INTERVISTA/ Mero Baze: Lista e PD është fitore e fëmijëve të Berishës. Lëvizjen e Nanos e sponsorizon kryeministri

8 Maj 2013, 12:25Politika TEMA

Drejtori i gazetës TemA, Mero Baze, flet për gazetën Dita

Në një editorial mbi listat e saposhpallura keni thënë që objektivi i Berishës tashmë është më i qartë: Vlora, Durrësi dhe Fier. Pse mendoni kështu?

Vlora, Fieri dhe Durrësi janë tre qarqet që opozita synon të bëjë diferencën e thellë. Objektivi i saj është ta nxjerrë Vlorën 8 me 4, Fierin 10 me 6 dhe Durrësin 7 me 6. Në të tre këto qarqe Berisha ka pas pak shanse t’i mbijetojë politikisht këtij rezultati dhe shansi po i vjen nga gabimet e opozitës. Agron Duka po kandidon për Berishën, ndërkohë që një muaj më parë ka qenë Sekretar i Programit për Bujqësinë në PS dhe i anatemuar prej Berishës. Përse ndodhi kjo? Natyrisht që Duka ka kusuret e veta, por problemi i komunikimit dhe transparencës në listë ka peshën kryesore. Ai po shkon sot të hakmerret ndaj PS dhe jo të fitojë. Është duke bërë diçka primitive, por për shkak të një gabimi thelbësor politik nga Rama, që nuk di të vendosë komunikimin me ekipin e tij.

Në Fier po ashtu Dritan Prifti po kandidon i pavarur, në një oaz elektoral të tij, ku mund të marrë aq vota sa t’i heqë një mandat opozitës. Ai pretendon se opozita e persekutoi duke mos i lejuar kandidimin me asnjë parti brenda koalicionit dhe kjo është sërish një kosto elektorale.

Po Vlora?

Një tjetër fenomen negativ u krijua në Vlorë. Arben Malaj, një kontestues i pa tru i vijës së Partisë Socialiste, që ka qenë në një gjatësi vale me Berishën për katër vjet, në vend që të sfumohej në kohën e duhur, u pompua nga Edi Rama, u rizgjodh në kryesi dhe pasi u forcua politikisht, u zbua. Kjo i jep atij të drejtën tani të hiqet si një i persekutuar, ndërkohë që i persekutuari i madh në këtë mes është PS prej tij për katër vite rresht. Unë nuk mund të kundërshtoj kauzën e një deputeti që kërkon të sfidojë partinë si i pavarur, edhe pse s’do të votoja kurrë një person si Arben Malaj. Në rastin konkret ai duket si një pjesë e një plani të listës Nano për të sfiduar Ramën, por që ia kanë dalë. Rama nuk ia ka dalë t’i bëjë të parëndësishëm.

Keni shkruar që pas kësaj liste Rama “së paku duhet të jetë i qartë se nuk është aq afër suksesit sa ishte më 1 prill dhe nuk është aq afër lidershipit në PS, sa ishte para 1 prillit”. Çfarë kini parasysh me këtë?

Euforia e marrëveshjes me Ilir Metën është sfumuar duke asgjësuar disa avantazhe që sillte ky bashkim. Në Durrës aq vota sa sjell Lefter Koka për opozitën, i heq Agron Duka për Berishën, në Fier dhe Vlorë po ashtu. Dhe kur them se nuk është aq afër lidershipit të PS sa ka qenë, kam parasysh që gjithë pakënaqësitë e krijuara nga mungesa e komunikimit me ekipin e tij, do të kthehen në favor për Ilir Metën, ku shumë socialistë ndjehen më të sigurt dhe më të qartë.

Çfarë nuk duhet të kishte një listë e mirë deputetësh sipas Mero Bazes?

Një listë e mirë deputetësh është një listë që përfaqëson tiparet e opozitës, konsekuencën, begraundin opozitar, majtizmin në rastin konkret të kësaj opozite, dhe disa simbole besimi tek morali dhe ndershmëria në politikë, që edhe pse duken jashtë mode, për mua mendoj se vlejnë ende më shumë se sa paratë. Lista e PS ka plot diamante të fshehura nën baltën që ka ndotur listat.

Lista e PD-së ka lënë jashtë 35 emra aktualë. Mendoni se edhe kjo do kalojë si çdo gjë tjetër në PD, pa kundërshti? Cili është mendimi juaj për listën e PD?

Lista e PD-së është një fitore e fëmijëve të Berishës për të zhdukur nga PD çdokënd që nuk kanë pasur nën kontroll dhe i kanë hapur kështu rrugë marrjes së plotë të kontrollit mbi partinë. Kanë lënë jashtë liste emrat më të shquar të PD-së, intelektualët më të spikatur dhe e kanë mbushur listën me njerëz ordinerë që janë të punësuarit informalë të fëmijëve të Berishës. Ka ngelë jashtë liste Ilir Rusmali dhe ka hyrë shoferi  Shkëlzenit, që quhet prefekt në Tiranë, kanë lënë jashtë liste Mark Markun, student i Dhjetorit dhe kanë futur Kastriot Islamin që u ka mbyllur studentëve universitetin në vitin 1991, kanë hequr Jemin Gjanën dhe kanë futur një biznesmen lojërash fati… Është një spastrim i menduar për çdo figurë të PD-së që mund të bëjë rezistencë në emër të biografisë së tij politike. Janë lënë thjesht njerëzit që i kanë shërbyer djalit dhe vajzës së Berishës.

Ju flisni për tripolaritet në listat e PS: Rama-Meta-Nano. Nga sa deputetë të shpallur e të pashpallur kanë këto tri pole sipas jush me përafërsi dhe a mund të ripërçahen këto pas 23 qershorit ? (Berisha ka kandiduar tashmë në vende të sigurta emra si Islami apo Idrizi, por garojnë edhe Duka, apo së fundmi Malaj, që shihen si njerëz të Nanos. Mendoni se edhe Berisha po investohet për krijimin e një poli Nano?)

Sponsori i vetëm i lëvizjes Nano prej vitit 2011 ka qenë Sali Berisha. Në këtë rast është konkret. Ai po përsërit veprimet e viteve 2007, 2009 dhe 2011. Fatos Nano me sa duket vuan nga Sindromi i Stokholmit. Ka rënë në dashuri me persekutorin e tij.

Pse ka ngjallur kaq reagime kandidimi i Kokëdhimës në Vlorë?

Është diçka që e fryn më shumë se duhet Berisha, pasi kërkon të zhurmojë me Kokdhimën, Klanin Koka që ka marrë në PD. Histeria rreth Koços është paksa e fryrë dhe nga e majta. Unë realisht isha i trembur siç ishin hapur fjalë se mund të kandidonte vajza apo gruaja e Kokëdhimës. Ajo do ishte diçka poshtëruese për PS, pasi do të dukej si gjobë për mblesin e koalicionit. Kokëdhima vetë, në këtë gjendje që e ka katandisur Berisha, është thjeshtë një botues. Nuk është më biznesmen se i kanë falimentuar gjithë bizneset dhe nuk është më poshtë intelektualisht se shumica e deputetëve të këtij parlamenti. Thjesht jetojmë të gjithë atë çka Berisha na ka ofruar për figurën e tij dhe lidhjen me Ramën. Pas zgjedhjeve të vitit 2011, kur Rama u largua me dhunë nga Bashkia në Tiranë, Kokëdhima u bë thuajse aleat i Berishës dhe Metës dhe nuk fliste me Edi Ramën. Të gjithë e mbajmë mend se Berisha jo vetëm nuk e sulmonte, por e ftonte në pritjet e tij. Tani është ribërë i keq se është mbles i koalicionit. Por nuk mund të themi që Kokëdhima nuk është i majtë. Ai ka qenë më shumë se i majtë, ka qenë një komunist dhe pjesë e nomenklaturës komuniste. Ka qenë Sekretar i Parë i Rinisë në Fier, dhe politikisht është më lart se shumë deputetë të tjerë. Uroj që kur të bëhet deputet dhe ta shikoj që rroga merret çdo fillim muaji, ta aplikojë këtë dhe për gazetarët e vet.

90 komente në “INTERVISTA/ Mero Baze: Lista e PD është fitore e fëmijëve të Berishës. Lëvizjen e Nanos e sponsorizon kryeministri”

  1. Hasimi says:

    Sali Serbi ka humbur. Te bej c’te doje. Sali Serbi i ka humbur zgjedhjet e 23 Qeshorit.

    1. turi says:

      sigurisht sepse e gjithe pd eshte nen kthetrat e argites dhe shkelzenit dhe klientelizmit te tyre. ata duhen te shporren ne 23 qershor!

      1. SERVET says:

        Baze ste nderon kur flet per listat e Pd mbas eleminimit te Malaj nga PS. Ti e di dhe e kupton shume mire se cfare domethene per shqiperine kalimi i politikes opozitare nga figura si Malaj tek ato si KOco kokedhima….
        ky eshte turp. mos u beni sherbetore te rames por te popullit shqipetare.

        1. raimondi says:

          Po pikerisht se ka qene Sekretar i Rinise ne kohen e pordhes nuk i lejohet te perfaqsoje PS-ne sot, sepse te gjithe ata sekretaret e Rinise ne ate kohe ishin ca rembythje dhe deficente total

          Ata ishin nga soji i atyre nxenesve medioker te cilet nuk benin dot kariere ne mesime , sepse ishin deficente
          dhe atehere futeshin neper organizatar e Rinise per te bere kariere

          Ishin ata njerezit me te neveriteshem ne Shqiepri,–Te vinte per te vjell kur i degjoje te flisnin, dhe kur benin ate propagandne e tyre partiako-hapabake

          Dhe sa per programet ekonomike te majta, ata kuadrot e rinise , si atehere
          por edhe tani ,
          nuk i marin vesh fare…..

          __Eshte gjynaf nga zoti qe te fitojne mandatin njerez deficente dhe me ligesi akrepi si ky kopetenti i firmes ……………..2 M , Sic edhe e quante Agron Llakaj firma Mahmut Mhamutaj ..looooooooool

    2. Kleopatra says:

      hajde mo , z.berisha mos u trishtoni thjesht pranoni se humbet dhe mos be asnje llogari te z. Rama i ka ber vete llogarite e veta.

    3. Esmeralda says:

      Nje lodhje duke degjuar shpifje te kategorive te ndryshme te klanit te berishes, keto sdo ndikojne ne popull tashme ke humbur dhe pranoe.

    4. Dalina says:

      Perfundimisht shqiperia po robtohet nga “feudalet” Berisha.
      Tani qe kane privatizuar cdo burim natyror nuk ka ngelur vecse te privatizojne dhe popullin shqiptar.

    5. Esmeralda says:

      Z.Berisha ti tashme i ke te humbura zgjedhjet nuk e kuptoji , per cfare perhap fjale te pa vlera sa aty ketu , nuk pi uje asgje me tani keshtu mos u stermundo mos i harxho ato energji te fundit kot me kot.

    6. tereza says:

      Shqipetaret perfundimisht u kenaqen me klanin e z.Berisha , gjths 23 qershori do ta tregoji z. berisha perqendrimin e bastionit tuaj panevaresisht cdo lloji manovre qe do beni ju jeni te humbur, Vlora Durresi ,Fjeri dhe gjith shqiperia do tju tregojne se nuk kane nevoje per nje diktator ti drejtoji por per nje iluminues qe ti zgjoje dhe ndricoje ne spekterin e jetes se tyre. Ju mirepresim Z.Rama

      1. Kristi says:

        tereza ndrysho emrin neper komente lali….

    7. dinamika says:

      Jepi Mero vazhdoni degjoni cfaredo lloji fjalesh qe thuhen perfliten por asgje sdo jete rezultative populli eshte i mbingopur me fjale i tejlodhur me premtime dhe e ka shume te qarte si do procedoje ne 23’qershor dhe per ke do procedoje . Urime skuadra e Rilindjes dhe mos u stepni tashme rruga eshte e juaja , fitore presim .

    8. Kleopatra says:

      Se si organizohen listat z. Baza nuk pyesim z.Berisha dhe sa ka humbur Z.Rama nuk eshte ceshtje per tu diskutuar nga Berisha e respektojme faktin qe ju e komentoni dhe perfshini der diku mendimin e popullit , por jo mendimin e militanteve te Berishes .Nuk preben ky mendim dhe nuk ndikon fare ne popull gjths Rilindja do fitoje kete her me thelle dhe fuqishem se kurre.

    9. klodi says:

      me ne fund do te marr fund edhe qeverisja e familjes berisha.me 23 qershor do ti japim fund ksaj gjeje.listat e pd per te te ardhur turp

    10. Lista e Shindler says:

      Nuk jam kaq largpames, por nga kjo analize e kuptova qarte Listen e Berishes
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

  2. Iliri says:

    Te lumte Mero,je shume i sakte dhe “i sitemuar” ne ato qe thua.Realisht ndihmon publikun per te patur nje gjykim sa me te plote per çka ndodh rreth nesh.Iliri

  3. tiku says:

    I madh Baze , te lumte!

  4. ILIRET says:

    Mungesa e menyres se komunikimit dhe e bashkebisedimit tek Rama, ka munguar qysh heret. Ky eshte difekti kryesor i tij. Por me e keqja eshte se me Koke dhimen e ka dhi fare…

  5. Vlora says:

    shum sakte o mero baze.

  6. Ermali says:

    MERO TI E DI QE ME KOCON PS KA HUMB SHUME VOTA SI NE TIRANE SI NE VLORE DHE NUK IA UL DOT DEMIN QE KA SHKAKTUAR DHE DO IA SHOFI HAJRIN NE OPOZITE RAMA

  7. Simpatizanti says:

    nuk te ka ngel gje tjeter per te thene.. tani thjesht duhet te SHpifesh

  8. klaus says:

    Levizjen e Nanos e sponsorizon Kryeministri per te percare PS, por nuk ka per t’ia arritur qellimit sepse te gjithe jane te bindur per Rilindjen.

  9. arbenita says:

    Arben Malaj i beri gropern vetes, sepse me mendjen e Nanos u be si Don Kishoti dhe do te luftoi me mullijt e eres…Iku thjeshte si nje devijim dhe asgje nuk ndryshon ne pozitat e PS ne Vlore.

  10. klevis says:

    Me apo pa Arben Malajn Vlora eshte nje Bastion i se Majtes dhe aty shifrat e fitores nuk levizin…keshtuqe ikja ne dem te Malajt ishte dhe jo ne dem te PS, sic pretendon ai.

  11. brukli says:

    Arben Malaj nuk mund te pretndonte qe te ishte kunder programit te PS, kunder rrymes dhe te ishte dhe pjese e listes, kjo nuk shkon, eshte teper e qartet, nese nuk te pelqen programi i Rilindjes, shko Rilind njeher vete dhe pastaj shio e bej .

    1. Ariu says:

      Dakord, po ku eshte programi ? sa eshte taksa qe planifikon Beqja ? apo eshte sekret! Ne se e di ndonjeri le ta tregoje.
      Pra, Malaj s’ska si te kete qene kunder programit, por perkundrazi, besoj se ka te pakten me shume mend se shume te tjere ne PS perfshij edhe Anastasin.

      Respekt, per ata qe kane kontribuar jo vetem per PS por per vendin ne radhe te pare, dhe te mos harrojme ne emer te PS e kane bere kete.

      Sa per te rilindur, edhe une i sugjeroje te rilinde se ka lindur nje here, po si i behet qe thone te rilindim ata qe skane lindur njehere ?

  12. REI says:

    Lista e PS eshte me e mira ndaj do te fitohen zgjedhjet pa diskutim…ka shume me shume vlera se lista e femijeve te Berishes..

  13. zarari says:

    …gjithmone keshtu ju. Kujtoni se bie era fitore ca muaj perpara dhe pastaj fillon depresioni i gishtit mbrapa qe ju con ne zgjedhje si te mbaruar e te pashprese. Edhe kesaj rradhe e hengret mesa duket. Ngushellime dhe ti rroje kallamit te gjate partia e pioniereve dhe e aksionisteve te dalluara!

  14. ARSI says:

    Berisha eshte kapur pas Kokedhimes sepse kerkon te mare ndonje vote nga Vlora , por e ka te pamundur, lodhet kot sepse vlonjatet nuk mund te votojne kurre Berishen pas gjithe atyre qe ai i ka bere Vlores.

  15. megi says:

    Malaj nuk del me i fituar , mire beri kryesia qe nuk e voti ne lista njeri qe po luftonte krahun e partise se tij mos ta genjeje mendja se me NANON ne krah do behet deputet , turp per Malajn e co!! E MAJTA NUK PERFAQSOHET me keta burrecer!!!

  16. Mike says:

    Mero, jane shume te sakta ato qe shkruan. Ka shume vite qe Berisha punon per ti lene te sigurte udheheqjen e PD vajzes dhe djalit te tij. Gjithsesi, tani edhe ti vete e kupton qe i ke prishur shume pune Rusmalit duke e lavderuar. Duhej ta kishe share perdite nese doje te ishte deputet i PD. Une e di qe ti vertet e respekton dhe e vlereson Rusmalin, por fjalet e mira te tuat nuk e ndihmonin ate. Dikush mund te thote ç’hyn Mero ne kete çeshtje? Artikujt e Meros lexohen me pike dhe presje nga Berisha dhe njerezit e tij dhe kane ndikim te pabesueshem per ta. Mend per here tjeter Mero. Paç fat.

    1. Sybiu says:

      Je i sigurt qe e do dhe ka respekt per Rusmalin Merua? Ka dash me ja fut.

      1. Spiro says:

        Me vjen keq qe Rusmali u eleminua nga Berisha. Me bashkepunimin e te gjithe antareve te njohur te kryesise. Merua mund te jet perdorur si justifikom por arsyet i di berisha. Shkelzeni esht arsyeja. Ne llum, vlera behet e bezdisshme se te ben karshillek. Te gjithe te djathtet jane te shokuar nga eleminimi i rusmalit nga listat fituese. Uroj dhe shpresoj qe rusmali vete nje dite te na e thote se ku i shkeli fort kallon e madhe shkelzenit. Jeta qofte me te.

  17. Fanci yt. says:

    Mero mire ithua te gjitha, por a mund te na sqarosh se cfare duhet te beje Rama kur jane jne tufe ordinere e bythe lepirsa pa karakter qe shkojne nga fryn era dhe pa pik ideali shiten sa te nano e te berisha per nje karike.Per mendimin tim keta lloj njerzish duheh zhdukur fare nga politika,e te shkojne ne austri te nano e ti mbaje ai atje derisa te shkoje dhe sala mbas 23 Qershorit.

  18. Bruxhes says:

    Agron Duka nuk ka me forcen qe kishte dikure, nuk ka me votat qe ka patur e ndaj nuk i prish aq shume pune PS sa mendon Zoti Baze, Fitorja e PS si ne Fiere ashtu edhe ne Vlore do te jete me nje rezultat me te thelle se ne 2009. 23 Qershori do ta deshmoi kete.

  19. ceni says:

    Po Familja BErisha e ka privatizuar partine Demokratike,kjo nuk ehste aspak per tu habitur

  20. anja says:

    Kokedhima eshte i majte, eshte i njohur ne politike dhe ne Biznes dhe nuk ka asnje te keqe qe te jete Deputet…Berisha duhet ta pranoi se Kokedhima dhe kandidatet e tjere te PS jane shume me larte se femijet e tij.

    1. eh moj anja says:

      Anja ik moj vajze meso nje here librate e shkolles se je akoma shume e vogel per te dhene mendimet e tua rreth ceshtjeve politike, jo per gje por nuk kap dot hard disc se e ke te vockel. Ai Kokedhia qe thua ti ose KK sh.p.k ka vite qe nuk paguan asnje takse per shtetin dhe eshte mbushur i teri me detyrime e borxhe ndaj shtetit, eshte vetem nje i deshtuar prej vitesh ne bizneset e tija, dhe karakterizohet nga nje sjllje teper e ulet ndaj punonjesve te tij ndonese ka muaj e muaj qe nuk i paguan. Ndaj para se ti harxhosh rreshtate tua kot informohu nje here ne radhe te pare.

  21. Fati says:

    Berisha me femijet e tij privatizoj gjithe vendin ,ska rajon ne vendin tone ku nuk kane prone ARgita dhe Shkelzeni ,Ato shfrytezuan postin e te atit per tu bere te zotet e ketij vendi ,Cuditem vetem me faktin si nuk paskan pasur te ngopur keta njerez

  22. jani says:

    Cfare nuk po ben Berisha dhe familja e tij qe te dalin fitimtare kete here,por po hasin ne pengesa te medha.Ato mendojn se jane zotet e ketij vendi dhe mund te bejne cte duan,Kjo fare ekeqe duhet zhdukur sa me pare

  23. Deda says:

    Me listen e tij Rama nuk ka hallin e fitores por edhe te ruajtjes se partise nese humb zgjedhjet. Ne fakt kjo eshte loja, Rama pergatitet te mbaje partine ketej duke futur ne lista erjone te vegjel dhe njerez si Koco Kokedhia, kurse Berisha fut te besuarit e tij qe ta mbrojne nese humb.

    Rama ka per ti humbur zgjedhjet dhe nje arsye e forte do te jete Kokedhima

  24. Tati says:

    Familja e Berishes eshte bere si familja e padrinos,ku egziston cdo lloj krimi nga me makabret,Duhet patjeter ti jepet fund kesaj gjendje dhe kesaj familje tu tregohet vendi ,qe te zotet e ketij endi eshte vetem populli ,ai eshte sovrani

  25. ylli says:

    Berishianet nuk kane te ngopur ,vjedhin e vrasin,nenshtrojn e mashtrojne nej popull te tere,Familja Berisha ka uzurpuar gjethe kete vend ,parndaj ndodhet vendi sot ne kete gjendje.Ky vend duhet te shpetoj sa me shpejt nga kenta kriminel

  26. bie shi says:

    Me pelqeu analiza,ku jane prekur shume probleme rreth temes.
    – Sigurisht Rama po spastron Nanoizmin ,nga e cila ka vuajtur PS-ja dhe ka bere shume mire,sepse ka pasur nje mini parti brenda partise,qe e drejtonte ne ilegalitet.
    -Zute ne goje z.Duka..bisnesi iz Duka eshte si nje korridor qe pershkon vendin nga veriu ne jug,ku jane punesuar qindra familje per te mbijetuar”ciklonit”boteror,pa llogaritur se jane te majte apo te djathte,duke shtuar numrin e te punesuareve,prandaj mendoj se e ka te sigurte fitoren ne cdo elektorat partie.
    -..me pelqeu pershkrimi..diamante te fshehura..shume prekes,real..
    -Me pelqen fryma qe ike dhene analizes.
    Ne keto kohe tensionesh kam lexuar shkrime te trishta ekstremiste,ku me dukej sikur mes germave dilte ndonje tyte arme qe me drejtohej ne lule te ballit..sepse fjala vret. -bukur.

  27. ARSI says:

    Arben Duka me siguri do ta shtoi grupin e krimineleve te Berishen meqe vete ky i funit e ka quajtur gjithmone si “Duka i krimit”

  28. Rei says:

    Pse meret Berisha me Kokedhimen e amlajn, pse nuk tregon arsyet e lenjes jasht liste te nje figure themeluese te PD si Jemin Gjana? Ky thote une te flas per ju, por ju per mua jo se e keni te ndluar..

  29. Abissnet says:

    Mero pershendetje! Ti kerkon qe problemin qe kane njerezit e thjeshte apo elektorati i majte me Kocon, ta perthyesh sikur kjo vjen per shkak te fjaleve qe ka thene deri tani Berisha.

    Mero, edhe pa folur asnje fjale Berisha te gjthe shqiptaret e dijne se ky njeri ka nje problem te madh me punonjesit e tij. Ai nuk paguan rrogat!!!!!

    Jane te rralle punonjesit qe kane punuar aty dhe kane ikur pa lene borxhe pas. Te gjithe kane nga nje gjysme rroge minimumi pa marre.

    Ky eshte problemi Mero, se njerezit e njohin nepermjet eksperiencave te veta Kocon dhe nuk e shohin sic thoni ju “me syzet e Berishes”

    Thuajani troc njerezve se kete njeri nuk eshte se se duan per shkak te Saliut por per shkak te qelbesirlleqeve qe ka bere deir tani me punonjesit.

    Respekte!

    Ju lutem na i nxirrni komentet

  30. sara says:

    Listat e PD jane listat e deputeteve me te deshutuar qe ka njohur ndonjehere politika shqiptare.
    Psh me ka bere sh pershtypje qe ne Tirane do te jene deputetet me pa vlere…ata qe tradhetuar PS per te shkuar te PD….Deputeti Dogjani thote se kualicioni me LSI eshte i pa moralshem kurse kandidimi i tij ne PD i duket i moralshem..pfff

  31. soni says:

    Interviste shume e bukur kjo e Mero Bazes. Eshte sh e vertete listat e PD jane lista te deshtuara perpara listave te PS,perpara njerezve me intelekt,vleresim dhe inteligjence . Skuadra e Rilindjes do te fitoje ne 23qershor:)

  32. Fleks says:

    Tani z Mero te bej une nje pyetje tyja:

    Pse Rama eshte bere i rende dhe i veshtire ne komunikim?

    Ne fakt,kush e kap eshte nje pyetje shume e lehte.

    Kush nuk arin te kape shkakun pse Rama eshte bere i rende e i veshtire ne komunikim-mbetet nje pytje shume veshtire.

    Per lehtesi pergjigje,po perjashtoj-nuk ka shume lidhje me humbjen e perseritur e po ashtu dhe me humbjen qe me siguri do pesoje.

    Ka lidhje me dicka tjeter.

    Tani te shohim kush e gjen,por ju lutem pa ofeza se nuk me rru… me asnje kahe.

    Pssi po e gejtem kete,kemi gjetur celesin e kesaj prejardhje.

  33. Deda says:

    Koco i ka falimentu bizneset se nuk paguan njerezit dhe jo se e ka detyru Berisha. Perkundrazi e ka lene te qete. Kocoja falimenton se nuk di te administroje bizneset dhe krijon struktura paralele drejtimi dhe kontrolli ne biznese. Njera strukture eshte ajo ligjore kurse tjetra i raporton Kocos dhe nepermjet kesaj i ben presion struktures “ligjore” duke e goditur nga majtas dhe djathtas me idiotesite e tij.

    Koco nuk do administratore te zote, por njerez qe i binden verberisht. Do njerezit qe i thone “Po shef” me koken poshte dhe shpall armiq ata qe guxojne te mos bien ne nje mendje me te apo kane nje mendim disi ndryshe.

    Koco i shtrydh njerezit e tij deri ne momentin qe nuk i duhen me dhe i hedh. Krijon tensione te kota mes punonjesve dhe pastaj vjen vet ne fushe “si shpetimtari” dhe gjasme vendos rregullin duke larguar “problematiket”

    Koco ja ka fut te gjitheve qe ka pasur prane. Ju duket e rastesishme kjo?? Si ka mundesi qe nuk ka qene nje menaxher i mire deri ne keto vite???

    Kocon nuk e ka sulmuar Saliu por i ka falimentu per shkak te atyre qe ju thash me larte dhe mos pageses se rrogave. Mire e thote edhe Baze: “Shpresoj te shohe qe rroga merret ne fillim te muajit dhe keshtu te beje edhe me punonjesit e tij”

    Kjo eshte historia dhe lereni ate muhabetin se me demek i paska rene Saliu. Perkundrazi, aktualisht firmat e Kocos punojne lirshem ne Tirane dhe Basha i ka dhene disa tendere.

  34. Kakami says:

    Z.Berisha e ka humbur gjat kesaj koh ka qen me vota te vjedhura ne pushtet dhe kjo nuk durohet , populli nuk duron dote me te tilla dallavere

  35. Kastrjoti says:

    Berisha ka per t ikur me bishtin ndershal dhe nuk ka per te mar me ata deputet qe kan fituar me vota te vjedhura popullin e ka kunder vetes dhe per kete do te ndeshkohet

  36. ergi says:

    ANALIZE E SHKELQYER E MERO BAZES MBI LEVIZJET E FUNDIT POLITIKE NE LISTAT E PD APO AFRIMIN E NANOS NE MBESHTETJE TE ARBEN MALAJT,BRILANT NE MENYREN ORIGJINALE SI PAARQET KONCEPTIN E POLITIKES AKTUALE PLOT REALITET

  37. evi says:

    LISTAT E PD JANE TE TEJMBUSHURA ME KRYETAR PARTISHE TE VOGLA MENYRA ME E MIRE E SHPERBLIMIT QE U JEP BERISHA HAJDUTEVE DHE ATYRE QE MBROJNE VERBERISHT VJEDHJET E TIJ DHE FEMIJEVE TE TIJ

  38. gjergji says:

    LISTAT E PD DUKET SIKUR KANE DALE NGA ZYRA APO PARADHOMA E FEMIJEVE TE KRYEMINISTRIT SESA NGA FORUMET E PARTISE DEMOKRATIKE,DEM I MADH KJO PER ATE PARTI DHE DEMOKRACINE E SAJ TE BRENDSHME

  39. Berisha-Nano-Malaj ... kunder PS-se says:

    Totolisht e vertete….
    Berisha-Nano-Malaj pazare kunder Z.Rama.
    PS-ja tani e cliruar nga spiunet e Nanos
    te nxitur nga Krimineli Sali.

  40. ervin says:

    SI MUND TE PRANOJE NJE DEMOKRAT QE NE LISTAT E PARTISE SE TIJ EN KRYE TE JENE TE SIGURT 3 DEPUTET TE PS QE PER PAZARE ME BERISHEN U KANDIDUAN NGA AI?SI MUNDET QE QYTETARET TI VOTOJNE PER TE DJATHTE KETO TRADHTARE

  41. endri says:

    KUSH ESHTE AI SHQIPTAR APO DEMOKRAT QE NE LISTAT E PARTISE SE TIJ TE JENE T ETEJ MBUSHURA ME KRYETAR TE PARTIVE TE VOGLA ME 0 KONTRIBUTE NE ATE PARTI POR THJESHT DHE VETEM JANE USHTARE TE KRYEMINISTRIT

  42. endri says:

    PASTAJ DALIM KE FATOS NANO QE PA PRITUR DHE PA KUJTUAR NA KTHEHET EN POLITIKEN AKTIVE SI I PAFAJSHEM SIKUR NUK KA NDODHUR ASGJE DHE VJEN ATY PER TE SHPETUAR SOCIALISTET DHE PROGRESISTET,TURP

  43. Rei says:

    Vlora Vlora bjeri Sales moj te lumte dora….keshtu duhet pritur sala ne vlore dhe jo me polifonine Beratese qe e treguan se ai eshte nje diktator.

  44. tea says:

    Fatos Nano vuan nga etja per pushtet, meqe nuk e kandidoi Rama per President tani i del ne mbrojne Malajt dhe e ben ate te fluturoi me p….

  45. klaus says:

    Ikja e Ben Malajt nuk do te sjelle asnje bjerrje te votave te PS ne vlore..rezultati i fitores ne vloren e majt do te jete akoma me i thelle se ne 2009..keshtuqe Beni do te behet pishman qe doli kunder rrymes.

  46. REI says:

    Listat e PD jane me te dobeta se asnjehere tjeter, mbushur me kalamaqera, e me njerez me precedente penale…kjo i ka siguruar PD-s humbjen e pashmangshme.

  47. Bruxhes says:

    Berisha ka hequr Mark Markun nje profesor te nderuar dhe njeri serioz per te futur ne liste Kac Islamin qe PS e perzuri si nje deshtak te pafytyre..ky eshte kulmi.

  48. besnik says:

    SI QENKA E MUNDUR QE ARBEN MALAJ DHE FATOS NANO SAHER QE PS ESHTE NE PRAG ZGJEDHJESH NGREN ZERIN DHE DUAN HUMBJEN E PS DHE JANE KUNDRA INTERESAVE TE RAMES,UNE THEM ME MIRE QE TE FITOHEN ZGJEDHEJT E PASTAJ TI SQAROJNE POZIYAT ME RAMEN

  49. klara says:

    Eshte krejt i humbur Ilir Rusmajli edhe pse quhet si i rrezikuar…eshte i humbur sepse Tirana do te jete promotor i fitores se thelle te PS ne te gjithe shqiperine.

  50. bbb says:

    Sipas Meron Malaj beka lojen e Berishes(?!)…Atehere perse Rama e vuri deputet me 2009? Nqs Malaj ishte me Berishen, perse nuk beri Malaj ate qe bene deputetet e Rames, Kadelli dhe Dogjani…Ja ke fut jot o Mero…

  51. klevis says:

    Jo vetem Rusmaili qe eshte i humbur, por sigurisht qe nuk mund te fitoje as ai qe i zuri vendin Rusmajlit.Shoferi i Shkelzen Berishes…Sali Berisha e kerkoi me duart e vete humbjen.

  52. igli says:

    ARBEN MALAJ DO E MARRE PERGJIGJIEN NGA POPULLI I VLORES NE 23 QERSHOR SE PO DEL KUNDRA INTERESAVE TE TIJ DUKE MOS U VOTUAR DHE TE GJITHE VLONJATET DUKE VOTUAR RAMEN DHE APRTINE SOCIALISTE

  53. Skender says:

    Me kandidimin e Kokedhimes ne Vlore e si rrjedhoje zgjedhjen e tij si deputet, do t’i vije shkaterrimi qytetit te Vlores, nga kompania e tij 2K. Do fillojne ndertimet pa kriter qe do e mbysin Vloren e bukur historike.
    Eshte TURP, nqs vlonjatet votojne per Kocon.

    Sa per integritetin partik, ti zoti Baze mendoj qe je i fundit qe duhet te flasesh, se ketu e ca vjet perpara, me fuoristraden tende, sillje neper qendra votimi kutite e Saliut.

  54. mirel says:

    Mero po ben perpjekjen e fundit per ta cuar fitoren te e majta, pavaresisht shkarjes morale te Edit ne 1 Prill.
    Parimisht jam plotesisht dakort qe Berishes i duhet dhene grusht bindes ne 23 Qershor.
    Po me Koco Kokedhimen????
    Me sa duket po, dhe logjika e Meros eshte e thjeshte ne kete pike.
    Shikoni sa hajvane jane ne listat e deputeteve, thote Mero, Koco nuk eshte aq leshko sa ata, bile vendin e deputetit e ka te merituar perderisa ka experience politike.
    Mund te them qe eshte argument i sakte.
    Plus qe parlamenti ka dhe nje dualitet kriteresh, experienca politike nje, dhe qelbesirrlleku sic e permendi Abissnet me siper, dy.
    Koco i permbush te dyja me se miri.
    Dhe kjo eshte idealja ne zgjedhjen e cdo deputeti.
    Berisha nuk ka faj pse Rama i hedh kocka neper goje qe ti bluaje.

  55. drint says:

    malaj eshet djali i vertete i vlores. te zevendesosh nje politikan si malaj me nje tip si kokedhima, eshte humbje per ps, eshte humbje per shqiperine.

    1. mirel says:

      Nuk mund them se zevendesimi i Malajt me Kokedhimen eshte humbje per Shqiperine.
      Ne te dyja rastet, edhe pa u bere zevendesimi prape te humbur jemi.

  56. peci luku says:

    ME 23 QERSHOR SALIUT NE KOKET E NE GROPET BASHK ME FAMILJE KRIMINELI KOMUNIST SERBI ME PASHAPORT SHQIPTARE

  57. Bato Mokra says:

    Meqenese komentuesit e tjere, jane marre me ate cka kane menduar, “gjuha ime” po vete te halli i te gjitheve.
    Urimi i Meros: “Uroj (per Koço Kokëdhimën) që kur të bëhet deputet dhe ta shikoj që rroga merret çdo fillim muaji, ta aplikojë këtë dhe për gazetarët e vet.” eshte krejt i MANGET.
    Ka ndonje URIM PLOTESUES per honoraret?! Thua do te RILINDIN te shkretat honorare, qe te vleresohet e te shperblehet puna intelektuale krijuese?
    S’po i kerkon kush interesat shumevjecare, po te pakten principin (dhe alet).
    Ne s’jemi AKSIONISTE, po nese na quajne Koçat e medias si te tille, te pakten, ato pale pantallona e shall, qe na takojne (si dikur) te na i konvertojne ne kafe me cmime te arsyeshme dhe ndonje kafshate buke (jo duke i nxjerre nga kazanet).

  58. GURI says:

    Balli Kombëtar: Berisha mbushi listën me Islamin, Xhuvelin dhe komunistët
    Balli Kombëtar: Berisha mbushi listën me Islamin, Xhuvelin dhe komunistët

    Ethet e listës së kandidatëve për deputetë kanë përfunduar vetëm për të konfirmuarit në garën e 23 qershorit. Publikimi i listave, sigurisht ka sjellë menjëherë reagimin e të pakënaqurve. Deputetë të Partisë Demokratike si dhe aleatë të koalicionit “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim”, kanë shprehur pakënaqësinë dhe zhgënjimin ndaj liderit të PD, kryeministrit Sali Berisha, i cili ka zbatuar kultin e përjashtimit, duke mos i përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Edhe pse lideri i së djathtës shkon drejt zgjedhjeve parlamentare me koalicionin më të cunguar në këto vite demokraci, nuk ka pranuar të kënaqë një pjesë të aleatëve për t’i përfshirë në listën e PD, për një fitore më të sigurtë. Kështu, Berisha për disa aleatë të koalicionit është treguar zemërgjerë, ndërsa për një pjesë tjetër ka zbatuar “fshesën”. Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi, aleatët e koalicionit të djathtë, Berisha i ka përfshirë në listë drejt një fitoreje të sigurtë. Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në një prononcim për gazetën “Sot”, ka shprehur indinjatën e tij ndaj kryeministrit Berisha sa i përket hartimit të listës së PD. I zhgënjyer dhe i injoruar nga qëndrimi i Berishës ndaj Ballit Kombëtar, Alimadhi u shpreh se Berisha mbushi listën e PD me Kastriot Islamin dhe Lufter Xhuvelin, duke përjashtuar PBK. “Berisha erdhi deri te Balli Kombëtar dhe u kthye mbrapa te Islami dhe Xhuveli. Berisha nuk ia dha mundësinë Ballit Kombëtar që të përfshihej në listën e PD, ashtu siç ia dha mundësinë disa partive të tjera. Ia kemi kërkuar Berishës si nder për t’u përfshirë në listë, për shkak të kontributit real, të kauzës kombëtare. Me keqardhje e them se, pse PD nuk gjeti mundësinë të përfshijë Balli Kombëtar në listë. Te PD ka më shumë ballistë se sa te unë. Votat e BK në 2005 dhe 2009 u vodhën. Ky është një skenar politik për të mos përfshirë BK në Parlament”, u shpreh Alimadhi.

    Artur Roshi

    Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi. Ai i ka kërkuar kryeministrit Berisha që të zbatonte të njëjtat shanse të barabarta për të gjitha partitë e koalicionit. Megjithatë, tashmë historia me listat ka përfunduar, por në këto kushte, Roshi i ka kërkuar Berishës që të paktën të mos preket vota e PBKD. “Ajo që unë kam kërkuar është që të gjithë aleatët të ishin të barabartë. Megjithatë, kjo është një çështje që i përket PD. Ky vendim do ndikojë në rivlerësimin e votës. Ish të përndjekurit politikë, klasa e biznesit të votojnë Ballin Kombëtar Demokrat. Jemi klasë politike për të dhënë në politikë dhe jo për të marrë. PD të vlerësojë korrekt votat e aleatëve”, u shpreh Roshi.

    Demokratët

    Pasi i ka përjashtuar nga listat apo i ka renditur në pozicione të rrezikuara për të fituar mandatin, kryeministri ushtron presion te deputetët e tij. Kështu, edhe pse të përjashtuar apo me një humbje të sigurtë në 23 qershor, Luan Skuqi Tritan Shehu, Selami Xhepa, Adriana Gjonaj, në një prononcim për gazetën, nuk kanë dashur të komentojnë ikjen e tyre nga PD. Ish deputeti demokrat, Luan Skuqi, i cili nuk është konfirmuar këtë herë në listë, ka shprehur vlerësimin e tij ndaj qëndrimit që ka mbajtur kryeministri Berisha me hartimin e listës së PD. Skuqi theksoi se lista e kandidatëve për deputetë të PD do të sigurojë fitoren në 23 qershor. “Lista është e mirë. Në të ka elementë të rinj, shumë të mirë, por që unë nuk i njoh të gjithë. Kryeministri ka bërë një listë që do të realizojë fitoren në 23 qershor”, u shpreh ish deputeti Skuqi. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti Tritan Shehu. Ai garon në Qarkun e Tiranës, i 17 në listë, një pozicion i rrezikuar. “Lista e PD do sjellë fitoren në 23 qershor”, u shpreh Shehu. Ndërsa një nga zërat oponentë në PD, i përjashtuari Selami Xhepa, nuk ka dashur të japë asnjë vlerësim për listën e PD. “No comment”, është shprehur ai.

    Aleatët e PD

    Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, garon për Qarkun e Shkodrës, i katërti në listë; kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, garon për Qarkun e Tiranës, i 7 në listë, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, garon për Qarkun e Korçës, i katërti në listë, ndërsa kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, garon i treti në Fier. Janë këta katër aleatë të PD që kandidojnë në listat e demokratëve për zgjedhjet e 23 qershorit, me një fitore të sigurtë. Eneida Jaçaj

  59. Fllad says:

    Mero je aq i sakte…!! Veçanerisht me analizen per Kokedhimen. sal-lehesat e kuptoj qe mezi presin rastin, por nuk kuptoj reagimin e popullit te majte.
    Te gjithe jane deshmitare se cfare i punoi saliserbi TV se Koços dhe bisneseve te tij. Koço namin e ka te madh por ai do i kishte zili bisneset e Arben Malajt. Kete Populli i Vlores duhet ta mesoje.
    Po kane nevoje i ndihmojme ne numerimin e bisneseve te Ben Piramides.
    Ne keto momente shume kritike per vendin populli duhet te tregohet i mencur dhe te votoje Koalicionin e majte ( nuk ka fare rendesi emri)ne menyre qe te qerohet nje minute e me pare serbi i tropojes.
    Intrigave te nano-kurves i ka ardhur fundi.

  60. Bato Mokra says:

    Shfaqja e papritur dhe KRESHPERUESE e Fatos Nanos, ne nje kohe qe “populli trim e liridashes shqiptar” e kishte fjetur mendjen per te dhe endrren e tij te kahmotshme PRESIDENCIALE (SRB-i s’kish pse t’ia bente ate nder kapter Nishanit, se e kishte F.Nanon te gatshem, sic u deshmua serish keto dy-tre dite, kur kujton se i mori frenat per nje katarsis-elektoral), sipas gjykimit tim, duhet te perbeje nje “lende te pare”, me te cilen duhet te merren mediat, sidomos ato opozitare te njohura.me sa Mire se duket qe vuan nga Sindromi i Stokholmit, por pozicionimi i tij, si nje “326” e SRB-it eshte shume diskredituese per ish-formatin e tij, per nanuritjen e tij si ish-lider hist(e)orik, po dhe si fenomen tipik shqiptar, me rrenje te thella ballabanase, te cilit i falen petrelasit tash 555 vjet atje ne Petrele. Eshte e turpshme vertet zhvillimi i metejshem i ketij fenomeni nanaoist (per hir te se vertetes, i perkasin edhe “merita” te tjera), ndaj mendoj se duhet trajtuar kaposhiada e tij e pakontributshme per te majten, – perkundrazi, -. “Troshitja e listave elektorale”, eshte ndoshta dukuria me spikatese gjate ketyre 4 vjeteve ne “fushate elektorale” de facto e te gjitha subjekteve. Si eshte e mundur qe “ylberistet” Kaci i zi (prape se prape i zi mbeti)-Gjovalini e (A)Do-gja-ma kaluan ylberin si pa gje te keq dhe, si percjellesit dhe pritesit, nuk reagojne en bloc? Percjellesit per ate veprim antikombetar ne sherbim te interesave te mirefillta vetem e vetem te nje DIKTATORI (natyrisht nuk jane ndare me ingranazhe ushtrie, as me mish thiu me lakra) dhe ato pritesit,- cou prift, se do te ulet hoxha,- sikur te ishin te gjithe te internuar ne Taxhai?

  61. bbb says:

    Po Anastas Angjeli dhe Bashkim Fino, qe njihen si nanoiste te klasit te pare dhe ish bashkpunetore te ngushte te Nanos, perse kandidohen nga Ed Rama?

  62. johan says:

    jo vetem familjare te pd po dhe elita e tyre mafioze eshte perfshire ne listat e pd !
    turp per ate parti te vyshkur dhe turp per shqiptaret qe kan kete perfaqesues !

  63. Belisarius says:

    Fjalia me e bukur ” Uroj që kur të bëhet deputet dhe ta shikoj që rroga merret çdo fillim muaji, ta aplikojë këtë dhe për gazetarët e vet.” ?

  64. nastradini says:

    CFARE SOJI JANE SHQYPTARET?

    Keshtu e pyeste nastradinin nje mik i afert nga nje vend i huaj kur vizitoi Shqypnine vite me pare. E keqja se nastradini nuk dinte se cfare t’i pergjigjej nje pyetje kaq te thjeshte. Me thonte: “Edi qe jane shumica myslime, e di qe jane shumica me fobi italiane dhe kur komunizmi ndalonte emisionet italiane ata e shihnin kanconisimen me mire se ne Rome, e di qe shqyptaret me pare kane qene te krishtere, por shpejt u bene jenicere te beses te Sulltanit, te Turqise, e di qe kur shqyptaret japin fjale therrin djale, por s’e kane per gje te vrasin njeri tjetrin per nje llaf goje, e di qe ne Shqypni ben kerdine Kanuni i Kohes se Qepes dhe te ngujuarit jane me shume se te gjallet, por nuk ka mesuar akoma cfare soji politik jane shqyptaret?” I thoja: “Ca jane te majte komuniste, ca jane te djathte akoma me komuniste, te gjithe plot me Dinosaure Prehistorike te Partise se Punes, pjella te Jugosllavise se Titos dhe Rusise Bolshevike te Stalinit. Ja shiqo PS-ne me Rucat, Doklet, Gjonat, Bushatet etj, por shiqo PD-ne me Saliun vete ne krye, me Pashkot, Rulat, Pollot tani me Kacat e Zinj nga pas te gjithe spiune te Partise se Punes. Atehere me te drejte Bota pyet:

    CFARE SOJI JANE SHQYPTARET?

    1. mirel says:

      Une di nje histori me nje nastradin tjeter qe ishte shume i trashe dhe nuk e kuptonte nga vinte e nga shkonte

      1. kapedani says:

        O KOKEBOSHA QE JU PASKA HEDHUR TRUTE E GOMARIT RAMA.
        AKOMA VAZHDONI QE RAMA DO TE FITOJE . MJERE SHQIPERIA QE
        PASKA KAQ KUNGUJ . PO KUSH E LE RAMEN TE FITOJE ??
        O KOKEBOSHA O KOKEPALARE RAMA NUK ESHTE POLITIKAN .KETE HERE
        E KANE FUTUR NE NJE TREKENDESH NGA I CILI DO TE DALI FARE NGA POLITIKA

        MBAS DATES 23 DO TE BINDENI QE RAMA NUK FORCE TE SHPARTALLOJE
        KETE QEVERI .

  65. arsen says:

    Eshte per tu habitur qe Nano eshte gogoli ne medja apo politike ? eshte e tepruar fantazia qe Nano nuk di te prnoncohet, nuk di te perkrah, nuk merr fesh nga politika??? dhe e veshin me kostumin e berishes??????? sigurisht nje urretjeje patologjike ndaj tije, si eshte e mundur te tilla insituata konspirative ne mardhenjet e tije sa here del ne publik?? une nuk e kam takuar kurr dhe s’me lidhe as gje me ate’ por eshte cudi kur disa zhgaravina te cilit duan tja marrin seriozisht,e prononcimet e Nanos gjithmon te ndikuara sikur qenka pa integritet intelektual ne krahasim me disa fallgjor. Une pyes po Meta -Rama jane me berishen ? se me shume se ata per tete vjete s’ka krahasim ne sherbimin e tyre qe i kane bere berishes. Po vete juve qe etiketoni me metoda komuniste konspirative, a mundt te jeni te tille ??? e kush e di. mbase. Dhe nje pyetje, kush guxon ta mesoje apo ta lejoje nje indivit kur duhet e kur nuk duhet te prononxohet politikisht??? jeni ne vehte apo jo, po ja kaloni berishes po e po por dhe enverit. Beni gazetarin lerini gjelozit, rama nuk eshte zeusi,dhe eshte normale ku i kane cuar ata te dy mardhenjet, do te kete reaksion nga te dy ne kohera qe i gjykojne ata te dy qe kane konfliktin mes vehdi. Po ti shkojme dhogjikes konspirative te juaj analiste te gjithe jane “shejtani’ e askush nuk eshte vehtja,po ju ku e vendosni vehten????

  66. Bruna says:

    emrat me te njohur dhe me intelektuale te partise socialiste do te fitojne mbi kanidatet per deputet te partise demokratike te cilet kane fituar nje vleresim sh negativ nga ana jone duke pare punen dhe veprimet e tyre gjate ketyre 8vjeteve

  67. sara says:

    persa i perket listave te kandidateve te ps…skuadra e rilindjes po forcohet dhe po shtohet gjithnje e me shume. me vjen mire qe pjesa me e madhe e figurave politike ne vend po besojne tek edi rama dhe tek rilindja shqiptare

  68. papi says:

    nje gje te mencur ka thene ilir meta per ty dhe per te tere te ps dhe ju moret prape ilir meten qe mesoi nga saliu se si lahet koka por ju doni te rrini zhul nuk degjoni asnje mjere populli qe ka frike te zgjedhin te ndershmin dhe jo ju horrat rama,meta ,sali

  69. Drini says:

    Bravo Mero Je I madh, nuk shkruhet me bukur.I ke rene pikes si gjithe mone per te gjitha por edhe per kocon. Cfare thua per kocon eshte shume reale une njoh qe vite kur ai ka qene student I fakultetit te shkencave. Jo vetem qe intelektualisht nuk eshte me posht por eshte shume me siper se shuem deputet te majte apo te djathte.

  70. Stok says:

    Nje pyetje per Mero Bazen-Ajo gruaja e sali berishes ka shpirt si femer, se femrat jane te ndjeshme ne familje per problemet dhe hallet. Nuk I ben pershtypje Salihufuti ne lufte civile vendin ne -97, niprit esaje e motra e saje ngelen pa baba e burre sa femije ne shqiperi jane keshtu per faje te salihut.

    A kane meshire keta njerez kjo femer,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje