Ismail Kadare, me 6 pretendentëve për çmimin letrar "The Indipendent"

12 Prill 2013, 10:39Kulturë TEMA

Gazeta londineze “The Independent” ka botuar dje listën  e shkurtër prej 6 shkrimtarësh që janë në garë  për marrjen e çmimit  “The independent  Foreign Fiction  Prize”. Mes 6 pretendentëve shquhet edhe emri i Ismail Kadaresë , i cili  konkurron me romanin “Darka e gabuar’’.

Prej 16 shkrimtarësh pjesmarrës janë përzgjedhur vetëm 6.

Shkrimtarja Elif Shafak, një nga anëtaret e Jurisë  së këtij viti , tha se lista e shkurtër  e gjashtë titujve  “reflekton  një larmi magjepse  stilesh , zhanresh dhe gjuhësh nga e gjithë bota”- citohet në gazetën “Panorama”.

Fituesi i këtij çmimi do të nderohet në Royal Institute  of British Architechts, në Londër  më 20 maj 2013. Vlera e tij është 100.000 paund dhe ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit./A.XH

5 komente në “Ismail Kadare, me 6 pretendentëve për çmimin letrar “The Indipendent””

  1. Jona says:

    E meriton ta fitoje, eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj boteror, personalisht perpara merrja si reference shkrimtarin Albert Camus, e sot them qe Ismail Kadare eshte po aq grandioz; eshte shanci jone qe eshte shqiptar nje talent i tille…gjithe librat e tij i kam devoruar, por historia me e cmendur qe kam lexuar prej tij eshte pallati i endrrave; nuk e di se ku i gjen ide te tilla…e adhuroj stilin e tij; bravo e faleminderit per kenaqesine qe na jep ne lexuesve, dhe them qe cimimin me te madh e ka marre tashme nepermjet librave qe jane perkthyer e shitur ne mbare boten;

  2. R.Petro says:

    Kur fiton cmim Nobel nje letrar, ai deri ne ate date vetem punon koke ulur dhe nuk e ka mendjen tek cmimi,ai s’puonon per cmim punon per cilesi te shkrimeve te tij.Pas kesaj i vjen cmimi prej meritave qe vertet i ka.

  3. uragan says:

    …Ani, me bere te qesh, megjithese me shqipfoles si ti eshte per te qare…

  4. Niku says:

    Ku eshte Kadare per te mbrojtur gjuhen standarte apo letrare nga sulmet qe po i bejne tipat si Primo Shllaku,etj.? Perse nuk e hap gojen ? Sa vlere kane titujt apo medaljet qe merr ai kur librat qe ka shkruar ai nuk do te lexohen dot nga shtemberimet qe duan ti bejne gjuhes letrare ?

  5. Askushi says:

    O Ani,une perzjedhjen e romaneve qe lexoj,zokonisht e bej sipas rrethanave(sidomos ato shpirterore) ne te cilat ndodhem, per te kuptuar,per tu ndihmuar e edukuar sa me mire.
    Mesa duket Ju keni gabuar ne kete perzjedhje;Ne vend qe ne ‘muajin e mjaltit te lexonit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”,keni lexuar romanin “Dasma”;Dhe kur keni qene ‘ne maje te Thanes’,ne vend qe te lexonit”Dasma”,keni lexuar”Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje