Dietat e zyrtarëve kosovarë për në Shqipëri janë më të larta se për në Danimarkë e Francë

10 Qershor 2013, 11:20Rajoni TEMA

Pagat e zyrtarëve publikë në Kosovë janë dyfishuar falë dietave. Kështu shkruan e përditshmja Koha Ditore.

Sipas saj, përcaktimi i kritereve për atë që quhet vizitë zyrtare ose jozyrtare, ka bërë që zyrtarët publikë të marrin shuma të majme dietash për udhëtime jashtë vendit, sidomos në vendet e rajonit.

Për shembull, dietat për në Shqipëri janë më të larta se ato për në Danimarkë, Slloveni, Francë apo Austri.

Shpenzimi ditor për qëndrimin në Shqipëri është 209 euro, kurse për Danimarkën 179 euro, Austrinë 198 euro, Francën 206 euro, etj.

Petrit Zogaj nga lëvizja FOL thotë se shumica e takimeve bëhen në Shqipëri.

Prandaj ai thotë se duhet parë lista e dietave./ep

4 komente në “Dietat e zyrtarëve kosovarë për në Shqipëri janë më të larta se për në Danimarkë e Francë”

  1. studenti says:

    me duket normale se ne shqiperi po te shkosh te pish nje kafe me nje shok te ngjiten dhe 30 servile nga pas. Po sikur rrezik te duash te hash nje dreke??? Me mire mos hyj ne lokal se duket sikur ke shtruar gosti. Ketu kohen e lire e kemi me bollek , vetem pune nuk kemi e kur e kemi nuk e bejme. Prandaj me mire hame qyl nga xhepi i tjetrit.
    Te shihen dietat se do te dalin te ulta per shqiperine.

  2. zeka says:

    o njerz, qyqare eshte populli shqipetar,nuk jemi rastesishte ku jemi ata bejne qefin ne gervallemi,Obabo trekembshat ne qendrat kryesore shqiptare dhe daullja te kercase sate mundet, kur te mbesin te varun si majmunet ne trekendesh ate here ndryshojne gjerat. AMADINEGJAD e urrej deri ne pafundesi por shqipetaret kan nevoj per nje te till.

  3. Aqifi says:

    Sigurisht qe me te larta duhet ti kene,pasi ketu keta mender pushtetare dhe politikanet tane,. jane mesuar qe te mos e fusin doren ne xhep,i bien qylit,keshtu qe Kosovaret duhet te paguajne dhe per keta pedot tone qe ulin ne tavoline dhe shoferet.

  4. Selim Kupa says:

    Po eshte e vertete qe Shqiperia eshte me e shtrenje,ketu perfshihet edhe rryshveti per cdo sherbim,qe nga policia e qarkullimit e deri tek roja e spitalit.pastaj politikanet ose qeveritaret Kosovar vijne ne Shqiperi per biznes,e me pastaj per pune,ndaje ato duhet te paguhen me teper…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje