Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

14 Maj 2013, 10:37Lifestyle TEMA
Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Aktorja Angelina Jolie zbuloi se i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Në një artikull të titulluar “Zgjedhja ime Mjekësore”,që është botuar në New York Times,aktorja amerikane shkruan se i është nënshtruar kësaj procedure,sepse ka konstatuar rrezikun e kancerit.

Ajo shkruan se nëna e saj vdiq nga kanceri në moshën 56 vjeçare dhe Jolie ka zbuluar se kishte të “dëmtuar” genin BRCA1,i cili rrit shanset e zhvillimit të sëmundjes.

“Për çdo grua që e lexon këtë,unë dua të dij se ka opsione. Dëshiroj të inkurajoj gratë që marrin në konsideratë dhe kërkojnë këshilla”,shprehet ajo.

Aktorja thotë se mjekët vlersojnë se kishtë 87% rrezikun e kancerit ovarian,edhe pse rreziku është i ndryshëm në rast të çdo gruaje.

Jolie filloi terapinë më 2 shkurt dhe e përfundoi më 27 prill. Gjatë kësaj periudhe arriti të ruajë sekretin e operacionit dhe të vazhdojë të bëjë punën e saj.

Nëpërmjet artikullit aktorja jep detajet e ndërhyrjes,falenderon partnerine  saj Brad Pitt për butësi dhe i kujton botës se 458.000 gra vdesin nga kanceri i gjirit çdo vit.

“Unë mund t’iu them fëmijëve të mi se nuk duhet të frikësohen se do të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit”,shtoi ajo.     P.K

 

Angelina Jolie

Marcheline Bertrand

Angelina Jolie,Brad Pitt

 

6 komente në “Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer””

  1. kush eshte ovari says:

    Kush eshte kanceri i ovarit per ne qe nuk e dime.
    per Angelina Jolie RESPEKTE, perveç se nje aktore e madhe, edhe nje humaniste e madhe, kujtoj qendrimin e saje te prere lidhur me masakrat Serbe ne Sebrenice pse jo edhe ne Kosove…..

  2. njeshi says:

    Ore Aqif po ku i di gjith keto hollesira ti …na flet si kopetent ne fushen e mjeksise…hahahahahah

  3. tironci says:

    ishalla njallet
    kam rrespekt per kete aktore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje