Behar Gjoka: Në programet shkollore mungon shkrimtari kosovar Anton Pashku, absurditet që nuk duhet të zgjasë

15 Prill 2013, 10:57Kulturë TEMA

Sipas studiuesit Behar Gjoka shprehet se  është fatkeqësi që  shkrimtari Anton Pashku  nuk është pjesë e programeve tona  mësimore, pasi  ende trajtohet  si një shkrimtar i “jashtëkufijve’.

“Anton Pashku , në  estetik, është një vlerë e shtuar e modernitetit të letrave shqipe , pa mëdyshje një nga përvojat  e shkrimit letrar  të periudhës bashkëkohore , është shumë i njohur në Kosovë  dhe trojet etnike , madje shpesh trajtohet si magjistar i fjalës. Nga ana tjetër , krijimtaria e larushisë  letrare të Pashkut  është jo më pak e njohur  në diasporë, porse është  i njohur më shumë  si emër në Shqipëri , në kuptimin që ende nuk është hipotekuar  si vlerë shpirtërore , për shkak të murit prej xhami  që ia kemi ngritur vetevetes, fill pasi kemi shmbur  murete  ebetonta  të dikurshme , ose më gjasë të vijimit  të leximit të autorëve  shqiptarë të trojeve etnike, si letërsi jashtë kufinjve , sepse rrethanat e   favorshme  të komunikimit, mjerisht na kanë  sjellë  në portat e  mungesës absurd të tij”- shprehet Gjoka.

Ai shprehet se poeti është përfshirë si emër  nga fillimi i viteve ’90 në Shqipëri ,porse tashmë  nuk bën pjesë në programet shkollore   të shkollës shqiptare.

Sipas Gjokës  Pashku është autori më i vështirë dhe tregon se  në veprën e tij: “Kanë rolin e vet  ligjërimi i gegnishtes , në një pjesë më të madhe  të tregimeve  fantastike , ndeshim në praktikën e  shkrimit  me dy variante , pra edhe në gjuhën e njësuar, duke u bërë kufiri ndarës  dhe ura ndërlidhëse  e hapësirës  së letërsisë  si gjuhë e autorit , që nuk është se ka të bëjë  shumë me standartizimin e saj ,poaq shkrimi letrar, pavarësisht gjinisë dhe llojit letrar të ligjëruar, si një fakturë modern dhe eksperimentale, përbën një shaks fiktiv për ta keqkuptuar , aq më tepër që në një moment  të caktuar ai ka dalë hapur kundër modelit të realizmit socialist , e prandaj duket se  kundrohet si përfaqësues  i letërsisë jashtë kufijve , një absurditet  që nuk ka mundësi të zgjatet pafundësisht”- nëvizon Shehu në gazetën “Panorama”./A.XH

2 komente në “Behar Gjoka: Në programet shkollore mungon shkrimtari kosovar Anton Pashku, absurditet që nuk duhet të zgjasë”

  1. Sem Luma says:

    Anton Pashku eshte shkrimtar teper i vecante. Ka nje stil shkrimi teper hermetik. Pra, kemi te bejme me nje letrar qe ka shkruar “l’art pour l’art”.
    Shkrimet e tija nuk me duken te pershtatshme per programet shkollore, te pakten per 10 vitet e para te shkolles. Ne dy vitet e fundit gjimnazit edhe mund te futet per te pare origjinalitetin dhe modernitetin e ketij shkrimtari me shpirt te holle artisti.

    Duhet pranuar se veprat e tij nuk jane libra per masen e gjere te lexuesve. Dy here kam provuar te lexoj romanin e tij “Oh”, por pa sukses. Ndoshta problem ka qene edhe mosha ime e re atehere, (16-17 vjece). Nuk e di!

  2. Argita_B says:

    Behar Gjoka ka te drejten e tij kur shpreh adhurimin e tij per Anton Pashkun, por kjo nuk i jep autoritetin ti imponoje pjeses tjeter te shoqerise te studjone Pashkun ne shkolle!
    Nese Pashku eshte aq i madh sa e pershkruan Gjoka, atehere ai nuk ka nevoje per publicitet pasi ne menyre spontane lexuesi e lexon, e studjon dhe e trashegon brez pas brezi.
    Amatoret e lertesise se Pashkun dine se ku ta gjejne per ta lexuar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje