Antiamerikanizmi tinëzar dhe rasti Pollo

16 Maj 2013, 21:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Genc Pollos duket se i ka ardhur dita të tallet sërish me Sali Berishën. Lexova një deklaratë të tij në rrjetet sociale për “mundësinë e heqjes së vizave me SHBA” dhe m’u kujtua i njëjti  njeri i viteve 1996- 1997, kur Berisha ishte në luftë të hapur me SHBA. Detyra e tij dhe atëherë ishte banale. Hapte ndonjë libër biografik, gjente ndonjë shprehje ose batutë që duhet t’ia rekomandonte Berishës, merrte një letër ngjitëse të verdhe, e vendoste mes fletëve dhe ia çonte në zyrë. E akuzonin fjala vjen amerikanët se po përdorte dhunë në fushatë, Pollo i shkruante në një copë letër se në SHBA janë vrarë presidentë në fushatë. I dërgonin ambasadoren Glover për vëzhguese, ky i tregonte në një letër të nënvizuar se kjo kish lidhje me dikë që kish qenë zëdhënës i Dukakisit, dhe ky i fundit meqë kish origjinë greke, ia kishin dërguar grekët. Kish Berisha problem me mungesën e mbështetjes popullore, ky i çonte një letër të verdhë ku tregonte se filan president amerikan ka thënë se më mbështet shumica e heshtur. Dhe duke përdorur etjen e Berishës për pushtet dhe ekzaltimin e tij nga konflikti me SHBA, shpresonte se po ia arrinte ta çonte drejt asgjësimit. Më 14 mars të vitit 1997, kur Berisha po gdhihej në presidencën e rrethuar nga të shtëna armësh, kur fëmijët e tij ia kishin mbathur në Itali dhe gruaja ishte fshehur tek një i afërm i vet nga periferia e Tiranës, tre zyra para se të hyje tek Sali Berisha, Genc Pollo rrinte e ekzaltuar në tavolinën e tij, vetëm, i shtrirë me këmbë mbi tavolinë, duke përjetuar gjithë emocion produktin e cinizmit të tij si “këshilltar” anti-perëndimor i Berishës dhe përfitues i kësaj beteje. Kushdo që kalonte para zyrës së tij, e mban mend këtë skenë dhe sidomos kur e pyesnin se ku ishte Berisha. Brenda është, thoshte duke buzëqeshur gjithë tinëzari, ndërkohë që Berisha nga frika kish fikur dritën e zyrës dhe rrinte ne errësirë duke bërë telefonata haluçinante.

Ky besoj ka qenë momenti kulmor i kënaqësisë që Pollo ka ndjerë për veprën e tij cinike si njeri shumë i largët, “pranë” Berishës.

Ky i sotmi është i dyti. Ka parë Sali Berishën në një moment degradimi mendor dhe lajthitje politike të premtojë vizat për SHBA dhe ka fluturuar nga gëzimi nga reagimi i menjëhershëm i qartë dhe cinik i ambasadës së SHBA që na tregon se jemi me vite drite larg nga standardet që mund të na çojnë pa viza në SHBA. Dhe foli. Në raste të tilla, për të mbrojtur budallallëqe të kësaj shkalle, përdoret ose Dash Sula, ose Bardh Kadilli, ose Laura me Mesilën, ose fundja dhe Flamuri. Pollo nuk ishte thirrur të mbronte marrëzinë. Kish dalë vullnetar t’i jepte dhe ai një dorë betejës groteske mes Berishës dhe SHBA, që përfundoi në një antiamerikanizëm tinëzar. Më 1997 Berisha gjeti arsye të motivojë të vetët kundër SHBA se po bëhej aleate me Greqinë kundër Shqipërisë dhe pushtetit të tij. Tani është aq larg arsyeve për t’i gjetur një shkak popullit pse duhet me qenë kundër ambasadës së SHBA këtu dhe Departamentit, sa iu desh të shpikte se do liberalizojë vizat me SHBA dhe të tregojë si armik të liberalizmit ambasadorin Arvizu, Departamentin e Shtetit dhe “njerëz që nuk u duan të mirën shqiptarëve” siç thotë dhe Pollo.

Përpjekja populiste e Berishës për të gënjyer ndonjë fshatar të izoluar shqiptar, që dëshiron të ikë pa vizë në SHBA, është vulgare, kurse tinëzaria e tij për të ngjallur një valë antiamerikanizmi të fokusuar kryesisht tek ambasada apo administrata “që kanë axhendë personale kundër Berishës”, është finalja e degradimit të ri të raporteve të tij me SHBA. Kjo e dyta duket se ka gëzuar Genc Pollon dhe e ka detyruar të heqë dorë nga dembelizmi i tij legjendar dhe të ulet të shkruajë në stilin e tij origjinal si mediokër një status që do t’ia kishte zili dhe Lefter Maliqi.

Mendon se i ka ardhur dita ta përcjellë Sali Berishën nga skena tashmë si një plak qesharak, që i frikësuar nga ikja prej pushtetit është gati të rindezë çdo konflikt, edhe pa pasur arsye për luftë.

Në krizën e fortë të viteve 1996- 1997 me SHBA, Pollo mori pothuajse këtë rol që po merr tani. I ka ardhur dita të tallet sërish me Sali Berishën. Kolegu i tij, Lefter Maliqi, për t’i dëshmuar besnikërinë ndaj Berishës, i ngriti bejten, “merr pushtetin dhe një herë/ krah për krah me Lefterë!”.

Pollo, për t’i treguar se mbështet një anti-amerikanizëm tinëzar ndaj administratës së SHBA për vizat, shkon dhe më tej duke e nxitur të përleshet edhe një herë, me shpresë se nuk do të ringrihet më. Harron se do ta marrë me vete.

62 komente në “Antiamerikanizmi tinëzar dhe rasti Pollo”

  1. Claus says:

    Tipike Pollo!

    1. Sindikata e Minatorëve says:

      SINDIKATA E MINATORËVE
      Alternativat nuk vijnë nga hiçi. Ato lindin në lëvizje e sipër. Ato piqen përgjatë dhimbjeve të luftës. Pasi provuam të gjitha rrugët që na mundëson një sistem demokratik (presupozuar se jetojmë në një të tillë), që nga rrugët institucionale, protesta, greva të përshkallëzuara në greva urie dhe etje deri në kufijtë e epërm të njeriut, tentativa për të hyrë me forcë në zyrën e kryeministrit, bllokime rrugësh etj., dolëm me vendimin që të provojmë rrugën ndoshta të vetmen e mbetur, e pjesëmarrjes direkte në politikë. Për të shmangur kostot financiare dhe burokratiko-bllokuese, zgjodhëm një nga partitë e vogla, njërën që pranonte ta përdornim siglën e partisë pa na vënë kushte dhe dukë na lënë dorë krejtësisht të lirë. Partia BASHKIMI REPUBLIKAN, të cilën e inkuadruam në koalicionin e majtë. Synojmë që të nxjerrim 1-3 deputetë dhe njëkohësisht të marrim në rang kombëtar sasinë koresponduese të votave për të administruar Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të barabarta.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Është partia jonë e profesioneve të rënda, e punonjësve të nëntokës, të pasuruesve, të metalurgjisë, të naftëtarëve, të kimisë, të guroreve, të çimentos, të mashinistave dhe invalidëve të punës.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur, që me mundin dhe sakrificat e pashoqme, me djersën dhe gjakun, me rrënimin e shëndetit dhe humbjet e shumta të jetëve tona ndërtuam Shqipërinë dhe I dhamë popullit shqiptar industrinë dhe bujqësinë, shkollat dhe spitalet, qendrat e kulturës dhe të pushimit.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur që sot jemi të persekutuarit e demokracisë, sepse na mohohen të gjitha të drejtat që profesionet tona gëzojnë kudo në botë dhe që sistemi monist na i njihte dhe zbatonte. Na mohohen kushtet e sigurisë së shëndetit dhe jetës në punë, orët e punës dhe pushimet, pagat e drejta dhe pensionet respektive, na mohohet vjetërsia në punë, mosha e pensionit etj.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Është partia e të gjithë neve shqipëtarëve, që jemi të djathtë, sepse e duam Shqipërinë si Republikë Parlamentare, por që jemi të majtë, sepse i kërkojmë dhe duam ti mbrojmë të drejtat tona sociale. Që jemi të djathtë sepse duam të kemi shtet ligjor, por që jemi të majtë sepse duam të kemi shtet të së drejtës.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Kërkon që të jetë syri që i sheh punonjësit, pensionistët dhe cilindo qytetar tjetër në jetën dhe hallet e përditshme, të jetë veshi që i dëgjon ankimet dhe rënkimet e njerëzve, kërkon të bëhet zëri i tyre dhe të buçasë në parlament me fuqinë e sirenave të alarmit. Programi jonë nuk është komplot konspirativ e as fushatë luftarake për të dërrmuar kundërshtarin politik. Programi jonë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm sepse merret me hallet, me nevojat dhe me të drejtat tona. Është një program i vetëmbrojtjes sociale, i dinjitetit social.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Do të kërkojë nga parlamenti dhe qeverisja
      e ardhëshme që :
      √ Brenda 6 mujorit të parë të bëhet rillogaritja dhe shpallja zyrtarisht e minimumit jetik individual sipas standarteve të vendeve europiane. Shpallja zyrtarisht jo më rrallë se çdo 2 vjet.
      √ Brenda 2 viteve të parë, rroga minimale e çdo profesioni si edhe pensioni minimal i profesioneve të rënda të kategorisë “A” të barazohet me minimumin jetik individual real. Ish punonjësit e nëntokës që sot përfitojnë nga “Trajtimi i veçantë” të kalojnë në pension të plotë. Invalidët e punës të përfitojnë pension jo më të vogël sesa
      minimum jetik.
      √ Brenda 12 muajve të parë të realizohet barazimi i pensioneve të para 91 dhe pas 91 për rastet e pensioneve të përfituara për të njejtat kushte.
      √ Brenda 12 muajve të parë të shfuqizohet rritja në bllok e moshës së pensionit 65-60 burra-gra, duke bërë përshkallëzimin e moshës së pensionit sipas profesioneve,
      duke filluar nga 52 vjeç për profesionet e rënda.
      √ Brenda 3 muajve të parë të pregatitet një plan i detajuar masash për zbatimin e ligjit mbi kategorizimin e profesioneve, ose të trajtohet çdo profesion me një status
      të veçantë. Ripërcaktimi i rrogave minimale për seicilin profesion.
      √ Brenda mandatit të parë qeverisës, në mënyrë të përshkallëzuar të barazohet pensioni minimal me minimumin jetik real.
      √ Brenda 6 muajve të parë të miratohet me ligj pjesëmarrja konsultative e përfaqsuesve të lartë sindikalë në Kuvendin e Shqipërisë si edhe konsultimi i qeverisë me sindikatat dhe grupet e interest për projektligjet respektive sociale.
      Në jo më vonë se një vit të bëhen ndryshimet në Këshillin Kombëtar të Punës, në Këshillin Administrativ të ISSH, nëpër komisione e organizma të tjera për të siguruar një përfaqsueshmëri reale dhe me bazë të gjerë.
      √ Brenda vitit të parë qeverisës të realizohen në konsultim me sindikatat ndryshime të domosdoshme në Kodin e Punës, për ta pajtuar Kodin me dispozitat kushtetuese dhe ato të Konventave Ndërkombëtare të Punës dhe Kartës Sociale Europiane të Rishikuar. – Ndalimi i grevëthyerjes dhe masat ligjore parandaluese. – Ligjërimi I Kontratës së detyruar Kolektive të Punës dhe rrugëve të mundësimit
      real të këtij detyrimi. – Mbrojtja me ligj e përfaqsuesve sindikalë, që merren me organizimin dhe drejtimin e sindikatës në subjektet shtetërore apo private. – Kufizimi
      i efekteve të Kontratës kolektive vetëm tek anëtarët e sindikatës nënshkruese. – E drejta e autorizimit nga sindikata për mbledhjen e kuotës së anëtarësisë. – Në
      rastin e pretendimit të më shumë sesa një sindikate për kontratën kolektive, detyrimi i të njejtës përmbajtje të kontratës, etj.
      √ Brenda 18 muajve të krijohen Gjykatat e Punës (veçmazi ose së bashku me Gjykatën Administrative). Tarifat gjyqësore për paditë mbi të drejtat e punëmarrësve
      të shfuqizohen. Po kështu të shfuqizohen edhe tarifat për paditë e të papunëve, pensionistëve dhe atyre me ndihmë sociale.
      √ Brenda vitit të parë të zgjidhet gangrena me « pronat» e sindikatave. Ato prona nuk do jenë më në shërbim të individëve, por do tu kthehen punonjësve shqiptarë dhe sindikalizmit duke ndërtuar një administrim qendror me kontroll të dyanshëm, nga sindikatat dhe shteti.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Nuk kërkon të mbrojë vetëm shtresat në nevojë apo vetëm punëmarrësit. Ne kërkojmë të mbrojmë edhe punëdhënësit nga arbitrariteti i shtetit, nga konkurenca
      e pandershme e klientëve të pushtetit dhe nga monopolet. Ne do kërkojmë përmirësimin e kushteve për biznese dhe ndërmarje konkuruese, mbështetjen e tyre nga shteti në favor të hapjes së vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të kushteve të punës.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Nuk kërkon që me fuqinë e votës tuaj të marrë pushtet për vete dhe militantët e vet. Sepse ne nuk jemi politikanë nga ata që i shihni prej 23 vjetësh në pushtet, që e mjelin haptazi pushtetin dhe janë kthyer në baronë, na hiqen tani si burra të mirë, sikur po ju çahet barku për ne dhe për kombin. Ne nuk kemi militantë, sepse ne nuk jemi tjetër, veçse ju vetë. Jemi si ju dhe jemi mes jush. Jemi minatorë, metalurgë, naftëtarë etj. Jemi të vetmit që në këto 5 vjet kemi luftuar dhëmb për dhëmb me pushtetin. Ne jemi sindikalistë që duam të luftojmë bashkë me ju dhe së bashku të vetëmbrohemi nga padrejtësitë sociale, nga arbitrariteti dhe megallomania e qeveritarëve. Ne nuk bëjmë fushatë as me fuqinë e parasë dhe as me fuqinë e medias. Fuqia e fushatës sonë është e drejta jonë, është dinjiteti jonë social dhe moral, është shpirti jonë që ngre krye dhe nuk pranon ti dorëzohet të keqes që na ka zënë nga fyti e po na mbyt. Është po njësoj, nëse votën tënde ja fal një miku apo një farefisi, e jep për tifozllëk partiak apo e shet për një trastë miell. Kështu ke shpërdoruar fuqinë tënde për të ndryshuar veten tënde, për të ndryshuar shoqërinë dhe Shqipërinë. Jepi fuqi votës tënde. Fuqi nga fryma jote dhe e drejta jote. Fuqi nga besimi, shpirti dhe dinjiteti yt. Nga veshi dhe syri yt, nga zemra jote. Ndjeje gjakun në damarët e tu! Shtrëngoji grushtat fort dhe ndjeje fuqinë tënde! Vota jote peshon si plumbi.

      Më 23 qershor 2013

      Nuk votojmë si të majtë apo të djathtë. Nuk kërkojmë rotacion të klaneve dhe baronëve të politikës, por një qeveri e cila të qeverisë bashkë me qytetarët për të sotmen dhe të nesërmen tonë të përbashkët.

      Voto
      BASHKIMI REPUBLIKAN

      Shumoje dhe shpërndaje këtë thirrje !
      Ti vetë je fuqia e ndryshimit të madh.
      Mos u shpërqëndro !
      Mos e shpërdoro votën tënde dhe njerëzve të tu !
      Mendo që së bashku jemi shumë.
      Të bëhemi edhe më shumë !
      Ta mundim të keqen !
      Të mbrojmë veten tonë !

      Fiqiri Xibri

      1. kastriot says:

        Ku do vime te marim pagen nen dore dhe ne cilin vend te fshehte qe te jemi larg syve te publikut?

        1. Geri says:

          Po te ishte per salen do shkonim edhe ne Hene pa viza, po puna eshte kush do te na e paguaje udhetimin, se sala lesh do heqi se mezi hoqi vizat me BE.

      2. Dyrrahu says:

        E postova pak më parë një konstatim timin, por nuk u publikua, nuk di pse.

        Sali Berisha, nga puna e preshit, erdhi te ajo e leshit për të përfunduar te “legjenda” e veshit. Ku kjo e fundit mori konatacione të çuditëshme sepse ai Ceka i vogël e kishte ditëlindjen dhe ju të gjithë e dini se fëmijëve për ditëlindje ia tërheqin veshin për tu rritur.

    2. N.VJOSA says:

      Të lumtë Mero!
      Ketij Pollo Qimekuqit ja ke nxjerre bojen fare, e ke nxjerr tamam k a b a t h ….
      Rrezik se , sa ta lexoje Berisha shkrimin tend, do nise tja fuse në shpullë Qimekuqit!
      Aman o Mero, çfarë mashtrusish lozin me kete popull shqiptar!
      Të them sinqerisht, ne qe kemi ikur nga Shqiperia prej afro Çerek Shekulli, na bejne shume pershtypje kjo çerdhe k l l o u n ë s h….
      Mero, kam shkruar dhe ne nje koment tjeter,
      ty ore byrazer, te paska derguar Zoti vet ato vite qe ke njohur nga afer Kryemashtrusin dhe kameleonet e tij….
      E perfytyroj kete Pollo Qimekuqin, si nje skolastik zemerzi,hipokrit duke rendur ti çoje shefit a l u c i n a n t copa letre ,(jo letra WC-je,) por “argumenta” me citate per ta groposur me keq te Çmendurin …., Sharlatanin Don Kishot…
      E perfytyroj Berishen ne ate dhomen e errtë,
      ne Presidencen e rrethuar me te shtena armesh…
      E perfytyroj kete Pollo Qimekuq Tinzarin….që ferkonte duart,
      nderkohe qe Berisha (nga frika se mos hante ndonje plumb qorr), kish fikur driten e zyres dhe rrinte ne erresire duke bere telefonata h a l u ç i n a n t e….
      Domethene, Pollo Qimekuq Ciniku, kete ka shpresuar sot ,
      qe Shefi te marroset me tej… Kur deklaroi sot se do punojme te heqim vizat me Ameriken!!!!…
      Qenka Kopil i madh Qimekuqi….
      Te falemnderit Mero qe na zbulon e demaskon kete Bande tinzaresh, cinikesh, hipokritesh, me ne krye Haluçinantin qe po fundos Shqiperine….
      Por pyetja shtrohet:
      Po Shqiperia a do te jete ne gjendje ta fundos perfundimisht SalikriminelhajdutfashisthalucinantmashtrusprimitivBerishen?!….

    3. Dyli says:

      Ne momentin qe nje prej partnerve kryesor edh poshte “premtimet” e nje kryeministri te deshtuar si mund te votohet per kete kryeminister.

    4. fLorin says:

      rasti Pollo genc Pollo Po detyron Maturaten qe votoj me pahire..djathatas.. kercenohet rinia esht Kulmii.. i keti shteti esht koha te kemi lirin rinore dhe Njerzore.
      forca rilindja

    5. Ana says:

      Shkrim i mrekullueshem!Po kur ke nje kryeminister te paafte,te marrosur,te plakur medoemos do perfitosh nga situata per ti zene vendin.Por fatkeqesia ketu eshte se cdoanetar i PD,qe del si berishian i flakte,ne fakt eshte i paskrupllt.Ne nje beteje te drejte Pollo dilte hapur kunder berishes,por ai e di qe lideri nuk pranon kundershtare.Berisha ka kapitulluar tashme,gjykimi i eshte perhumbur,po ashtu dhe forcat.e vetmja gje qe i ka ngelur eshte karrigia dhe kjo jo per me shume se 37 dite ?

    6. Pilo Lala says:

      Kush ja ka salduar fytyren Pollos dhe Rrulit?
      Ne kemi pasur saldatore te mire. Jane merzitur se ka marre 10% Berisha dhe e bene punen shkel e shko.
      Ju kujtohet viti 1997 kur Mariza Lino u gjuajt nga Tropojanet nga Vilat e Gjermaneve ne Sauk?

    7. Arber says:

      Nuk mendoj se shqiptaret do e hane karroten e rradhes. Askush nuk mund ti besoje cmendurise se rradhes te Berishes. Perrallat me mbret kan marr fund.

  2. F .A. says:

    Mero ,nqs eshte antiamerikan mire ben ,perndryshe na shpjego dhe pse amerikanet sjellin muxhahedinet ne Shqiperi dmth duhet ti duam amerikanet?

    1. fl says:

      Sepse jane muxhahidine sunit (te nje levizje anti-iraniane) dhe Iraku nuk i mban me (qeveria irakut dominohet nga shiitet)

      Tek Tema:
      “Përpjekja populiste e Berishës për të gënjyer ndonjë fshatar të izoluar shqiptar” ———– katnar Ermali mos ja jep kete kenaqsi plakut Sali ?

  3. Mark says:

    Trapi i Vicidolit kujton se eshte edhe president, e sekretar shteti i Amerikes dhe vendos se me ke shtet do liberalizoje vizat Amerika dhe kur. Psikopati makaber.

    1. Dembeli says:

      Nuk i merr me vete joooo. Se ky popull harron. Dhe ca si pollo, bode, olldashi, imami, patozi kan fillu qe tani te bejne gati versionin: c’kemi heq kur kishim berishen. S’do u lene rradhe atyre qe kan vujt edhe persekutim politik per shkak te karakterit te vet qe nuk eshte ai i langaraqeve hipokrite dhe servile si kta

  4. John adam smith says:

    Shenja te tilla besnikerie te verber jane tipike komuniste,kujtoni lavdet qe thureshin per hoxhen,ne kulmin e marredhenieve te ashpra me te huajt.

  5. enea says:

    E mbani mend kur injoranti nga shpellat e vicidolit tha se do foste gjuhen kineze me detyrim ne shkolla?????

    Militante sylesha dhe injorante te PD….Hapini syte….thirrini mendjes dhe ndergjegjesohuni se me Berishen keni vetem humbje.

    Ky artikull eshte edhe per ata “trimat” qe shajne opoziten e koalicioneve apo emrave, apo ata qe thone “lerjani popullit te vendosi cte beje”.

  6. enea says:

    Dashuria e popullit shqiptar per ameriken eshte nje nga enigmat me te medha te kesaj bote.

  7. kelmendasi says:

    Gazetarve dhe gazetave te majta per fat te keq ju eshte mbaruar karburanti kuder Berishes.Mungesa e argumetave ka bere qe te trajtojne tema imagjinare si antiamerikanizma ,antieuropinazme ,racizma te gjitha me izma si ne kohen e Enverit.Te flasin per Ramen nuk kane cte thone fakti qe ne Elbasan dje shtyri takimin 1 ore e gjysem per mungese njerezish ka bere qe gazeta e gazetare te majte te mos kene cte thone per Ramen.Edhe takimi ne Korce ishte i varfer.Tani tu shtjellosh ceshtjen e Amerikanizmit shqiptarve do te thote Kur ske pune Luan Deren.Shqiptarve nuk po jau ndjien per amerikanizem fort.
    Nuk kame pare me perpara ne asnje fushate nje gjendje te mjerushme te shtypit te majte si ne kete fushate.Para 1 prillit cdo dite ose se paku 5 dite ne jave Mero shkruante kunder Berishe dhe pro Rames ndersa tani nje here ne tre dite.Aleanca PS LSI me bekimin e sllaveve te Ballkanit te Internacionalistes Socialiste qe u shperbe dje ,mospjesmarrja ne koalicion e AKZ ,listat e Rames per depudete dhe levizjet neper qarqe te emrave nga Rama e kane bere vete Ps ,koalicionin ,votuesit e majte si dhe gazetaret matiste lamsh.Deri sa ta gjejne fillin zgjedhjet mbarojne dhe Berisha rifiton.Madje edhe integrimin Rama as Meta nuk po e permendin.
    E vetmja kerkese qe po bejne eshte Na pranoni ne Pushtet O POPULL

    1. arrixhiu says:

      Doli nga shpella prape keli. Ku ke qene o Keli, te pakten te kemi me ke te tallim trapin.

    2. enea says:

      Berisha me tere te ligat qe ka bere eshte burim temash per gazetaret, cdo dite ke nganje te re per bemat traplliqe te Berishes e te PD. Dhe sigurisht, pasi nuk i eci pune me 16-vjecaret, me homoseksualet, me veshin, tani po permend vizat me ameriken, nje teme qe vetem nje psikopat si Berisha di te hape.
      Qe Berisha eshte nje antiamerikan, kjo dihet, dhe fakti qe shtypi e thekson eshte per ti hapur mendjen edhe atyre te mjereve qe besojne tek kjo brockull. Dhe me mire se Meroja qe i di te gjitha huqet berishes, nuk ka asnjeri ta beje kete pune.

      Sa per mitingjet e Rames. Numrat do i shikojme ne 23 qershor. Ka ndryshim te madh midis mitingjeve te sforcuara te Berishes dhe atyre te Rames. Mjafton nje krahasim i vogel: kru berisha mbledh turmat nuk flet per asgje nga programi i tij, vetem shan ramen, kurse ky i fundit shpalos qarte ato qe ka ndermend te beje.

      1. @ enea says:

        Enea..kur flet per programin e Rames..pupupuuuu…me mire mos e permend fare deri me 23 Qershor! Jo per gje, por nuk e voton njeri pastaj..!!

  8. Julian laciq says:

    ,viti2007 genc pollo ne nje restorant ne autostrade milot fushe kruje 4 persona zihet qe kush te pagunte dreket e genc pordhes plpolles kushtoje 400 mije lek e pagoji nje grua nga laci.Mero baze ju perkisni elites boterore te gazetare.

  9. eli says:

    endrrat e kryeministrit tone nuk kane te sosur… sa vjen dhe i ngjan me shume lizes ne boten e cudirave ? eshte kaq i zgjuar e inteligjent…

  10. kristina says:

    epo doemos sa here shikon qe fundi eshte afer e i tronditet dheu nen kembe kerkon te beje armiq te rinj sali berisha, per te humbur gjurmet prej deshtimeve te njepasnjeshme… ti vije turp

  11. Teknokrati says:

    Egziston nje nivel i absurditetit te perzier me nje doze paturpesie qe mund te shpjegoje cilendo broçkull e dale nga goja e çdo sharlatani. Edhe Kaqi kishte nje teori “relativiteti” me eksperience amerikane qe justifikonte fluturimet e personazheve politike sa nga nje krah ne tjetrin dhe si shembull merrte ish kryebashkiakun e New Yorkut Rudolf Giuliani apo rastet e qindra parlamentarve amerikane qe sipas tij ndryshojne pozicion politik gjate karrieres se tyre .
    Po.Kjo filozofi eshte mjaft e vertete dhe ne jeten publike. Ka shume femra te ndershme qe per arsye te ndryshme jane kthyer ne prostituta, ashtu si ka dhe raste te rralla qe kurvat e vjetra (si Kaqi)besojne se jane kthyer ne goca te ndershme…..

  12. sherman says:

    Keshilltaret e tipit pollo dhe donkishotizmi i kryeministrit po na largojne cdo dite e me shume nga aleatet tane europiane dhe ato amerikane

  13. VERONIKA says:

    Bregu i Vlores ka nje shprehje perbuzese kur gjen dike qe eshte tipik tinzar .Thone “Je nje pollo ti “…nuk e di a ka te bej dicka me kte kokekuqin e shpifur .Eshte katandisur ne kte pike sepse qysh kur ka lindur ka qene inferior dhe ndaj nje qeni rrugesh .Eshte histori e vjeter e tija.
    Me ka habitur gjithmone Berisha ,nuk e di cfare fijesh i lidhin ,por ate dite qe do priten ky nuk do jete i vdekur vetem politikisht .

    Mero ,te besh editorial per Pollon mua me habit …me habit dhe rrenqeth ajo 97 e larget qe po na i sjellin ne porte shume afer ,po te njejtet kokekuq ….nejse ti je Profesori …une nuk kam kuptuar dhe nuk do kuptoj kurre perse u nevojitet te kalojne 1 jete te mjere qe kane duke intriguar
    Nejse doja te spiegoja kte *himnin* e liberalizimit per ne Amerike, qe do na perndjeke per gjithe kte fushate .Do e spiegoj sipas shkolles time
    Perseritja e nje genjeshtre ,ne menyre te vazhdueshme behet e besueshme
    krijon ate qe quhet Iluzioni i te vertetes .Tek ne historikisht eshte perdorur nga gjithe diktatoret ne pushtet .Na binden qe ishim “fanari ndricues” dhe na perkundin me amerikanizimin ,po na bejne te besojme se jemi K.Kolombo te gjithe.Askush nuk e pyet Diktatorin ose doktorin …
    PERSE MOR PJELLE BASTARDE E NJE SISTEMI TE DEGJENERUAR NA DUHET TE IKIM TE GJITHE NE AMERIKE ???? PERSE U QUAJTKA SUKSES ARRATISJA NGA VENDI JOT ME VIZE DHE PA VIZE ???? PERSE ENDERRA E CDO TE VOGLI ,MESMI ,THINJURI NE KTE VEND TE DYTE PER ARRITJE EKONOMIKE ESHTE LLOTARIA AMERIKANE ???
    MBASI KANE SHKRIRE NJE JETE DUKE PUNUAR ,DUKE EDUKUAR DHE SHKOLLUAR FEMIJE NIP DHE MBESA U DUHET TE JENE ASKUSHI NE AMERIKE KU ASNJE NUK DO JU SHQIPTOJE NE MENYRE KORREKTE EMRIN QE JU KA VENE BABA ??
    NJEREZ ,JU DASHNORET E AMERIKES ,JUVE QE JU FILLON DHE MBARON ENDERRA, KURAJUA TE LLOTARIA AMERIKANE ,A E KENI PYETUR NDONJEHER VETEN PERSE KJO DASHNORJA AMERIKE I DO ME SHKOLLE ,PA KREDI ,ANGLISHTFOLES ..TE KREHUR TE LARE ,TE EDUKUAR ,BJOND ME SY TE KALTER …OPS ME DUKET SE KY ISHTE SELEKSIONIMI I RRRRRRRRACES ARIANE …SHKOVA SHUME LARG…

    AH SI NUK KAM NJE GRUSHT TE FORTE …TE DERGOJA FLUTURIMTHI POLLON DHE BERISHEN NE AMERIKE …DO JU BEJA NDER ZOTERINJ AMERIKANE …NEPER LABORATORET TUAJA KTO SPECIE DO E CONIN ZBULIMIN E GENIT BASTARD 150 VJET PARA ….DO SHPETONIT GJITHE BOTEN !!!!!!!!

    1. Sallakja says:

      Brava. Brava. Brava.

      Non so cosa ti succede ?
      Ultimamente stai brillando.

  14. metropol says:

    O BO BOOOO MERO BAZE NE KETE EDITORIAL E BERI
    BERISHEN SI QAZIM MULLETIN
    ME DATEN 23/6 DO TA SHIKONI XHAJEN JU . SI DO TI
    DJEGI XHAJA GJITH KAMSNISTET .

  15. Shpetim Lekure says:

    E di se mund ta marre me vete prandaj per te shpetuar lekuren e tij ka menduar se nuk do ishte keq sikur ta kthente pllaken. Aaaapshiu!

  16. radio Londra says:

    LETER GAZETARIT MERO BAZE
    ————————–
    I nderuari gazetar,
    sot pas 25 vjetesh si nje shqipetar normal qe shoh me keqardhje shperberjen e ketij populli ne ‘principata parti’e me qe ke qene ne organet drejtuese te nje te ashtuquajtur parti te pys:
    Si ka mundesi nje ‘shqipetar’ pas ardhes i ‘kastrioteve’ me mbiemrin ISLAMI anetar e drejtues per 25 vjet i nje partije brenda nje ‘nate’ te kandidoje si deputet i nje partije tjeter kundershtare politike?
    -partija tjeter eshte bande ku komandon nje njeri’
    –Saliu dhe Islami kane nje tjeter kryetar ‘partije’ jashte qe i paguan’?
    -Elektorati e militantet jane injorante apo bageti qe votojne ‘islamin e ri’?

  17. lani says:

    O komunistat e PS=PPSH, po e moret qeverine a do te na internoni prape si atehere ? Ta dime te pakten qe te arratisemi jashte si ne 45`?

  18. uragan says:

    …z.Baze mos hidh nje gur ne lume. Nese e di na thuaj kush eshte Pollo, dhe c’fare interesash perfaqeson ne Shqiperine e spiuneve. Nuk besoj se pret nga komentuesit e gazetes CV e “kuqos”…

  19. tironsirefugjat says:

    o veronik ! E kush esht ai shqiptar qe don te hik ashtu per qef nga SHqiperia ,E kush esht ai shqiptar qe edhe kur hiku nuk mendoj te
    kthehet perseri ne token e tij te bekuar Ekush esht ai shqiptar qe endera e tij e fundit nuk esht te vij ne atdheun e tij te gjej feminin e humbur ,miqt,farefis e gjithcka la mbrapa ne ate shperthim vrapi drejt se panjohures dhe shpreses !Po cfar la pas dhe cfar gjen tani!!!! I panjohur ne vendin tend,i dhunuar pa asnje te ardhme ne dor politikanesh milioner!!!! Cfar ironie e cinizem 25 vjet demokraci e enderuar e akoma joshje paraelektorale per “fluturime kozmike”!!! O mjer ne !!!!
    Nuk me ben me dora te shkruaj se fatin ton te tjer e vendosin dhe per fat te keq as “filxhan” sdi te shoh e vetem lexoj komentet tuaja dhe kenaqem me ato shkrime qe kan brum nivel e objektivitet….Jan zemra qe qajn e shpresojn …Ki vive sperando muore ka…….. thoshte dikur im at ndjes past…

  20. njesh says:

    Njesh je veronika, njesh.

  21. ali says:

    Z.Mero, a e din Ti antiamerikanizmin e njerezve qe kane Kapur shtetin sot ne Shqiperi , qendron

    ne faktin se Amerika nuk te siguron perjetesimin e pushtetit.Berisha eshte gati te lidhet me PUTININ,

    per te perjetesuar kolltukun e bajraktarizmit primitiv te Kanunit te Lek Dukagjinit. Kaq kisha!!!!!!

  22. don bazili.de says:

    fryma antiameikane te ke berisha ka egzistuar qe ne vitet 95 ku ne vend qe te forcohej miqesia me ameriken ne atehere aderonim ne organizatat e vendeve arabe

  23. REI says:

    Genc Pollo eshte njeriu me medioker e sharlatan pas Berishes, keta jane ministrat tane.

  24. arbenita says:

    As vete nuk e besojne ministrat e Saliut kete qe ky i fundit thote..Po si permend heqe vizash me SHBA, ku eshte vete Berisha qe i ka prishur mardhenit me kete aleat te madh te shqiperis.

  25. Bruxhes says:

    Edhe nena ime qe eshte 90 vjec e kptoi se Krymnisti yne po genjen, pa sens…ky po flet kumbulla kosturi tha ajo e shkreta..Do kete pare ndonje enderr me heqe vizash ashti sic sheh shpesh enrra me mrekullira ekonomike.

  26. ARSI says:

    Ky Genc Pollo eshte ai qe e genjen Berishen, dhe i fut ne koke idete e shqiperis dixhitale, ky eshte genci qe flet per maturante qe do te vtojne PD, ku eshte Genci qe u ben santazh maturanteve me provmet e matures, ky eshte i pafytyrei.

  27. kevi says:

    Me keshillat qe mer nga Pollo Berisha eshte me i humbur se c’ka qene ndonjehere..se me mendjen e pollos nuk shkohet as ne h…

  28. Zhaku says:

    Po ai normal I ka ardh dite Saliut tani cdo gje qe I shkon Ne zyre apo me letter I duket ndihme … Per te kapur ndonje vote .. Genc pollo Ben mire qe I Ben nderre vetendeshkuese .. Ja ku Kemi arritur tallet te Gjithe ..me te ..

  29. sazan says:

    mero mire ua di maskaralleqet qelbesirave por po komentet e mija pse nuk i poston o njesh

  30. oni says:

    mero nuk e lexova kete shkrim tendin,sepse ka filluar te te bier niveli i penes,por me mjaftoi thjesht titulli per te thene mendimin tim ne lidhje me ata cfare kerkon te thuash ne rastin pollo.dikur ty mero te respektoja si nje antiamerikan te vertet dhe me te drejte te vleresoja persa i perket ngjarjeve te vitit 1997, te cilave nese i referohemi botimit tuaj me titull “Realiteti i vitit 1997” ishin gatuar deri ne detaj nga sherbimet inteligjente amerikane.tani zoti mero me sa duket pjese ose me sakte rekrut i ketyre sherbimeve je dhe ti vet dhe po luan shemtuar kundra kauzes qe ngrije me guxim ne vitin e erret ne fjale.tani po luan kundra interesit kombetar i maskur nen petkun e antiberishizmit!

    1. kb says:

      HA! Mero paska qene ndonjehere antiamerikan? Flm per kete informate, ONI.

  31. albatros says:

    poshte amerika hipokrite skllaveruese na vodhen armet shkaktuan gerdecin bejne rruge me dy bilione dollare dhe tunelet bien na vjedhin naften uraniumin ne kukes dhe kobaltin ne tropoje dhe berat na sjellin muhaxhedine qe si do asnje vend ne bote a predikojne homoseksualitetin poshte ameruka dhe tere ata qe hane mut po tu tjote amerika hani

  32. eli-tiv says:

    …besoj se pollo s’ka me interes te vazhdoj ne politike..(ne rrethanat e reja edhe nuk mundet)..ajo qe eshte e sigurt ..ka bere para te madhe e te sigurte..(askush nuk do te meret me te pas 23 qershorit…pasi mjafton saliu familjarisht..??)
    Para disa vitesh ka qene minester i arsimit…edhe sot i paguajne “taksen” e tij shtepite botuse te librit shkollor…Shqiptaret e shkrete vdesin ne pune..ku pjesa me madhe shkon per te ushqyer shushunjat te tipit POLLO..
    Eshte e qarte qe pollo sot ben gallate me te gjithe ..ca me teper me saliun primitiv qe e shfrytezoi per te bere para..

  33. I.Troplini says:

    “Antiamerikanizmi” i Sali Berishes nuk do arrije kurre te behet aq efektiv sac ka qene antishqiptarizmi i politikes se tij. Populli yne e ka paguar shtrenjte prezencen e fshatarit te Vicidolit ne skenen politike shqiptare. Qindra te vdekur nga plumbat, shkaterrimi i qyteteve dhe fshatrave, perpjekja djallezore per percarjen e shqiptareve, miljarda leke te pasurise kombetare te zhdukura pergjithmone nga “politika largpamese” e qeverise se piramidave, instalimi i lepirjes se prapanicave si e vetmja “aftesi profesionale” per egzistencen ekonomike.!!!
    Plaget qe ka marre ky kombi yne nga “udheheqja” e ketij njeriu jane aq te medha saqe nuk duhet te kete ndonje shqiptar qe paska kaq shume kohe te merret me “antiamerikanizmin” e nje plaku delirant.

  34. beso says:

    Premtimi i berishes se mund te beje te hiqen vizat me Ameriken me habiti dhe mua.Nuk e di mentalitetin dhe padijen e fshatareve te humbur(megjithese s’i genjen kollaj,se kane sens praktik-idealistet-po genjehen)por sesi i marr per estrade serioze ato qe thote berisha.Psh,duke njohur ushtrine shqiptare dhe (in)kapacitetin e saj biblik,mund te vija bast edhe me Zotin qe Shqiperia nuk kishte asnje shans te futej ne NATO,mirepo ajo u fut.Sigurisht qe edhe heqja e vizave me Shba duket shume paradoksale,por mund edhe ta beje,se ç’te keqe do i sjellin shqiptaret Amerikes,veç ne i dhençin kontributet qe ne Shqiperi s’i japin dot.Por nuk me duket ky problemi,biles ketu fillon tamam antiretorika e berishes.Ky babaxhan kryeminister,qe thote gjithandej se do zhvilloje Shqiperine,se do investohen kaq e aq miliarda,ne fund fare na jep lajmin se me kollaj fare do investojme qe te hiqen vizat me Shba,keshtuqe mbathjani o njerez,se e gjetem çelesin e arte.Nuk besoj se amerikanizmi apo antiamerikanizmi i berishes dhe keshilltareve te tij ti shqetesoje vertet diplomatet amerikane;me ate pafuqi qe kemi ne as u prishim pune gjekundi dhe as u ndreqim,biles ata po bejne sforco gjiganteske te na ndreqin;ua dime shume per nder kete perpjekje biblike.E kemi bere Arvizun me dhimbje koke;s’na e ka borxh!Amerikanet,duke pasur parasysh ndikimin dhe fuqine qe kane,nuk merren me blegerimat e deleve nga tufa,po te duan ata kapin dashin perçor dhe e kane pa limit ate target.Nuk e di sesi berisha u prish me amerikanet ne’97,as sesi u legjitimua tek ata ne 2005,por gabimet di t’i beje vete ai,s’ka nevoje t’ia sugjerojne Pollot.Nese berisha do vjedhe hapur zgjedhjet,ai sherrin e ka me ne,qofte pro apo antiamerikan;kjo eshte çeshtje dytesore.

  35. Albano says:

    Cdo presesh nga Genc Pollo. Eshte e njejta prerje si koleget e ti ne PD. Flasin e sdin cthon, po drejtesia sdo vonoj. 23 eshte afer dhe te shohim si do kantandiset Mashtrimi Berishian. Njerzit sjan Dele, ta bejn gjyqin heret a vone

  36. beni says:

    Pollo do jete regjizor i filmi SALA ECEN VETE , ahhaha , ksaj i thojn tamam te vesh nje gomar ne kamera dhe ti thuash lexo te ajo pika kuqe qe dalin germat , ashtu po na dele dhe Sala , jo se eshte cudi me thene te drejten po habitem ku mesoj sala te lexoj ?

  37. Maturanti says:

    Arsimin e degjeneruan fare keta qe kane pushtetin.Zgjedhin forumet rinore te PD-se neper shkolla duke prishur mesimin,na detyrojne te shkojme ne takime me nentekst kercenimi te notes,arrihet deri aty sa Genc Pollo na thote se na jepni voten se noten ne provimet e matures e kemi ne ne dore ( jeni te kaluar).Ky eshte kulmi i degjenerimit moral dhe politik.Na joshin me gjoja konkurime per te fituar bursa ne kete apo ate universitet,genjeshtra sa per te marre voten.Perse e duan voten edhe njehere keta o shoket e mi maturante,duam me fakte ne ?Duhet ti qerojme se po na fyejne inteligjencen !Kur do na vije radha neve po ndejten keta plehra nga 20 vjet ne pushtet!Mos e hani o shoket e mi!Te marrim fatin tone ne dore !Booll u tall nje psikopat me ne dhe prinderit tane! Te provojme kete tjetrin nja dy vjet dhe nese nuk di ta beje ,ta qerojme edhe ate !

  38. tea says:

    Arsimi m i politizuar se kurre, FRPD, ben mblejdhe ne shkolla, maturante te vene perpara shantazhit te probvimeve te matures…Ky eshte depolitizimi i shkolles sot. Nuk lane ligj pa shkelur keta..duhet menjeher Rilindje

  39. tea says:

    Genc Pollo ministri dirigjent i pallavrave dhe brockullave te Berishes.

  40. Alan says:

    Po cfare mund te presesh me nga njerezit e Sales dhe nga ai vete nga mengjesi deri ne darke vetem me mashtrime dhe per te sfumuar realitetin i cili flet shume ndryshe nga ajo e gojes se kryeministrit.

  41. mirel says:

    Genc Pollo, qe kur doli ne politike dukej si kosh i zvjerdhur plerash, jo me tani qe eshte ndryshkur fare.
    Le strategjite e tij prej palacoje qe ngrinin peshe vetem harbutet dhe injorantet.
    Ku i ka njesitet e ekzekutimit kur shkonte me misione te posacme me helikoptere?
    Te shohim ne di ti perdore me.
    Apo jua kane vene majat nga thembra

  42. Naimi ny says:

    Mund te kete dicka te vertete ne lidhje me “antiamerikanizmin” e mender berishes ne 1996-1997,kurse tani ne 2013 nuk duken bindese.
    Idiotizmi i mender k/ministrit per liberalizimin e vizave me Ameriken tregon degradimin e tij mendor dhe te asaj pjese te shoqerise shqiptare qe e mbeshtet.
    Me kryesorja ne lajmet e fundit eshte mbrritja e muxhahidineve nga Irani qe eshte nje “dirty job” e te gjithe atyre dipllomateve amerikane te cdo niveli.Ardhja e tyre vetem 1 muaj para votimeve tregon se lobi i tij i podestes i ka shtire duart deri ne kupolen me te larte te shtepise bardhe.
    Jam i bindur se dhe Mero Baze ka nje mendim negativ ne lidhje me kete biznes me plehrat e Iranit.I sugjeroj zotit Mero nqs do te vazhdoje rrugen e tij atdhetare te mos merret me antiamerikanizmin e paperfillshem te pollo boles por me prosalizimin e fuqishem te atyre segmenteve antishqiptare ne shtepine e bardhe qe zoti Mero i di mire. duke filluar me fazllicin,gaxojanin dhe me lobin e tony podestave qe eshte powerfull ne washington.
    Po tregoj vetem rastin e gafes se Filip Rikerit ne Maqedoni ku greket mblodhen tre miljon firma dhe ju drejtuan kongresit amerikan qe solii si rezultat dhe “terheqjen” e ketij dipllomati.
    Po ne kur do te kritikojme ndonjehere dipllomatet amerikane apo do ngelemi YES-men TE NEVERITSHEM ????
    Sepse ngelemi te urojme:
    Mirese ardhet muxhahidine te dashur ne NEVERLAND.

  43. hajriu says:

    z.Baze çoje deri ne fund rrefimin per Pollon. Ishe edhe ti si Pollo qe i çoje letra te verdha Berishes apo jo???? Mos e bej si nastradini , qe kur ishte siper ne gomar i dilte nje mangut dhe kur zbriste i dilnin tamam llogarite. Kush me shume e kush me pak te gjithe jeni bashkepunetor dhe lekakulot e tij ne ate kohe . Ti thjesht per motivetqe ti i dine pushove se beri lekakulon ndaj Berishes , ndersa keta te tjeret vazhdojne avazin e bythelepiresit akoma edhe sot.

    1. ka-qi islami says:

      Per komentuesin hajriu.
      Sic dihet nga te gjithe zoti Baze ka qene me Berishen edhe ne kohet me te veshtira.Fakti qe Meroja iku nga Sala ne kohen qe mund te behej miljarder tregon se e ka nje karakter dhe moral per tu admiruar.
      Ti more i nderuar hajriu do jesh ndonje salist tip ka-qi qe hedh ndonje shashke ne keto forume.Do besh mire ate germen e katert ta zevendesosh me “q” se te shkon me shume :hajqiu.

      1. hajriu says:

        Une i kam nderu partine Sales , Edit dhe ty o te ka-qi islami(po deshe e zevendesoj une islamin , besoj se nuk je kondra?).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje