Biden: Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është një shans historik

16 Maj 2013, 10:08Rajoni TEMA

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, u takua të mërkurën në Uashington me kryeministrin serb, Ivica Daçiç.

Pas takimit, në një deklaratë për mediat, thuhet se Biden ka ritheksuar angazhimin e SHBA për partneritet të fortë me Serbinë.

Biden ka përgëzuar kryeministrin për marrëveshjen e arritur me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve.

Në deklaratë thuhet se marrëveshja avancon aspiratat evropiane të dy vendeve dhe garanton një të ardhme të begatë dhe paqësore.

Biden i ka kërkuar Daçiç që Serbia dhe Kosova të punojnë me ngulm për të përmbushur detyrimet e dala nga marrëveshja dhe të shfrytëzojnë këtë shans historik për të çuar përpara vendet e tyre./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje