“Drejtshkrimi nuk është vetëm një çështje shkencore,por edhe një problem i rëndësishëm shoqëror sepse është shprehje e drejtpërdrejtë e njësimit të gjuhës letrare kombëtare , e cila luan një rol të dorës së parë ne forcimin e vetëdijes kombëtare, në zhvillimin e jetës mendore.”
Kjo është vetëm një nga pikat e dala nga Kongresi Drejtshkrimor që u mbajt nga datat 20-25 nëntor 1972 në Tiranë , ku ishin të pranishëm 87 delegatë, nga të gjitha trojet shqiptare.
Sot, 41 vjet më pas , Këshilli Ndërakademik do të mblidhet për të diskutuar mbi disa pika të ngritura, të cilat sipas sugjeruesve e pasurojnë standartin dhe nuk e cënojnë atë.Sipas profesorit Seit Mancaku nuk është aspak e vërtetë se standarti i vendosur më 1972 ka dështuar.
“Për mua ky është një mendim krejtësisht ekstermist të cilin nuk e ka asnjë nga anëtarët e Këshillit Ndërakademik”- shprehet prof. Mancaku.
Megjithatë ai shprehet se nuk mund të thuhet se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim.
“Në këshill është shprehur kjo që sigurisht që gjuha është një fenomen shoqëror që zhvillohet bashkë me ndryshimet që ndodhin në shoqëri, disa prej ndryshimeve pasqyrohen edhe në gjuhë dhe mund të ketë nevojë që disa nga këto zhvillime të reja të zënë vend në manualet dhe kodet gjuhësore që paraqesin standartin. Ndoshat duhet të shtohet fjalori gjuhësor me fjalë të reja që kanë hyrë këto vite, duke u pasuruar.Qëllimi kryesor i të gjitha diskutimeve shkencore është që të pasurohet standarti dhe të përmirësohete në ato pika që mendohet se duhet ndryshuar. Por nuk bëhet fjalë për të krijuar një drejtëshkrim tjetër, nuk bëhet fjalë as për të krijuar një bazë tjetër dialektore siç thonë por pas mbledhjes së sotme do të vendosim konnkretisht”- thotë Mancaku për “Shqip”.
Sipas tij: “Duhet të ketë starategji të institucioneve për mbrojtjene gjuhës duhet të ketë redaktorë në shtëpitë botuese që të kujdesen për botimet që vijnë në gjuhën shqipe, duhet të kenë kujdes të gjithë ato që flasin publikisht në përdorimin e gjuhës standarte dhe most ë përdorin vend e pavend fjalëve huaja”-nënvizon ai.
Këshilli Ndërakademik i Gjuhës është një grup pune i themeluar në vitin 2004 me një marrëveshje mes dy Akademive të Shkencave , asaj të Prishtinës dhe të TiranësSipas vendimit të themelimit , ai mblidhet tre herë në një vit, një vit në Tiranë , një vit në Prishtinë./A.XH
Mire qe doli nje te flasi sakte.
Por kujdes dhe me keshillat per permiresimet, se shpesh behen shkak dhe mjet per spekulime.
Beni ‘standart’ gjuhen e qelbur te Zhelefines se Parlamentit. Se i pershtatet 100%, qeverise dhe partise qe perfaqson.