TV Alpo në Gjirokastër, një viktimë e represionit shtetëror mbi medien

2 Maj 2013, 18:57Kulturë TEMA
TV Alpo në Gjirokastër, një viktimë e represionit

 

 

Aristotel Petro

Sot ne ditën e lirisë se medies po protestojmë ne ketë tubim për padrejtësitë dhe bllokadën qe i është bere dhe po vazhdon t’i behet medies. Është shume e rëndësishme qe çdokush te kuptoje se liria e shprehjes dhe mendimi ndryshe është shume e rëndësishme për te pasur një shtet demokratik ku demokracia te jete funksionale dhe ku çdokush te ketë mundësi te jetoje si i barabarte me te gjithë.

Janë gazetaret ata qe duhet te jene ne krye te kritikes dhe zhvillimeve negative te çdo vendi, por çfarë po ndodh këtu ne vendin tone? Liri mediatike jo vetëm qe nuk ka, por dhe një pjese e njerëzve qe punojnë si gazetare te diktuar apo te velur nuk arrijnë te bëjnë gazetarinë e vërtete, por heshtin dhe ne rastin me te keq dezinformojnë publikun. Te gënjesh apo te mashtrosh publikun është krim njësoj si çdolloj krimi. Ka ende shume ligje te shkruara e te pashkruara për gazetarinë e media te cilat nuk ndihmojnë zhvillimin normal te saj, por i lëne rruge te lire manipulimit te njerëzve qe punojnë ne media, ndaj edhe kjo është një forme e bllokimit te lirisë mediatike.

Ne jemi ata qe vuajmë direkt cenimin e lirisë se medies, duke mos u raportuar abuzimet me ushqimet dhe medikamentet. Kur një zyrtar abuzon me te drejtën e një individi është individi qe humbet, kur një shtet nuk punon ne favor te shtetit është një popull i tere qe mjerohet e kështu me radhe. Diskutimi dhe përballja me te vërtetën bën qe hap pas hapi abuzimi dhe korrupsioni te vije duke u zvogëluar. Edhe pse kemi kaluar mbi dy dekada nga ndryshimi i sistemit, me keqardhje po vëmë re se ende nuk jemi ne rrugen e duhur te demokracisë e te lirisë mediatike. Sot media jo vetëm nuk ndihmohet, por pengohet ne punën e vet me çdolloj forme. Shembulli me i freskët është mbyllja e transmetimit te Alpo Radio e Televizion ne piken e Kerculles jo vetëm ne mënyre te padrejte, por duke keqinformuar, duke shpikur lloj – lloj gënjeshtrash. Kushdo qe arrin te beje një pune e te jete i suksesshëm jo vetëm qe nuk nxitet nga ky sistem, por përkundrazi bllokohet me mënyra nga me te ndryshmet. Ne emër te ligjit bllokohet puna e tyre, pronat, liria e veprimit apo e shprehjes, komprometohen sindikatat e ndryshme, veprime te cilat ju i shikoni përditë… Shqetësimi i tyre është “halli” i hakmarrjes primitive te pushtetit dhe shtetit ndaj medies ne përgjithësi dhe ALPO MEDIAS ne veçanti.

Si administratori i një media korrekte ne jug te vendit, ne Gjirokastër, vij këtu ne ketë tubim për t’ju informuar dhe për te kërkuar mbështetjen tuaj, pasi prej 10 ditësh ALPO TV dhe ALPO Radio janë ne shënjestrën e pushtetit anadollak. Prej 10 ditësh, segmente te egra te këtij pushteti i kane prere energjinë ne pikat e transmetimit te Alpo Medias, për te realizuar qëllimin e madh te mosinformimit te komunitetit.

Ndërkohe qe priten dhe sulme te tjera te qëllimshme ndaj nesh dhe si ndodh shpesh pas çdo ngjarjeje pritet te jepet një keqinformim për  këto lloj sulmesh ndaj nesh. Fakti qe drejtori I CEZ Gjirokastër doli ne një konference te njëanshme shtypi ku gënjeu pa pike turpi për mospagimin e energjisë nga ana jone apo për vjedhje hipotetike e vërteton me se miri ketë qe sapo thashë. Askush nuk e beson se me te vërtete këtyre pseudodrejtuesve u dhimbset shteti, askush nuk e beson se qindra lidhje te paligjshme janë te panjohura për ta. Por për ta një gjë ka rendësi … te hakmerren ndaj çdokujt qe mendon ndryshe nga ata.

Unë jam sot këtu për te ngritur zërin, i gatshëm te rrezikoj gjithçka e te vetësakrifikohem. Sado e madhe qe te jete humbja ime, ajo përsëri mbetet shume e vogël ne krahasim me humbjen e madhe qe i shkaktohet njerëzve ne ketë vend dhe cilësisë se jetës këtu. Gjithashtu humbje kane dhe ata qe po na sulmojnë e po na detyrojnë te protestojmë sot këtu. Ata humbjen nuk e kane prej meje, por prej sjelljes se tyre ndaj gjithë popullit te tyre. Ndaj mos besoni shpifjet e këtyre njerëzve qe po na e veshtiresojne jetën nga dita ne dite, por vlerësoni me shpirt e me zemër te vërtetën e vërtete.

Arsyeja reale e sjelljes prej diktatori dhe hajduti e një pushtetmbajtësi ose qeverie është se ata kurrë nuk mendojnë te bëjnë shtetin, por vetëm përfitime dhe për ta sa me te uritur te jene njerëzit, sa me te varfër e te poshtëruar te jene, aq me pak shanse do te kenë te ngrihen e te kërkojnë një rend shoqëror qe ia vlen te jetohet, një rend shoqëror pa korrupsion, pa krim, pa vjedhje sy nder sy, pa poshtërim, por me liri e dinjitet njerëzor

6 komente në “TV Alpo në Gjirokastër, një viktimë e represionit shtetëror mbi medien”

  1. kusari says:

    po mire mer daje,pse nuk e paguani energjine?e dini ju se familja ime nje rroge e shpenzon per te paguar faturen e cez.pse u dashka qe ju te transmetoni pa paguar,te shugulloheni nga furnelat elektrike ne dimer dhe te paguajme ne budallenjte,sipas jush.ku hun hakmarrja e qeverise ketu?apo nuk jeni media e fuqishme ju,ore.nuk e dij a degjoheni deri tek qafa e pazarit?paguani ne rregull,pastaj po ju ngacmoi njeri,do ju ndihmojme dhe ne.he,qafira,mblidheni rradaken.

    1. alpo rtv says:

      Zoti “kusar” nuk eshte faji im pse ti quhesh keshtu , po keshtu nuk qe faji im qe u nderprene dritat.alpo nuk e ka private piken eantenave te trasmetimit.dhe me te zotin e pikes alpo ka qene e eshte perhere ne regull me pagesat. As diferenca e pageses qe pronari I vendit te antenave dhe qe ishte nje shume e paperfillshme nuk qe arsyeja. Kush ka pak mendje ne koke e logjike e kupron mjaft mire pse ja hoqen korendin vetem Alpos dhe kanaleve te tjera qe trasmetonin nga e njejta pike. Te shpifesh eshte puna me e lehte te besh vepra eshte puna me e veshtire.alpo e ka treguar veten. Tung

  2. Telnis says:

    Nga Telnis Skuqi, gazetar
    E lexova me vemendje shkrimin e pronarit te ALPO TV, Aristotel Petro, por e verteta nuk qendron ketu. E para, autori nuk thote te verteten. E dyta, pronari i ALPO TV jo vetem qe nuk ka paguar dritat, por nuk ka paguar as sigurimet shoqerore dhe shendetesore te gazetareve, madje pjesa me e madhe e kolegeve te mi, qe punoj prej vites, sot nuk kane asnje dite te regjistruar si profesionist. Kete te drejte e ka grabitur pronari i ALPO TV. E treta. Po ky pronar ka kercenuar me jete disa gazetare gjirokastrite, per shkak se nuk kane pikepamje te njejte me kete individe. Nje dite me pare (1 maj 2013), ku pronar i ka dergur nje kolegut tim kete mesazh (me ligjerat te drejte) [AlpoRadio Emision 05-01 10:16.MD] “Ti e ke hallall nje dush te mire,por po komentove me ne adresat e alpos do te te bej te dhjesesh ne breke se heren e pare vetem shuren bere,shurak”.
    Aristotel i dashur. Ti je pronar i stacionit, por jo pronar i sinjalit te transmentimit (valeve) Fatkeqesisht, Ti e ke perdorur pasurin kombetare per te denigruar koleget e mi, madje marrezia jote ka shkuar deri sa ke tentuar te vendoses gjobe gazetareve. Une jam prekur nga kjo ngjarje e pahijshme. Ti ke te drejte te protestosh per te mbrojtur pronet tend, por nuk ke te drejte te me vjedhes te drejten time te protestoj ndaj padrejtesive qe ke bere ndaj kolegeve te mi.
    Nje vit me pare, (3 maj 2012) ka realizuar nje shkrim investigativ me titull “Gjirokastër: Qyteti ku media lokale “legalizon” punën e zezë”, ku ti ishte “solist” ne kete artikull. http://telnis.wordpress.com/2012/05/01/reportazh-gjirokaster-qyteti-ku-media-lokale-legalizojne-punen-ne-te-zeze/
    Fatkeqesisht, Ti reagove si cube. Me kercenove familjen time nepermjet email. Me tregove arkivolin, me tregove gjithcka, apo jo o Telooooooo.
    Kaq per sot, sepse po pergatitem te protestoj per te mbrojtur koleget e mi.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Zoti Skuqi, jam 100% me ty, gazetaret duhet te jene bashke edhe atehere kur nuk jane vete shenje e perndjekjes politike dhe ordinere, se vjen nje dite qe edhe vete behesh objek i perndjekjes se mediokritetit.

    2. Spektatori says:

      Koha eshte zbuluesi me i sakte I fakteve dhe ngjarjeve. Genjeshtrat e mashtrimet e tua o Telnis koha ti nxjer ne shesh. Po te ishe Gazetar prej vertetI nuk do shpifje atehere e nuk do rije rrugeve te botes tani ! FestJa pethere te vete sipas kokes. Dimer te “mbare” o gafore e sale berishes !

  3. viktor hoti says:

    Kam shkruar e botuar ne shtyp se pari qe nga viti 1958 ,por me dendur pas 1990-tes. Perfundimisht, ndonse nuk kam shkruar per tu turperuar, kam hequr dore sepse nuk me paguajne vec me ndonje perjashtim.Me siguri kjo nuk eshte ndonje tragjedi por sa ka si une e shume me te mire se une ? viktor hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje