Lisa në Shqipërinë e çudirave

1 Maj 2013, 12:56Blog TEMA

Nga Enkelejd Musabelliu

Përralla se Shqipëria nuk u prek nga kriza ekonomike globale falë politikave të qeverisë është një nga kuajt e betejës të fushatës së Berishës, që falë parave për lobuesit amerikanë arriti ta trumbetonte edhe në mediat ndërkombëtare. Ç’është e vërteta, vala e parë e krizës u ndje disi më vonë në Shqipëri, por kjo ndodhi për shkak të disa faktorëve që qëndrojnë jashtë ndikimit të qeverisë. Ana tjetër e medaljes është se gjithçka që kjo qeveri ka bërë dhe po bën ndikon drejtpërsëdrejti në thellimin e efekteve të krizës.

Fillimisht, dy fjalë për modelin ekonomik. Gjatë këtyre tetë viteve Shqipëria ka formësuar një model të rritjes ekonomike të orientuar tërësisht kah ideologjisë neo-liberale, i cili bazohet mbi eksportin e materialeve të papërpunuara, rritjen e shpejtë të kreditimit, rritjen e Investimeve të Huaja Direkte përmes privatizimeve, dhe mbi eksportin e punës e rrjedhimisht dërgesat e emigrantëve. Duke qenë se bazohet jo në prodhimin vendas por mbi paratë që vijnë nga jashtë, ky model e ka shpënë Shqipërinë drejt një ekspansioni asimetrik të konsumit, çka ka rritur borxhin e jashtëm dhe deficitin tregtar dhe ka ulur nivelin e kursimeve – duke i zgjeruar mundësitë që ekonomia shqiptare të ndikohet nga krizat që prekin vendet e tjera. Por, përse u vonua kriza, atëherë?

Kriza e vitit 2007 ishte një krizë financiare që edhe pse origjinën e kishte në Amerikë, falë ndërthurjes së tregjeve financiare u transferua edhe në vendet e tjera. Prej këtu, shpejtësia dhe shkalla e goditjes së një vendi nga kriza ekonomike është në përpjesëtim të drejtë me shkallën e integrimit të këtij vendi në ekonominë globale – sa më i integruar një vend, aq më të ndjeshme pasojat e krizës. Treguesi që mat sesa i integruar është një vend në tregjet ndërkombëtare është raporti i tregtisë me Produktin e Përgjithshëm Bruto (PPB). Tradicionalisht, Shqipëria ka qenë vendi më pak i integruar në Ballkan, pasi tregtia është vetëm 40% e PPB-së. Sa për ilustrim, në Bosnje dhe Maqedoni tregtia është respektivisht 94% dhe 108% e PPB-së. Kësisoj, iluzioni se Shqipëria nuk u prek nga kriza nuk e ka burimin tek politikat e qeverisë, por tek integrimi i ulët i Shqipërisë në ekonominë botërore.

Sidoqoftë, integrimi i munguar nuk mjaftoi për ta mbajtur krizën ekonomike larg Shqipërisë, e kjo për shkak të disa ceneve të modelit tonë “jo fort të qëndrueshëm” ekonomik. Si rezultat i dobësimit të kërkesës nga vendet e BE, me të cilat ne kryejmë 60% të tregtisë, eksportet e Shqipërisë ne tregun europian u tkurrën me 22% nga 2008a në 2009ën. Mungesa e likuiditetit në tregjet botërore u ndje edhe me rënien masive të investimeve të huaja, rënie që sipas FMN vetëm në 2009ën ishte 51%. Nga ana tjetër, fakti që në Shqipëri bankat e huaja zotërojnë 75-80% të aseteve bëri që kreditimi të ulej në mënyrë drastike duke e vendosur biznesin përballë vështirësive të mëdha. Së fundi, kriza u ndje edhe me rënien e dërgesave të emigrantëve, të cilat përbëjnë 12.5% të PPB-së. Deri në vitin 2007 këto dërgesa kanë pasur një normë shumë të lartë, por në vitet, 2008, 2009 dhe 2010 shënuan një rënie prej, respektivisht, 15.21%, 6.56% dhe 13.06%, duke ndikuar drejtpërsëdrejti mbi konsumin e familjeve të Shqipëri. Të gjitha këto bënë që rritja ekonomike të binte nga 6.8% në 2008ën në më pak se 1% në vitin aktual.

Por, në vend që kjo vonesë të shfrytëzohej si avantazh e të hartohej një strategji e mirëmenduar anti-krizë, qeveria vazhdoi të ndiqte disa politika që përditë e më shumë po i përkeqësojnë efektet e krizës. Kjo krizë është një krizë likuiditeti, pra ka një mungesë të theksuar të parasë në treg, e shkaktuar nga rënia e kreditimit, përgjysmimi i investimeve të huaja, rënia e remitancave, dhe (duhet shtuar) mbajtja e inflacionit në nivele shumë të ulëta për një ekonomi si kjo e jona. Ndërhyrja më e logjikshme nga ana e një qeverie do të ishte rritja e sasisë së parave në treg çka do të sillte rritjen e konsumit dhe zbutjen e recensionit. Por, politikat e qeverisë po bëjnë pikërisht të kundërtën, duke e ulur sasinë e parave në treg.

Së pari, taksa e sheshtë, si një taksë që rëndon drejtpërsëdrejti mbi ekonominë familjare të shtresave të varfra dhe klasës së mesme, është duke ndikuar thelbësisht në tkurrjen e parasë në treg dhe rënien e konsumit.

Së dyti, gjatë katërvjeçarit të fundit borxhi publik është rritur me ritme të shpejta. Por, duke qenë se Shqipëria e ka humbur besueshmërinë në tregun e jashtëm, çka ka rritur kostot e huamarrjes, qeveria po detyrohet që të përqendrohet tek borxhi i brendshëm, duke e pakësuar edhe më shumë sasinë e parave në qarkullim. Dhe, sikur të mos mjaftonin këto, rënia e kreditimit nga bankat tregtare po e përkeqëson edhe më shumë mungesën e likuiditetit.

Tek kjo “thatësirë parash” e kanë burimin listat në dyqanet ushqimore që janë dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike në të cilën ndodhemi. Dalja nga kriza kërkon një ndryshim tërësor të politikave ekonomike të vendit. Masa e parë, dhe më urgjentja, që duhet marrë është që të rritet qarkullimi i parasë duke çliruar konsumin. Në terma afatshkurtra nevojitet domosdoshmërisht që taksa e sheshtë të shfuqizohet duke u zëvendësuar me një taksim që lë më shumë para për konsum në duart e familjeve shqiptare. Veç kësaj duhet ulur borxhi publik, e sidomos ai i brendshmi që kufizon sasinë e parasë në qarkullim. Në terma afat-mesme dhe afat-gjata duhet që Shqipëria të lëvizë drejt një modeli më të qëndrueshëm ekonomik që nuk do të varej aq shumë nga likuiditeti i jashtëm. Për këtë do mjaftonte të ndiqeshin rekomandimet e Komisionit Europian, i cili këshillon që politikat ekonomike të përqendrohen tek motorët vendas të rritjes ekonomike, si rritja e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare, rritjen e kursimeve në vend, përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore, etj. Nga ana tjetër, duhet që investimet e huaja të menaxhoheshin më mirë duke i drejtuar importet kapitale për kah prodhimi i të mirave të tregtueshme.

Që Shqipëria po kalon një krizë ekonomike nuk përbën më asnjë dyshim. Hija e vetme e dyshimit bie mbi aftësinë e kësaj qeverie për t’u përballur me krizën. Të zgjedhësh rrugën e lehtë e të thuash se kriza nuk ekziston është shumë e dëmshme, pasi siç thoshte Niçja, të vërtetat që fshihen kthehen në katastrofa.

17 komente në “Lisa në Shqipërinë e çudirave”

  1. vz gjirokastriti says:

    O miku tim kush flet per krize ekonomike te ketij vendi eshte ne krize
    mendore.Ki vend vuan nga trute e kokes dhe jo nga ekonomija.Qe ta udheheqin nje popull disa te cmendur e te pa vlere,a ngelet vend te
    flitet per krize ekonomike????

    1. gerti M says:

      analize e sakte e aspak politike.. bravo. kemi te rinj qe mund te na shpalosin realitetin lakuriq e ti zoti enkelejd e ke bere.

  2. hard says:

    Per here te pare jap opinion ketu.
    Eshte nje nga shkrimet me te arrire. Eshte nje terheqje vemendje per votuesit shqiptare ne prag te zgjedhjeve.Do te duhej te kishim me shume analiza te kesaj natyre nga specialiste te fushes.
    Enkelejd te pergezoj.

  3. Rei says:

    Shkrim shume i mire, qe vertet ja vlen ta lexosh

  4. ARSI says:

    Shqiptaret vuajne nga ekonomia e dobet, aq sa shume familje shqiptare nuk sigurojne dot mbijetesen….Ndersa Berisha flet per boom te madh ekonomik, per mungese krize,,,A i ka tryte e kokes ne vend ai?

  5. Anastasia says:

    Po Berisha vete nuk vuan nga kriza se eshte bere miljarder me pasurite e shqiptareve dhe ndaj nuk e shikon dot krizen qe ka plakosur popullin e thjeshte….

  6. borana says:

    Eshte koha per Rilindje, eshte koha per ti thene ndal rrenimit te metejshem ekonomik te shqiperis…….

  7. ANJA says:

    Po kush jane ato qe e shohin si te suksesshme taksen e sheshte mor aman….Ju thoni te paguaj njesoj taksa si ai biznes qe ben xhiro ditore 20mije leke te vjetra dhe ai qe ben 200mije leke te vjetra…..A e kuptoni cfare rendimi eshte per bizneset e vogla ky taksim? Te punosh per shtetin i thone kesaj…

  8. Arbenita says:

    Kriza ekonomike eshte e dukshme ne cdo tryeze familjare, ne cdo butik rrobash, ne cdo treg ushqimore…Kriza eshte kudo dhe vetem ato qe nuk duan ta shikojne nuk e shikojne

  9. feniks says:

    Te lumte Enkelejd Musabelliu!!
    E ke sqaruar problemin SAKTE DHE THJESHTE!!!
    Kemi qene ne krize dhe me keq jemi bere!!
    Nje shtet,qe ka frike te CAKTOJE MINIMUMIN JETIK TE POPULLIT eshte SHTET KRIMINAL!!!
    Nje popull i VARFER NE KULM,nuk mund te kuptoje se ku ndryshonte nga dje ne sot!!!
    PA BUKE DJE,PA BUKE NESER!!!
    Kur diskuton BUKEN ,ke marre fund si POPULL!!!

  10. BORANA says:

    Kjo eshte nje analize mjaft e vflefshme e gjendjes ekonomike ne shqiperi…Dhe kriza e ka renduar shume kete vend…Listat neper dyqane jane shtuar…..NJerzit e thjeshte punojne per bukurn e gojes, Ndersa kryeministri dhe ministrat e tij jane bere supermiliardera me taksat tona…Kjo eshte e papranueshme

  11. Rei says:

    Shqiperia duhet te mbeshtesi PS ne zgjedhjet e 23 Qershorit ne menyre qe programi i saj anti krize te vihet ne zbatim, duke nisur qe me takse progresive…RILINDJE

  12. besa says:

    saliu eshte hajduti dhe mashtruesi me i madh qe ky vend pati fatkeqsine ta kishte per vite me rradhe ne krye. prandaj me 23qershor duhet te votojme te gjithe Edi Ramen dhe Aleancen per Shqiperine Europiane per ta rrezuar kete diktator

  13. besa says:

    shqiperia dhe shqipetaret kane 8 vjet qe vuajne nga papunesia,mungesa e kushteve minimale te jeteses,rrogat e ulta,krimi,pasiguria e jeteses etj per kete arsye te gjithe shqiptaret nuk do ta votojne me saliun dhe pavaresisht perpjekjeve te tij manipuluese te votave do sdo ai ndryshimi do te vij ?

  14. Geni says:

    Ky eshte sala ne Shqiperine e cudirave, kjo eshte mrekullia qe sala donte, nje shqiperi imagjinare ku pasurohen te pasurit dhe te varferit vdesin nga uria dhe etja

  15. Hasani says:

    Po te mos ishte Shqiperia ne krize do kishte pune per njerezit, pse populli eshte i papune???? Pse, mos ndoshta jemi ne krize te thelle dhe kryeministri ne vend qe te merret me hallet e popullit mbush xhepat e pushtetareve????

  16. Juxhini says:

    Ne trurin e sali berishes gjithcka shkon mire, ai jeton ne nje Shqiperi perfakte, te gjithe jane te pasur dhe te lumtur, jetojne ne nje mireqenie te jashtezakonshme, me telefona Hi-tech dhe Ipad neper canta, nderkohe pjesa tjeter e popullin NUK EKZISTON, kjo eshte enderra e sales per shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje