McDonald’s ikën nga Maqedonia? (këtu te ne s’kanë ardhur ndonjëherë)

15 Maj 2013, 18:38Rajoni TEMA

Të mërkurën janë mbyllur pesë restorantet e ushqimit të shpejtë McDonald’s në Shkup dhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë, raporton Express.

Ende nuk dihet cili është shkaku se përse janë mbyllur restorantet, por ka spekulime se kjo markë e njohur po largohet nga Maqedonia.

Sipas disa informacioneve, mes partnerëve ka pasur përplasje dhe kompania amerikane ka vendosur që të tërheqë emrin.

Në Maqedoni McDonald’s menaxhohej nga kompania M6, ku shumicën e aksioneve e ka ish- drejtori i birrarisë së Shkupit, Sveto Janevski.

McDonald’s është një markë e njohur që ende nuk ka hyrë në Shqipëri.

Ai është rrjeti më i madh i restoranteve të ushqimit të shpejtë në botë, i pranishëm në 119 vende.

McDonald’s është një simbol i globalizimit dhe indeksi i Big Mac përdoret për të matur fuqinë blerëse./ep

12 komente në “McDonald’s ikën nga Maqedonia? (këtu te ne s’kanë ardhur ndonjëherë)”

  1. Pelasgian says:

    nuk jam kundra investiveme te huaja dhe vendeve te reja te punes por me mire qe ska ardhur ….ushqimet e mcleshit jan si kanceri ….te bejne shume shume dem …..merrni shembull nga japonezet …hani vec peshk e do jeni te zjgut e jetgjate…

  2. Slayer says:

    Mc shitin mos e shifni si nje gje te mire eshte ushqimi me i ndyre per shendetin e njeriut, mbi te gjitha ne ballkan s’duhet te figuroje sepse kuzhina ballkanase qofte dhe fast food-i eshte nder me te miret ne BOTE.

  3. Titi says:

    Shpresoj te mos futet kurre ne shqiperi sepse eshte shume i demshem. Ndoshta krijon shume vende pune por me mire jooooo.

  4. adi says:

    Nuk thua shyqyr qe ska ardhe.Jo cdo gje e perendimit eshte e mire mo derman.

  5. alban4eva says:

    po me mire, me mire mos te futet. kam punuar vete ne MC.Donald’s, nuk e keni idene cfare ushqimi eshte ai qe gatuhet atje. te keqen e bukes me djathe dhe gjize..!!
    nuk kemi nevoje per Mc.Donald’s, po per investime me serioze..!!

  6. Argita_B says:

    Ploteisht dakort me para komentuesit, Mc Donald eshte nje karikature e vertete e restorantave te shpejte. Jo vetem Shqiperia, po as Evropa nuk ka nevoje per importuar maskarallikun me te madh amerikan. Nese ne bote do te kishte drejtesi, shpikesit dhe perhapesit e Mc Donald neper bote sot duhet te ishin ne burg me te njetin denim si ata qe shesin cigaren dhe perhapin shkaterrimin e njeriut nga njeriu ne mbare boten.

  7. liu says:

    le te vene tirane per konkurence me kernackat e korces

  8. Shqipja says:

    McDonald’s nuk mund të bëhet i suksesshëm në ballkan shkaku i mentalitetit të popujve atje. Ata hanë, pinë dhe paguajnë duke u bazuar në pronarin e restorantit, jo në cilësinë e ushqimit.

    Reklamat nuk punojnë në Ballkan sikur në botën jashtë. Fëmija i prindit nga ballkani nuk mund të kërkoj të ha tek McDonald’s shkaku i një lodre të plastikës, apo një akullore pa pagesë të cilën e ka parë në mjetet e informimit. Prindi i ballkanit nuk i jep asnjë të drejtë fëmijës që të vendos. Shumë më rëndësi ka për të mezja me shokët e tij dhe rakia. Kjo e siguron ekzistencën e tij në mjegullën e shoqërisë ku jeton ai.

    Shkurt: McDonald’s e keqpërdor demokracinë në familje. Diktatura familjare e ballkanit nuk i jep këtij shans të suksesit si restorant.

  9. Toni says:

    Po ne kemi ‘KOLONAT’ apo nuk eshte McDonalds

  10. saliheqenefi says:

    po ne kemi qoftet e zgares 25 lekeshe qe behen me mish frigoriferi te ngrire ktu e para 10 vjeteve ,kemi byreket 30 lekesh, me miell te skaduare pra ky eshte fastfudi shqiptar bio dhe i shendetshem, bile dhe bota po perdor qoftet dhe byreket tane me sukses por vetem pasi marin ilace kunder spirres e cila te kap direkt pas ushqimit.

  11. e verteta says:

    Sipas burime te shikut e shiut rezulton qe Maku ska ardhur ne shqiperi pasi e ka dizinformuar opozita qe qeveritaret do ti vidhnin luget e pirunjt.Por sa te mesoje te verteten nepermjet firmes Podesta do vije me pa tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje