Ministria e Kulturës pasuron biblotekat me libra në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit

24 Prill 2013, 10:08Kulturë TEMA

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë organizuan një veprimtari mbi librin dhe rolin e tij në shoqërinë e sotme.

“Është libri që na mbledh, pikëtakim ky i kohëve dhe brezave, i të shkuarës me të ardhmen, librinë vetvete ka vetëm të tashme, çastin e leximit, të shndërruar nëpërjetësi, teksa tani na jep mundësinë të kremtojmë e të shkëmbejmëmendime, pikëpamje e emocione. Libri është kujtesë e botës, grumbullimpërvoje e botës, vegim dhe ëndërr, shpirt i grumbulluar i botës, thënë shkurt, libri është vazhdim i njeriut”, është shprehur ministri i Kulturës z.Visar Zhiti.

Në kuadër të kësaj dite Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhuroi një fond të konsiderueshëm nga botimet e financuara prej saj, disa prej bibliotekave në vend. Bibliotekat ku u dhuruan libra janë, ajo e Qytetit Studenti, Fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, bibliotekat publike Lushnje, Shkodër, Durrës, Korçë, Berat, Elbasan, Fier, ajo e Muzeut Historik Kombëtar, e ambasadave dhe burgjeve, ku libri duhet të jetë më i rëndësishëm se kyçet.

23 prilli u zgjodh si Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, që kur UNESCO mori këtë vendim në Konferencën e saj të Përgjithshme, mbledhur në Paris 1995, me qëllim që të nxisë më tej dhe të vlerësojë lumturinë që të jep leximi, të vlerësojë punën e autorëve në progresin shoqëror e kulturor të njerëzimit.

Gjithashtu, më 23 prill  të viti 1616 vdiqën, tre shkrimtarë fondamentalë, Servantesi (1547-1616), Shekspiri (1564-1616) dhe Inca Garcilaso de la Vega (1539-1616).

Por,në këtë ditë  ka lindur Shekspiri, kështu besohet, edhe Moris Dryon, Nabokov, Valejo, nobelisti Llaksnes./A.XH

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje