Mbytet 41- vjeçari: Do shkoj me not në Korfuz, pa punë s’mund të rri në Shqipëri

3 Qershor 2013, 09:14Politika TEMA

“Do shkoj me not në Korfuz o gjallë, o vdekur, unë pa punë nuk mundem të rri në Shqipëri. Jam në Ksamil, dokumentet i kam me vete. M’i puth fëmijët dhe u thuaj se babi i do shumë. Do të kaloj me not deri në Korfuz dhe do t’u dërgoj para sa më shpejt të jetë e mundur”.

Këto kanë qenë fjalët e fundit të 41- vjeçarit Viktor Çuni, i cili u mbyt në Ksamil, por rrymat detare e nxorën trupin e pajetë në plazhin e Durrësit.

Ai ka tentuar të kalojë me not, por me datën 31 maj rrymat detare kanë qenë të forta, ç’ka ka sjellë edhe mbytjen e tij.

41- vjeçari ishte i vetmi person që sillte të ardhura në familje për dy fëmijët, bashkëshorten dhe dy prindërit./A.XH

16 komente në “Mbytet 41- vjeçari: Do shkoj me not në Korfuz, pa punë s’mund të rri në Shqipëri”

  1. LOLA says:

    gjynaf i shkreti kjo eshte parajsa e pushtetit qe kemi

    1. aqifi says:

      Pse nuk iku nga mali???!!!

  2. dumdum says:

    I shkreti dhe e shkreta familje.
    Po në Korfuz ça kujtonte se e priste fukaranë?

  3. disk says:

    Nuk kuptoj: E ka marre vesh ky qe mund te ikesh edhe me traget te Korfuz?? Ca thoni mer sa ne ha hoqet menjen me histori te tilla, keta njerez e kane ndare mendjen me vra veten po lerini tragjedite

  4. LORA says:

    Edhe sa,edhe sa te tjere duhet te flijohen per te jetesuar Shqiperine e progresit te “vendit te dyte pas Gjermanise” ???????????????????

  5. Shqiptari says:

    Tragjedi Shqiptare. Ngushellime familjes, skam fjale te tjera ?

  6. ZHVILLIM EKONOMIK I KA BO NJERREZIT TE FLASIN ME VETEN

  7. arjanita says:

    Ngushellimet e mia familjes.
    Por pse nuk priti edhe pak se mund te shkonte ne USA
    pa vize?
    Sa vete i kane dhene fund jetes te lumtur nga perspek
    tiva e ndritur qe na ofron Bisha?
    Prandaj keto shkrime nuk perbejne lajm.Derisa shkak
    tari i ketyre tragjedive te jete aty ku eshte.

  8. Toni I. says:

    Ehh varfèri,
    varfri e shkretè
    si nuk jua lèn SHqiptarve
    jetèn-zemrèn e qetè.

    Vdekje tè trishtushme anembanè
    pèrloten Fèmitè pèr Babanè,
    pèr atè Baba qè s’kthehet mè
    Zoti i dhèntè forcè kudo qè janè.

  9. tirana says:

    UAAAAAAAAAAAAAAAAAA CFAR BUDALLALLEKU OSE CFARE GENJESHTRE
    NGA SARANDA UDHETON ANIJE CDO DITE DHE E DYTA GREKET NUK KANE
    PUNE PER VETE , ATO JANE TERBUAR KUR SHOHIN SHQIPETARE.

  10. Anda says:

    Ej ky eshte disinformim total.. te lutem gazetaret te jene me serioze dhe pa emocione politike…ka shume menyra per te dhene nje lajm…
    Te gjithe e dime se ka shume kohe qe shqiptaret levizin pa viza…duke patur viza te ikesh me not…nuk e di …vetem nese personi ka patur problem ligjor me Greqine dhe nuk hynte dot ne menyre te rregullt…

    1. juliano says:

      e kupton qe ky ka qen nga ata fukarenj qe as buke per te ngren nuk kishin e jo me te bent epashaporten e re e te paguante bilete

  11. Kotropuzi koki-mullarek USA. says:

    Eeeeee mor i gjore ,me mire te vije ne Tirane te jepje nje interviste te gazeta e Meros kunder Berishes dhe fitoje aq sa fiton ne Greqi, te qofte dheu i lehte .

  12. alban4eva says:

    Kotropuzi koki-mullarek USA, ca emri eshte ky qe ke? emer turk?? jam shume kurioz ta di. se si emer turk me duket..!! mos je gje byrazer?? (nje pyetje e thjeshte eshte)..

  13. Tironci says:

    Zoti paste meshire per shpirtin e tij. Dhe ja lehtesofte dhimbjen familjes dhe te afermve te tij per kete humbje. Shume e trishte……

  14. Berti says:

    Po e ka pas te ndaluar Greqin o cuna prandaj mos ja fusni pordhes kot se kush eshte ai qe do te rrezikoj aq shume pa patur nje arsye…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje