Vihet në dyshim origjina e shtatores së Enver Hoxhës, që disponon Partia e Punës së Riorganizuar

10 Qershor 2013, 09:34Kulturë TEMA

Shtatorja e Enver Hoxhës, realizuar nga Odise Paskali dhe Janaq Paço duket se ka mbirë nga hiçi. Aktualisht ajo posedohet nga Partia e Punës së Riorganizuar e Marko Dajtit dhe mund të zënë vend në një shesh të Tiranës, me të dhënë lejen këshilli bashkiak i Tiranës.

Busti i Enver Hoxhës që  aktualisht  posedohet nga Partia e Punës së Riorganizuar e Marko Dajtit, e ka të paqartë origjinën pasi institucionet shtetërore nuk pranojnë të ketë qenë pjesë e fondeve të tyre.

Zëdhënësja e Galerisë Kombëtare të Arteve, Malva Tasho, ka deklaruar zyrtarisht se vepra në fjalë nuk ka qenë kurrë në galeri.

“Ne nuk kemi pasur kurrë një vepër të tillë në fondet tona. Kemi disa shtatore të Hoxhës, që janë realizuar nga Paskali, por asnjëra prej tyre nuk është në bashkautorësi me një skulptor tjetër”, tha Tasho.
Shtatorja që posedojnë komunistët, për nga përshkrimi ngjan me një vepër që ruhet, ose ka qenë pjesë e muzeut të luftës në Gjirokastër. Sipas drejtores së Muzeut të Armëve në Gjirokastër, Teuta Kallajxhi, një shtatore të Enver Hoxhës, si ajo e komunistëve, e kanë në inventar dhe në magazinë.

“Ne e kemi ende një objekt të tillë, por nuk më kujtohet autori i saj, apo autorët. Nuk besoj se është shtatorja jonë”, tha jo.

Nga ana tjetër, çdo vepër arti, sipas ligjit të trashëgimisë, duhet të jetë e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, pavarësisht kohës kur është realizuar. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as busti i Hoxhës.

Jaho Brahaj, specialist pranë kësaj qendre, ka konfirmuar për “GSH” se ajo nuk është e regjistruar.

Ne nuk e kemi të regjistruar atë vepër të Paskalit e Paços. Sipas ligjit, çdo vepër duhet të kartelizohet tek ne, pavarësisht kohës kur është krijuar. Poseduesit duhet të paraqiten tek ne për regjistrimin e saj“, thotë Brahaj.

Ai kujton se mbas 1990-ës, doli një urdhër që kërkonte që të gjitha skulpturat apo veprat e artit, që hiqen nga sheshet e institucionet për qëllime politike, duhet të dorëzohen pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

“Urdhri kërkonte që veprat si ajo e Hoxhës duheshin dorëzuar nëpër institucione nga të gjithë, pavarësisht se ku kishin qenë më herët, që të bëheshin pjesë e fondeve të kohës. Në rastin e shtatores për të cilën ju pyesni, nuk është respektuar ky urdhër. Është për t’u vënë në dyshim shumë origjina e skulpturës së Paços dhe Paskalit“, deklaron Brahaj,/A.XH

16 komente në “Vihet në dyshim origjina e shtatores së Enver Hoxhës, që disponon Partia e Punës së Riorganizuar”

  1. Ladi says:

    Shume keq per JU te Temes qe trubulloni akoma me shume shpirtrat e trazuar te shqiptaeve te coroditur me keto lajme krejt te pa verteta dhe krejtesisht te pa nevojshme pikerisht tani dy jave para zgjedhjeve. Sherbim me te mire se kaq, nuk ja ben dot vetvehtes Saliu me doren e tij..!! Shume turp per ju..

  2. ABC says:

    kETE SHTATORE DO JA THYEJME NE KOKE ATYRE QE DO GUXOJNE TA VENE NE SHESH

    1. shqiptar says:

      ABC ,privoje po ta mbajti! Si nuk te shkon mendja ta thyesh bustin e A. Zogollit,kur dijme se ç’te zeza i ka bere vendit. Mos fol me pasione te semura. Mundohu te gjykosh drejt,çfar beri per nje kohe fare te shkurter kur dijm se ne ç’gjendje e gjeti Shqiperine.

  3. F.Konica says:

    Shqiperi te kam dhjere qe s’u bere asnjehere. Faik Konica

  4. kosta says:

    PO mir ju nuk e njihni dhe dyshoni ne se eshte ajo shtatorja e tije apojo…..por si nuk ju shkon mendja tek deshmitari kryasor, ate qe e ruajti disa dite e nete me arme ne dore, Bujar Nishani i thone apo e doni me mbiemrin MEHMETI se ashtu e kishte atehere……ky e njeh mire nese eshte ajo apo jo…..pyeteni dhe do te merrni pergjigjen e sakte……

  5. A.Erseka says:

    Shtatorja eshtë realizuar sipas disa zerave ne Firence dhe ka 7 vjet qe duhet te kete mbritur! Thone se jane grup autoresh shqiptaro-italian, por kontribut ka dhene dhe nje francez! shtatorja ushtarake duhet te jete e lartë 16 meter sa ditlindja e Hoxhes!Arben Imami ka dijeni te plote,me sa di!Natyrisht lufta clirimtare e drejtuar nga Hoxha,por dhe emri Republike qe kemi,si dhe hidrocentralet, kombinatet,uzinat, shendetsine, arsimin,mbrojtjen territorit qe beri,jane shume te larta krahasuar me gabimet e tij qe mbajti Jagon e Beogradit ne drejtimin politik,i cili solli vazhdimesi Saliun,qe dihet cfare i beri Shqiperise qe Kosovaret ta urrenin dhe te mos ndaheshin nga Serbia!Vendimi i bashkise tiranes duhet pritur dhe duhet zbatuar!Si Zogu,Saliu nuk eshte kurre Enveri,edhe pse shqiptaret nuk duhet te vriten per ata qe bene ato qe benë,dhe me vendime bashkjake pranohen! Nuk jam nostalgjik,por as terrorist kunder Enverit!Duhet ringritur se dhe te huajte e perendimit kane kontribuar!

    1. vlora says:

      mos je djali i dulles ti?

  6. Koz Dynjaja says:

    – Enver Hoxha nuk ka qene asnjehere Kryetar i Shtetit .Ka qene Kryeminister per 10 vjet dhe i takon tek Kryeministrat e Shqiperise vendi. Ka qene dhe drejtuesi i Partise Komuniste e cila ne 1948 kaloj ne Partija e Punes dhe pas vdekjes se tij kaloj ne 1991 ne Partia Socialiste. (sipas gazetes se kesaj force politike Zeri Popullit me nr. rendor pa shkeputje nga 1943 )Politika qe ndjek *Zeri i Popullit *eshte ne kundershtim me politiken qe mbronte Enver Hoxha.Forca e tij politike nuk percakton se kush eshte vija pozitive e Partise ajo e Enver Hoxhes apo e Sejfullah Maleshoves per pluralizmin. Ajo e Enver Hoxhes apo Tuk Jakoves per ceshtje te besimit fetar.Ajo e Enver Hoxhes apo Fadil Pacramit per liberalizzim ne art e kulture .e keshtu me Beqir Ballukun ,Mehmet Shehun , Kadri Hazbiun etj. Se nuk mund te jesh me Enver Hoxhen e te hapesh fushaten me nje kengetar ne anglisht qe ishte anetar i LGBT…..

  7. meksi says:

    Ahahahahhaahha,si do kalojne para bustit te xhaxhit tradhetaret shqiptare,do dhiten,do ulin koken se Xhaxhi te sheh ne sy dhe e di cfare monstre je.Xhaxhi nuk turbullon por qarteson shqiptaret e paqarte.Problemi i Enverit eshte problemi me i rendesishem per shqiptaret e jo zgjedhjet mafiozolegenoantishqiptare.

  8. sula says:

    E.Hoxha nuk duhet te ngaterohet me tartabiqet e vogla. Ai eshte figura me e madhe historike qe ka nxjerre ky truall dhe nuk eshte bere per gjynahllek.Shqiperia do te behet vetem sipas parimeve te Enverit.Rruge tjeter nuk ka,vetem nqs do skllaverojme Angline.

  9. tomori i beratit says:

    Si mund te krahasosh berishen me ENVER HOXHEN.Thone qe berisha i mori nje here nje shishe SHURRE Enverit per ti bere analiza dhe e mbajti shishen tre net te koka duke e perkedhelur e perqafuar.Enveri ishte edhe ai VRASES dhe kete e dim te gjithe por saliu eshte me i lig SE TE VRET NATEN E TE QAN DITEN.

  10. fredi says:

    figurat i vlereson populli dhe koha sa te vlefshem kane qene ne sherbim te vendit sa per trimat sa qe gjall te paket qene ata trima qe mohuan jeten e tyre dhe te familjes per demokraci sa per trimat e sotem pak ka rendesi dora qe i ushqen per to ka rendesi ushqimi

  11. lleshi says:

    Per ty ABC qe ta thyen,ti po lejon permendoren e Zogut qe vodhi te gjith pasurit e Shqiperis dhe iku, ndersa Enver hoxha te gjith pasurin e popullit e la ne vend, dhe ti qe ta thyn ke 22 vjet qe at pasuri po han akoma.

  12. busti i Enver Hoxhes ,eshte nderi i Kombit shqiptare ! injoranca le te beje punen e saj .

  13. te pjerdhurit nga trute says:

    po qe keni pjerdhur nga trute te gjithe,e dini kete?me popull koti se ky yni nuk kam pare.pas vendosjes se bustit te sabri godos,tani pritet te vihet dhe busti I astrit patozit,apo nard ndokes.vellezer budallenj,jemi shtuar shume,si do t’ia bejme?

  14. Rita says:

    Me cfare llogjike e emertimi do te ringrihet nje njeri ( shyqyr Zotit i vdekur ) ne ate shesh kur dikur u zvarrit nga populli i revoltuar ?????? Do te shenojne poshte shtatores se ky eshte diktatori i dikurshem qe femijet e tij duan si baba ta rivendosin ????? Une dhe besoj jo vetem une do te vejme tritol sa here do te ngrihet nje bust-shemtire e tille !!!!Ai kryetar partie komuniste me te birin e ish diktatorit mos te luajne me zjarrin se do te digjen nga ai zjarr qe me hile,e dinakeri te pashoq nuk arriti te ndizet sic duhej me 1992 !!!!!Por do te ndizet sic duken bathet e mjere ata !!!!!Dhe 2000 apo 10000 vjet te kalojne ai emer do te mbetet diktator e shkaktari i rrenimit ekonomik ,shpirtror ,e kulturor te popullit shqiptar per aq kohe sa ishte ne pushtet !!!! Nostalgjikeve ju keshilloj per kurim ,durim e te kujdesshem te vizitojne muzeumet e diktatures qe jane ngritur kudo ne krejt vendin ,ne Shkoder ,Tirane, Korce ;ne Durres e kudo !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje