"Individividë anonimë po luajnë rolin e itelektualit, ndërsa intelektualët e vërtetë janë në hije"

20 Prill 2013, 11:07Kulturë TEMA

Me përfundimine  luftës në Kosovë , grafika nuk është vetëm një teknikë për meshkujt . Talenta femra me imagjinatë  dhe ambicie tashmë kanë  prestigjin të jenë pjesë e kësaj krijimtarie,

“Ne kemi përfunduar  studimet e larta  së bashku. Unë kam përfunduar për dizajn dhe Liria për grafikë. Më pas vazhduam dhe studimet e masterit. Dhe kemi marrë pjesë edhe në disa ekspozita kolektove.por dëshira që të merrnim pjesë në një ekspozitë personale na u mundësua  nga Ministria e Turizmit Rinisë  Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë në bashkëpunim  me atë të Kosovës’’, sqaron Dardana.

Në vizatimet e tyre  kryesisht  janë  të përdorura ngjyrat e zbehta.

“Është e vërtetë ,por këto janë teknika të ndryshme të punës sime. Është vizatim, është reliev. Është lloj i artit që vjen nga Turqia që i përfshin të dyja llojete punimeve. Më pas është ndërhyrë me tush dhe me stilolaps.Përsa  i përket ngjyrave varet nga momenti se si gjendesh. Në rast se ti e vlerëson situatën e  caktuar, llojin e caktuar, vendos edhe llojin e punimit që do të bësh. E kështu vendos një stil tëndin, që edhe ngjyrat të jenë të tilla”- tergon ajo teksa nënvizon se intelektualët e vërtetë në Kosovë janë lënë në hije, ndërsa individë anonim luajnë rolin e intelektualit.

Dardana tregon se për herë të parë bunker ka parë në Shqipëri.

“Por kjo nuk do të thotë që bunkeri të  shikohet vetëm si objekt. Situata në të cilë po jetojmë në moment të  caktuara të krijon përshtypjen  sikur jemi brenda një bunkeri”, shprehet gjakovarja për gazetën “Shekulli”.

Se sa e vështirë është  rruga e artit figurative Dardana rrëfen: “Rruga e artit figurativ është shumë e vështirë. Është e vështirë sepse në vendin  ku jetojmë në të shumtën e rasteve  ndihesh e mërzitur sepse nuk gjen punë të qëndrueshme në profesionin tënd.Mirpo unë përveç këtyre punimeve kam zgjedhur edhe dizajnin grafik që në të ardhmen mund të merrem mund të merrem me reklamën  e shumë gjëra të tjera. Gjithsesi  nuk jam bërë pishman  asnjëherë për këtë zgjedhje që kam bërë. Për një periudhë të caktuar kam punuar edhe për gazetari. Aty kam ndjekur zhvillimet e ndryshme të artit figurative”- rrëfen Goranci./A.XH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje