Akademiku Rexhep Qosja:S'duhen bërë ndryshime në gjuhë. Ka prapavijë politike

19 Prill 2013, 09:57Kulturë TEMA

Akademiku Rexhep Qosja ka ardhur në Tiranë pas më shumë se 8 vitesh mungesë. Shkak për këtë vizitë të shumëpritur të profesorit është bërë promovimi i librit të tij publicistik “Shqipëria e Kosova. Si janë e si do të duhej të jenë”.

Për sa u takon kërkesave për rishikim të gjuhës standarde, pas mbledhjes së dy ditëve më parë të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës profesor Qosja përgjigjet:

“Mund të bëhen diskutime për përmirësime aty ku ka vend e aty ku është e nevojshme për gjuhën letrare kombëtare. Por, mendoj se këto diskutime të cilat kanë disa vjet që kanë filluar, kanë një frymëzim tjetër, kryesisht politik”,  është shprehur Qosja.

Profesori u shpreh se tani kanë shpallur një luftë pa zë, që do të çojë diku tjetër, por për të cilën ai vetë beson se nuk se do të dalë me sukses.

“Ata duan që përjashtimet që i kanë bërë autorët e drejtshkrimit t’i bëjnë rregulla, por nuk bëhen përjashtimet rregulla. Duan të rrënojnë rregullat, duke i bërë përjashtimet më rregulla se rregullat. Gjuha standarde është një prej fitoreve më të mëdha kulturore dhe të themi politike e popullit shqiptar. Kjo është historike. S’duhen bërë ndryshime”, nënvizoi ai.

I pyetur se ku mund të jenë përmirësimet, ai tha se “çdo gjë mund të përmirësohet, porse përmirësimet nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikojnë bazat, themelet, tërësinë e standardit”.

Sipas tij, nuk mund të hiqet ë-ja e patheksuar, sepse kjo do të ndryshonte kuptimin. Sipas tij gjuha standarte  është e hapur ndaj gegnishtes.

” Unë vetë jam një ndër ata autorë që fus shumë fjalë nga gegnishtja në letërsi, sepse jam rritur atje ku përdoret një ndër të folmet më të bukura të gegnishtes. Askush nuk ka vënë pengesë për fjalët e këtij dialekti. E përsëris se gjuha standarde është e hapur ndaj gegnishtes dhe të folmeve të tjera. Po çelen dyer që janë të çelura“, theksoi profesori.

Në vazhdë të kësaj teme, ai foli edhe për bashkëpunimin mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, duke e konsideruar tepër të rëndësishëm atë.

“Bashkëpunimi mes dy akademive është shumë i rëndësishëm. Do të duhej të ishte edhe në fusha të tjera e jo vetëm për standardin, sepse nëse ka bashkëpunim vetëm për gjuhën, tregon se diçka nuk është shëndosh”, tha ai.

Duke i’u referuar kryetarit të akademisë (Gudar Beqiraj), Qosja tha se është një drejtues i zgjedhur prej pushtetit.

“Kam respekt për të po do të ishte më mirë sikur të ishte zgjedhur nga akademikët e jo nga pushteti“, deklaroi profesori, duke kritikuar më tej akademinë e Prishtinës, që sipas tij, ka një kryetar që përfaqëson nivelin më të ulët të akademisë.

“Ajo drejtohet prej një klani lokalist që 20 vjet, e kjo ka lënë pasoja. Ata e kanë kompromentuar akademinë. S’mund të ketë një akademi 12 anëtarë të kryesisë së një partie. S’mund të jetë një akademi e udhëhequr prej 3 gjuhëtarëve në 12 vite, që u lënë vendin njëri-tjetrit”, theksoi ai.

Në deklarimin e tij, ai  ka shfaqur edhe mendimin për peticionin e intelektualëve për rishikimin e historisë.

“Ju e keni parë në librin tim ‘Kosova nuk është më e pushtuar prej otomanëve’. Pushtimi otoman ka qenë 500 vjet dhe ka qenë pushtim. P. Osmane ka qenë pushtuese e trojeve dhe popullit. Ministri i Jashtëm turk në Kosovë ka thënë se duhet të hiqen fjalët fyese, që përbëjnë e nxisin urrejtje. S’kemi pse t’i edukojmë të rinjtë me urrejtje. Franca e Gjermania kanë bërë tekste në të cilat kanë hequr gjuhën e urrejtjes”, është shprehur akademiku Qosja./A.XH

21 komente në “Akademiku Rexhep Qosja:S’duhen bërë ndryshime në gjuhë. Ka prapavijë politike”

  1. Asim says:

    Z. Rexhep Qosja,

    Po e lejon veten (me u perdor 9) (qe te perdoresh 13)si corape!

    Kujdes se (kan fillu me tu duk 15) (kane fulluar te te duken 20)vrimat!

    Liberalizim gjuhsor TANI!

    PS: (numrat jane karakteret e perdorme ne te ty versionet)

  2. ali says:

    Unifikimi I gjuhes shpreh unitetin e nje kombi ,I madhi Qose.Ju e dini me mire ng a the gjithe ne.

    Por fatkeqesisht popullin tone e Kane per care pushtetaret aktuale.Nje percarje the tille populli yne

    s’e ka pare kurre ne historine. e tij………!!!

  3. Agimi(margariti) says:

    Ni gje duet ta dim mire, qe shqipia e sotme nuk eshte standarte. Ni gjue s’mundet te et standarte nga qe keshtu thon ata qe jan ne dreitim ne kte sektor. Ni gjue eshte standarte, ne se ajo u pergjigjet rregullave te dreitshkrimit te sai, dhe jo se keshtu u pelqen atyre qe e dreitoin kete sektor.

    1. dritani says:

      Më vjen keq por kjo e jotja nuk është as standart, as gegërisht dhe as toskërisht.

  4. Faiku says:

    Akademik ke qenë, je dhe do të mbetesh përjetësisht. Jetë e shëndet Prof. Qosja! Me fat janë shqiptarët që të kanë të gjallë dhe mirë me shëndet, sepse kështu po na shëron zemrat, ne nxënësve tuaj…..Krenaria e kombit tonë……

  5. margarit nilo says:

    Disa çeshtie te gjues(glues).

    Zotrinj gjutar, ne tieter vend jan difektet e shqipes dhe jo aty ku i rrini ju çekanit. Nga me kryesoret jane: 1- se kini zvendesu ”i” me bashketinglloren ”j’.. – ”J” duet te ekzistoi vetem atie ku ka zen vendin e ”g” dhe duet te iket qe atie ku ka zen vendin e ”i”.
    Me ikien e ”j”, iken dhe ”nj; gj”.
    2- te (h)iken ”h” dhe ”ë” te futura kudo vend e pa vend, dhe atie ku duet te viet ”a” dhe ”e” ne vend te ”ë”.
    3-Te cilesoet kiarte se ”y” me pare nuk ka ken me kte theksim qe ka sot, por ka ken ”i”.
    4- te (h)iken mbaresat e dublume te teskerishtes, si : Munuar(munduar), te (j)et ”munu”.
    5-te (h)iken bashketinglloret e dublume qe nuk perputhen me lashtesin, dhe qe prishin zberthimin etimologjik te fialve.
    6- te futet perseri ne gramatiken e gjues Shqipe, rasa thirrore e emrave ”o x” ,”o y” se eshte ne perdorim te perditshem dhe eshte ni nga elementet baze qe na lith me lashtesin ”greke”. Me ”o” thirrnin vetem greket e lashte dhe shqiptaret e sotem, prandai me zhdukien me imponim te ksai ne coim ne zhdukien me imponim edhe te istoris.
    7- Te futen ne fialor fialet e zhdukura(kre; ni; a(a ba; a piek; a dieg); folia ”ri(ry)”; folia ”fem = them” e veriut, etj , etj qe jan ne perdorim, por faktikisht e nderuara Akademi e shkencave dhe Instituti i Gjues i ka (h)ek. Dhe nuk jan (h)ek pa qellim, por se jan nga kryesoret qe jan fialformuese qe ne lashtesi.
    7- te rishikohen shqipia me greqishten e lashte, e cila eshte e nita gjue. Aio qe thoni eshte greq. e lashte eshte bashkim i fialve te shqipes ne koen e shkrimit te gjues(glues) ne greqin e lashte.
    8 -Te rishikoet istoria ne perputhie me orgjinen e shqiptarve, qe jan ni komb me greket(illin = illir), por eshte me dialektin e Dorve(= gigeni). te cilet thon: ”shqipni; illini; emni; gigeni; i tyne; etj; -pra ”illin = grek” eshte ”illir”, por me dialektin Dor(= gigeni).
    Etj, etj qe i kam shkru ne librat e mi dhe qe ua kam dhen qe para ni viti te gjithve ju zotri gjutar(glutar).

  6. Profesorii says:

    Lerini maloket te flasin ne gjuhen e tyre.
    S,ka me i kuptuar askush.
    Me mir per komunitetin njerzor.
    E kush don qe ta ndigjoj te keqen?
    Edhe Sala do ngelet si peshku pa uj nese flet ne gjuhen maloke.

  7. ali says:

    Spanishte e flasin gati 700 million dhe shkruhett standart dhe as kush nuk ankohet per kete.

    Ju mysybeti shqiptar name flet per standarte me 7_8_milion shqiptar.???

  8. Vlonjati says:

    Pajtohem me profesorin Qosja kur flete per paaftesine e Akademise se shkenvae dhe te arteve te Kosoves.Akademia eshte bere prone e preshevalive:Nexhat Daci,Rexhep Ismaili e tani me i paafti gjeografi i rrethines se Presheve Hivzi Islami.Ky eshte turpi me i madh i kesaj Akademie.Thua se nuk paska Kosova,shqiptaret e Malit te Zi dhe te Ilirides njereze te afte per te udhehequr kete institucion me rendesi kombetare.Ne asnje moment,ky institucion,nuk ka aftesi intelektuale per te kontribuar per ceshtje te rendesishme kombetare kosovare.

  9. Kol Tivari says:

    Pasi ne Kosove nuk ja rras kush ,ka fillue qe te vij ne Shqipri te mundohet me ja rras dikush,e kush tjeter pervec Edvin Bythes.A thua duhet te jete e vertet???!!!!Jo jo ,qe Qosici eshte bolshevik dhe Enverist i SEMUR kjo nuk diskutohet por per punen e -T’rrasunes- nuk duhet ta besoj.

  10. Kotropuzi koki-mullarek USA. says:

    Ik mor gjak prishur vjen tani dhe don te mbulosh dhe te justifikosh -KRIMET TUA QE I BERE GEGNISHTES NE 72-in- per ti hy ne qef krykriminelit ENVER.IK PLEHER E SAKATOVE SHQIPEN DUKE SAKATU GEGNISHTEN ME NJI DESHIRE DHE BINDJE BOLSHEVIKE PRO SLLAVISTE.

  11. Agimi(margariti) says:

    Shqiptar, s’kemi pse shaim asni shqiptar qe diskuton vllazerisht. Ka plot ne Shqiperi sllav, coban etj qe jan agjent te sherbimeve fqinje shoviniste dhe i fryjn percaries veri-jug, dalin ktu me pseudonime, por ata qe i fryin percaries ta dini se s’jan te rraces shqiptare. Veri e Jug jemi nji dhe jemi vllazen. Kto ti zgjidhim pa percarie, ashtu si problemet qe dalin brenda ni shpie. Ta dini mir se ata qe dalin e thon ”maloket keshu e ashtu” nuk i kini shqiptar vllezer. Une jam nga jugu dhe jam per lulezimin e te dy dialekteve, se gegerishtes nuk i kan hek vetem dialektin, por dhe shume fial me vlere qe jan fial formuse qe ne lashtesin greke dhe rrenjet i kan te gegenishtia.
    Po jap ktu disa vargje te Fishtes qe une nuk i krahasoj me asnji:

    Disa vargje te Fishtes:

    Porsi kanga e zogut t’veres,
    qi vallzon n’blerim te prillit;
    porsi i ambli fllad i veres,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t’detit,
    porsi gjama e rrfes zhgjetare,
    porsi oshtima e njij termetit
    njashtu a gjuha jone shqyptare.
    Ah! po, a e ambel fjala e saj.
    …. …. ….
    Pra, mallkue njaj bir shqyptari,
    qe ket gjuhe te perendise;
    trashgim qi na la i pari,
    trashgim s’ia len ai femis;
    Edhe atij ju thafte, po, goja;
    qe e perbuze kte gjuhe hyjnore;
    Qi ne gjuhe te huj, kur s’asht nevoja,
    Flet, e t’veten len mbas dore.
    Pastai tregon deshperimet e Fishtes dhe te popullit shqiptar pas humbies se luftes me turqit dhe me sllavet, ai prap perpiqet te ngrei larte moralin e popullit shqiptar.
    E keqia eshte se shqiptaret u futen te vetem ne ni lufte te madhe kunder sllaveve dhe turqeve(qe po benin pazare ne kurriz te tokave shqiptare), pa siguruar me pare aleat te fuqishem, kio qe edhe arsyia e deshtimit te asai lufte.
    Ai plot deshperim kerkon te ngrei lart moralin e shqipetarve:
    Shqyptar? Shqyptar? Ndigjoni pashi zotin,
    pa ju kurre s’mundet n’drit me dal shqypni’ja;
    etj, etj.

    Fishta duke pa qendrimet Europiane te asai kohe, thot:
    Uf, Europ, ti kurva e motit
    qe i rre mohit beses dhe zotit,
    po a ky a shenji i qytetnis,
    me da tokat e Shqypnis,
    per me ngi kelyshet e Rusis…
    etj, etj.
    -Pra gjuha, identiteti dhe bashkimi kombetar ishin gjeia me e sheite per rilindasit tan te ndritur.
    Ne sot 100 viet me von jemi shume pas tyre dhe po leioim shperberien morale e shpirterore te popullit shqiptare nga agjenturat e vendeve fqinje qe kan uzurpuar ne menyre mafioze(duke perdorur edhe paran) pushtetin dhe institucionet e larta dreituese te fese ortodokse dhe te vet shtetit shqiptar, duet se s’ben te ngrihemi ne lartesin e rilindasve tane dhe te beim qe Shqiperia te komandoet dhe te dreitoet nga vet shqiptaret.

    1. Arditi says:

      Z.Agim, nuk e kuptoj se perse me kokefortesi vazhdoni e shkruani me nje gjuhe qe nuk eshte ne menyre absolute gjuha qe na eshte mesuar neper shkolla. Gjuha, rendesine kryesore e gjen ne mundesine qe u jep individeve te nje komuniteti te komunikojne me njeri tjetrin. Askush nuk duhet te pengoje askend qe te flase ne cilindo dialekt ai preferon, por kjo nuk do te thote qe te gjithe shqiptaret te mos jene ne gjendje te komunikojne me njeri tjetrin nepermjet asaj qe konsiderohet Gjuhe Letrare. Me vjen keq ta them por kokefortesia juaj per te shkruar ne kete menyre, per mendimin tim tregon qe nuk keni inteligjencen e mjaftueshme (pavaresisht kultures qe me duket e rendesishme) per te kuptuar qe nuk ka rendesi se si dikush i thote gjerat por ka rendesi se cfare thote, dhe mbi te gjitha, cfardo dialekti te kemi per zemer, per hir te atij principi qe ju vete diku me lart keni permendur, Gjuha Letrare e Shqiperise duhet te jete dicka qe i bashkon njerezit dhe jo qe i ndan. Ato ë-te qe ju doni te hiqni kane nje rendesi shume te madhe per mendimin tim… Te lejojne te kuptosh inteligjencen, e akoma me shume kulturen, e atij qe i shkruan ne menyre korrekte, apo jo.
      Hajt shnet lale ene meno per gjojna t’tjera se nuk ka nevoj shqipja per tu ndryshu. O shum e bukur ashu sic o. Ene mos i boj reklam librit e burr i dheut se jena tu fol per gjojna t’ronsishme ktu.

  12. Agimi(margariti) says:

    Arditit.
    Mendon se ajo qe te eshte mesue ne shkoll, eshte gjua letrare standarte. E ke shume gabim, ajo eshte ana e deformuar e shqipes. Me ”h,j, ë,etj” te futura kot me kot per ta deformue gjuen shqipe.

    1. Argita_B says:

      Agim,
      Nese nje napoletan flet dialektin e tij kur komunikon me nje milanez, ata nuk arrijne te koptohen me njeri tjetrin! E njejta gje ndodh me nje alzasjan dhe nje marsejez ne France, nje katalans me nje madrilen..
      Gjuha letrare eshte gjuha zyrtare qe mundeson komunikimin dhe funksionimin ne menyre normale te nje shteti.
      Ne shkolle ke mesuar gjuhen letrare shqiptare, dhe jo dialektin! Dialektin perdore me ata qe kane deshire te komunikojne me ty te njejtin dialekt, me te tjeret ke gjuhen zyrtare per tu mare vesh

  13. Agimi(margariti) says:

    Argites.
    Edhe Enver Hoxha na mesoi shum gjera, por kio s’do te thot se qen te gjitha te dreita. A se kini pa se ne fialor mungoin fialet baze te shqipes, qe jan fialformuse qe ne greqishten e lashte. A nuk i shikoni qe fialet shqipe jan te mbushura me ”j; h; ë, etj” te cilat nuk i ka latinishtia e te nitit trung ???

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      Agimi(margariti) ,
      Eshte e disata here qe lexoj idotizmqat tuaje dhe me nben cudi kemngulja juaj idoteske !
      “Argumentat” tuaja per gjuhen shqipe por me teper per gjuhen greke qe eshte gjuha ime amtare jan QESHARAKE !!!
      Fatmiresisht i flas te dyja gjuhet dhe do ju thoshja se idiotizmi ka kufi por te ju IPERTERI “!!

      Ne nje shkrim idiotesk te meparshem tuajin na thoni se vetem greket e lashte therasin O AKIL !

      Marrim fjalen ILITHIE (IDIOT) qe ju karakterizon ne teresi !
      O ilithios

      tu ilithiu

      ton ilithio

      – ilithie

      Fjala i shkronja qe hyn para fjales ne greqisht quhet ARTHRO (ARTICLE)

      Pra ,po ju jap shembull vetem ne njejes si me poshte :

      (ο / tu / to(n)/ ne mashkullore
      (h (ita) / ths / th(n) feminore
      (to / tu / to / udhetero

      psh . o Manolis, o Adreas, o Ermis etj etj..
      h Anastasia , h maria , h klio etj..
      to Ilithio , to blaka , (si puna juaj )

      Nuk po vazhdoj me shume ! Mjaft shkruajtet idiotizma per gjuhen greke lexuesve qe nuk kan njohuri per kete gjuhe dhe si rrjedhoj nuk mund t ju kundershtojn!
      Lexoni per o-n si me poshte.
      http://en.wikipedia.org/wiki/Article_%28grammar%29
      http://el.wikipedia.org/wiki/%CE%86%CF%81%CE%B8%CF%81%CE%BF_%28%CE%B3%CF%81%CE%B1%CE%BC%CE%BC%CE%B1%CF%84%CE%B9%CE%BA%CE%AE%29

    2. eleΥΘeriskepsi says:

      Gabime per arsye shpejtesie .

      Korrigjim ,
      idotizmqat – idiotizmat,
      nben -ben ,
      kemngulja -kembngulja
      idoteske -idioteske !

    3. Ledio says:

      Z. Agim. Komenti juaj eshte shume I godit.

      Diskriminimi gjuhsor nepermjet imponimit te gjuhes gjasme standarte duhet te marr fun.

      Mbyllja e gjuhes ndaj influencave evolutive qe vijne potencialisht nga kushdo, kudo ku flitet shqip asht e gabume.

      Esht thjesht ni grup menjembyll frikacak qe predikon se “Standartja” esht si bibla a si kurani dhe s’munet me u prek.

      Njerezit mund te flasin nryshe dhe te nigjojne nryshe. Secili te flasi ashtu si do dhe nuk ka arsye mos me u kuptu se ne fun te funit te gjithe Shqip flasim.

      Hapja e gjuhes bjen vetem permirsim te saj!

  14. ali says:

    Levrusit e gjuhes shqipe Jane me dhjetra e qindra gjuhetare qe Kane kontribuar ne Shqiperi dhe trojet

    tons jasht,si Cabej,M. Domi,Sh.Demiraj,R.Qosja,Z.Sako,etj,etj….. jesimin e gjuhes italiane e beri Dante,

    Spanishten Servantes….Prandaj sot italia eshte Itali,Spanja Spanje,Gjermania e Getes,Gjermani,etj,etj.

    Me vjen shume keq qe edhe ne gjuhe kerkohet ndarje duke kultivu sloganin “divide et impera”.

  15. Agimi(margariti) says:

    Ledio, te lexova dhe te pershendes. Shiko zberthimin e greqishtes se lashte me shqipen(shpresoi te ma nxierin ktu).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje