Piktori: Kam përfaqësuar nëpër ekspozita Greqinë, pasi në Shqipëri nuk kam gjetur mbështetje

25 Prill 2013, 11:06Kulturë TEMA

Piktori Bujar Arizi  rikthehet në Tiranë me një eksopzitë oersonale “Duke pikturuar Shqipërinë dhe Greqinë” pas 20 vitesh mungesë. Në Muzeun Historik  Kombëtar prezanton  38 piktura në vaj.

“Një nga arsyet kryesore që kam krijuar këtë ekspozitë  është dëshira për tu rikthyer në vendin tim pas 20 vitesh  mungesë. Për të përfaqësuar me dinjitet  mbresat më thelbësore që  kam përjetuar larg  vendlindjes. Me një tematikë pak ashumë  të përcaktuar, por edhe të përgjithshme .të përcaktuara  në kuptimin e personazheve  që në rastin konket është deti”- tregon Arizi.

Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga Shqipëria dhe për këtë arsye  nëpër ekspozita ka përfaqësuar Greqinë.

Për arsye financuese  kam mbështetur Greqinë. Pavarësisht  dëshirës që kam pasur  për të përfaqësuar Shqipërinë. Për këtë kam bërë shumë përpjekje. Por nuk kam pasur asnjë mbështetje”- nënvizon piktori.

Ai shprehet se  ka kërkuar mbështej dhe fatkeqësisht nuk e ka gjetur. Edhe pse në vështirësi në vendin e  huaj sërish ka shënuar arritje.

“Një emigrant artist nuk pritet siç është një artist vendas. Kjo është për shumë arsye . për të shmangur këtë një artist duhet të ketë dinjitetin e vet , të mos lëvizë qëndrimi  original. Sepse duke pasur një qëndrim original vlerësohet më tepër. Duke pasur një “fytyrë” personale, ruan  jo vetëm personalitetin e tij si artist dhe si person, por  nderon edhe prejardhjene  tij . Kjo është shumë e rëndësishme”, shprehet Arizi për gazetën “Shekulli”./A.XH

5 komente në “Piktori: Kam përfaqësuar nëpër ekspozita Greqinë, pasi në Shqipëri nuk kam gjetur mbështetje”

  1. besi says:

    Jo more, ke trasuar rrugen e races tende te ulet, ate te shqiperise. Nuk je ti i vetmi qe ke shitur shpirtin te xhelati yt. Jane te sa e sa “shqiptar” si puan jote. Vahzdo traditen ti, derisa nje dite te plas ne fyt xhelati yt.Atehere kur nuk i duhesh me.

  2. monitor says:

    Ore besi ti di te lexosh se cfare shkruan lajmi, dhe mos e fut kot politiken ne mes se nuk ka te beje fare ,ai eshte nje piktor ,behet fjale per art .Ne shqiperi nuk ta var kush ,po ne vendet e tjera artisti vleresohet me shume te pakten ne greqi ka kushte ku te vazhdoje punen e tij ,derisa ndonje politikani ne shqiperi ti mbushet mendja te hedhe dy leke per artin e tij dhe ta sjelle te punoje ne shqiperi

  3. besi says:

    Monitor,
    Eshte i mjere ky komunikimi yne,vet gjendja eshte e mjere.
    Me fale nese lendova personalisht krijuesin. Ne parim ka folur.Dhe ne parim, eshte per dhembje kjo bredhje e krijuesve tane rrugeve te botes. Madje edhe atje ku ste duan ose te urrejn.
    Te tubohemi njehre ne mendje e te veprojm se koha ne te cilen po jetojm nuk na e fale kete tolerim qe na e bejne politikanet tane, antishteteroret e antikombetaret.

    1. monitor says:

      E vertete ajo qe ke shkruajtur,,,,ke vene gishtin tek plaga

  4. media e lire says:

    kush pjerth per artet ne allbani more. qe kur ne krye te artit ishte kopani bumci.

    ne allbani po s’qe politikan bythelepires nuk ron dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje