Shoqëria civile, mesazh përkujtimor për Adrian Klosin

25 Prill 2013, 21:19Kulturë TEMA

Një grup miqsh të Adrian Klosit grupuar në Aleancën Kundër Importit të Plehrave kanë publikuar një mesazh përkujtimor në një vjetorin e vdekjes ë tij.

“U bë një vit që u nda nga jeta, kolegu dhe miku ynë i paharruar Ardian Klosi.
Ne, si AKIP, humbëm jo vetëm një mik, por mbi të gjitha një kampion të betejave për një Shqipëri të pastër dhe Evropiane. Lëvizjet emancipuese të shoqërive civile kanë pasur gjithmonë në gjirin e vet luftëtarë për të drejtat e njeriut në parandalimin e rreziqeve sociale, që mund t’i kanosen brezave të ardhshëm; i tillë ishte dhe Klosi.

Si një njeri me integritet të pacenueshëm dhe me dinjitetin moral, që karakterizon çdo intelektual të madh, miku ynë Ardian Klosi na shoqëroi në mënyrë konsekuente në çdo betejë të AKIPIT për të ndalur ndotjen e mjedisit tonë nga makutëria dhe spekulimi, që vijnë si rrjedhojë e një pushteti të korruptuar.

Sot ai do të ishte i lumtur, sepse qëllimi ynë për një Shqipëri të pastër do të bëhet  realitet.

Në 12 Dhjetor 2013 të gjithë shqiptarët do të shkojnë në qendrat e votimit për t’i thënë JO importit të plehrave.

Ndaj në këtë përvjetor të tij, kujtojmë me admirim dhe respektin më të madh angazhimin e tij si intelektual, publicist dhe ambjentalist.

Vepra e Dan Klosit na frymëzon dhe na bën akoma më të vendosur për ta çuar deri në fund misionin tonë për një Shqipëri të pastër dhe të shëndetshme, si për brezat e sotëm dhe ato që do të vijnë më pas.

Me mirënjohje të thellë,

Nismëtarët e AKIPIT”

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Shoqëria civile, mesazh përkujtimor për Adrian Klosin”

  1. alex says:

    Nje njeri me integritet qe ky vend zhapikesh e vrau……

  2. Dean says:

    Fli i qete,Adrian.
    Shqiperia eshte po e njejta HALE sikur edhe ti e le.Asgje s’ka ndryshuar dhe nuk ka per te ndryshuar.

  3. Gjergji says:

    Klosi ka qene i pari qe ka folur ne r.t.sh. per respektin qe duhet patur ndaj Tokes< qe ne vitin e larget 1998. Atehere dukej si Ufo.
    Pushofte ne paqe Ardiani!

  4. shqiptari says:

    A thua kaqe shume vete,kane vrare veten !
    Pervece atyre qe jane vrare dhe dihen se kush jane vrasesit !
    A thua qe “Skuadra” e perfolur per vrasje,qe eshte perdorur ose ka punuar 50 vjetet ne kohen e Monizmit ,punojne akoma !!!
    A thua qe nje dite,mbase edhe mbas 100 apo 200 vjetesh te na dalin te vertetat !!! Apo keto lloje heleminimesh,nuk hapen ndonjehere si Dosje !

  5. durim says:

    ndihet mungesa e figures se Klosit ne publik sot.

  6. Edi says:

    I paharruar qofte kontributi yt intelektual per vendin tone Z. Klosi! Sot, nje vit mbas ikjes tende, Shqiperia eshte e njejta, ne mentalitet, politike dhe kudo, por jam i bindur qe familja jote eshte edhe me shume krenare per ty. Nje arsye thelbesore per tu prehur ne paqe!!
    U prehte ne paqe e ameshuar shpiri yt!!!

  7. Horri i Bulevardit says:

    Edhe thikat tek ne nuk presin se i kemi te ndryshkura.
    Keto kane qene fjalet e Ardian Klosit ne vitin 1990, ne nje miting ku ishte bashke me Edi Ramen.
    Nuk e kam gjykuar kurre nga babai i tij dhe skam pse ta gjykoj, ka qene nje njeri i lire dhe shume dinjitoz, e vetmja here qe nuk kam qene dakort me te, ka qene rasti qe i dha shume te drejte Oliver Schmidt, qe kerkoi te ndryshoje Skenderbeun, ne histori.
    Por e kujtojm si njeri jo te qete, sic jem te gjithe ne kete kohe te turbullt, por ishte realist.

  8. TE HUMBUR says:

    Sipas kodit tone moral shqiptare nje i vdekur nuk gjykohet , kam pershtypje se per Z Klosi dhe nga menyra e tmershme qe u nda nga jeta e shton akoma kete rezerve per te folur realisht per kete figure.Mirpo ne kodin tone moral nuk esht e drejte dhe qe duhen permendur vetem anet e mira te nje personazhi kam pershtypjen se gabimisht te shqipetarret vdekja amiston .Nuk me duket aspak e kuptueshme kjo . Zoti Klosi ishte nje njeri i letrave dhe kete titull ja dhe me pune dhe aftesi vehtes. Ishte pjesmares aktiv ne shume debate dhe analiza .Ka qene drejtor i RTSH ku mund te thuash ne kete periudhe pati nje liri me te madhe si media .NgA ana tjeter kishte nje nihilizim te cuditshme te figurave tone kombetare e verteta eshte se ai mundohesh me nje zell te papranueshem per te goditur dhe c’bere figura qendrore te historise tone.Kujtoni me sa vrull aspak shkencor dhe historik perkrante intifaden e tij per ta perbuzur dhe kthyer ne qesharak heroin tone kometare qe e respektohesh vatikani e quante atlet i krishtit Rembranti e pikturonte dhe Vivaldi e ngriti ne Opera .Sa per ate qe ka qene i lire ,mua nuk me duket keshtu . Ai kurre ska bere apologji te familjes se tij mbushur me histori te errta te periudhes komuniste qe z Klosi i dinte fare mire .Gjithashtu ai kurre nuk pati nje kritike ndaj krahut te majte si do ti shkonte cdo analisti te lire.Ai aderonte ne bllokun e majte gjithe kohes dhe une s’kam vene re te ai nje profil Lubonja qe mundohet te pakten te godasi banden mafioze e cila eshte ne te dyja krahet e politikes por ai ne fakt ishte i polarizuar . Sidoqofte une mendoj se ai ka qene nje perkthyes shume i mire .

  9. Arti says:

    Respekte superiore. R.I.P.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje