Përkthyesja polake:E kam të vështirë të rekomandoj titullin e një libri shqip. Të huajt joshen nga ekzotika e Kanunit, nga virgjëreshat , apo bunkerët

29 Prill 2013, 10:42Kulturë TEMA

Si përkthyese, por edhe si  një person që kërkon në tregun polak të botimeve në vend për librin Shqip, Dorota Horodyska  thotë se ka të vështirë të rekomandojë  tituillin e një libri shqip. Nëse dhjetë vjet më parë mund të rekomandonte  lirshëm emra si Ismail Kadare, Fatos Kongoli apo Ylljet Aliçka, tashmë i mungon një listë e re shkrimtarësh.

“Sot shoh se edhe përkthyesit e gjuhës shqipe nga vende të tjera  kanë po të njëjtën listë shkrimtarësh. Nuk shoh libra që të mund të jepnin panoramën  e shoqërisë shqiptare të shekullit të XX dhe të kapërcyellit të mijëvjeçarit, në të gjithë kompleksitetin e fateve të saj, që të jeë  edhe artistikisht të arrira”, pohon Horodyska.

Sipas saj : “Sigurisht që ka një përçapje në këtë drejtim, por me përjashtime të rralla, te këta libra vërej një lloj artificialiteti, që nuk di si ta përkufizoj: ose autorët e tyre kanë dëshirë t’i imponojnë lexuesit  një vision të caktuar, një tezë të dhënë , që do të thotë të kërkojnë me detyrim, t’u tregojnë edhe intepretimin e tyre, ose janë shkruar jo për lxuesin shqiptar,por për atë të huaj, i cili mund të joshet p.sh nga ekzotika e Kanunit, nga virgjëreshat , apo bunkerët”.

Ajo tregon se :“Librat e përkthyera nga unë plotësojnë  kornizën letraro-kulturore të Shqipërisë  dhe janë thjesht një  element i mozaikut shqiptar të krijuar me pjesëmarrjen e  shumë vetëve. Kur në vitin 1993, nisa aventurën time të njohjes  të Shqipërisë , unë isha si gjithë të tjerët që e bënin këtë dhe asnjëherë nuk e çoja ndërmend  se dëshira ime për njohjen e Shqipërisë  do të shëndërrohej në një marrdhënie të qëndrueshme, ku ende ka vend për magjepsje, ku pavarësisht çasteve  të bukura dhe më pak të bukura, nuk ka kurrë monotoni, dhe nga e cila tanimë , pas 20 vjetësh kohe  të investuar në të , as që bëhet fjalë që të heq dorë . Ka ende gjëra të mrekullueshme për të bërë’’, shprehet përkthyesja në gazetën “Shqip”.

Ajo tregon se edhe në Poloni  ka krizë në lexim , po ashtu edhe në tregun e botimeve.

Horodyska ka përkthyer shkrimtarët shqiptarë si  Kadarenë , Aliçkën, Kongolin etj./A.XH

8 komente në “Përkthyesja polake:E kam të vështirë të rekomandoj titullin e një libri shqip. Të huajt joshen nga ekzotika e Kanunit, nga virgjëreshat , apo bunkerët”

  1. nebra says:

    Krize ekonomike,krize sociale,krize mendimi

  2. saliheqenefi says:

    ktu ka krize identiteti kjo pret vepra letrare,shko e gjej nje vend tjeter mos e co veten dem mire ne qe na i ka marre trute perendia dhe ty te kemi mangut

  3. Bato Mokra says:

    Znj. Dorota Horodyska,

    Se pari, si une dhe shume e shume shqiptare te tjere, te cilet as i ka zene dhe s’ka per t’i zene ndonjehere kriza e leximit, se jeta jone eshte e pandare nga libri deri kur te vemi te te shumtet, ju jemi mirenjohese per punen e shkelqyer qe keni bere per ta percjelle ne polonisht letersine shqipe.
    Se dyti, ju mund dhe, ne pergjithesi keshtu ka ndodhur, keni shmangur ate qe ne shqiptaret i themi kallauz. Ne mungese te Lidhjes se Shkrimtareve, te strukturave perzgjedhese te tjera, te organeve letrare serioze (jo suplimente te ashtuquajtura letrare, sic thoshte nje poet i njohur “nen sqetullat e djersitura te politikes”) dhe, ne mungese te impenjimit shteteror e te rekomandimeve serioze nga borde teper te kualifikuara (sa jepen çmime letrare kotsekoti si honorare apo paradhenie per militante te nesermen peticionenenshkrues- njefare lejfenizimi te shkrimtareve e artisteve pa pike karakteri per t’u vene ne sherbim te Familjes Politike te berishes&Jozefines), pra, ne mungese te “pules”, po te perifrazojme nje thenie popullore, – ju mund te kerkoni “sorrën”. Ne editorine shqiptare, besoj ndaj nje mendim me ju, ka vepra dhe autore, qe mund te perkthehen per lexuesin polak, jo per mozaik literature, as per sevap, si i thone fjales. Natyrisht qe nga qemtimi deri ne kthimin mall te nje libri, qofte edhe shqiptar, eshte nje proces, i cili kalon ne shume hallka, ka nje fature edhe riskuese. Secili perkthyes (kam pase rast t’i takoj e te bisedoj me disa syresh ne Fshatin e Paqes, ne Shkoder, a ne 2002-in a ne 2003-in, s’me bie ndermend mire, por keni qene edhe ju, ka praktiken e tij te punes. Po “iu tregoj arat”, themi ne ne shqip. Cdo jave dhe prej vitesh ne Gazeten Shqiptare botohet nje nenflete, po e quajme edhe suplement, po duke e larguar jo pak nga simotrat e tjera (ato qe ende dalin). Ajo eshte nje gazete kulturore, letrare e artistike nga me seriozet dhe nje porte, ku mund te trokitet, psh per nje vellim me tregime te zgjedhura te periudhes poskomuniste. Nuk po i them antologji, per te bere lexuesi i rendomte diferencimin. Pastaj nje permbledhje me poezi te zgjedhura (packa se ju nuk merreni shume, ndoshta fare me kete gjini). Mund te behet me bashkefinancim me gazeten e, pse jo dhe me autoret e interesuar, pas perzgjedhjes qe do t’i beni ju. Ardhja dhe kthimi i juaj ne Poloni eshte i pazhurmshem. Prej kohesh s’kisha degjuar per ju. Natyrisht ju s’vini si Komisionere e BE me tam-tam per te zgjidhur ngercet e perjetshme shqiptare, por si ambasadore e kultures ne plotkuptimin e fjales.
    Ju pershendes dhe ndjese per zgjatjen, ose perseritjen e gjerave te njohura per ju e ndokend tjeter, qe don qe kriza e leximit te jete e pambarimte ne kete vend.

  4. lexuesi says:

    Te rekomandojme Pellumb Kullen.

  5. lexuesi says:

    Me siguri ju ka shpetuar Pellumb Kulla.

  6. albatros says:

    JOSHEN TE HUAJT PER TE VIRGJERA SE ATJE QE NE MATERNITET U PRISHET VIRGJERIA PUTANAVE TE PERENDIMIT DHE FEMRAVE TE TYRE SUPER RRUGACE

  7. ali says:

    Veri titullin e virgjereshave ,sepse jam I bindur se kjo perkthysja nuk e di fjalen virgjereshe.E ka harruar

    qe kur ka qene 10 vjece.Ng a ana theater,virgjresha perfshine,kanunin dhe bunkeret.

  8. frank says:

    o injorante majmuna,kjo ben fjele per virgjereshat qe jetojne si burra dhe mbajne kanunin,jo per virgjereshat qe mendoni juve.me siguri juve qe luftoni ne siri juve mbeturinave te pista islamike ju presin shume virgjeresha kur te shkoni per lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje