Botohet në Francë "Mosmarrveshja" e Kadaresë

25 Prill 2013, 11:22Kulturë TEMA

Eshtë botuar këto ditë në gjuhën frënge nga “Fayard” libri “Mosmarrëveshja” e shkrimtarit Ismail Kadare. I përkthyer nga Artan Kotro, nuk është kaluar  pa u vënë re nga  kritikat franceze  e më së shuti në  Sallonin e Librit (Panairi i Librit në Francë).

Në shënimin e botuesit francez theksohet: “Në qoftë se do të kërkohej ngjashmëria midis popujve, ajo do të gjendej, në radhë të parë, në gabimet e tyre.” Ismail Kadare, ndërsa përmend midis të tjerash, gabimet e vendit të tij, kalon në një shqyrtim të simbolikës së Shqipërisë, nën sundimin otoman për një gjysmë shekulli, dhe më pas, në shekullin e njëzetë, kur ajo njohu radhazi republikën, monarkinë, pushtimin hitlero-musolinian, komunizmin stalianian dhe atë maoist, e së fundmi edhe demokracinë e rrëmuj-shme, për të trokitur sot këmbëngulshëm përpara portave të një Europe që po e lë në pritje.

Këto simbole janë himni dhe flamuri, i pari, jo pa arrogancë, ballë për ballë me pjesën tjetër të botës, i dyti i dykuptimshëm, me shkabën dykrenore, që simbolizon një komb të ndarë dhe një popull me një mosmarrëveshje të dhimbshme.

I treti simbol është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili për tridhjetë vjet luftoi për të ndaluar hordhinë otomane që kishte arritur në portat e Vjenës dhe u përpoq deri në fund, ashtu siç bën me përkushtim Kadare tani për kthimin e Shqipërisë së vogël në gjirin e kontinentit mëmë, në Europë.


Besnik ndaj idesë krenare për rolin e shkrimtarit, libri i Kadaresë jep një reflektim madhor, me përmasë universale, që nis nga rasti i kombit të vet, ndaj të cilit ai gjykon si një magjistër erudit dhe i rreptë. /A.XH

5 komente në “Botohet në Francë “Mosmarrveshja” e Kadaresë”

  1. vlora nderi i kombit says:

    dhe sh

  2. vlora nderi i kombit says:

    i boton ne france se shqiptaret se kuptojne dot tragjedine kulturore te pushtimit osman qe duan te ngrene halene ne mes te tiranes .Kadare mbetet gjenì.

    1. @vlora says:

      halene e ke te ndertuar ne mes te trurit ti

      1. Dean says:

        Dukesh se je tamam shqiptar i squt.Heu bre lum ata prinder qy te kan.
        Une mendoj se ti nuk je HALE,por 1 dhurate qe ZOTI i ka bo Shqypnise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje