Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kerry thotë se përgëzon vendet për marrëveshjen dhe nxit zbatimin e shpejtë të saj.
“Përgëzoj Serbinë dhe Kosovën për arritjen e marrëveshjes sot në Dialogun e Ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian prej Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton. Kjo marrëveshje mbi parimet për normalizimin e marrëdhënieve kërkonte kompromis dhe kurajo politike nga të dyja palët, dhe unë i përshëndes qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e vendimeve të vështira që do t’i afrojnë më shumë me synimet e tyre për integrim europian. Tani i nxis të dyja vendet që të zbatojnë me shpejtësi dhe plotësisht të gjitha marrëveshjet e Dialogut të arritura deri më sot, në mënyrë që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe në Serbi të mund të vazhdojnë të ndërtojnë një të ardhme më paqësore dhe të begatë.
Përgëzoj Përfaqësuesen e Lartë Ashton për ndërmjetësimin e këtyre bisedimeve midis Kryeministrit serb Ivica Daçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Udhëheqësia dhe përkushtimi i saj patën rëndësi kritike në arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme.
Shtetet e Bashkuara do të kenë përkushtim të thellë për ta parë popullin e Serbisë, Kosovës, dhe të gjithë rajonit të realizojnë aspiratat e tyre të integrimit në një Europë të lirë, të plotë dhe në paqe,” thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit./ep
John Kerry: “Përshëndes marrëveshjen Kosovë- Serbi dhe nxis zbatimin e shpejtë të saj”
Pergjigjet nga Ballkani yne:
Yes, Sir!
No, Sir!
Maybe, Sir!
I don’t know, Sir!
NUK mjaftune 700 vjet, po u dashka me e mbajt edhe ma ne shpine shkjaun???!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hajgare-me-nishanin.html
te lutem ma perkthe fjalen SHKJAU se nuk e kuptoj
No coment per ata qe behen sikur nuk kuptojne dicka qe eshte shume shume e thjeshte.