Kalaja e Drishtit është kala e banueshme , por që nga viti në vit është degratuar si fati i shumë monumenteve kulturore në Shqipëri.Tani në të jetojnë vetëm 11 familje.
“Vijnë turistë këtu tek ne , por janë të paktë. Kërkojnë të dinë për kalanë dhe historinë e saj, por nuk ka kusht t’ua tregojë si duhet”, sqaron banori Dyl Braha.
Si për shumë gjëra edhe për këtë kala është premtuar dhe është premtuar se do të vihet dorë mbi të.
“Para disa vitesh na u tha se do të bëhej ndërhyrje, do të riparoheshin shtëpitë dhe do të kishte shumë turistë të huaj. U gëzuam,pasi menduam se për fëmijët dhe nipërit tanë po vjen një ditë e mire. Por në fakt nuk është bërë asgjë. Ishin vetëm fjalë , si gjithmonë.”-pohon ai.
Dyli vazhdon dhe tregon legjendën e kalasë.
“Nëntoka është e mbushur me tunele. Gojë pas goje është thënë se në këto tunele janë fshehur thesare me ar. Madje thuhet se kush ka gjetur ar nuk ka pasur mbarësi, pasi është pasuri me amanet dhe nuk sjell mbarësi. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo histori, por di që kanë ardhur nga Turqia shumë grupe dhe kanë gërmuar për të gjetur arin”, tregon për “GSH”-në Dyli.
Monumenti rrënojë, mes shtëpive të varfra të banoreve duket se ka ndaluar në kohën kur Edit Durham eksploruesja e vendeve tona në librin “Brenga e Ballkanit” shkruan për Drishtin: “Nga viset afër Shkodrës, më fatzi ishte Drishti, fshati i grave të burgosura në Podgoricë …Malazezët, që kishin ngritur aty afër kampin, jo vetëm kishin prerë për djegie çdo dru ulliri, por edhe rrënjët i kishin shkulur. Kopshtet e paqme që shtriheshin gjatë bregut të lumit dhe që prodhonin për treg, me sistemin e ujitjes të bërë me mjeshtëri, ishin zhdukur. Gjysma e shtëpive ishin djegur. Të gjitha ishin plaçkitur. Kur i vizitova ata të mjerë që ishin gjallë ishin prekur nga lija. Tetëmbëdhjetë të sëmurë ishin grumbulluar të gjithë në shpellë… Gratë kërruseshin në kasolle të bëra me shkopinj të mbështetur në muret e shkatërruara të shtëpive të tyre dhe gatuanin gjethe e bar për fëmijët. Mjaft prej tyre ishin gjysmë të zhveshura…”/A.XH
Shume prekese fjalet e Edit Durham, fjale te denja per nje “Brenge te Ballkanit”.
Vetem nga ky pershkrim duhet te ishim munduar ta kthenim perseri ne gjendjen e meparshme para se ta digjnin dhe ta shkaterronin malazezet.
E leme historine ta shkelin te huajt dhe nuk bejme asnje perpjekje ta ringreme.
Eshte thare valle zemra e shqiptarit qe rri e sodit ne heshtje plagen e vet?
Jemi nisur drejt Rilindjes..
Po pa mbjelle me pare rrenjet e shkulura te jetes.
eshte normale qe kemi arrit ne kete pike,perderisa udhehiqemi nga talebanet!
ne Shqiperi jetojne dy kombe: Shqiptaret,te cilet per fat te keq jane pakica dhe shqipfolesit! perderisa shqipfolesit do te ushtrojne te drejten te marrin pjese ne votime dhe te kene perfaqesuesit e tyre ne pushtet,ky vend do te marre perdite e me shume formen dhe trajten e Islamabadit.
dallimi ndermjet shqiptareve dhe shqipfoleseve eshte tek heronjte,kultura qe nuk i kane te perbashketa,pervec gjuhes( fatkeqesisht!).
Nese shqiptaret krenohen me Skenderbeun,Ismail Qemalin,Isa Boletinin,at Kristo Negovanin,at Shtjefen Gjecovi,Eqerem Cabej,Pjeter Gaci,Enver Hoxhen,Vace Zelen,Nexhmije Pagarushen,Bik Ndojen, me lahuten,kengen polifonike,kabate e Epirit,
shqipfolesit kane per heronj Hamza Kastriotin,Esat Toptanin,Haxhi Qamilin,Sheqeren,Sale Berishen,sulltanet turq,Bleona Qerretin,Sinan Hoxhen,Artjola Tosken,Primo Shllaku,Eda Derhemi,P Demokratike!
tash,ju mendoni qe kur shqipfolesit te jene ne pushtet,te mendojne per trashegimine kulturore shqiptare,per kalate,muzeumet,manastiret,muziken,shkrimin,gjuhen shqipe?! natyrisht qe jo,bile eshte e kunderta,shkaterrimi i cdo gjeje shqiptare,te cilen po e realizon me mjaft sukses i biri Sheqeres,Doktor Mortja!
duke qene vete geg,kam vene re me kohe( pra,nuk e kam per fyerje,por duhet thene realiteti)qe perqendrimi i shqipfolesve eshte pikerisht siper Shkumbinit,te cilet per fat te keq jane rreziku numer 1 i kombit shqiptar( si me veprimet ashtu dhe me mosveprimet e tyre).