Aleanca LGBT, ekspozitë objektesh në Muzeun Historik Kombëtar

3 Maj 2013, 10:07Kulturë TEMA

Në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar, poshtë mozaikut të famshëm “Shqipëria” me gra e burra me pushkë, kazma e lopata në ndërtim të socializmit, do të varen tri banera të mëdhenj, ku paraqitet një pikturë  e mbretëreshës më të folur europiane Katerinës.

Në datën 13 maj, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT, në bashkëpunim me  The Unstraight Museum nga Suedia  do të hapë  ekspozitën e titulluar “ART. 1” ku do të ekspozohen objekte  personale të anëtarëve  të komunitetit LGBT. Janë objekte fare normale , një libër , një varëse , një arush, një biletë avioni…, por që kanë një ngarkesë të madhe emocionale për personat , të cilëve u përkasin.

Ekspozita do të jetë  pjesë e një vargu aktivitetesh që do të zhvillohen përgjatë  dy javësh në  Muzeun Historik  Kombëtar, por edhe në qendra të tjera. Ky kalendar përkon me Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, në përkujtim  të heqjes  homoseksualitetit prej Klasifikimit  Ndërkombëtar të Sëmundjeve  të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) më 17 maj 1990.

“Janë objekte krejt normale që gjithkush i përdor në jetën e tij, por që janë të lidhura  me moment , me ngjarje shumë personale. Mund të jetë një biletë, me të cilën dikush ka dalë për herë të parë jashtë vendit, ku ka kuptuar se ç’është liria, një stilolaps me të cilin ka shkruar një letër dashurie, një byzylyk i dhuruar në një moment të vështirë. Sëbashku me historitë përkatëse ndryshon edhe pereceptimi mbi këto objekte”, nënvizon për gazetën “Panorama” kuratori Vincent van Gerven Oei.

Sipas tij, kjo ekspozitë , përveç mesazhit pozitiv për jetën, është edhe një sfidë ndaj muzeologjisë, mënyrës se si eksopzohet në Shqipëri, për të thyer një traditë ekspozuese heteronormative./ A.XH

6 komente në “Aleanca LGBT, ekspozitë objektesh në Muzeun Historik Kombëtar”

  1. Halim Miu says:

    Poshtë Pederastizmi!

  2. Miri says:

    Ku do e vini ate arushin, qe te vij ta shoh edhe une, pasi ka goxha vlera per tu pare. :-/

  3. Lepurushi says:

    NA I SOLLI AMERIKA MARTESEN BRENDA GJINIS per ne bq eshte shume mire.

  4. leon says:

    era m*t mbajne objektet se jane futur njehere ne anus

  5. NB thumana says:

    Fat shume i madh se kemi ambasadorin Arvizu HOMO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje