PS e Vlorës fshikullon premtimet për punësimin: Votoni 29-ën

14 Qershor 2013, 18:35Kronika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Fatmir Toçi, u ka bërë thirrje mbështetësve të opozitës të mos çoroditen nga sekserët e partive të vogla që premtojnë punësim në shkëmbim të votave.

“Po shohim se në të gjithë Vlorën, sidomos në zonat rurale, ka një lukuni kandidatësh e sekserësh të tyre, parti familjare, parti fisesh, deputetë apo kandidatë të varur e të pavarur, të cilët po shkojnë familje më familje me premtime që dalin jashtë moralit të një fushate të ndershme, jashtë kufijve të përcaktuar qartazi edhe nga Kodi Zgjedhor.

Premtimet e tyre nuk ndalin vetëm te pakot me ushqime dhe zarfet me lekë, por shkojnë deri te shënimet në fletë të bardha me laps në dorë.

Ndalojnë njerëz rrugës duke thënë: “Ku do të punosh ti nesër? Ne jemi të sigurt, do marrim kaq apo aq deputetë.” Apo duke thënë madje se fati i parlamentit shqiptar varet nga fati këtij apo atij.

Padyshim, popullsia e Vlorës i ka përcjellë me humor dhe Vlora di se si voton. Unë jam këtu për t’i bërë thirrje të gjithë vlonjateve dhe votuesve tanë: të votojnë Partinë Socialiste, e vetmja që ka një program qeverisës jo thjesht një program elektoral apo premtime siç kanë forcat e tjera politike!”, ka përfunduar Toçi një deklaratë për shtyp nga Vlora.

21 komente në “PS e Vlorës fshikullon premtimet për punësimin: Votoni 29-ën”

  1. ylli says:

    VLORA VLORA VLORA BJERI SALIUT MOJ TE LUMTE DORA!!!! FITORJA ESHTE E JONA!

    1. Ennio says:

      Vlora do te jape besimin Rames dhe gjithe partise socialiste sepse ajo ka nje plan qe ti ktheje dinjitetin ketij qyteti dhe ti jape nje zhvillim me te madh. Vlora eshte me Rilindje dhe eshte ne balle te fitores.

      1. Endri says:

        Kjo eshte nje takstike shume vjeter per te marre voten. Por nuk besoj se ka njeri qe te mshtrohet me kete premtime qe jane totalisht per fushate dhe qe pas fushate keta parti qe bejne te tilla premtime nuk do jene fare ne parlament.

        Votoni te gjithe Rilindjen

        1. beni says:

          Keta vende pune qe premtojne keta partite e vogla jane nje mashtrime per te marre vota. Vendet e punes nuk krijohen si fantazi e njerezeve qe nuk kane se si ta marrin voten. Keto premtime jane totalisht jashte cdo sensi dhe asnje njeri nuk e beson ato.

      2. grejsa says:

        Nuk e kuptoj se cfare program punesimi kane keto parti, se s’kane folur per program, flasin vetem per vende imagjinare pune per te mashtruar elektoratin. Vendet e punes nuk krijohen me fjale, krijohen duke pasur nje plan te qarte duke njohur potencialin ekonomik te vendit, qe asnje nga partite e vogla nuk e njeh sepse nuk ka skuader te kompletuar profesionistesh qe mund t’I bejne keto gjera.

      3. vlonjati says:

        Vlora ka mundesi te jashtezakonshme per te rritur punesimin, s’ka nevoje per premtime elektorale, mjafton nje miremenaxhim I turizmit dhe krijohen vende pune pafund, sepse eshte destinacioni numer nje turistik per sezonin veror.

      4. Fabio says:

        Keta njerez qe bejne te tilla premtime nuk e kane kuptuar fare programin e Rilindje se cfare eshte ajo. partia socialiste nuk do ta beje kurre kete gje per te punesuar njerez sic ka bere Saliu sepse administrata nuk do ti sherbeje popullit.

      5. fino alla fine says:

        Popull 23 qershori eshte dita ne te cilen duhet ti lajme duart njehere e mire nga horri Sali.Vota eshte e vetmja menyre per te rrëzuar kete regjim te tijin.Ta flakim tej e me pas te progresojme.

      6. teona says:

        Vlora nga PD eshte ne harrese tere keto 8 vite sepse eshte thellesisht e majte. Eshte shfrytezuar vetem per te shkaterruar rivieren, duke filluar qe nga Uji I ftohte, ndertimi I vilave qeveritare, sapo kalon skelat ndertimet e pallateve te Jozefines.

    2. gertjan says:

      Askush nuk mundet te ndale triumfin e PS.Populli e ka braktisur me kohe regjimin mbytes te Saliut,nuk mundet kurrsesi te vazhdojme te keqqeverisemi.Vendi po shkon drejt kolapsit total po vazhduam keshtu riskojme falimentin.

    3. Dankan says:

      Te gjithe ata qe bejne fushate me premtime se do ti fusin ne pune nuk jane per nje Rilindje. Keto premtime nuk shkojne me PS sepse do beje punesim ne PS sipas meritokracise.
      Prandaj njerez nuk duhet te bini pre e ketyre mashtrimeve per te dhene voten sepse keto premtime jane totalisht boshe.

    4. gjyshja says:

      Populli po pret me padurim diten e 23 qershorit,dite ne te cilen do i jape fund njehere e mire Sali mafjozit.Shqiptaret te gjithe ne votime te sjellin ne qeveri PS me programin Rilindje.Rilindje e vetmja rruge per te nxjerre shqiperine nga rruga e rrenimit ekonomik.

  2. klara says:

    Sekseret kane dale hapur jo vetem ne Vlore, por gjithandej..shqiptaret njegje e kane te qarte me mashtrime dhe genjeshtra nuk shkohet me asgjekundi, ndaj me 23 Qerhsor ata do te votojne masivisht partine Socialiste, do te votojne numrin 29.

  3. arbenita says:

    Nuk i beson me njeri ketyre genjeshtrave te rruges, jane lodhur shqiptaret nga keto gjera…Ne duam punesim permes merites, ndaj me 23 Qershore une votoj Skuadren e Rilindejs sepse ajo ka nje plan te qarte punesimi.

  4. Besnik says:

    Njerez si fillim duhet te luftojme per te larguar Saliu nga pushteti sepse ai eshte pengesa me e madhe dhe shkaketari i kesaj situate. Duhet te fiotjme dhe fatet e vendit duhet ti vejme mbi ineteresat personale.

  5. ana says:

    antaret e partive te vogla me fashaten e tyre vulgare thjesht bein shum premtime,japin edhe nje shum lekesh te caktuar dhe me mbrapa per ta ti nuk je askush,askush nuk te njeh me……..kini besim te RILINDA dhe tek Edi Rama….

  6. dorjeta says:

    Cdo vlonjat apo qytetar tjeter e ka shume te qarte se si do te votoje me 23 qershor, vetem 29 sepse ajo ka nje program te qarte punesimi per qytetaret, jo thjesht duke premtuar per mashtrime elektorale.

  7. Aleks says:

    NJerez nuk duhet te madhtroheni dhe ta jepni voten per ata njerez qe ju premtojne vend pune sepse asgje nuk eshte e sigurte. te gjithe keto pretime jane ne kuader per tju marre voten. Te gjithe duhet te votojme per PS sepse pastaj gjerat fillojne dhe rregullohen vete.

  8. buffon says:

    Duhet ti japim fund kesaj qeverisje 8 vjecare te Saliut.Nuk mund te vazhdojme me keshtu,populli nuk ka nga ja mban,kerkon me patjeter alternativen e re per te dale nga ky batak.Partia Socilaiste e vetmja zgjedhje per te dale nga bataku.

  9. EDVINI DHE 40 FIDELAT says:

    EDHE UNE BESOJ NE PS BESOJ SE DO KETHEHET BUSTI I XHAXHIT ENVER CE SA KOHE ESHTE RUAJTUR NGA DAJTI,BESOJ SE DO BETONIZOHET VLORA NJEJTE SI TIRANA,BESOJ SE DERKUCI RAMA NUK DO JETE ME MISTER 20% POR MISTER 40%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje