TemA TV/ PS: Që prej 2011-s janë mbyllur 19 mijë biznese, qeveria u ka borxh 200 milion dollarë (VIDEO)

18 Maj 2013, 16:33Sociale TEMA

Partia Socialiste ka akuzuar sërish qeverinë se ka dështuar me ekonominë, duke e futur vendin në një spirale të rrezikshëm. Ilir Beqja ka thënë gjatë një konference për shtyp se që prej janarit të 2011-s, 19 mijë biznese janë mbyllur. Jo vetëm kaq, por sipas tij, qeveria u ka 200 milion dollarë borxh biznesmenëve për punët publike.

“Ekonomia ka ndalur. Dështimi i modelit pasqyrohet qartë.

Që prej janarit të vitit 2011 janë mbyllur apo kanë pezulluar ngrirë aktivitetin më shumë se 19 mijë biznese. Kjo do të thotë që çdo ditë mbyllen rreth 23 biznese, apo çdo orë mbyllet një biznes.

Dështimi i modelit duket qartë se asnjë nga 8 zona ekonomike nuk u vu në punë.

Jo vetëm që nuk u vunë në punë, por asnjë tullë nuk është vënë në asnjë prej tyre.

Asnjë tullë që prej janar 2008 në Shëngjin

Asnjë tullë që prej janar 2008 në Koplik

Asnjë tullë që prej korrik 2008 në Shkodër

Asnjë tullë që prej janar 2009 në Lezhë

Asnjë tullë që prej qershor 2008 në Elbasan

Asnjë tullë që prej shkurt 2008 në Spitallë

Asnjë tullë që prej qershor 2008 në Vlorë

Asnjë tullë që prej shkurtit 2011 në Rrashbull

Bizneset vuajnë sepse qeveria u ka 200 milionë dollarë borxh punë publike të papaguara, ndërsa borxhi publik rritet frikshëm. Në shtator 2009 Saliu premtoi se do ta ulte nivelin e borxhit publik në 50% të PBB. Po ikën nga qeveria me borxh publik në nivelin 63,5%. Edhe fëmijët që lindin sot, e fillojnë jetën me më shumë se 3000 dollarë borxh. Borxhi publik është rritur me 295 milionë dollarë vetëm në tre muajt e parë të vitit. Rritet 3,2 milionë dollarë në ditë. Rritet 140 mijë dollarë çdo orë.

Vetëm në vitin 2012 pagesat shërbimit të borxhit publik janë rreth 520 milionë USD.

Shërbimi i borxhit i ka kushtuar çdo familjeje shqiptare mesatarisht 60 USD në vitin 2012, shifër kjo më e madhe se faturat mujore mesatare të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm së bashku”, ka thënë Beqja.

Sipas tij, arsye për krizën në të cilën ndodhet biznesi, është edhe korrupsioni në rritje dhe ndryshimet e shpeshta dhe të pamenduara të ligjeve.

“Bizneset vuajnë sepse duhet të paguajnë taksën e korrupsionit.

Gjobat, presionet, penalizimet, zhvatjet, TVSH e parimbursuar kanë bërë që taksa e sheshtë nga 10% në letër të kërcejë në mbi 20% bazuar në atë çfarë paguajnë bizneset në të vërtetë.

Bizneset vuajë sepse duhet të paguajnë taksën e kohës.

6 ligjet bazë tatimore janë ndryshuar 79 herë që nga shtatori 2005.

Bizneset vuajnë sepse qeveria ka dështuar me administrimin fiskal.

Në 7 vitet e plota financiare 2006 – 2012 qeveria ka arkëtuar 1,1 miliardë dollarë më pak se programet e saj të fillim vitit.

Në 7 vitet e plota financiare 2006 – 2012 qeveria ka shpenzuar 1,3 miliardë dollarë më pak se programet e saj të fillim vitit.

Vuan biznesi i ndërtimit. Biznesi i ndërtimit rezidencial dhe biznesi i punëve publike. Shqipëria nuk ka ende një Plan të Përgjithshëm Kombëtar.

Vuan biznesi i turizmit. Qeveria mburret se turistët janë shtuar me miliona por të ardhurat nga turizmi janë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2009.

Në krahasim me 2009, të ardhurat nga turizmi në 2012 janë pakësuar me 365 milionë dollarë apo me 20%”, u shpreh ai.

Beqja ka thënë se 1 në 7 familje shqiptare jetojnë me asistencë sociale, ndërsa pjesa më e madhe e familjeve jetojnë me rreth 230 dollarë në muaj. Për këtë arsye ai tha se duhet një ndryshim për ekonominë. Ai premtoi se PS do të hapë 300 mijë vende pune, nëse vjen në pushtet.

“Të ardhurat bruto mesatare mujore të familjeve që jetojnë me bujqësi e blegtori janë 224 dollarë. Çfarë të bëjë më parë me 225 dollarë në muaj një familje në fshat.

Familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike janë shtuar në krahasim me vitin 2008. 1 në 7 familje jeton me ndihmë ekonomike vetëm 4 mijë lekë në muaj.

Ato përbëjnë aktualisht:

72 % të familjeve që jetojnë në Kukës

49 % të familjeve që jetojnë në Dibër

28 % të familjeve që jetojnë në Shkodër

23 % të familjeve që jetojnë në Lezhë

Kjo është Shqipëria pas 8 viteve qeverisje të Saliut.

Më e papunë

Më e varfër

Më e padrejtë

Më e pabarabartë

Prandaj duhet Rilindje”, përfundoi Beqja./b.l

71 komente në “TemA TV/ PS: Që prej 2011-s janë mbyllur 19 mijë biznese, qeveria u ka borxh 200 milion dollarë (VIDEO)”

  1. rilindje says:

    ku qenkan mbyllur kaq shume biznese ne shqiperi more, vetem ne Tirane po hapen biznese dita dites, po te ishte e veretete kjo do kishte falimentu me kohe shqiperia.

    1. Alan says:

      Taksa e sheshte eshte 10% por ne fakt duke i shtuar ketu pjesen e gjobave dhe ato te presioneve qe i behet, kjo takse shkon ne 40%. Ky eshte Saliu dhe sistemi i tij i deshtuar.

      1. halimi says:

        Nuk ka te beje fare taksa e sheshte, ne fakt problemi eshte me taksidaret ne ket vend. Ata jane pershesh. Me shume para i vjedhin shtetit sesa derdhin ne arkat e tij. Ndaj duhet ndryshuar i gjithe ky sistem fajdesh te reja, ku ne vend te Sudes kemi Ritvan Boden.

        1. e/ says:

          Prej vitesh ka nje grope shume te madhe qe po rritet me ritem marramendes cdo dite. Gropa e borxhit publik dhe te deficitit ne te ardhura. Sot kjo keqqeverisje rendon mbi te gjithe shqiptaret, madje edhe mbi brezat qe do te vijne. Qeveria ka luajtur bixhoz per vite me rradhe me pare borxh, e pavaresisht nga cfare mund te beje, nuk e vendos dot ne vend gjithcka ka marre nga ne. Ndaj ne do ta ndjekim ne 23 qershor.

          1. gonia says:

            Ka 8 vite tashme qe kjo qeveri mbahet ne kurriz te te gjitha bizneseve. Qe nga gjobat, deri tek akcizat dhe detyrimet doganore, tek korrupsioni i pandalur i tatimoreve te Bodes, deri tek regjimi i tmerrit me TVSH qe mbahet dhe nuk kthehet kurre. Bizneset sot jane ne prag te rrenimit, madje shume e kane kaluar ate prag. Ndaj ne 23 qershor do te votojne Rilindjen!

            1. paolo says:

              Per gjithe borxhet, vjedhjet, vrasjet dhe maskaralleqet e tjera qe nuk duhet dhe nuk mund te harrohen kurre – i gjithe populli shqiptar do te bashkohet per ti dhene derrmen Berishes dhe per te zgjedhur Rilindjen!

    2. ceziiiiiiii sali ceziiiiiiiii says:

      keto jane ndryshimi perPara qe pretendojne qe shiptaret ti japin edhe nje shans per her te tret :P.nuk besoj se shqiptaret do te bejne te njejtin gabim qe ben 4 vjet me pare.tani me shume se kurr e din se per ti dhen fund ktij rrenimi qe po ndodh perdit duhet te votojne Partine Socialiste

      1. Nul Mok says:

        Une nuk di gja per ket tasken e thjesht a shesht a si i thon.
        Di se qeveria e Sal Birishit eshte duke Birishando – dhe nuk kena fare, po fare fare fare, shanse me fitu kto zgjedhje, edhe sikur tvije vete Damir Fazllic ne mes te Tirones. Kshu qe vlla re, ne po ikim se me sa duket nuk e paskena bo mire.

    3. maldini says:

      katastrof.pupupupu cdo dite po mbyllen bisnese qe mbajne ne pune mijera shqiptar.ky kryeminister jo vetem nuk po hap vende te reja pune por po i mbyll edhe ato qe jane aktualisht

    4. Ana says:

      Kjo qeveri ka deshtuar ne gjithcka.Vetem ne mendjen e saliut eshte rritja ekonomike,ku na del shqiperia superfuqi,e 2-ta ne bote pas gjermanise.Varferia ne kete vend eshte e tejskajshme,cdo dite njerezit zgjohen duke u lutur te mos falimentoje dhe sot biznesi i tyre i vogel.Ne 23 qershor rilindje kesaj gjendjeje te mjerueshme

  2. Njof Ilmiun says:

    Duket qe ju jeni mashtruesa kalibri…!
    Harroni ju shqiperia kishte rritjen ekonomike me te larte duke e krahasuar me vendet e rajonit! Po kshu jeni ju, mosmirenjohesa!

    1. Sneki says:

      Prandaj borxhi publik ka kapur keto shifra kaq te larta sepse shteti merr borxh por nuk e kthen asnjehere ate. Nga kjo gje biznesei po vuan shume pasi nuk ka likujditet sepse qeveria ia ka bllokuar.

  3. ndertuesi says:

    persa i perket ndertimit te pallateve ritmi eshte ulur pak sepse bumi me i madh ishte ne kohen e rames si kryetar bashkie por tani cdo gje duhet studiuar dhe duhet nje plan per ndertime pasi krijohet nje kaos sic u krijua para disa kohesh.

    1. mozi says:

      shikoni o njerez si i sponsorizon saliu bizneset.shikoni sa borxhe qe ju ka,me kto ritme ne shkojme drejt nje katastrofe me te madhe se ajo e Greqise.duhet ta ndalojme kte gje me 23 qershor duke votuar ne menyre masive per programin e PS

  4. Shoki says:

    “6 ligjet bazë tatimore janë ndryshuar 79 herë që nga shtatori 2005.”
    Pse nuk ishit dhe ju ne parlament qe votuat ndryshimin e ketyre ligjeve?

    1. Florin says:

      Nuk kam nevoj per argumente nga keta te pd kam si deshmi 8 vjet qe kan qen ne pushtet shqiperia vetem hapa mbrapa ka beri ne gjdo aspekt ne shqiperi kercenohet votuesi per hert te pare dhe Maturante sulmohet arsimi qe shumica jan analfabet e jan zyrtare me kollare … posht saliu
      esht koha e nje rilindje te vertete…….. shum po shkaterrohet biznesi dhe gjobiten vetem ato qe jan te pa krah ne qeveriiiiiiiiiiiiiiii
      kjo esht qeveria e sali berishes.. qe Me 23 qeshor.. NUk do te jet me
      Forca rilindjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  5. turi says:

    KA PAFUND BIZNESMEN QE SKANE MARRE PARET PREJ SHTETIT SEPSE SHTETI KA FALIMENTUAR!!! AI RIDVAN QENI DUHET TE DALI DHE TE MARRI MASA SHTRENGUESE SE DO VUAJME PER BUKE PASTAJ!!!

  6. 20% says:

    “Vuan biznesi i ndërtimit. Biznesi i ndërtimit rezidencial dhe biznesi i punëve publike. Shqipëria nuk ka ende një Plan të Përgjithshëm Kombëtar.”
    Po normale se iku koha e rames si kryetar bashkie dhe tu merrte te gjitheve nga 20%, Mister 20Perqindeshi

  7. Flogerti says:

    Bravo. Ja e verteta

  8. REI says:

    Cdo dite mbyllet nga nje biznes , ndersa qeveria flet per zhvillim te ketij sektori.

  9. alesia says:

    Ja qe e verteta seshte ajo qe tregon saliu kur deliron por krejt tjeter. Eshte shqiperia qe po shteron cdo dite fale ktij paloqeverisesi si Saliu.
    Ndaj eshte nje nevoje e menjehershme rotacioni e nje frymemarrje te re

  10. Ranja says:

    Bizneset mbyllen cdo dite sepse qeveria pervecse i ka vene taksa te larta, por edhe i ka kushedi se sa leke borxhe per punen qe kane bere. Kjo eshte per te ardhur keq.

  11. klodi says:

    ku eshte zbatuar ai program qe favorizon bizneset qe del dhe thote berisha.ku eshte ajo rritje ekonomike qe del dhe flet saliu cdo nate.duhet ti japim fund njeher e pergjithmone ktij mashtrusi o popull

  12. brukli says:

    Bizneset mbyllen , papunesia rritet, farferia shtohet cdo dite e me shume. kjo eshte shqiperia jone, drejt rrenmit te plote. RILINDJE

  13. Bruxhes says:

    Per me shume lehtesi per biznesin, per me shume punesim me 23 Qershore une votoj Skuadren e Rilindjes, partine socialiste dhe programin e saj dinjitoz ..beje edhe ti.

    1. besnik says:

      Kjo eshte nje e vertete shume e hidhur sepse shume biznese nuk i rezistuan krizez dhe renies se kerkeses. por ajo qe i demtoi me shume eshte qe biznesi nuk arriti qe te pershtatet me politikat e ndjekura nga qeveria, ajo ne pamje te pare duke se interesohej per biznesin. Por ne realitet ai e ndermerrte nje reforme pa u konsultuar me palet e interesuara.

  14. dorjeta says:

    Qeveria aktuale po e rrenon biznesin e vogel me taksat, nderkohe qe fuqia blerese ka rene, investimet kane rene.
    kjo qeveri nuk po jep aspak mbeshtetje per biznesin e vogel, per faktin e thjeshte qe nuk mund te perbeje nje burim te ardhurash per xhepin e oborrtareve dhe vetem kercenon pafund me gjoba pa kriter duke i shfrytezuar per qellime elektorale.

  15. arbenita says:

    Po te ishte ndihma ekonomike 4 mije leke te reja ne muaj ku ta gjejne fshataret e shkrete, por ne fshatrat e Elbasanit ndihma ekonomike qe japin komunat eshte edhe 16 mije leke te vjetra a e kuptoni se cfare tallje eshte kjo per popullin?

  16. ARSI says:

    Ky eshte realiteti i hidhur ne te cilin jetojme, kjo eshte shqiperia reale dhe jo ajo shqiperia e mrekullis ekonomike qe shikon ne enderr Berisha. Rilindje

    1. biznesi i vogel ka falimentuar says:

      Biznesi i vogel eshte drejt falimentimit. Kjo qeveri nuk investon aspak per zhvillimin e mjedisit te biznesit sepse parate shkojne vetem ne xhepat e pushtetareve dhe pasurimin e familjeve te tyre. Kesaj situate duhet t’i japim fund, ta debojme kete qeveri me 23 qershor dhe t’i hapim rrugen zhvillimit te vendit dhe te biznesit.

  17. Tanja says:

    Kjo shqiperi cdo vit qe kalon aq me shume zhytet ne papunesi, zhytet ne varferi dhe ne mjerim…eshte koha per nje Rilindje rrenjesore dhe 23 Qershori eshte mundesia me e mire per ta Rilindur kete vend.

  18. borana says:

    Askund nuk eshte bere asgje keto 8 vite, sepse parat e shqiptareve vidhen dhe keqperdoren nga pushtetaret tane te paafte.

  19. hajriu says:

    Ketu ka falimentuar gjithçka , por ama krize nuk kemi…..hahahaaaa…..

  20. Claus says:

    “Kjo është Shqipëria pas 8 viteve qeverisje të Saliut.

    Më e papunë

    Më e varfër

    Më e padrejtë

    Më e pabarabarte”

    thote Beqja.

    Dhe perfundon:

    Prandaj duhet Rilindje!!!!

    C`zgjidhje magjike!

    Hajde hidhemi per te pire kafen e pasdites dhe themi ca shprehje bombastike, i thone kesaj.

    C`fare spektaklesh demagogjie na shfaqen para syve tane?!

  21. klaus says:

    Biznesi eshte sektori qe vuuan me shume se kushdo ne shqiperine e rrenuar ekonomikisht. Duhet menjehere Rilindje per te vene ne zbatim programin e PS per Biznesin, per lehtesirat ndaj biznesit, per taksen progresieve etj. qe ti mbushim mendjen edhe ketij clausit se shqipeia do te ndryshoi pas ardhjes se PS ne pushtet.

  22. geni says:

    Ku ehste rritja ekonomike qe ky vend ka ?
    sikur ishim te dytet mbas gjeramnis por kur vje puna ne na falimentojn bizneset se njerzit skan buke te hajne….ja pse ketij vendi i duhet nje dryshim rrenjesor nje rilindje ?

  23. Tanja says:

    Me 23 Qershore mbyllet kapitulli i deshtimeve te njepasnjeshme te kesa qeverie, per te nisur nje kapitull te ri te zhvillimit te Shqiperis.

  24. ELI says:

    Me kete fushaten “100 arsye per te mos votuar Berishen” keni deshtuar totalisht. Ngaqe nuk gjeni asnje arsye te tille keni filluar e thoni brockulla qe asnjeri nuk i beson.

  25. herri says:

    me kete qeveri qe ne kemi momentalisht bizneset tona nqse nuk jane me sali berishen dihet ca u ndodh u vje rrenimi edhe falimentojn kjo eshte qeveri qe hecen perpara edhe qe do bie ne humnere …. boll o njerez duhet te ndryshoj kjo gje duhet te jemi ne ato qe duhet ti japim rilindjen ketij vendi

  26. Doni says:

    Qeveria ka bere te pamundurun per ta rrenuar biznesin ne cdo lloj forme.nuk i ka ardhur aspak ne ndihme duke ja veshtiresuar punen cdo dite e me shume deri duke i cuar ne falimentim.Keshtuqe nuk jam aspak i habitur nga keto statistika

  27. ENDRIT says:

    O ilir mos e humb kohen kot me keto genjeshtra po merru me ndonje gje tjeter.Nuk i beson njeri flalet tuaja.

  28. Keda says:

    cdo dite po mbyllen bizneset ne Tirane dhe kudo,dhe me vjen mire qe opozite ngre zerin per kete shqetesim ,pasi dhe popullin tashme se degjon me askush.Uroj qe gjerat te ndryshojne se ne kete menyre po behet rigres ne ekonomin e vendit

  29. tea says:

    Jo moj Eli se nuk kane deshtuar te majtet jo se deshtimet ja kane lene pushtetit te Berishes meqe ja ka mare doren e deshton ne cdo rast…Ka 1000 arsye per te mos votuar Berishen dhe asnje arsye te vetme per te votuar ate….Rilindje

  30. Tati says:

    Se kuptoj si mund te quhet ndihm ekonomike 4 mije lek te reja ne muaj me te cilen i duhet te mbahet nje familje,Jame e sigurte qe Saliu ,Jozefina,Ruli,POllo,Basha etj 4 mije lek i kane vetem butona kemishash ,dhe tallen me kete popull qe e kane katandisur ne varferi ekstreme

  31. kevi says:

    Fshati e ka lidhur jetesen me token, por as me token nuk po ja del dot me sepse nuk ka snje ndihme per femretet tane, cdo dite premtohet ndihme per ta por asgje nuk behet realitet.

  32. Bruxhes says:

    Sot shqiptaret jane me te varfer se kurre, jane te rrenuar nga Kriza, vetem Berisha thote qe nuk jemi prekur nga kriza, ndersa shqiptaret e ndjejne ate cdo dite ne tryezat e tyre boshe. Rilindje

  33. Nardi says:

    MBase ty te duken brockulla moj zonje ,por eshte realitet qe po e vuajme cdo dite ,Dhe mbyllja e bizneseve eshte nje fakt ashtu sic eshte dhe fakt ndiihma qesharake ekonomike qe me nder me thene i jep qeveria qe ti i del krah .PO nejse kaq din dhe kaq thua ske cben dhe ti se gjynah je

  34. ARSI says:

    Nje numer shume i madh familjesh shqiptare sot jetojne nen minimumin jetik te jetes, ata nuk jetojne, por thjeshte mbijetojen, punojne per te mbajtur frymen gjale..Katastrof

  35. Reni says:

    Jo 100 arsye por 1 mije arsye gjej ne kete vend per te mos e votura Berishen ,kudo qe hedh syte mund te gjesh arsye ,Per 8 vjet e rrenoje kete vend e vodhi dhe e varferoj ne ekstrem ,se kuptoj si mundet nje Shqiptar ti beje nje gje te tille vendit te tij ,dhe njerezve te tij ,PO ky eshte serb dhe serb i ndyre madje

  36. LEONARD says:

    vetem njerez si puna juaj qe nuk kuptoni nga ekonomia mund ta thone qe ekonomia shqiptare ka deshtuar,nderkohe qe BB dhe FNM her pas here publikojne te dhena per rritjen ekonomike Shqipetare ne nje kohe krize boterore. Kush eshte me i besueshem tani,ju qe po luftoni per pushtet apo institucionet kombetare?

  37. Meri says:

    PO bizneset mire taksat e larta qe spoi perballojne dot me ,edhe pse Berisha dhe Basha i premtuan shume por ,spo i lejne rehat dhe keto te tatimeve qe shkojne dhe ju vejn gjoba marramendse dhe gjoja per tja hequr gjoben marrin kesh ne dore gjysmen e gjobes dhe e mbajne mend qe te kalojne serish muajintjeter aty ,Korrupsioni ne menyre te hapur dhe ne menyre te paftyre nga njerez pa dinjitet dhe te paafte po e rrenojne biznesin ne kete vend

  38. KOLI says:

    He,e gjetet edhe nje genjeshter per sot? bravo,jeni te medhenj,po thyeni rekord.

  39. MIRI says:

    Po te ishin mbyllur 19000 biznese qe nga 2011 ne sot do vuanim nga mungesa e sherbimeve. Por kjo eshte totalisht e pa vertete.

  40. Soni says:

    Uaaaapo cne keto statistika se ne jemi e dyta pas Gjermanis nga rritja ekonomike dhe ne kete menyre duhet te kishim dhe biznese qe do te lulezonin,PO si gjithmon qeveria jone mashtruese dhe genjeshtare si gjithmon e tepron kur flet per ekonomin se nuk jetojn me realitetin ,PO skane faj se vete jetojne ne bollek dhe sjane kujtuar ndonjehere per popullin e shkrete qe ta shohin sesi ne realitet e shtyjne muajin ,se kujtohen per te vetem ne raste zgjedhjesh

  41. Xhani says:

    Po ato qindra biznese qe hapen perdite pse nuk i tregoni ju, apo nuk ju vjen mire.

  42. Skenderi says:

    PO normal qe falimentojne ,se nuk e kane mendjen te punojne por te vjedhun ,nuk e kane mendjen te shikojne se cfare hallesh ka biznesi dhe sesi mund ti vijne ne ndihme ,por e kane mendjen si ti cvasin ndonje cop qe te mbushin thaset e tyre te pasurojn familjet e tyre ,Keta jane qeveritaret tane qe e falimenduan si vend Shqiperin

  43. klaus says:

    Jo 100 arsye por 1000 e me shume arsye gjej ne kete vend per te mos e votura Berishen, Mjafton te hapesh syte rrugeve ku kalon dhe gjenen shume arsye per ti thene mjaft pushtetit shkaterrues te Berishes.

  44. ylli says:

    PO bizneset me te medha ne Shqiperi kontrollohen ngapushtetaret tane ,jane te gjitha ne pronesi te tyre ,dhe i kane lehtesuar taksat per vete keta ,ndersa eshte biznesi i vogel te cilin keta e rrenuan totalisht dhe spo e lejne te ngreje koke ,KJo ehste per te ardhur keq ,se keta Berishianet tane kishin pas mendjen vetem per te vjedhur per vete dhe me e kqja eshte se skishin pasur te ngopur

  45. Landi says:

    Pa merak KOli se sa per genjeshtra sja kalon njeri Salihut tend,Dhe keto nuk jane genjeshtra se tjetri del me fakte dhe statistika ,po keshtu eshte kur je ne sherbim te Salis dhe ste lene te shohesh qarte.POnejse se dhe ti detyren ben ske faj

  46. Odeta says:

    Nuk ju vjen mire Salinisteve ,por sa do qe te peripqeni ta mbuloni ky eshte realiteti qe ne po e jetojme dhe po e prekim cdo dite ,Keto jane gjera kaq te dukshme mjafton te hedhesh syte rreth e rrotull dhe te shoshohesh me syte e nje qytetarite thjeshte dhe jo te nje militanti

  47. karafili roze says:

    po turp per ty o SALIIIIIIIIIIIIII qe thua shqiperia ka ritje ekonomike si e llogarit ritjen ti more duke shitur gjithka ka kjo toke per 1 lek dhe shqiptaret vuajne per buken e gojes turp

  48. Ina says:

    Ju duket vertet shifer marramendese qe 19 mije biznese jane mbyllur ?? PO kaq marramendese eshte dhe rrenimi i ketij vendi me vrullin me te cilen po e con kjo qeveri ,keshtuqe skam pse habitem ,Kur mendoj si ishim dhe si kemi perfunduar.Eshte vertet per te ardhur keq dhe turp per keta pseudoqeveritar qe kishin qene vetem per xhepat e tyre dhe llogarit bankare te majme neper bankat e Zviceres

  49. Evi says:

    E rrenoj biznesin kjo qevri ,beri cmos per ta fundosur ,Uroj qe gjerat te ndryshojne se eshte gjynah te tallesh ne kete menyre me djersen e popullit

  50. noku says:

    ooooo ja kjo eshte ritja ekonomike e SALES jo per gje por ai e llogarit ritjen ekonomike te shqiperise me ritjen ekonomike te familjes se tij

  51. cama says:

    kjo qeverisje duhet te largohet dhe largimi i saj eshte nje domosdoshmeri kombetare per cdo njeri me dy pare mend ne kok, sepse nese vazhdojm ne kete rrruge do te rrenohemi ne menyre fatale

  52. bosi says:

    E sa te tjera sjan deklaruar se sjan vene re nga te tjeret ? , po te shofesh biznese te vogla sa jan mbyllur? pa funddddd dhe po te hapesh stastikat e atyre qe kan hap biznes mbasi kan falimentuar kan ikur ne emigrim se skan ca bejn ketu ?

  53. noku says:

    Parajsa ekonomike e Europes Shqiperia e Saliut kjo eshte dhe do jete rritja ekonomike e Shqiperise nese Sali vjedh votat serish mjere ne

  54. eda says:

    po nuk ka nevoje te na e tregosh ti rama gjendjen ekonomike se e shohim vet.po ti tregon me kete sesa i pazoti je qe merresh vetem me fjale e nuk tentove njeher te vetme ta ndihmosh kete popull qe sipas teje po vuan

  55. arseni says:

    sa shum shpifje e budalliqe.nuk e kuptoj si nuk e merrni njehere te vetme mundimin te mendoni per popullin,por merreni me gjera te pavlera.nuk do fitoni me keto gjera qe po shpifni

  56. Steven says:

    Taksave te larta tu shtosh edhe taksidaret e qeverise te kthyer ne nje lakuni ujqershe me gjoba te majme selektive,kane cuar bizneset ne pike te hallit.

  57. mahmut says:

    Qeveria e Sali Berishes eshte kthyer ne qeveri hajdutesh,ashtu si qeveria e Enver hoxhes qe i mori tregetareve te gjithe mallin i vrau e i persekutoi dhe torturoi me mynyrat me cnjerezore,keshtu dhe Saliu sot tamam si Enveri ka falimentuar shumicen e bisneseve dhe i ka marre me dhune 200-300 miljon euro dhe plus gjobat dhe duke favorizuar biznese klienteliste per te dhe familjaret e tij dhe militantet duke krijuar nje ndarje dhe urrejtje kunder shqiptareve,duke e konsideruar armik ate qe voton per opoziten madje dhe ngelesh pa pune,pa uje,pa drita vetem e vetem qe nuk voton per Sali Berishen.Kjo eshte fatkeqesia e dyte me e madhe per kete popull pas 1997tes ku ai ndezi luften civile dhe vrau dhe plackiti popullin e vete.prandaj populli nuk duhet ta votoje me kete kriminel ne krye te shtetit se dote bente mekatin me te madh te ketij shekulli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje