18 prilli, është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve, e shpallur si e tillë nga ICOMOS dhe UNESCO. Që prej vitit 1982 në të gjitha vendet e botës,në këtë datë vënihen në pah vlerat të trashëgimisë kulturore të përbashkët të gjithë njerëzimit, mbrojtja dhe ruajtja e së cilës kërkon përpjekje të përbashkëta dhe koherente nga të gjithë segmentet e shoqërisë.
“Shqipëria, me vlerat e saj të jashtëzakonshme të një trashëgimie kulturore dëshmuese të identitetit të saj të lashtë, ofron një larmi burimesh për të cilat kemi shumë për të thënë, por sot, përkrah një rrjeti të tërë aktivitetesh që zhvillohen nga Drejtoritë Rajonale të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike në gjithë vendin, zgjodhëm ta festonim këtë ditë, në një nga sitet më të spikatura, dhe domethënëse jo vetëm të qytetit të Tiranës, por mbarë Shqipërisë , në mozaikun e Tiranës, i njohur për vlerat artistike dhe historike që mbart, por deri kohë më parë pothuaj i panjohur edhe për vetë qytetarët e Tiranës”, u shpreh Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Visar Zhiti
Ai theksoi se Mozaiku i Tiranës është një nga monumentet më të vizitueshëm.
“Investimet e bëra për gërmime dhe restaurime në këtë sit, e kanë kthyer atë në plotësisht të vizitueshëm dhe pjesë të itinerareve turistike të kryeqytetit. Duhet të kujtojme se vetëm 5 vjet më parë ky sit vizitohej nga jo me shume se 500 vizitore vjetore dhe që nga ai moment ky sit është vizituar nga më shumë se 22000 vizitorë nga të cilët mbi 3000 kanë qenë të huaj”, është shprehur Zhiti.
Në kuadër të kësaj dite u inagurua dhe “Qendra Multimediale” si një pikë informacioni dhe edukimi për publikun e gjerë./A.XH
Po, po vendi ta donte te ishe edhe ne Muzeun Kombetar Historik, ku u festua 20-vjetori i Shtepise Botuese “Toena”, ku ishte mbledhur ajka e inteligjences shqiptare ne shtetin ame, Kosove e me gjere. Po ç’e do se eshte “armike” e Sali Berishes!
“Sitet”??? na mbyten debilat qe nuk dine shqip.. tani po bastardojne dhe anglishten.
Si mund te jene kaq injorante keta te djathtet? Ai objekt ishte kishe paleokristiane, dhe pikerisht per kete ka nje vlere te jashtezakoneshme, ndersa keta muxhahedinet e Aldo Bumcit e quajne “mozaiku i Tiranes”. Ha ha, ha!
Eshte njesoj sikur Baptisteri i Butrintit te quhej mozaiku i Butrintit! O Zot i madh cfare injorance… dhe injoranca trashegohet njesoj si semundjet ngjitese. Madje edhene kohen e Enverit qe ishte ateist aty kishte nje pllake qe shkruante “Kishe Paleokristinae shek. IV-VI es, Monument Kulture”. kJo tregonte se treva ishte e kristianizuar qysh ne hershmeri dhe nuk ishte pagane sikurs popujt sllave qe do vinin pak shekuj me vone.
Nga studimet e fundit(2003-2004) ka rezultuar se konkluzioni i autorve te germimit ne vitin 1972 nuk qendron, pra nuk kemi shnderrimin e viles se fshatit ne kishe paleokristiane. Mos bëj kopetentin si ai marangozi i Spitenit qe hiqet si historian demokristian!! ?
Ajo ndertese eshte nje banese e shekujve te pare te eres se re e kthyer ne kishe paleokristiane ne fillim te shekullit te IV. Ka qene zbuluar ne kohen e luftes dyte boterore nga ushtaret e aviacionit Italian qe kishin gazermat aty dhe eshte germuar ne fillim te viteve 70′ nga Skender Anamali dhe Aleksander Meksi
O minister dhe gazetarucka po mos shkelni mbi mozaik o ju dalshin trute vendit !!!
Sitet eshte ne Italisht (Siti Archeologici – Sitet Arkeologjike).
E kemi huazuar dhe ne nga Italishtja , ose sajtet nga Anglishtja .