptarët tashmë mund të udhëtonin jashtë etj.Pikërisht në këtë kihë unë u atashova në Ministrinë e Jashtme dhe pas shembjes së statujës së Enver Hoxhës, një javë më vonë mbërrita në Paris.Dhe sigurisht, të jetosh në Paris , është të jesh në sofrën e madhe të kulturës është një shans i jashtëzakonshëm. Pra m’u dha një mundësi e madhe për të përfunduar në një lloj erudicioni. Po për Francën, qënia e njërëzve të kulturës në diplomaci ka qenë një tranzicioniI vjetër disa shekullor.”- shprehet ai për gazetën “Shekulli”.
Sipas Ramës pas rënies së “perdes së hekurt” letërsia shqiptare u bë e njohur në kuadrin ballkanik dhe europian.Pas disa botimeve të tij , ai pohon se ka sërish gati dorëshkrime për botim, të cilat do të botohen së shpejti./A.XH
Ky ne Paris ka qene si perfaqesues i shtetit shqiptar. dhe duhet te kthehet kur mbaron detyre. Jo te beje romantikun. Tipa te tille jane fatkeqesi per vendin tone sepse nuk kontriubojne per vendin por bejne don zhuanin artistik.
Jane ca qenie qe dine te sherbejne si dosje qe nuk mbyllet kurre.
Edhe kur te ulen ne tavoline per nje kafe, sapo ti hap nje bisede pa tavan, keto vemje shtypin nje buton dhe…lidhen me qendren!
Se paku quajini reportere (raportues), se s’kane lidhje me dinjitetin e shkrimtarit keta lloj kronistesh.
Mika ashtu eshte por duhet te pyesesh Saliun se pse nuk u kthye dhe pse Franca i dha mbrojtje.
Nga ana tjeter google pak dhe shiko se cfare i ka dhene kombit dhe shqiptarise me kerkimet neper arkivat ne France dhe botimet e tij lidhur me historine e Shqiperise dhe te shqiptareve.
Po gjete ndonje qe ka bere me shume na thuaj!
Luanin eshte nder ta kesh shok jo me ambasador. Edhe si shkrimtar eshte i afte. Dhe besomeni se e njh mire.