‘Nuk ke ç’bën. Të detyron ligji zgjedhor’ është alibia e çdo partiaku apo analisti oportunist në përligjen e akrobacirave elektorale ku nuk mbeti kush pa fjetur me ‘mullixhiun’. Gati- gati, sikur të ishte një ligj natyre dhe ‘murit’ nuk i bihet me kokë. Atëherë, kur të gjithë ankohen nga ky ligj zgjedhor, produkt i të cilit është një parlament i ‘tredhur’, që nuk jep asnjë shans për shtet ligjor, atëherë EUREKA! Hajt ta rishikojmë!
Qartazi PS dhe PD e refuzojnë këtë gjë. U vjen për hosh se i bën zot në mallin e tjetrit qoftë kjo vota, prona etj ndaj alternativë mbetet ose (a) referendumi popullor (ndryshimet kushtetuese nëpërkëmbën të drejtën e autorit që është populli) ose (b) votimi i një poli të tretë që ta imponojë atë si kusht për bashkëqeverisje, dhe ku fija e ‘kashtës’ momentalisht janë FRD dhe AK që nuk ranë në tundimin ‘shënomëni dhe mua’ të tufëzimit elektoral.
Parlament pa këllqe
Pakti PS-LSI thekson veçanërisht forcimin e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit që ndonëse parimore ngërthen edhe pikëpyetje.
Së pari, ai presupozon parlament me këllqe dhe ligji zgjedhor nuk e jep këtë shans.
Së dyti, nëse nuk do ketë pajtueshmëri mes statusit të qeveritarit dhe deputetit atëherë vetë lideri i partisë do duhet të zgjedhë duke mos përmbushur pritshmëritë sipas rastit – në mos kryeministër, shmang përgjegjësinë e ekzekutivit, në mos deputet, përgjegjësinë e përfaqësimit (nëse duan të jenë origjinal siç e kemi zakon, më mirë se një qeveri kukull të partisë, do të ishte dhënia me … koncesion e qeverisjes përmes tenderave 4 vjeçar nën kontroll parlamentar(!)
Prej kohësh parlamenti është katandisur ‘MUTE’ (anglisht: pa zë)ose ‘PRE-RECORDED’ (anglisht: regjistruar paraprakisht) me telekomandën tek liderët partiakë. Me pak përjashtime, specia e ‘deputetëve-listë’ (njëlloj mall serie më vete) është në ‘hava’ dhe jashtë realitetit me të vetmen ‘spango’ që e mban, liderin e partisë, që me cinizëm e prezanton në elektorat si deputet të zonës(!), qasje kjo ‘të gjithë nga një dorë, asnjëri konkretisht’ ku i bishtohet më çdo llogaridhënie tek votuesi.
Deputetë, që sa më lart në listat partiake, aq më pak e ndjejnë adrenalinën e garës elektorale tek prej 2009 e kanë thjesht për dekor sepse garën reale dhe festimet i mbyllin më herët kur ia dalin, për servilizëm apo pleksje interesash, të shënojnë emrin në listat që grisen e rishkruhen prej lidershipit ‘paranojak’ ndaj ‘gati tu’-s së gjithkujt.
Për PD e PS, votuesi është thjesht njëfrymor anonim në delir, që edhe pa gjë në torbë, duhet të ndjehet i privilegjuar që firmos (voton) në‘letër të bardhë’ vegjetimin katërvjeçar deri në kufijtë e ‘prostatës’ politike, të deputetëve servil partiak, klientelist apo një-përdorimësh ‘BIC’ për interesa të çastit.
Buzëkuq parlamentar!
Ligji zgjedhor promovon pambarim farsa elektorale. I tillë ishte dhe lajmi mediatik i pak ditëve më parë për ‘përplasje’ grash në Lezhë(!), një ‘beteje’ inekzistente kjo mes tre grave të PS, LSI dhe PD, të tria fituese sa kohë në krye të listave elektorale,e veçanta e të cilës është se lidhet me tjetër farsë, atë të kuotave për gra në parlament.
Kuota këto që, përveçse cenim i meritokracisë, përbëjnë realisht diskriminim ndaj femrave tek stigmatizohen si të paafta për të nxjerrë qimen nga qulli, ndërkohë që nëse të zonja, ato nuk kanë nevojë për privilegjim, por shanse të barabarta për garim. Për më tepër që ‘marrja për dore’ e tyre paragjykon praninë në parlament,pavarësisht CV të tyre dhe lançimit me bujë mediatik, teksa në momentin që përzgjidhen pa garë reale, ato shihen më tepër si numërorë me buzëkuq sesa si një zë ndryshe që mund të bëjë dallimin. Kuota demagogjike këto, që për analogji, hapin oreksin për diskriminime pozitive shtesë si etnia, mosha, orientimi seksual(!) etj ndërkohë që kriteri i deputetit duhet të jetë përkushtimi ndaj vlerave demokratike pavarësisht profilit të tij.
Përfshirja e grave në politikë nuk bëhet me pahir teksa shumë aspekte lidhen edhe me specifika gjinore. Por ajo promovohet duke filluar së pari me rishikimin e vetë ligjit zgjedhor – hapjen e listave elektorale, shanse për të pavarurit etj, ndërkohë që nuk shkëputet nga stadi i emancipimit të shoqërisë dhe legjislacioni progresist që rrit shanset për angazhim në publik – lehtësira në rritjen e fëmijëve, rroga të barabarta, mbrojtja efektive prej intimidimit fizik, verbal, moral etj (përkundrejt premtimeve absurde si taksa më të ulëta për biznesin që i punëson, trajnime falas për gra etj(!)
Ligjërim i deformimit në tregun politik
Sikurse degradimi i pronës shpërfytyroi ekonominë, pengmarrja e votës prej ligjit aktual zgjedhor e ka deformuar tregun politik duke e defaktorizuar dhe shndërruar parlamentin në ‘levë’ partie.
Sot kemi ofertë elektorale dhe njëkohësisht nuk kemi të tillë – me qindra parti por ku shumica nuk votohen sepse dilema që dominon është ajo e të‘keqes më të vogël’ gjë që promovon statukuonë dhe metafizikën politike duke bipolarizuar tregun politik në favor të PD dhe PS me efekte në vetë tregun ekonomik.
Por ndërsa për këtë të fundit ka një Autoritet Konkurrence që monitoron rregullat e lojës, në tregun politik me ligj legalizohet intimidimi i të tretëve dhe vetë votuesit që detyrohet të veshë ose fanellë blu apo rozë, ose mbetet lakuriq. Kështu me ligj masmedia i alokon me prioritet kohë dhe hapësirë në fushatë PD dhe PS me efekt shtesë intimidues, buxheti elektoral i jep nisje përpara vijës së startit partive të mëdha etj.
O me ne, o kundër nesh!
Ligji zgjedhor ndan artificialisht në‘tanët apo jo tanët’ dhe paragjykon çdo të tretë deri në denigrim si ‘kalë Troje’ të palës kundërshtare sikundër po ndodh edhe me AK, ndonëse nga qasje të tilla në të shkuarën (p.sh. përplasja mes PS dhe LSI) duhet të ishin nxjerrë tashmë mësime të çmuara.
Nëse AK supozohet (koha do e tregojë) se ka për mision fitoren e PD, të tjerë ia kanë zgjatur me vepra pushtetin asaj. Që me ndryshimet kushtetuese, post-Gërdecin, prishjen me LSI përpara 2009, bashkimi me PD pas 2009, refuzimi dikur i aleancës me komunistët dhe humbja e Bashkisë së Tiranës etj.
Etika politike rëndohet më tej me qasjet konspirative ‘dyshuam që fillim…’,‘çantë me para’ etj, episode që mbjellin konfuzion sepse ‘kali i Trojës’ ose është i tillë që në fillim (nuk ka përse të blihet më pas) ose bëhet i këtillë (duke rrëzuar alibinë e dyshimeve të kahershme).Nëse arsye serviret prania e emrave të AK në listën e PS (një tjetër farsë e këtij ligji zgjedhor), kjo duhet të vlente edhe për rastin e ndonjë aleati (për afrim ndaj të cilit u kapërcye edhe ylberi), për të cilin thuhet se nuk do të ketë prezencë të zgjeruar në listat e PS (por do ketë ama (!)
Askush nuk duhet të vërë dorën në zjarr për askënd por fakt mbetet që AK krijoi një frymë pro-rotacion që i kalon përmasat e një kryetari dhe që bartet nga mijëra anëtarë, rruga përpara e të cilës nuk është dorëheqja në grup por imponimi në grup ndaj lidershipit nëse besojnë ende tek ideali që i mblodhi bashkë.
Rilindja shqiptare duhet t’i japë fund paragjykimit dhe segregimit në politikë duke i dhënë shansin e dyshimit kujtdo në funksion të rotacionit të shumëpritur. Dhe nëse vërtet dëshiron të çlirojë politikën nga pengu i ‘kalit të Trojës’, i vetmi mekanizëm mbetet vota e lirë që njëlloj si ‘dora e padukshme’ e tregut të lirë, rregullon balancat dhe jep,herët a vonë,hak për të gjithë.
“…Kuota këto që, përveçse cenim i meritokracisë, përbëjnë realisht diskriminim ndaj femrave tek stigmatizohen si të paafta për të nxjerrë qimen nga qulli, ndërkohë që nëse të zonja, ato nuk kanë nevojë për privilegjim, por shanse të barabarta për garim. Për më tepër që ‘marrja për dore’ e tyre paragjykon praninë në parlament,pavarësisht CV të tyre dhe lançimit me bujë mediatik, teksa në momentin që përzgjidhen pa garë reale, ato shihen më tepër si numërorë me buzëkuq sesa si një zë ndryshe që mund të bëjë dallimin. Kuota demagogjike këto, që për analogji, hapin oreksin për diskriminime pozitive shtesë si etnia, mosha, orientimi seksual(!) etj ndërkohë që kriteri i deputetit duhet të jetë përkushtimi ndaj vlerave demokratike pavarësisht profilit të tij….”
Me pelqejne shkrimet e tua i nderuar Profesor Artan Xh. Duka, po me paragrafin e mesiperm ja ke futur kot!
Bota dhe realiteti duhen marre jo ashtu si deshirojme Ti, une apo edhe te tjetre qe te jete. Ato duhen marre ashtu siç jane ne praktike dhe ne duhet te perpqemi qe ti ndryshojme nese mendojme qe nje gje e tille ja vlen.
Nje praktike e tille e mbrojtjes me ligj, me kuota dhe me sanksione e te drejtava te grave egiston psh. edhe ne France, nje pjese e madhe e ligjeve te destinuara per kete qellim datojne nga viti 2000 e pas.
Ti je i ndergjegjshem me mire se kushdo, i nderuar Profesor, qe demokracia franceze po i afrohet fundit te shekullit te DYTE te egzistences se saj, dhe besoj se nuk je kunder qe ajo te merret si shembull.
Ja ke fut kot,Artan Duka!!!
Nuk e mbron dot K.Spahiun dhe AKZ-ne!!!
Se pari eshte nje parti,qe mbeshtetet ne NACIONALIZMIN RADIKAL,per me teper pretendon te bashkoje te gjithe shqiptaret ne bote,kunder Sali Nerishes,por…….NUK PRANON TE BASHKEPUNOJE ME PS-ne,QE KA 23 VJET,QE LUFTON E VETME KUNDER KESAJ BISHE SERBE ANTI SHQIPTARE!!!
SHITJEN E DETIT GREKEVE E MBROJTI PS-ja ne Gjykaten Kushtetuese,ndersa AKZ-ja e PRIVATIZOI VETE,vetem se ka MYSLYM Pashajin ne mes!!!
Edhe Ruzvelti me Cercillin u bashkuan me STALININ ARMIK,vetem se ne ate kohe ARMIKU ME I MADH ISHTE HITLERI!!!
Ndersa SPATHIU BERI HARAKIRI:NXORRI HAPUR QELLIMET E TIJ POPULISTE E SABOTUESE!!!
Si jurist,ky DEBIL vetem MAREVESHJE PER TE BURGOSUR BERISHEN,NUK DUHET T’I KERKONTE RAMES,por…..kaq ishte filmi!!!
Zoti Artan nuk eshte nevoja te zgjatesh se fajin e ka ligji zgjedhor apo nderhyrjet ne kushtetute qe krijuan kete mungese te pavaresise e tjera brockulla sepse dihet qarte se tek ne gjithnje ka pasur ndikim te padiskutueshem vetem ekzekutivi dhe kur kjo eshte ne nje dore si te Saliut nuk kemi pse te fajesojme ligjet sepse po keto ligje ne nje vend demokratik do kishin 100% tjeter efekt.
Fatkeqesisht por e vertet eshte se kur ne krye vendosen njerez me prejardhje primitive si Berisha apo dikur Dulla me heret Zogu qe te tre njerez jo te fisem dhe anadollake si nga feja si nga edukata nuk mundet kurrsesi te kemi nje demokraci ku sundon ligji por sulltanlleku.
E keqja numer nje ne Shqiperi eshte ndikimi islamik ku medoemos islamiket kerkojne te jene ato ne krye ku nuk njohin norma as respektim te ligjeve tamam si ne vendet diktatoriale.
Vetem nje krahasim te thjeshte te bejme dhe keni per te kuptuar se kush jane islamiket dhe kush jane te krishteret.
Te marrim rastin e Fatos Nanos i cili pavaresisht negativitetit ai ishte shume liberal duke e kaluar rolin e kryeministrit here tek Majko here tek Meta dhe ne shume raste jepte dhe doreheqje ose dorezim te pushtetit e ndersa tek islamiket deri me sot kjo nuk ka bere vaki as nuk mund te ndodhe me prejashtim te Ramiz Alise i cili edhe pse komuniste edhe islamike beri nje terheqje te admirueshme sepse e para kishte nje trashigimi qytetare dhe eshte edukuar ne shkollen e Jezuiteve ne Shkoder shkolle e pergjithshme por me orientim fetar te krishtere cka beri qe ai te jete ndryshe nga te tjeret.
Jam i sigurte se po me kete ligj qe kemi Edi Rama do jete ndryshe nga Berisha me vite drite.
Ju lutem zoteri mos tu vije turp dhe pranoni realitetin dhe thoni te drejten dhe jo duke u hedhur sa ne nje dege ne nje tjeter.