Pianistja kosovare Ardita Statovci ka inepretuar për herë të parë si soliste në orkestrën simfonike të RTSH-së në Tiranë. Ajo e ka konsideruar inepretimin përpara publiku shqiptar ndër më emocionuesit.
“Kam inepretuar në shumë vende jo vetëm në Evropë, por është hera e parë që luaj në Shqipëri. Përveç pritjes, kjo e bëm edhe më të veçantë këtë koncert”, është shprehur ajo.
Statovci tregon se në repertorin e saj bëjnë pjesë vepra nga periudha e barokut deri tek kompozitorëte sotëm.Të qënurit pianist ajo e komenton kështu: “Përditshmëria e pianistit, qoftë mashkull, ose femër nuk është e lehtë. Është një profesioni bukur, i mrekullueshëm, por do shumë sakrifica, shumë punë , disiplinë, vetëmohim dhe vëmendje të plotë. Pra paraqitja në skenë , e ka një bukuri të jashtëzakonshme dhe të jep një ndjenjë të veçantë, por arritja deri aty është e përshkruar me shumë e shumë punë të vazhdueshme”.
Duke i’u dedikuar mirënjohje prindërve për suksesin ajo tregon se sa e rëndësishme është për një pianist të ketë një CD të veten.
“Sot me digjitalizimin në përgjithësi, është bërë e nevojshme që si artist të kesh CD. Ndërsa unë jam adhuruese e intepretimit live, krahas CD-së që kam ( e që është po ashtu koncert live i regjistruar nga Austria). Në koncert shihet aftësia intepertuesse e momentit e artisttit. Asnjëherë nuk mund të krahasohet incizimi në studio me inepretimin live. Është një emocion krejtësisht tjetër”, shprehet Ardita për gazetën “Shekulli”.
Sipas saj, “Në Kosovë ka pasur vështirësi të mëdha dhe nuk e kemi pasur të lehtë jetesën, por kjo na ka mësuar të behëmi më të fortë duke ruajtur gjithmonë ndjenjën humane,për të mirën ,për të bukurën. Është gjë e çmueshme kjo”, nënvizon ajo./A.XH
Ardita Statovci eshte nje artiste e rralle. Jemi me fat qe e kemi. Artistet si ajo shpresojme ta nderrojne imazhin per shqiptaret.
Kam pasur fatin e mire ta ndjek koncertin e saj ne Prishtine. Jam mrekulluar.
Suksese, suksese, suksese,
E degjova ne nje interviste, ishte shume e kulturuar dhe skishte si te jete ndryshe, kur vjen nga nje familje intelektualesh, qe muziken e kishin ne shpirt.
Ardita Statovci eshte nje pijanisite shumee zonja dhe nje artisite e rralle.
E drejte plako, por me duket se duhet te marresh ca leksione drejtshkrimi..
Mos ja fut pordhes o zemer.. publiku shqiptar me emocionuesi thu ti.. po ku di publiku shqiptar ca esht piano o shpirt, tallava e buk me qofte ter diten
Suksese Ardites! Kemi edhe nje pianiste te re shume te talentuar ne Itali, Gaia Sokolin. Deshirojme qe edhe ate ta shikojme sa me pare ne ndonje koncert ne Tirane.