Projekti është vlerësuar nga World Finance si një nga 100 më të mirët e botës
Projekti i Europortit të Shëngjinit është hartuar me dijeninë dhe nxitjen e kryeministrit. P. Zogaj e ka ndjekur në proces dhe me aprovimin e qeverisë e ka çuar dokumentacionin në Kosovë. Europortin e ka vetëndërtuar natyra dhe ndërtohet nga financime koncesionare. Por Ministria e Transportit duke mashtruar se me portin e Durrësit do të kryejë transitin euro– ballkanik, jo vetëm shkatërron ekonominë shqiptare dhe kosovare, por dëmton dhe transportin euro– ballkanik. Sepse në mungesë të kapaciteteve portuale shqiptare, mallrat ballkanike për në Evropën Jugperëndimore, Gjibraltar dhe Amerikë përshkojnë deri 620 km më tepër…
Historia përsëritet. Dikur u bashkuam me Turqinë kundër lirive ballkanike, tashmë interesat klienteliste sabotojnë ekonominë e vendeve të Ballkanit Lindor.
Është për të ardhur keq që qeveria e Kosovës nuk kupton se nëqoftëse nga trualli i UÇK– së dhe në Rrugën e Kombit nuk kalojnë mallrat e Serbisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Krajovës etj, për të dalë në Shëngjin (bregdet), atëherë rombi i shtetit nuk kthehet në urë transiti.
Kosova duhet të bëhet iniciatore dhe aksionere për fillimin e ndërtimit të Europortit të Shëngjinit dhe Korridorit të Drinit. Kjo do të zhvillonte euro -perspektiva në ekonominë vendore. Ndërsa përsa i përket shprehjes se Shëngjinin ia kemi lënë Kosovës, dikush e ka mashtruar kryeministrin, zhvillimet turistike kanë limituar ndërtimin e një porti tregtar… Aty vetëm port tregtar nuk ndërtohet.
CILA ËSHTË E VËRTETA E PROJEKTIT
Në datat 10– 14 mars 2010 erdhi drejtoresha e World Finance, e shoqëruar nga një fotoreporter i njohur i Reuters. Financa Botërore (World Finance) ka premiuar projektin e Europortit Shëngjinit (Eagle of Adriatic) në top-listën e 100 projekteve më të mira në nivel botëror për vitin 2009.
Më datën 24 nëntor 2009 në selinë qendrore Stock Exchange, Londër, administratorit dhe pronarit të projektit, Lirim Muharremi, iu dorëzua obelisku i premios. Informacioni gjendet në revistën dymujore World Finance November – December 2009 dhe në edicionin January – February 2010, Suplementi WORLDFINANCE.COM.
Projekti është përzgjedhur me votim të lirë nga 37.000 votues nga 50.000 mijë të mundshëm. World Finance premion çdo vit kompani dhe individë që kanë materializuar, realizuar ose shpikur projekte brilante të niveleve botërore. Në revistën dymujore përfshihen dhe kontributet e personaliteteve Nouriel Roubini e Robert Shiller. N. Rubin parashikoi rënien e tregut të imobiliareve në Amerikë 2008– 2009.
Në hipotekën e premiove të vitit 2009, projekti i Europortit të Shëngjinit renditet krahas projekteve elitare multidimensionale internacionale. Kjo është një krenari për vendin, është një nder për kurajën e nivelin e investitorit si dhe grupit të projektimit. Vepra është vlerësuar si shpëtim për Ballkanin dhe Evropën dhe si bypass natyral i tranzitit euro-ballkanik.
Për të realizuar një reportazh me kosto deri 199 mijë paund për Shqipërinë, portin dhe arritjet e qeverisë, në datat 10– 14 mars 2010 erdhi drejtoresha e World Finance, e shoqëruar nga një fotoreporter i njohur i Reuters. Megjithëse u njoftuan zyrtarisht të gjitha institucionet shtetërore, nuk u realizua asnjë takim.
Por Evropa nuk hedh poshtë arritjet e saj. Zoti Muharremi pritet dhe përcillet si një konsulent potencial për Ballkanin nga nivelet më të larta të ekonomisë së Brukselit, me premtimin se porti internacional i Shëngjinit së shpejti do të ndërtohet… Projekti i portit nuk është një gjetje e rastit. Së shpejti Shqipëria do të ketë një strategji të re për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, detare dhe bregdetare. Projekti i portit është realizuar në një periudhë që qeveria shqiptare kishte dhënë me koncesion ndërtimin e portit të kontejnerëve në Vlorë.
Koha vërtetoi kundërshtimin tonë se në bregdetin e Pyllit të Sodës nuk ndërtohen porte tregtare. Kompania koncesionare u largua… Megjithatë shteti shqiptar përsëri po rigabon për ndërtimin e një porti në Pyllin e Sodës… Nga ana jonë është studiuar në kompleks infrastruktura detare dhe bregdetare duke analizuar dhe veprat ekzistuese. Ato parashikojnë porte tregtare në bregdetin e Orikumit, Dajlanit, Semanit, Kallmit dhe bregun shkëmbor të Malit të Rencit. Investitori zgjodhi bregun midis Shëngjinit dhe Velipojës, duke na besuar studimin dhe projektin në fazën e fizibilitetit të avancuar. Por cilat janë arsyet që projekti thjesht ka fituar vlerësimin ndërkombëtar?
VLERËSIMI I PARË: ARSYET GJEO-EKONOMIKE
Bregdeti shqiptar Vlorë- delta e Bunës, është e vetmja ultësirë e vazhduar në të gjithë bregdetin e Adriatikut dhe Jonit, ndërsa si pozicion gjeografik formon afërsisht mesoren e gjithë vijës bregdetare perëndimore ballkanike. Së bashku me orientimin veri- jug dhe luginat e lumenjve që çajnë në brendësi të hapësirave danubiane, bregdeti dhe trualli shqiptar formon rrugën natyrale më të shkurtër për në Ballkan. Janë 50 milion banorë të Ballkanit që kërkojnë të kalojnë mallrat nga bregdeti shqiptar, por nuk kalojnë për mungesë të porteve…
Në konceptin fizik ambasadori i parë amerikan e ka quajtur bregdetin shqiptar si Gjibraltarin e Lindjes (gaz. Panorama dt. 22 shkurt 2013). Në gjithë vijën bregdetare të Jonit dhe Adriatikut ballkanik, nuk ka asnjë port të mirëfilltë tregtar për të konkurruar e formuar një trekëndësh midis Portit të Pireut, Gioia di Tauro dhe Europortit të Shëngjinit ose Vlorës. Në konceptin fizik gjithë ultësira Vlorë– Shëngjin është një port unik natyral, por nyje të veçanta bregdetare zotërojnë bonuse për ndërtime portuale…
Ndërtimi i portit në bregdetin shkëmbor djerrë të Rërës së Hedhur ose Malit të Rencit formon pozicionin të mirëzgjedhur nga ana gjeo-ekonomike, gjeo-teknike, batimetrisë për transitin e mallrave që vijnë nga Europa Jugperëndimore, Afrika, Gjibraltari, Amerika për në Ballkan dhe anasjelltas etj. Zgjedhja e pozicionit gjeografik, elementët gjeofizikë të Europortit dhe argumenti i tranzitit euro-ballkanik formojnë vlerësimin e parë të veprës detare…
VLERËSIMI I DYTË: ZGJIDHJE NDËRTIMORE DHE URBANE
Portet kërkojnë hapësira tokësore të mëdha dhe thellësi natyrale. Të gjitha veprat e infrastrukturës shpronësojnë terrene urbane ose bujqësore. Në Evropë çdo ditë shpronësohen 10 ha për infrastrukturën. Europorti i Shëngjinit ndërtohet 89% në pasqyrën detare dhe vetëm 11% në bregdetin shkëmbor të Rërës së Hedhur. Porti arrin në fazën e parë gjatësinë 4.3 km, shtrihet në brendësi të pasqyrës detare deri 1.75 km, realizon sipërfaqen totale 730 ha dhe thellësinë 10- 28 m.
Për të realizuar sheshet portuale, gërmohet shkëmbi dhe mbushet bregu mbi 250 m dhe në vijim zgjaten terminalët në formë KRËHRI si në figurë…
Në port do të përpunohen deri 30– 60 milion ton mall/vit. Në të dyja anët e portit janë vendosur portet e turizmit dhe peshkimit.
Për qarkullimin e mallrave dhe sheshet perspektive janë parashikuar ndërtimi i dy tuneleve që lidhin direkt portin me fushën e Balldrenit.
Mallrat që vijnë nga Ballkani nëpërmjet korridorit të Kombit dhe perspektivë nga korridori i Drinit, nuk kalojnë nga zonat urbane e turistike të Shëngjinit dhe Velipojës, por kalojnë direkt në port nëpërmjet tuneleve dhe fushës së Balldrenit. Zgjidhja teknike e ndërtimit të portit në një bregdet shkëmbor, pa shpronësime urbane dhe turistike, me lëndën ndërtimore të siguruar pa transport, me kosto të ulët, përbën argumentin e dytë të vlerësimit të ndërtimit detar.
VLERËSIMI I TRETË: ZGJIDHJE FUNKSIONALE DHE PERSPEKTIVE
Portet përgjithësisht vetëndërtohen, zgjaten dhe zgjerohen në funksion të qarkullimit të mallrave… Ata kërkojnë koncepte vizionare për zhvillime mbi 100 vjeçare … P.sh. nëqoftëse porti i Durrësit do të kishte hapësira të lira, do të zgjerohej në vazhdim.
Europorti i Shëngjinit në fazën e parë parashikohet mbi 5 herë më i madh se Porti i Durrësit, megjithatë ka mundësi të dy– trefishohet, pa shpronësuar terrene urbano- bujqësore. Perspektiva e largme e Europortit të Shëngjinit është të shtrihet në gjithë bregun shkëmbor nga ish rep. ushtarak deri në Vilun, ndërsa si volum të përpunojë deri në 120– 150 milion ton mall/ vit…
Si konfiguracion aeroportual është zgjedhur një planimetri funksionale që realizon ankorimin e 55 anijeve në të njëjtën kohë, nëpërmjet 13 km gjatësi ankorimi, thellësia natyrale ose batimetria lejon të përpunohen anijet deri në 500 mijë ton. Porti është projektuar për të gjitha kategoritë e mallrave që eksporton/ importon Ballkani në rrugë detare.
Kompozimi i hapësirës portuale, tokësore dhe detare, dimensionimi i terminaleve në funksion të kapacitetit dhe natyrës së mallrave, dimensionimi dhe forma e darsenave ujore në funksion të ankorimit dhe hyrje/ daljeve të pavarura të anijeve janë projektuar sipas kërkesave bashkëkohore.
Skema e përpunimit të anijeve në ciklin vjetor, pa larguar në rastet e furtunaleve, kompozimi, llogaritja dhe mekanizmi i terminaleve dhe shesheve në funksion të natyrës së mallrave, mjeteve, pasagjerëve, turistëve, projektet e infrastrukturës së brendshme, hekurudhave, furnizimi me ujë, energji, komandimi elektronik, emergjencat janë parashikuar sipas standardeve bashkëkohore të projektimit të veprave portuale. Këto formojnë argumentin e tretë të vlerësimit të projektit madhor të Europortit të Shëngjinit.
VLERËSIMI I KATËRT: SKEMA DHE KOSTO E ULËT NDËRTIMORE
Ndërtimet e veprave të mëdha detare dhe përpunimi të mallrave në fazën e shfrytëzimit natyrisht që kanë një kosto ndërtimore, kosto shfrytëzimi, kosto mirëmbajtje dhe krijojnë ndotje ose impakt mjedisor… Veprat e mëdha detare kërkojnë kantiere të mëdha dhe të specializuara, sidomos kur lënda ndërtimore transportohet, kostoja e objektit rritet.
Në Europortin e Shëngjinit, sheshi i ndërtimit do të formohet midis bregut të malit dhe bregdetit, kantieret do të krijohen duke gërmuar shkëmbin dhe zgjeruar sheshin portual në pasqyrën detare. Sheshi i ndërtimit, parafabrikateve dhe ndërtimi i montimit do të realizohen në vendin ku është parashikuar ndërtimi detar…
Edhe materiali që del nga gërmimi i tuneleve, ose magazinave frigoriferike nën formacionet shkëmbore të malit do të përdoret për mbushje ose materiale parafabrikate për strukturat portuale…
Organizimi dhe treguesit ndërtimorë kanë diktuar koston e ndërtimit totale 2.2 miliard euro që korrespondon kostos njësi 733 euro/ m2 ndërtim dhe 36,67 euro/ ton për një ton mall të përpunuar.
Pozicioni gjeografik i portit shkurton 600– 900 km rrugë për mallrat ballkanike që kërkojnë për qarkullimin në Italinë Jug– Qendrore, Evropën Jugperëndimore, Afrikën Veriore dhe mallrat e kontinentit amerikan…
Organizimi ndërtimor, sigurimi i lëndës ndërtimore duke përmirësuar dhe krijuar, struktura portuale, kostoja minimale e ndërtimit, ndikimi i uljes së kostos në transportit muldimodal euro– ballkanik formojnë argumentin e katërt të vlerësimit të projektit madhor të Europortit të Shëngjinit.
VLERËSIMI I PESTË: IMPAKTI MJEDISOR
Në eurokushtet e projektimit dhe ndërtimit të veprave, impakti mjedisor përbën barrierën kryesore të miratimit apo vlerësimit të studimit…
Pozicioni i ndërtimit të portit në bregun shkëmbor të gropëzuar dhe eroduar nga komentet detare dhe borës tokësore, i baraslarguar nga Velipoja dhe Shëngjini, i favorizuar nga Trëndafili i Erërave për të mos ndotur dhe zonat turistike me hapësira pastrimi dhe riciklimi me cikël të mbyllur brenda hapësirave portuale, me mundësi depozitimi e parkimi në fushën e Balldrenit krijojnë ndotje aktive minimale në zonat urbane nga përpunimi i mallrave…
Gjeometria e qarkullimit të ujërave në basenin portual me sens antiorar së bashku me centrifugat e lëvizjes së ujërave jo vetëm nuk ndotin gjirin e Shëngjinit dhe bregdetin e Velipojës, por ondulimet detare shmangin dhe depozitimet e lëndës së ngurtë në shtrat detin e zonës portuale.
Adriatiku shqiptar është i cekët dhe nëse në bregdetin e Rërës së Hedhur ka thellësinë maksimale, kjo është e lidhur me vektorët e shpejtësinë e ujërave dhe lëndës së ngurtë, të cilat sigurojnë thellësitë maksimale për një port të niveleve evropiane, sigurojnë që në perspektivën e shfrytëzimit nuk ka nevojë për thellime eventuale …
Përveç bonuseve maritime, orientimi i bregut shkëmbor të Malit të Rencit drejt Jugut dhe Jugperëndimit, krijon mundësi të prodhimit të energjive të rinovueshme nga dielli dhe era… Gjatë periudhës, projektit iu krye një vizitë rasti në Muzeun e Krujës, në planin e shqiponjës dhe përkrenares është vendosur plani i portit duke e emërtuar veprën detare Europorti i Shëngjinit ose Shqiponja e Adriatikut…
Interpretimet mbi impaktet gjeo-mjedisore, logjika e studimit e konceptimit të projektit, të materializuara në dizenjot dhe simbolika respektive i shtohen argumenteve të vlerësimit të projektit madhor të Europortit të Shëngjinit.
CILA ËSHTË ARSYEJA E INJORIMIT TE PROJEKTIT?
Lexuesi kërkon një përgjigje se cilat janë arsyet e injorimit të projektit. Vlen të theksohet që projekti i Europortit të Shëngjinit është i pari në nivel kombëtar dhe ndoshta ballkanik, që miratohet ose premiohet nga nivele botërore, aq më tepër nga institucioni perëndimor i WORLD FINANCE, me rezidencë në Londër, i cili nuk ka lidhje me politikën, as me përfaqësuesin apo projektuesit…
Në logjikën e thjeshtë do të ishte minimalja që qeveria aktuale të shfrytëzonte si konsulent të z. Muharremi për të çuar më tej investimin për ndërtimin e veprës detare…
Por projekti bie në kundërshtim me nivelin qeverisës apo të M. Transportit dhe me oborrin e specialistëve që ligjërojnë ndërtimet detare.
Shteti shqiptar nuk ka pasur dhe nuk e ka konceptin ekonomik të aktiviteteve detare, bregdetare, portuale dhe transitit. Qeveria kërkon Shqipërinë e madhe tokësore, kur ka Shqipërinë detare (16– 20000 km2) në kufijtë natyrorë…
U desh shitja e detit që në leksionet mësimore të futeshin konceptet e pronësisë detare. Së shpejti pasuria detare dhe bregdetare do të ketë edicione teknike të shoqëruara me strategjinë e zhvillimit …
Në lidhje me portet, Ministria e Transportit deklaron se në Pyllin e Sodës do të ndërtojë portin për tre milion kontejnerë, pasi u larguan koncesionarët, tashmë deklaron se do të ndërtoje një port tregtar. Ndërsa ne ishim të vetmit që deklaruam se në Pyllin e Sodës nuk ndërtohen porte tregtare, por vetëm struktura e aktivitete turistike dhe se jeni duke kryer një masakër urbane dhe mjedisore në nivel botëror…
Mbi Gjirin dhe Portin e Durrësit para viteve 2005 deklarohej se do të thellojmë portin me 12 milion euro dhe do të përpunojmë në Durrës anije 10– 20 mijë ton. Paratë ikën, anijet nuk u përpunuan. Ndërsa tani deklarohet se po të thellojmë portin me 17 milion euro, do të përpunojmë anije 30– 40- 50 mijë ton dhe do të arrijmë të përpunojmë deri 11 milion ton mall në vit…
Studimet tona shprehin të kundërtën. Në portin e Durrësit, pavarësisht nga paratë që hidhen në det, do të përpunohen normalisht anije 4– 8 mijë ton dhe jo volumi i mallrave që parashikon Ministria e Transportit. Duke shtuar se dhe ndërtimet detare në Porto Romano janë katranosur në një pontil modest…
Mbi portin e Shëngjinit shteti deklaron se portin ia kemi lënë Kosovës… Por porti i ri që kanë projektuar në gjirin e Shëngjinit nuk plotëson nevojat për mallrat e qarkut të Lezhës…
Duke mos kuptuar se Porti i Durrësit apo Shëngjinit nuk kryen asnjë shërbim transiti për të gjallëruar qarkullimin e mallrave të transitit të Serbisë, Maqedonisë, Ballkanit në Rrugën e Kombit, Ministria e Transportit shkatërron të ardhmen e një vendi.
Në Ministrinë e Transportit konsumohet rreth 60% e buxhetit, interesat kombëtare dhe antikombëtare, grupet e interesit dhe interesat partiake intersektohen në purgator. Kjo ministri ka nevojë urgjente të ndahet dhe reformohet.
Ministria e Infrastrukturës Detare dhe Bregdetare do të vitalizonte pasurinë. Janë konceptet dhe niveli i këtij institucioni apo më lart, që me vetëdije ose të paguar injorojnë projektin e Europortit të Shëngjinit.
Janë po ato grupe interesi që bllokuan ndërtimin me financime private të autostradës së Baldushkut. Janë po ato grupe që po deformojnë Korridorin Qendror Jugor dhe Baypass-in Papër– Kuçovë – Berat etj. Berati është 84 km larg nga Tirana, por kryen 124 km. Berati është 44,5 km nga Memaliaj, por udhëton 120 km etj…
E kanë më të lehtë të shkatërrojnë autorët se të ndërtojnë një vepër që zgjat më shumë se pushteti i një ministri. Këto qëndrime xhahilë nuk i lejohen autodidaktit Berisha, që kulturën e përgjithshme e ka përfituar nga forca e zellit dhe ka një diferencë të madhe me disa nga filistinët e Divanit…
Shoku, mos vendos pike(.) dhe presje(,) me hapesire pas fjalose ose frazes se ma shpife.
Edhe une nuk munda ta lexoja dot. Eshte per faqe te zeze.
Autori eshte ai hajvani qe dilte perjave tek Arjan Cani. Nje si bicim klloun cirku…
Gjithsesi eshte krim te ndertohet nje port I te tilla permasave ne shengjin. Eshte I vetmi plazh sidomos zona pas portit e cila ka mbetur e paprekur. Porti mire o keq do sjelle shketerrimin e asaj perle turistike. Ky projekt te zbatohet ne durres jo ne perlen e adriatikut “rana e hedhme”.
Mire,qe e ke kuptuar,o Ngjeqar se Sali Berisha eshte nje ANTI SHQIPTAR I BETUAR!!!
Po te ishte ndryshe,do te te kishte degjuar ty,kur more persiper te NDERTOJE ME KONCESION RRUGEN TIRANE-ELBASAN,PA TUNEL(shume lire) DHE MIDIS TE GJITHE FSHATRAVE,DUKE I BERE KETO ZONA TE BEGATA E TE LIDHURA ME NJERA TJETREN!!!
Por Berishes nuk i duhet zhvillimi i fshatrave ku kalojne rruget!!!
Ai i nderton rruget vetem per te GRABITUR MILIONA NGA TENDERAT MAFIOZE!!!
Me koncesion e kerkuan gjermanet rrugen Durres-Kukes,por Berisha vendosi ta beje me GJAKUN E POPULLIT DUKE MARRE KREDI TREGTARE ,ME INTERESA KRIMINALE PER VENDIN!!!
Te dy keto rruge,si ajo Durres-Kukes dhe Tirane -Elbasan i ANASHKALOJNE TE GJITHE FSHATRAT duke i lene ne mjerim te plote ato!!!
Mendoj se nuk pengon pika dhe presja tek realizimi i ketij projekti te bukur, por interesi personal i disa individeve.
Se pari duhet zhdukur njerzit e atyshem me lloto ne drejtim te Amerikes ,Kanadas ose Azyl ne Londer Hollande Belgjike Zvicer e Austri dhe do ndertohen kur te jene njerez te tjere pa zakonin e Lek Dukagjinit dhe pa gjuhen shqype ore tiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiieeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj tunxh bir!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ti je jo arushe por nje LEPUR i dhiere…Ajo zone eshte shqiptare sa cameri-mitrovice -shkup e ulqin…..Ne mos je grek ..je nje pis qe flliqe shqiperine…..por do te vije koha …..
KY ESHTE REALITETI I HIDHUR QE PO NDODHE DHE TI EDHE UNE NUK KEMI FUQI TA NDALOJME SE KJO POLITIKE PO BEHET NE SHQYPNI PREJ 23VITESH .
sa kopilat i ka lan sarbi gregu edhe turku ne kte tok mo aman, i mjer kombi shqiptar me ju.
Shqiperia ska nevoje per mega porte dhe europorte. Shqiperia te zhvilloje turzmin dhe ta coje ne nivele maksimale si ne kroaci e mal te zi. Me aq bregdet sa kemi ne nuk ka vend dhe per porte dhe per turizem. Porte jane burim ndotjeje. Shikoni neper vendet fqinje sa larg porteve jane plazhet. Ajo eshte zona turstike me e bukur dhe me e paprekur. Zhvillojeni per turizem jo per megaporte qe I hyjne ne pune vetem atyre qe e kane vjedhur dhe do ta vjedhin Shqiperine ne vazhdim.
shqiperia ka nevoje per politikane patriote qe te mendojne per shqipetaret dhe jo per administrusit e huaj
Me thuaj nje vend te zhvilluar qe jeton nga turizmi. Turizmi eshte sh mire te zhvillohet, por me turizmin mbetesh ne vend numero, jane 5 leke sa per te mos qene ne mjerim por jo per tu zhvilluar. Ne maksimum Shqiperia mund ta zgjase sezonin veror 4 muaj jo me teper. Turizmi krijon punesim seaonal ( pa ndonje impakt real ne uljen e papunesise) dhe gjeneron kapitale te paperfillshme ne krahasim me transportin e mallrave, madje dhe ato kapitale duhet te pjestohen me 3 duke qene se mund te fitohet vetem 1/3 e vitit. Nga ana mjedisore do me vinte keq qe te prishej “rana e hedhun” por zhvillimi do dhe ca sakrifica, ( gjithsesi nuk eshte ndonje perle natyrore e paperseritshme). Nese inxhinieri thote qe Porti i Durresit nuk mune te rrisi kapcitetet me disafish per shkak te kufizimeve natyrore atehere eshte e vertete qe duhen ndertuar porte te reja tregetare dhe kontenieresh sic i permend ne artikull. Analiza teknike dhe llogjika e Ngjeqarit me duket e kthjellet jo vetem per portet por edhe per korridorin qendror jugor, qofte dhe per korridorin e Drinit dhe projekte te tjera interesante qe ai ka sugjeruar, pavaresisjt rezervave qe kam per te si individ.
Momenti ku Ngjeqari e dhjet eshte tek vleresimi per Berishen, qe me duket nje bythlepirje e paster, ku i rrit vlerat “autodidaktit” Berisha.
Berisha ka treguar gjate ketyre 23 viteve qe nuk ben gjera te mira per Shqiperine se nuk do! Eshte nje dashakeqesi ndaj Shqiperise dhe shqiptareve qe mbase koha do ta tregoje ne te ardhmen arsyen e vertete. Berisha u ka dhuruar shqiptareve vetem fatkeqesi dhe pengesa ne zhvillim gjate ketyre 23 viteve si ne pozite ashtu dhe ne opozite. Ai do mbahet mend gjate madje edhe me gjate se Hoxha dhe Zogu per te keqiat dhe vetem te keqiat qe ka bere per kete shtet dhe kete komb ne shume plane. Nese dy te paret do kujtohen per shume te keqia por dhe per disa te mira aty ketu ky do kujtohet vetem per keq.
Dhe qe Ngjeqarit qe i ben nje lluster te tille Berishes, ti vije turp! Gjithe analizen teknike dhe perspektiven ekonomike e baltoqi me nje fjali.
Sa per rrugen Tirane-Elbasan ,pavaresisht argumentimit qe bejne komentuesit per zhvillimin e ketyre
zonave rural, nqs se nuk ka abuzime,kjo e tuneleve eshte gje positive.Shikoni Zvicren.!!!
Nuk mund ta beje me te thjeshte lajmin, qe ta kuptoj edhe nje shites qumeshti.
Porti i Shingjinit duhet t’i jepet ne perdorim Kosoves.Kjo gradualisht do zhduke edhe paragjykimet
tona ndaj kosovareve dhe vice versa.
Ky Port duhet te jet i Shqiptareve te Shqypnis dhe pike!
Porti i Shengjinit i perket Shqiperise,me dhe pa paragjykime.
Ti Ali nese ke ndonje gje tenden,te trasheguar apo te dhuruar,hec e jepua koqevareve,qe te shpetosh veten tende nga paragjykimet.
Mendoj se “RANA E HEDHUN” eshte nje resurs fantastik turistik i pashoq;e njoh ate vend,shkoj shpesh per plazh,dhe nuk e imagjinoj dot se si mund te menderoset me porte.Zotin Ngjeqari e shoh ne merak te madh per interesat kosovare apo ballkanike;si i tille e ka hak keqtrajtimin qe i ka bere qeveria e tij.
O Xhevo, nuk eshte klase e inxhinierise kjo i nderuar.. Historia e portit te Shengjinit nuk ndryshon aspak nga skandali i linjes se Interkonjeksionit me Kosoven. Ne kete muhabet kane dore ujqit e Saliut. Merre me sportivitet kete absurditet ne Vendin e Shqiponjave. Lidershipi i PD i ka qejf absurditetet.
Doli ne skene ky idioti perseriO Tema mos jipni shkrime te debilave
Ing.Xhevair Ngjeqari eshte nje nga projektuesit e zbatuesit me te afte te vendit tone.Ka bere sa e sa projekte qe ne kohen e diktatures e deri sot,te nivelit lokal e kombetar.Njeri erudit qe ne nje shtet normal do te zinte nje vend nderi ne fushat inxhinierike.Por ai ka disa”te meta”.Nuk ka qene e nuk eshte antar partie.Nuk eshte servil.Nuk ka para.Ne kete shtet dallkaukesh keto jane”te meta”qe nuk te lene te ecesh para.Mbase me “Rilindjen” do duket ndonje drite ne fund te tunelit.
o Xhevo, te pershendes, se ne fakt, kisha degjuar(me keqardhje ) se kishe vdekur.
Por, me qe u beri i gjallë, me behet qefi. Natyrisht me vjen keq qe projekti yt per autostraden Tirane-Elbasan, nuk u realizua.
Ti prezanton idene e portit tjeter te Shqengjinit dhe natyrisht nuk do te realizohet, as usual, por do te zbatohet nje projekt tjeter, pak me vone ?
-Po shkruaj ketu se me kujtove nje person i cili kishte mbetur beqar i vonuar. Ky gjithe kohes shikonte vajzat e fshatit, dhe kur ndonjera i bente pershtypje, ky menjehere dergonte “shkuesin” per ti kerkuar doren. Kjo ndodhi per disa here me radhe, dhe ne fund e pyeten:” Hë more, me se po merresh?”
Ai u pergjigj:”Nuk e kuptoj as une. Kam mbetur si ai zagari plak ne gjueti, sepse une i zbuloj e te tjeret i zënë” ?
yaziklar onlara!
porti i shengjinit ka pronar te ligjshem kthejani pronarit pastaj ndertoheni,jane mesuar shqiptaret te vjedhin pronen e tjetrit ,dhe te zhvillojne kapitalizmin me prona te vjedhura edhe per njeqind vjet te tjera nuk beheni njerez,prec zogaj koker fshatari krijon poezi me pronen e tjetrit
TE LUMTE XHEVO
NGA SA PREZANTOVE ME LARTE ESHTE E QARTE
KY PROJEKT ESHTE VOTUAR NGA 50000 INXHINJER DHE STUDIO NE BOTE
E KA ARRITUR DICKA QE ASKUSH NGA KOMENTUESIT NUK KA HABER NGA PROJEKTE DHE ZHVILLIME 100 VJECARE
NGA KY PORTE CDO VITE SHQIPERIA FITON 200 MILJON DOLLAR OSE E BARABARTE ME RRITJEN E RROGAVE 10 PERQINTE
DMTH NGA KY PROJEKT SHQIPETARET JO ME SHUME SE PESE VJETE ME PAS JU BEHET RROGA 1000 EURO
ANTISHQIPETARET TE VEGJLIT ATA PA HORIZONTE SHPREHEN NGA SMIRA DHE ZILIA
POR UNE KAM FRIKE SE KUSH KA ME SHUME MUNDESI TA REALIZOJ KETE VEPER
RAMA APO BERISHA
O Xhevo. Për 8 vjet ta kishin fajin Spartak Poçi me kompani për rrugën Tiranë – Elbasan. Erdhi Berisha dhe për 8 vjet të tjra të mashtroi. Tani na thua që kryeministrin na e paskan mashtruar për portin. Nga ato mostra është ai që e mashtrojnë ? Edhe Enveri i shkretë nuk e dinte se populli vuante se e mashtronin.
Porti Detar i Shengjinit, ne vendodhjen ku eshte sot, eshte i mjaftueshem per perpunimin e mallrave per Shqiperine e Veriut dhe Kosoves dhe nuk eshte nevoja te ndertohet ne nje vend tjeter.
Problemi qendron pse nuk investohet qe te permiresohet infrastruktura e ketij portia detar qe eshte i vetmi ne Shqiperine e Veriut. Gjithashtu pse nuk u mbajt premtimi qe ta perdori Kosova.
Pergjigja eshte fare e thjeshte, Porti Detar i Shengjinit, pra territori i tij eshte prone private e disa pronareve private, te cilet me dokumenta te rregullt nga ana ligjore dhe nga ana e Komisionit te Kthimit te Pronave i eshte dhene ligjerisht ketyre pronareve, per me teper keto pronar privat e kane te rregjistruar ne Zyren e Hipotekes.
Siperfundim nga ana ligjore eshte e pronareve te vertete ligjitim, por nga ana tjeter ne menyre te vecante Qeveria e Sali Berishes, qe pretendon se mbron interesat e pronareve te vertete qe i quan ish pronar, nuk e dorezon nga ana fizike dhe administrative ketyre pronareve. Te cilet nuk njohin asnje investim dhe marreveshtje te bere nga Qeveria shqiptare pa miratimin dhe aprovimin e tyre. Pra, kjo eshte aresyja e vertete pse Porti Detar i Shengjinit nuk zhvillohet. Deri tani premtimet e SALI BERISHES, jane vetem bruckulla, genjeshtra, mashtrime si ngaterrestar dhe intrigant qe eshte. Porti po ti dorezohet pronareve privat menjehere do te filloje nga zhvillimi ne menyre graduale. Kete e dine i gjithe Shengjini se ku qendron pengesa dhe kush eshte semundja e kancerit per kete port, i cili nuk ngopet duke pervetesuar pronat e te tjereve. Pra ky eshte Sali Berisha, i vertete.
SHIKO TI NGJEQARI ! NESE DON TE ZESH GJITHE ATE SIPERFAQE BREGDETARE ME NJE PORT, MERRE DHE DERGOJE DIKU NE JUG. AS MOS TE TE SHKOJE MENDJA, AS TY DHE AS KRYEMINISTRIT QE TE ZINI GJITHE ATE VIJE BREGDETARE ME NJE PORT QE S’I HYN KUJT NE PUNE. UNE JAM NJERI NNGA PRONARET E TOKAVE QE PARAQITEN NE SKEME DHE E NJOH MIRE ATE VEND. AI ESHTE NJE VEND IDEAL PER TURIZEM DHE JO PER PORT. TE ZESH 4-5 KM VIJE BREGDETARE ME PORT DUHET TE KESH VOLUME MALLRASHY SA GJERMANIA, PRANDAJ HIQ DORE TI DHE KUSHDO TJETER SE PO AVANCUATR DO TE GJENIU BELANE ME PRONARET E ATYRE TOKAVE TE CILAT ( NE RAST ZBATIMI TE PROJEKTIT ) DO UA DEMSHPERBLENIT FARE LIRE. ATA JANE GATI TE PERDORIN EDHE ARTILERINE PER T’I MBROJTUR.
PROJEKT I BANKIEREVE CIFUTE TE ANGLISE ME NE KRYE ZOTIN ROTHSCHILD ASGJE E MIRE NGA PORTET VETEM NDOTJE DHE ORISHJA E TURIZMIT PRA JEMI NJE VEND TRANZIT QE DO SHFRYTEZOHEMI DHE DO NDOTEMI
PROJEKT I BANKIEREVE CIFUTE TE ANGLISE ME NE KRYE ZOTIN ROTHSCHILD ASGJE E MIRE NGA PORTET VETEM NDOTJE DHE PRISHJA E TURIZMIT PRA JEMI NJE VEND TRANZIT QE DO SHFRYTEZOHEMI DHE DO NDOTEMI
Ky eshte vecse nje idiot dhe ka per qellim te marre ndonje cope pas zgjedhjeve!
Na cau menderen tek Arjan Cani per rrugen Tirane-Elbasan pa tunele dhe si perfundim beri nje vrime ne uje.
Tani po flet per portin e Shengjinit dhe eshte me se e qarte se ai port eshte pa interes. Nese do te kishte interes do ta kishin bere te tjeret para se ne shqiptareve te na shkonte ne mendje.
Nga ana tjeter qe te kuptoni fluksin e mallrave ne drejtim te Kosoves apo Serbise shkoni pini nje cigare tek “Rruga e Kombit” dhe numeroni maunet qe kalojne. Mos u merzisni! Mund te pini edhe nje pakete ne qetesine qe te ofron rruga.
Ja dhe sinteza e “fenomenit Ngjeqari” nga vete Cani:
http://revistamapo.com/lexo.php?id=1110
Artikullshkruesi Ngjeqari me vjen keq ta them por nuk eshte specialist i fushes dhe s’ka punuar asnje dite në transport,porte detare apo flote tregetare.Nuk jam dakort aspak me te dhe te gjitha sa shkruan nuk perfaqesojne minimumin e profesionalizmit.Ai ka qënë kembengules disa here edhe ne projekte rrugesh dhe perfaqesues depatesh me mjkarft ministra.Miqte dhe bashkpunoteve te tije ja kam bere me dije se konceptet e tij nuk sinkronizojne kohen ne transport.Ne specialuitat e transporti qe kemi gjithe jeten me te i themi zoterise te merret me fushen e tij se transportin dhe ceshtjer qe lidhen me te nuk i njeh fare.
Miremengjez Z. Xhevo
Duke ju referuar komenteve te Corrector, Era dhe Claus nuk me ben pershtypje niveli i shkrimit sepse te kam njohur qe ne fakultet dhe e di nivelin tend. Me sa mbaj mend provimet i merje sepse luaje basketboll me STUDENTIN.!!!!!Nga kjo do i jap dhe nje pergjigje Joy-it nga Canadaja. Ne mbreterine e qorreve mbret eshte ai me nje sy dmth Xhevo. Ne shkrimin e tij Xhevo permend ne cdo 3 rrjeshta WORLD FINANCE. Ky nuk eshte nje element bindes ose eshte njesoj si partite perdorin EUROPARLAMENTARET ne fjalimet e tyre, ose si disertacionet ne kohen e monizmit ku 50% te permbajtjes ishin c’kishte thene Enveri ne takimet me kooperativistet. Une si nje njeri i fushes mund te them pa frike qe nje port 4km ne Shengjin eshte nje idiotesi, ku eshte ky trafik kaq i madhe, cilat shtete do i trafikonin mallrat e tyre permes Shqiperise.Shikoni harten dhe do bindeni. Po ju them vetem KOsova. A ja vlen bara qirane te shkaterosh 4 km det ne vend qe te permiresosh ato aktualet, Dhe dicka tjeter per shqiptaret. Mos u nisni nga emerat e medhenj: WORLD FINANCE, WORLD BANK, FMN. Asnje nga keto nuk e can menderen per SHQIPTARET dhe Shqiperine. Lexoni historine. Gomarin e nxjer nga balta i zoti dhe per shqiptaret do duhet akoma kohe deri sa te dale nje SKENDER-BEJ apo ISMAIL QEMALI.
Me respect
O ti Kanadez,
Sje ti Shqipetar jo, qka ke ber ti per Shqiperin? Harten shiko ti pak me mir,
Dhe do shofish Shqiperin kur do ndertohet porti, Shqiponja e Adretikut, do jete Numri 1 ne Balkan.
Materiali i paraqitur,ka interes kombetar dhe pervec se i sherben zhvillimit te infrastruktures portuale te Shqiperise,ka vlera edhe per krejt Rajonin e Detit Mesdhe.Personalisht e kuptoj qellimin e autoreve,per nje veper teper te madhe dhe me kosto te madhe investimi.E vleresoj kontributin e Z.Xhevahir Ngjeqari se bashku me idete e hedhura ne zhvillimin e Porteve Shqiptare,porse qofte studimi i Fisibilitetit ashtu edhe vete Projekti i Detajuar,do te kerkonin detyrimisht nje ekspertize te huaj me pervoje specifike portuale,per vete kompleksitetin e vepres dhe nderthurjen e shume disiplinave shkencore.Ne se do arrinit te bindnit Qeverine apo Ministrine e Transporteve me argumentat tuaja,per ta ezauruar kete ceshtje sipas legjislacionit ne fuqi,atehere ketu do te qendronte kontributi juaj,edhe ne zhvillimin e porteve.Me pas ,do te duhej shume ,shume pune studimore,shkencore,projektuese,e cila do te perkethehej fillimisht ne kosto te projektit e me pas te ndertimit te vepres.Duke mos ditur shume detaje te tjera per kete Propozim Projekt,po perfundoj komentin duke te uruar suksese ne avancimin e idese,ne vitet ne vazhdim
Me Respekt
Luan Shabani
Konsulent Detar
Z. Dulla,
Xhevo ka qen vetem pjesa tehnike e grupit qe ka bashkepunuar ne projektin e Europortit Shengjin, investitori dhe pronari i projektit Lirim Muharemi dhe konsulentet e tij Europian qe me vite kan punuar ne ket projekt.
Ju po thoni se Zoti e qet Gomarin vet nga balta, po si ju duket ju ky projekt ? Ne shtat vitet e fundit esht punuar ne ket projektin qe te qitet shqiperia nga balta.
Europorti i Shengjinit “Shqiponja eAdreatikut” esht Skenderbeu dhe Ismail Qemali sebashku, ne kohen e sotme moderne sot luton pronari i projektin te shpetoje varferin e vendit dhe qe te behen Shqipetaret krenar dhe per gjith mon te pavarur.
O zot ku kemi mbetur! Degjojme akoma kete GOMARIN KLASIK me emrin Ngjeqari. Me sa duket edhe ne Kosove nuk mungojne te tille, produkt “alla kohe moderne dhe lirije pa fund”. Hiqjani te drejten ketyre mostrave qe te shkruajne, per fshi atyre, qe e perkrahin megjithese e dine mire fort se kush eshte dhe kush jane. Ngrini institucionet, qe ti mbyllet nje here e mire ketyre budallejve sharlatane.