Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!
Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.
Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.
Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët!
Ësht’ vendi ku po të shkosh e të zgjosh pa pritur kryetarët e shtatëdhjetë e ca partive, duan kohë të mbledhin mendjen që të të përgjigjen në cilin koalicion zgjedhor janë ato ditë!
Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’u injektohet tërë banorëve, që ata të mos kujtojnë dot, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri tjetrin!
Atdheu im, ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës me përjashtimin jo në spitalet shtetërorë… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është ai i privatëve… Dhe ku ministrat e shëndetësisë dhe kolegët e tyre lenë të dy këta shërbime dhe kurohen jashtë shtetit!
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me tapi!
Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!
Është vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!
Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historisë, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor.
Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fizkulturës dhe Fakultetit i Mjekësisë se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trajnerë, pediatër dhe kardiologë, por ministra dhe kryeministra e vitet që vijnë, premtojnë që fatet e vendit të jenë në duart e boksierëve!
Është vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me pilotët e huaj dhe shoferët e autobusëve që flenë atë natë në Shqipëri. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një nga një, të numërojnë për katër turistë!
Është vendi, ku qëkurse shifrat e statistikave shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë. Pra, tani që shifrat i shpall qeveria vetë, vendi më i mirë në botë është këtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!
Atdheu im është i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janë të fundit në kontinent, që përmbysin komunizmin; të fundit që anëtarësohen në NATO dhe në Bashkimin Europian, dhe ku qeveria pret urime të përzemërta që edhe në Shqipëri, pas vitit Dymijedymbëdhjetë, edhe tek ne erdhi Dymijetrembëdhjeta!
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!
Atdheu im është i vetmi vend, ku sigurimi i lëvizjes së lirë u prishte punë skafeve dhe kur u arrit lëvizja e lirë, skafet patën mbaruar punë në dëbimet masive të shqiptarëve jashtë shtetit te tyre.
Dhe së fundi, lërmëni të huazoj e përshtas një shprehje të një poeti fqinj: atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër, të jetë këtu në Shqipëri!
*Fjala e mbajtur në Kongresin e FRD
GJERA TE STERTHENA !!! PO NA LLODHET !!! ARTIKUJ SI NEPER GAZETAT RUSE NE VITET 1950 !
atdheu im eshte ai ku syte drejtohen nga shteti por kembet nga kafeneja e lagjes ..
Me lejoni te postoj pjese nga intervista e aktores dhe kengetares Juli Ndocit dhene gati para nje viti nje gazete shqiptare…..
“Me krenari ajo tregon tapetin e punuar me dorë në Dukagjin, mbulesën e tryezës, gjithashtu punim duarsh shqiptare. Gjuha e parë e saj me të bijat është shqipja, e megjithatë ajo nuk e frekuenton Shqipërinë aq shpesh. Juli e di pse. “Shqipëria për të cilën unë kam mall nuk ekziston më”….”
E kam pare dhe degjuar me syte e veshet e mij,shqiptaren e madhe Juli Ndoci,kur e tha TROC,se,
-“Shqipëria për të cilën unë kam mall nuk ekziston më”!!!
Ky eshte perfundimi,qe kane arritur te gjithe shqiptaret e ndershem,kudo ne bote,pasi bejne krahasimin midis EPOKES NJEREZORE TE SOCIALIZMIT,KU NJERIU PER NJERIUN ISHIN NJEREZ,NDERSA SO NE KAPITALIZEM,NJERIU PER NJERIUN ESHTE KAFSHE E EGER!!!
Sali Berisha ia arriti plotesisht qellimit,qe i kane vene ,qe me 1976-ten UDB-ashet ish jugosllave:
-SHKATERROJE SHQIPERINE SA SHQIPTARET TE HANE KOKAT ME NJERI TJETRIN,TE ZHDUKIN PASURITE KOMBETARE E TE NGELIN PA BUKE,TE MOS KETE ASNJE OBJEKT LULTUROR,FETAR,HISTORIK et,qe nga PERDHOSJA E LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE e deri tek PERCARJA KRIMINALE DEMOKRATE E KOMUNISTE,VERI-JUGE,SHQIPTARE E KOSOVARE etj!!!
MALOKERIA E VENDOSUR SI PUSHTUESIT OTOMANE RRETH TIRANES E DURRESIT,E KANE MBESHTETUR BERISHEN NE SHKATERRIMIN E SHQIPERISE!!!
Nuk ka pyje,plazhet jane betonizuar,malet jane mbushur me fabrika cimentoje e furra gelqereje,bregdeti u grabit e u dha Fazlliceve per 1 euro etj!!!
Sali Berisha ka 23 vjet qe nuk njeh 29 nentorin si DATE TE CLIRIMIT,11JANARIN si DATE TE THEMELIMIT TE REPUBLIKES,sepse njeh MBRETERINE E TRADHETARIT ZOGOLL!!!
POSHTE FASHIZMI BERISHIAN!!
hahahhahahaahhaahaha pa kuptim vetem atdheu im eshte e ka shkrujt nje qind here sa te lodhshem qe behen
Thenje jo me te shkruar , por me zemer.
Vec kaq mund te them per penen e mprehte te Pellumb Kulles.
Pellumb Kulla radhitet nder burrat e mencur te Shqiperise.
te lumte goja dhe dora..popull servile.le te shkoje ne te semes
U lodh Samiu por e lexoi qe e lexoi deri ne fund! Pse e lexon o Sami?
Atdheu im eshte i vetmi vend ne bote qe mbane dallkauke, pseudo intelektuale,servile, bishte dredhur dhe sahan lepirsa si Pellumb Kulla!
Hahaha,keto plera qe permendni nuk i kishim per 50 vjet,c’fare kerkonit te benit ju te zgjuarit?Dolet te gjithe duke u krekosur se kush ishte me i mencem se xhaxhi.Tani nuk ka impiant qe te pastroje mutin qe i bene Shqiperise Saliu e cubat e tij.
KA THENE TE GJİTHA TE VERTETAT DHE REALİTET NE SHQİPERİ CDO FJALİ TE BENE PER TE QARE..
si kofili pas te vjelave i thone kesaj
Per qamet jemi katandisur, more, po ju s’te lini as te qahesh!
Bukur ı ke thene Z. Kulla! Por per fat te keq, ata qe e duan Atdheun, apo Memedhene janete paket, ndersa ata qe e urrejne jane te shumte, pjesa me e madhe e shqiptareve. Dhe per dijenine tuaj, sa me te pasur te jene keta njerez (kryesisht keta njerez jane poitikanet tane), aq me shume e urrejne Shqiperine dhe ata qe banojne ne Shqiperi, pra shqiptaret.
Dhe urryesi me i madh eshte kryeministri i Shqiperise, dhe ne shembullin e tij, se nuk mund te vrepojne ndryshe per te mbajtur postin e te privilegjuarit (te drejtorit, zevdesministrit, ministrit, deputetit, doganieit, policit dhe kryepolicit, etj.). Pra jane keta qe e urrejne Shqiperine dhe nuk dine te bejne ndonje gje te mire, vecse ta vjedhin, ta plackitin, ta djegin, ta shesin dhe me nefund te vrasin edhe ata shqiptare qe vuajne per buken e gojes. Megjithate, ata jane te lumtur! Sepse keshtu u hyjne ne zemer kryeministrit te Shqiperise. Besoj se keto gjera i ke kuptuar Z. Kulla.
Pellumb Kulla vetem ligjeron se e ka ndritur ne diaspore, ku nuk ka ndihmuar asnje shqiptar kur ka qene diplomat. Tjera eshte interesaxhi duke te shitur aq here sa i duhen perfitimet. Edhe sot njihet per cenik, xheloz dhe i ka hyp vetja ne qejf.Per me tej nje ish spiun i sigurimit te shtetit, keshtu e tregojne bashkemoshataret e tij. Tema mire ben qe ja boton se duhen edhe keta mostra qe t’i lexojme dhe tua nxerrim bojen
o atdhekar
cdo fjale qe tregon fytyren e vertete te diktatorit i sherben demokracise
Atdhetar,
E nxjerr helmin nga goja, njesoj si ai perversi jot, Sali Berisha
Pavaresisht nga kendveshtrimi I secilit,faktet qe jep zoti Kulla nuk kontestohen.Shqiperia e sotme eshte
ajo e nje shekulli me pare “moj shqypni, e mjera shqypni !……..
A kan ardhur 1 miljonshi i Kreshnikut se spo i shof fare ne lajme, apo Saliu e ka St pushim dhe Kreshniku sja prish qetsine
E ka gabim Pellumb Kulla. Shqipëria nuk është vendi i vetëm në botë. Me ne janë të gjitha vendet përparimtare e paqëdashëse, të gjitha forcat demokratike e revolucionare në mbarë botën, të gjithë popujt liridashës.Të izoluar e të vetëm janë vetëm dy superfuqitë-imperializmi amerikan dhe socialimperializmi sovjetik. I haruat këto mësime të xhaxhit o Pëllumb?! Ja përse nuk jemi dakord me ty dhe nuk të lejojmë të mohosh historinë, Partinë, Enverin dhe Salinë.
Z. Kulla, mos harro! Nese nje dite do te biesh ne positat e atyre intelektualeve dhe akademikeve shqiptare, fytyra e te cileve eshte bere mavi si fundbarku i prostitutes q
Dhe ku eshte pergjegjesia e intelektualeve si puna jote? A nuk i sherbyet vet ju z. Kulla rregjimit me antishqiptar qe ka njohur historia? Mire e tha dikush :si kofini pas te vjelave. Pse nuk thoni se edhe une jam njeri prej tyre qe kam kontribuar qe ky komb te shkoje drejt humneres? Ti dhe si puna jote jane njerezit me te rrezikshem dhe me te demshem qe kerkoni vetem te perfitoni. Ju ne vend qe te merrni rolin e avokatit te njohur Demonzi per te mbrojtur te verteten ju keni marre rolin e prokurorit (qe nuk me kujtihet emri i tij te “Dy krisma ne Paris”,ku vet jeni skenarist a ku di une çka). Si nuk doli askush nga keta qe i sherbyen regjimit te Berishes me aq zell per te kerkuar falje e per te mos u paraqitur me kurre ne publik! Edhe vet Mero Baze qe e godet aq fort Berishen dhe regjimin e tij nuk e di a ka dal te kerkoje falje per vitet qe i ka sherby Berishes,nese po te me fal e nese jo te dali urgjentisht dhe me koken ulur ta beje ate sepse vetem keshtu njeriu pastron ndergjegjen pasi te kete kerkuar falje te sinqert.
Ne fund z. Kulla mund tju them se une dhe gruaja ime ,shqiptar qe te dy jemi shume te revoltuar. Kaq…
Z.Kulla, mos harro! Nese nje dite do te biesh ne pozitat e atyre intelektualeve dhe akademikeve, fytyra e te cileve eshte bere mavi si fundbarku i nje prostitute, qe ka perballuar nje regjiment ushtareshte te sapo kthyer nga fronti,nuk mund te fshish keto qe ke thene,-jane te pakançelueshme.Aforizmat tuaja i pranoj me dhimbje. Jane postulate filozofike ne pronesi te te vetmit vend ne europe.- Shqiperise tende dhe time.
Mos more se na trondite shumë. Si more Demonziu dhe gruaja e tij na qenkan revoltuar?! Shumë, shumë?! Opopo……
“Djallibardhë”,nuk emore vesh shpotinë…!!! ?
Bravo Pellumb! Te gjitha jane shume te verteta fatkeqesisht!
edhe sdi edhe sdo..
O Pellumb,
Kur ishte per te folur, nuk fole.
Tashti degjo kengen e Vasco Rossit
Orma é tardi.
Realitet i dhimbshem . Bravo z. Kulla
Zoti Pellumb poeti yne i madh dhe me humor,Anton Zako Cajupi ka thene:” Atdhe quhet toka,ku me ka lindur koka,ku kam njohur nene e ate,ku me njeh dhe gur i thate”.Por une edhe ty,ashtu si edhe shume te tjere,meqenese atdheu yne nuk na siguronte kushtet me minimale te jeteses,jemi detyruar te gjejme edhe nje atdhe te dyte, te cilit i jemi shume mirenjohes per ate qe ben per ne,ketu ne Bronks te Nju Jorkut.Por une,nuk e di per te tjeret,sa here kujtoj atdheun tim,zemra me mbushet me trishtim.Me mbushen syte me lot,sa here degjoj kenget e bukura te Eli Fares,ditet e fundit,por edhe te tjereve,une qaj me ngasherim,gjithmone mendoj per atdheun tim,qe eshte katandisur si mos me keq per shkak te keqqeverisjes se nje bande hajtutesh,qe mendon vetem per vete dhe per pasurimin e saj dhe te sojsorollopit te saj.E di se i kam kthyer shpinen,porjo zemren,zemren atje e kam dhe do ta kem,derisa te jem gjalle,megjithese e di se kockat kam per t’i lene ketu ashtu si dhe shume te tjere.Kur kujtoj atdheun tim te dashur,mendja dhe zemra me mbushen me trishtim , zemerim dhe me urrejtje per shkaktaret e kesaj tragjedie antipopullore.Per shkak te kesaj bende kusaresh dhe njerezish te ligj,rreth gjysma e popullit shqiptar ka marre rruget e kurbetit dhe nje pjese e madhe e tyre si mosha jone do ta shohin atdheun tone vetem neper ekranet televizive.Ne nuk do t’ia arrijme qe ta shohim me ate .Poeti Ndre Mjeda ka thene:” I dashur atdhe ,te dua dhe keshtu si je,dpor kur te shoh te lire do te dua dhe me mire”Nuk e di nese do te arrij ta shoh ndonje here te lire nga bandat e hajduteve dhe kusareve,dhe te pabeseve, qe qeverisin njerezit e thjeshte dhe te ndershem.
i kam ndjekur pothuaj te gjitha shkrimet e tua ne shtyp dhe i kam kuptuar edhe shqetesimet e tua edhe kritikat dhe sarkazmen tende ndaj PD dhe Berishes dhe ndofta ke te drejte
Por te te shikoja ne krah te Bamir Topit kete nuk e mendoja
Ti je njeri i i nformuar pse nuk pyete njehere per Bamirin? a e di sa euro i merrte ai gjyqtareve dhe prokuroreve per emerime dhe transferime ?Pyet njehere dhe pastaj dil perkrah tij.ndryshe dhe kritikat e tua ndaj PD dhe Berishes ngelen pa vlere
Kur te takohemi ng afer do te tregoj me shume hollesi
Si ide e gjetur po realizimi shume i dobet ,shume monoton.
Megjithate dy fraza shume filozofike ,e para :
…po te besh nje sontazh te sinqerte njerzit qe nga ajo kohe , me mir t’u kish mbetur komunizmi se sa komunistet.
Dhe e dyta:
Eshte vendi,ku numri i turisteve vizitor,eshte propaganda me banale…
Te keh kater valixhe matan trarit te kufirit dhe te shkosh ti sjellesh nje nga nje ,te te numerojne per kater turiste !
O populli i varfër / Që je copë e trokë / Ne jemi deputet / pa tru e pa kokë / Se kështu i do / çdo koh’ mushka drutë / Ne jemi të “ndershëm” / se jemi hajdutë / Jemi kriminelë / S’kemi besë as fe /
Të falemi popull / për “trutë” që më ke / Se ti more popull / Dhe të rrish pa bukë / Drejtuesit sërish/ do t’i zgjedhç kopukë… / Je mor ti i vetmi / Nga popuj t’ksaj bote / Që vuan nga trutë / Dhe nga vetja jote / Shkelmoi dhe degdisi / Përtej gjer në varr / Se t’i bluan kockat / Popull gjynahqar!
“Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me tapi”!
Tema, fshije kete frazen ketu siper, hajt, nuk ka lezet.
99% e komentuesve ne kete faqe nuk do te donin ta shihnin.
Per keta 99ca eshte OK te rrembesh, zaptosh, por kurrsesi te flasesh kunder ati te gjatit.
Pa, pa, pa eshte krim. Skane faj, u eshte ngulur ne koke neni 55.
Si thua ore, edhe Sala i legalizon ZAPTUSIT?
Pse habitesh, Sala eshte i juaji.
A nuk ishte Sala ai qe ju siguroje jeten ne fillim vitet 90?
Krruaj koken te gjeje pse e urreni? Si nuk tregoheni mirenjohes, xhanem!
Le qe, ja dje e pate qe ai i “shkolluari” ne Paris, demaskon si me flete-rrufe dikur, ate qe i dha mundesine ne jet. Lere pastaj ju qe nuk keni mbaruar as filloren.
BUKSHKALSA.
Po, shoku komik, eshte atedheu i yte dhe i ime. Ai atedhe qe te beri ambasador ne shtetin me te fuqishem ne bote. Te mundesoi ty dhe familjes tere te gjere te jetosh dhe te sistemohesh ne jeten e NY.Atedheu qe ti ne fund te mandatit tend ambasadorial si pothuajse te gjithe tjeret e baltose, fyeve, qpife cdo te keqe pere te vetem te marresh azil te qendrosh ketu ne token e premtuar…Me kesi ambasador dhe me moralin e tyre duhet ne te mburremi!!!??
Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!
Ky eshte nje kokluzion shume i sakte. Se paku ne komunizme mbrohej jeta e individit nga kriminlet dhe hajdutet.
Shoh disa komente te formuluara me porosi te Berishes a po te stafit te tij te ngushte. Bejne sikur jane kunder Sales,por kuptohen lehte qe jane te futur per te goditur nje burre te mencur si z. Pellumb Kulla qe asnjehere nuk u pajtua me te keqen. E ka ndihmuar shume PD-ne,por me korrupsionin,emerimet nepotike e kryesisht te majta ne qeverisjen e majte,grabitja e pronave te te tjereve e mos kthimi i tyre tek pronaret e vertete,keqtrajtimi i te perndjekurve politike,varferimi i popullit nga nje keqadministrim i ekonomise ,lenia pas dore e bujqesise e minierave dhe mos financimin e kompanimeve per punime e sherbime te kryera e te pa paguara etje… nuk mund te mos e benin kundershtar jo vetem te nderuarin Pellumb Kulla, por edhe mijra burra e gra,te rinj e te reja qe e kane kuptuar demagogjine 23 vjecare te Berishes.Burrat e mencur nuk duhet te shajne,por te argumentojne qe ato te cilat i prezanton z. Kulla,ti kundershtojne me fakte.
atdheu im kur do te mbarojne keto njerez te mllefosur – keto krijesa te komunizmit… ketij i ka ngel mendja, ora kuptohet, si jaka fut sala para ca vitesh… mllefin e ketij na e shet per moral… z. kulla mendon se gjerat qe imagjinon ai jane fakte te pakundershtueshme…. por nepermjet fjaleve qe thote duk se eshte nje kamikaz i pavarur politikisht … “Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.” e fillon me te gjithe kryetaret e partive dhe e personalizon me njerin… aty ku i dhemb me shume, kuptohet. o zot sa shume paskeni qene.
p.s. se mos mendon njeri se une mbroj ose dua berishen… jo jo nuk e dua por nuk pranoj nje berishe te rilindur asnjehere… me mire te vazhdoje ky berishe dhe te vdesi, politikisht, ndoshta edhe pas mandatit tjeter sesa te votoj nje berishe te rilindur qe kushedi kur vdes, polikisht, pastaj. une nje jete kam dhe mund te pres kaq gjate….
Atdheu im eshte ai ku nuk jeton ti, e qe “me ironine tende te holle” i shprehe ne fund dashurine.
Atdhe im eshte ai qe ka nevoje per karrige jo shume te larta por per edukate qytetare ulur ne to.
Eshte shume e lehte ti veme ne dukje ne te ikurit mangesite Atdheut tone, sepse jane ato qe na detyruan te ikim larg per nje jete me te mire, por gjetja e mundesive brenda nesh per te bere apo afruar dicka sa me te thjeshte por te mire e ndershmerisht eshte vlere e ne te ikurve nga atdheu yne shume i dashur e jo renditja e te keqijave sic beni ju i ashtuquajturi zoti autor intelektual regjizor humorist qe dihet shume mire se ne cilen kohe ke lulezuar e ne sa diktatura ke kameleonizuar.
o njeres!
populli meriton qeverin qe ka mbi vete,ndaj vjen nje dite e thote:ishte mire,kur ishte keq!
lexoj shume komente po shkruaj rralle; ato qe thote Z Kulla jane me se te verteta dhe mund te shtosh edhe te tjera, po ajo qe desha te shtoja une eshte : atdheu im eshte aty ku njerezit vleresojne te thenat sipas atyre qe i thone e jo sipas permbajtes te te thenave!!!
Z.Kulla jam plotesisht dakort me ju dhe fatkeqesisht te gjitha qe ju shkruani jane te verteta por uroj qe te pakten nje here t e gjithe shqiptaret te mendojne si shqiptare jo siPD-ista etj .Saliu do te ike dhe pastaj do t’a kujtojme si Zogun Esat Pashen …E VERTETA eshte eVERTETE dhe nuk ka rendesi kush e thote apo e shkruan.ATDHEU mbi te gjitha
Z.Kulla urime per shkrimin e ri.Edhe pse na dhembin pa perjashtim te tera ato qe Ju shkruani per realitetin e hidhur te politikes Shqiptare,ne ndjejme kenaqesi qe Ju me kurajo dhe me mjeshteri artistike i demaskoni ato fakte kaq hapur.Me vjen shume keq per ca mioper qe shkruajne komente thjesht per tju kunderven se vertetes.Po ju kundervure se vertetes i je kundervene vehtes tende,mire eshte qe ju o mioper te shkoni urgjent tek okulisti dhe te zmadhoni numurin e xhamit qe ta shikoni te verteten pak me paster.Pse si mendoni ju,meqenese Saliu e vuri Ambasador ne fillimet e demokracise Ai duhet te heshti per c’do shkelje te ligjeve? Mir drejtesia qe ka heshtur por duhet te heshti edhe ndershmeria? Pellumbi nuk shkruan ne emer te ndonje partie por thjesht ne emer te ndershmerise,ai nuk bene pjese ne asnje parti PDSFRLSI,por thjesht ne partine e Kombit.Edhe nje here urime Z.Pellumb per shkrimin e fundit.
o njeres!
populli meriton qeverin qe ka mbi vete,ndaj vjen nje dite e thote:ishte mire,kur ishte keq!
Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fizkulturës dhe Fakultetit i Mjekësisë se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trajnerë, pediatër dhe kardiologë, por ministra dhe kryeministra e vitet që vijnë, premtojnë që fatet e vendit të jenë në duart e boksierëve!
shum thenje te miraa
Ju lumtee te gjitheve ? :______: *__* <3 faliminderit me ndihmuat shum perr ne shkolle flm shummmmmmm ju lumte ?
o veq atdheu im po shka ish kan aj atdheu yt
paskit bo mjft ese dhe fjale kotri per atdheun
paskit bo fjale kot fare per atdheun
sa kot
sa me pelqekan fjale qe keni bo per atdheun