Mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën, u mbajt me dyer të mbyllura dhe shumë nga kërkesat e parashtruara për miratim kanë rënë poshtë. Kështu, është ruajtur ë-ja e patheksuar në shumë prej fjalëve që pritej të binte. Kjo ka qenë dhe tema kryesore dhe më e nxehtë e mbledhjes, dhe sigurisht që debatet nuk kanë munguar. Në vazhdë të kësaj ideje, nuk bie kjo shkronjë tek fjalët vetëvendosje, vetëvrasje, vetëvarje, ndërsa është kërkuar që të shtohet tek fjalët si vet(ë)vetiu, etj. Përveç ë-së, Këshilli Ndëraka-demik (i cili merr vendime jo të detyrueshme për zbatim) është marrë edhe me: drejtshkrimin e disa fjalëve me l ose me ll; drejtshkrimin e disa fjalëve që kanë dyshkro-njësha dhe disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo, si zooteknik; si dhe me drejtshkrimin e shkronjës së madhe në disa raste.
Në mbledhje kanë qenë të pranishëm 15 gjuhëtarë, ndërsa kanë munguar për arsye personale, Shezai Rrokaj, Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Emil Lafe (i dorëhequr), Idriz Ajeti etj. Disa vendime kanë qenë të njëzëshme e disa të tjera pas shumë debatesh. Janë diskutuar sigurisht, dy rastet e ë-së së patheksuar.
E para, tek disa fjalë që mbarojnë me -një, si për shembull: foshnjë, ose tek disa emra paratheksorë të tipit opera-operë, kamera-kamerë; në të dy modelet ë-ja ruhet…
E dyta, tek disa mbiemra që ë-ja sipas modelit nuk është në vendin e duhur, si tek fjalët: i prapmë, i sivjetmë. Ato bëhen: i prapëm, i sivjetëm…
Vendimet
Në takimin e mbajtur dje, janë diskutuar këto çështje dhe janë marrë këto vendime:
-shkrimi i ë-së fundore tek fjalët Lushnjë, Zaloshnjë, foshnjë, nëse duhet të mbetet ë, apo duhet të bëhet –e. Pas diskutimeve është vendosur të mbetet me–ë; (Kjo është shoqëruar me debate);
– nëse disa fjalë duhen shkruar me r apo me rr, si fjalët kitarë, e mërkurë etj., dhe në fund është vendosur të ruhet r-ja, jo siç qe propozuar rr-ja;
– është ruajtur l-ja në fjalë që propozohej që të shkruheshin me ll, si, balonë e jo ballonë;
– fjala ngadhënjej bëhet nga-dhënjej (mbetet e paqartë nëse ka raste të tjera si ky);
– një pjesë të mirë të kohës për diskutim e ka zënë drejtshkrimi i emrave të përveçëm;
– kanë mbetur pa u diskutuar toponimet dhe nuk janë diskutuar fjalët përrallë, kërrabë, gërryej, kërrus – nëse do ta ruajnë ë-në e rrokjes së parë, apo do ta humbin;
– është diskutuar nëse duhet thënë bulmet apo bylmet (s’u mor vendim);
– u diskutua nëse duhet shkruar mobilie apo mobilje etj.;
– u diskutuan fjalë me shkronjat: l-ll, r-rr, z-zh, x-xh, rastet kur duhet përdorur njëra e tjetra, shkruhet në “GSH”.
Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe drejtohet nga një Kryesi prej pesë akademikësh, (tre akademikë nga AShSh dhe dy nga AShAK). Këshilli përbëhet nga 22 anëtarë, profesorë, akademikë e studiues të njohur të gjuhës shqipe.
Nga AShSh janë anëtarë: Shaban Demiraj, Jani Thomai, Ethem Lika, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Enver Hysa, Emil Lafe (i dorëhequr); Shezai Rrokaj, Gjovalin Shkurtaj; Tomorr Osmani dhe Mehmet Çeliku. Nga AShAK janë anëtarë: Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Idriz Ajeti, Shefkije Islamaj, Bardh Rugova, Isa Bajçinca, Fadil Raka, Abdullah Zumberi, Imri Badallaj. Shqiptarët e Maqedonisë përfaqësohen nga Remzi Nesimi dhe arbëreshët e Italisë nga Francesco Altimari./A.XH
Un propozoj qe ne vend te fjales ‘bq’ te perdoret fjala ‘sal’.
Me e-apo a- ne fund?
Shikoni sa produktive jane keta akademiket tane(jo vetem te Shqiperise por edhe te Kosoves dhe Maqedonise).
Jane marre vendime vetem per te ruajtur germen “ë” ne fund te fjaleve te caktuara dhe se si te shkruajme disa fjale qe kane shkronjen “r” ose “rr”
Dhe gjithe diten rrine burrat ne ate salle dhe sja dalin dot qe te marrin nje vendim.
E FORTE KJO !!!!!
Ka mundesi ,,, flm sepse kam qeshur me lot ???? ””dhe gjithe diten rrine burrat ne ate salle dhe nuk i’a dalin dot “””!!!! ????? shprehje e goditur ! Hahahaha lol …
Propozoj qe germa j – te perdoret sa me pak,si p.sh. emri Arian,the shkruhet Arian. E them kete
sepse -j- e perdorin he still the gjere sllavet e jugut.Kjo -j- mundesisht te perdoret sa me pak ne
gjuhen tone.S’na u ndane influencat sllave !!!.
Kurse une propozoj ti heqim fare nga fjalori shqip fjalet rus,serb grek e te tjera si keto ne menyre qe ali-babate si ky siper te flene te qete.
Une mendoj qe ne te tilla konferenca duhet te merret dhe nje specialist i zerit ose i tingullit. Nje mendim i kultivuar ne raportin e tingullit me artikulimin eshte i rendesishem. Kjo ben ndryshimin e madh dhe ketu dallohet qe gjuha angleze eshte shume e sistemuar dhe shprehese, ne dallim nga gjuhet latine.
Ne gjuhsi quhet fonetika.ka te bej me muzikalitetin e gjuhes,tingellimi,ritmi,ku rrol dominoes luajn zanoret dhe sidomos diftongjet.
Dhe gjuhtaret jan specialists.
È sakte ! Gjuha Shqipe eshte nje gjuhe fonetike , dmthne qe ashtu si degjohet shkruhet . Por ka raste te venaçanta kur aty paraqitet apo shprehet e njejta germe por ,, duhet shqiptuar mire per t’ia arritur ,, qe te vihet germa e duhur .psh: Emri , Arian shqiptohet me shpejtesi ne te folur (arjan ,, por ky i fundit shkruhet Arian ne menyre drejteshkrimore !! Flm , thjesht nje nderhyrje !
shqiperia eshte e mbushur me toponime sllave ,dhe skush nuk e rruan nga nacionalistet tane te flakte ;,;librazhd,corovode,novosele,pogradec,velipoje,e shum, e shume te tjera eshte nje turp i madh per ne nacionalistet e flakte te shqiperise
Fjala alkol, nuk ka patur kurre dy zanore bashke, ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe, ku kane marre pjese burra te shquar dhe dijetare te gjuhes shqipe, fjala Alkol eshte shkruar Alkohol dhe jo Alkool, keshtu qe une nuk e di se cfare kane hequr keta nje zanore se pastaj na del Alkohl.
Edhe ketu i futen hundet Grupi Ciftelia?
Horri i Bulevardit e paske bere shkollen ne Qipro me duket. Nga Kimia, ALKOOL – Lëng pa ngjyrë, që avullohet e ndizet shpejt dhe që nxirret nga distilimi i verës, i lëngjeve të frutave të ndryshme, nga drithërat etj.
Kam bere shkeollen atehere kur shkolla ishte shkolle, kur zologjik e mesuam zoologjik, kur koperative e mesuam kooperative, korporate e mesuam koorporate dhe alkol e mesuam alkohol qe shqiptohet alkoli kur shprehet por kur shkruhet shtohet ne H.
Po shurres,pse mos ti heqim nji r,? Dhe kshtu ta bajm singell,si bicim beqareje te stazhjonume.
Do gxohen edhe pastrusit e haleve se nuk do boj mo zhurm.
@Kazano plerjani !
Ooooooo, sa kom qesh,me lot!
ku e gjete kete ne keto momente!
Per ndryshimet sikur edhe te nje pike ose presjeje duhet te mblidhet nje Kongres i ri Drejtshkrimi dhe per kete duhet te thirren Shkencetaret e gjuhes shqipe nga te gjitha trojet pasi Shqipja Letrare eshte e folmja qe njehson gjithe kombin tone. Per se pari duhet te ngrihet nje keshill i gjere me gjuhetare dhe shkrimtare qe te shqyrtojne nevojen ose jo te thirrjes se nje Kongresi. Gjuha e njehsuar Letrare Shqipe eshte pas gjakut te perbashket arsyeja e dyte me e forte e te qenit nje entitet kombetar.
Ndryshimi i fjales alkol ashte nje fitore per shoqaten e pijanecave.Jeni te gjithe te ftuar te festejme se bashku me 23 Qershor.
Ndryshimet ne gjuhe duhen bere me kujdes te madh sepse coroditet populli.Nuk ka rendesi nese zhduken zanoret dyshe sepse ato pothuajse nuk kane ekzistuar ne gjuhen tone.Persa i perket fjales alkol ,ate ne asnjehere nuk e kemi shkruar me dy OO,vetem me nje.Vetem mjeket e kane perdorur ate fjale dhe shkruar.Ketu duhet perfshire edhe kryeministri Sali.Gjate me se 50 vjeteve qe prej vendosjes se drejtshkrimit gjuha jone eshte permiresuar dhe pasuruar shume.Por pas vitit 1990,te rinjt filluan perseri ta bastardojne duke futur fjale te huaja,te panevojshme te cilat ne i kishin spastruar ne pjesen me te madhe.Ishte vendosur ne drejtshkrim qe emrat te lakohen sepse gjuha jone eshte gjuhe e lakueshme.Nuk mund te thuhet kurre I them Agron qe te mesoje gjuhen sepse emri Agron lakohet,po keshtu nuk mund te thuhet I thashe Klinton,por i thashe Klintonit.Mos lakimi i emrave te huaj e ben gjuhen shqipe shume qesharake.Eshte mire qe ne fjaloret e Gjuhes Shqipe,prane foljeve te parregullta te vihet menyra urdherore e tyre,sepse ajo ne shume raste perdoret shume gabim.
Po gjithë këta burra me tituj, një ditë të tërë, ndryshuan vetëm “ngadhënjej” në “nga-dhënjej”??
Gjysma e shqiptarëve, për mua nuk i a dinë kuptimin, ndërsa gjysma tjetër e përdor vetëm një herë në pesë vjet.
Po te lakohen emrat e pervecem te huaj,cenojm parimin tjeter,ate te spellimit sipas gjuhes origjinale prej nga vjen emri.
Nga shiu ne bresher.
Washington ,jo Uashington
Por
Uashingtonin,jo Washingtonin.
È vertete ! Washington mund te shkruhet nga origjinali me nje vize ndarese prsh : Washington-in dmthne ruhet emri i perveçem me origjinalitetin e tij por duke marre nje prapashtese qe e ben te lakueshem.. dhe shqiptuar ne menyre korrekte . Ju flm .
Po pse mbledhje me Dyer te mbyllura!!!
Si komunizem
Merren me keto vogelsira dhe nuk merren me perdorimet e gabuara te disa fjaleve si p.sh. te peremrit pyetes: “kush?”. A i lexojne gazetat keta shkencetare? A i degjojne folesit ne televizion apo radio? A nuk skandalizohen kur intervistuesit pyesin psh: “Kush ishin mendimet tuaja?” apo me keq: “Kush mendime tuaja jane vene ne jete?”. Kerkoj nje leksion nga nje gjuhetar per perdorimin e ketij peremri qe te mesojne gazetaret e folesit.
Une mendoj se : pavaresisht se KONGRESI I DREJTESHKRIMIT u mbajt ne vitin 1972 apo 1973 ,nuk jam i sigurte ,ai eshte klasik dhe modern njiherit ,sepse u mblodh ajka e GJUHETAREVET ME TE MIRE te MBARE KOMBIT ,te cilet shumica kishin mbaruar shkollat ne perendim .Ah ne se ne ate kongres u ruajt edhe me tutje si gjuhe zyrtare dialekti TOSKE dhe jo GEGE atehere ketu ka dritare per diskutim .Por une kam vene re me heret qofte dhe RADIO TELEVIZIONIN e PRISHTUNES ,FOLESET e talentuara apo folesit e perdornin shume bukur dialektin toske ,kjo gje dhe per radion gjithashtu ,por ne se diksioni ishte dhe pak sllav ,kjo nuk kishte rendesi .Per mua bukurine gjuhes tone ja japin DIALEKTIZMAT QE DUHEN PERFSHIRE NE perdorim .Gjithashtu dhe per diftongjet mendoj se nuk ka vend per t’i ndryshuar .Ne se per shembull themi zOOteknik dhe jo ZoTEKNIK ,kjo keshtu eshte thene qe ne fillim ,kjo vlen dhe per fjalen kOOperative ne vend te KoPERATIVE . Nuk do te doja qe te merrem me fonetike -sintakse sepse nuk eshtre ky specialiteti im ,por kishja per te shtuar se TOPONIMET sllave JANE NJE PROBLEM ME VEHTE ,POR PERPOS KESAJ DUAM APO NUK DUAM NE ATO JANE “shqiptarizuar ” dhe kane hyre ne fondin tone te gjuhes shqipe .JUGU ,VLORA me se shumti ,SKRAPARI kane shume toponime SLLAVE qe ne mos tregon origjinen e ketyre trevave ((gje qe eshte jo vetem praktikisht por dhe teorikisht e papranueshme )) ,tregon per INVADIMET SLLAVE .Korca dhe krahinat per rreth saj perdorin toponime bullgaro-maqedonase ,si dhe disa treva te SHKODER-LEZHES po ashtu kane toponime sllave . Le t’ua leme ne dore gjuhetareve se ata jane me adapt ne kete fushe dhe verdikti i tyre eshte i detyrueshem te pakten ne gjuhen zyrtare per t’u perdorur .