SKANDAL/ Gaz Dibra ndërron stil, tani jep kupona për blerje ushqimesh (i shpërndan vjehrri i Imamit)

17 Qershor 2013, 21:43Politika TEMA
SKANDAL/ Gaz Dibra ndërron stil, tani jep kupona për blerje ushqimesh

Një tjetër skandal me ndihmat për fushatë, në këmbim të votës. Kandidatët e PD-së sofistikojnë mënyrën e shpërndarjes së ndihmave.

Ndryshe nga java e kaluar, i njëjti kandidat në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, në vend të qeseve me ushqime, shpërndan kuponë për blerje ushqimesh në një nga dy qendrat e mëdha tregtare në Tiranë, TEG dhe QTU.

Vota për PD-në tani mund të këmbehet menjë kupon ushqimor me vlerë prej tre mijë lekësh të reja.

Ndihmat ushqimore që futeshin nëpër qeska plastike, tani jepen nën dorë në një kartë.

Skandali i ndihmave është zbuluar përsëri nga gazetarët e “Fiks Fare” duke arritur të futen në zyrën elektorale të PD- së që ndodhet në njësinë nr. 7 të kryeqytetit, pranë unazës së Tiranës.

Fillimisht gazetarët kanë kontaktuar rojen e objektit, i cili u ka treguar se ndihmat për fushatën shpërndaheshin në zyrën e PD-së që ndodheshin në katin e tretë të ndërtesës.

Sipas tij, në këtë zyrë punonte vjehrri i ministrit Arben Imami, i cili pasi verifikon emrat në listë, jep të drejtën për të tërhequr kuponët.

Sipas tij, kjo mënyrë e shpërndarjes së ndihmave kishte një javë që kishte nisur.

Në bisedën me të, ai pranon se kanë shpërndarë ndihma gjatë paradites së djeshme dhe do të vazhdonin edhe pas orës 17.00.

Në listat që ai dispononte, personat që do të tërhiqnin kuponët ushqimorë, duhet të ishin gra, emrat e tyre duhet të konfirmohen nga zyrat e PD-së dhe të kenë edhe numrat e telefonit që i kanë adresuar për në atë zyrë.

“Fiks Fare” ka treguar mënyrën sesi duhet të paraqitesh në këto zyra për të tërhequr kuponin ushqimor.

Në zyrën ku edhe shpërndanin kuponët e ushqimit, gazetarët kontaktuan me dy vajza që ndodheshin në këtë njësi, të cilat shpërndanin kuponët ushqimore pasi verifikonin personin që i kishte dërguar, nëse kishin marrë konfirmimin e kandidatit të PD-së, zotit Dibra, dhe nëse ishin telefonuar në mëngjes nga ajo zyrë për t’u paraqitur.

26 komente në “SKANDAL/ Gaz Dibra ndërron stil, tani jep kupona për blerje ushqimesh (i shpërndan vjehrri i Imamit)”

  1. turi says:

    KY ESHTE NJE TURP, KY ESHTE FAKT QE PARTIA DEMOKRATIKE NUK KA ME PROJEKT POR KA DESHTUAR TOTALISHT. NUK KANE MENYRE PER TE MARRE VOTA DHE TENTOJNE TI BLEJNE ATO! MOS U SHIT POPULL, LERINI TE IKIN DHE DO KENI LEK PER TE KATRA VITET!

    1. vezuela says:

      A do marrin ndonjehere fund skandalet ketu tek ne? A do te kemi mundesi te jeteojme dhe ne si gjithe te tjeret? Prandaj ne 23 qershor ne me voten tone ne nr 29 do ti japim fund diktatures se capes se bukes! Pastaj- do jemi dhe ne si gjithe te tjeret!

      1. enia says:

        eshte e paimagjinueshme se si akoma keta te pacipe vazhdojne akoma me te njejtat taktika te shemtuara me te njejtin presion mbi njerzit e thjeshte , te at njerez qe vuajne per buke .. e mendon se do u prush mendjen apo do i genjej

      2. Elen says:

        Berisha dhe oborrtaret e tij tashme kane arritur te bejne dhe te pa0 beren. Perpos ekspozimit qe u be ne fiks fare, mendojn se do te mund tia hedhin popullit dhe medias e nuk do ti lejojn te vazhdojne ti tregojne te gjitha pislliqet nje nga nje. Kjo qeveri e deshtuar, po tregon sa vjen e me shume sa e deshperuar eshte dhe sa shume e ndien se humbjen e kane te sigurt.

    2. gertjan says:

      Keto perpjekje te horrave te Saliut nuk jane edhe shenje e humbjes se tyre keto zgjedhje.Populli do e shporre kete qeveri e cila kerkon te qendroje ne qeveri me cdo kusht,duke blere vota e duke detyruar me ane te presioneve popullin te votoje PD,kjo eshte e papranueshme.Pavaresisht gjithckaje populli do votoje Rilindjen si te vetmen alternative per te dale nga kjo gjendje.

    3. prec Ulaj says:

      Cili vjeherr i Imamit? I pari, i dyti, apo i treti?
      Se te gjitha grate ja kane dredhur Imamit, prapseprape ky e mban mire me vjehrrin.

    4. reana says:

      shteti dhe keqeqeverisja e skandaleve ..as skandalet nuk dine ti mire administrojne .. nje skandal tjeter qe mban vulen Berisha !! ishte e pritshme nuk mund te shkonte ndryshe as kete fushate elektorale dhe kete here do perseritej e njejta histori po gjths do dime tja trgojem vendin ne 23 qershor !!!!

  2. ELTI says:

    dhe ja pra dolen kriminelet e saliut e mundohen te genjejne poopullin me cop buke…po jo o sali jo se nuk i ha me populli keto! populli do te pergjigjet me nje vote plebishitare ty dhe makuterise tende qe po i merr frymen ekonomise sone!

  3. veri says:

    Një tjetër skandal me ndihmat për fushatë, në këmbim të votës. Kandidatët e PD-së sofistikojnë mënyrën e shpërndarjes së ndihmave, ahahah o imami po dhe ti o palaco me keto po merresh ore hiqni dore se po ofendoni rende

  4. fjori says:

    Aman se kujtojne keta se shqiptaret do harrojne qe s’e kane pare nje pako te plote ushqimore ne 8 vjet me nje pako qe u japin ata sot?
    do t’ua marrin pakon e ushqimeve dhe asnje s’ka per t’i votuar sepse nuk e shesin vuajtjen e diskriminimin qe u ka bere kjo qeveri ne 8 vjet.

  5. gesti says:

    ë këtë zyrë punonte vjehrri i ministrit Arben Imami, i cili pasi verifikon emrat në listë, jep të drejtën për të tërhequr kuponët me tre mije leke te reja ,turp po si nuk hoqen dore xhanen nuk e marre vesh , a ju kapen njeher e ka faj fiksi pastaj

  6. paskal says:

    ore po te ka faj lulka , nuk marrin vesh keto mor sa here i akne kapur , keto parp me te njejten histori, nuk blihet vota ore kush do ta jep keshtuqe ulni koken e ikni se keni humbje te thelle

  7. koli mat says:

    kjo mënyrë e shpërndarjes së ndihmave kishte një javë që kishte nisur dhe cdo vote shitej me kupona ee uaa tmerr skandaloze, po gaz dibra burg dhe ti imami burg do te besh po he me vjerr dhe nuse ahaha

  8. Ingrid says:

    Shiko more cfare behet. Luhet me varferine e popullit, Ai qe i ka cuar Shqipetaret ne kete gjendje te mjerueshme, ai i kerkon voten ne kembim te ushqimit.

    Shqipetari duhet te mendoj, qe ushqimi do te mbaroje, por nese i japin votes Berishes, rrenimi ekonomik nuk ka te ndalur. Eshte koha te bejme nje investim me voten tone, per nje qeveri me te mire, e cila do te punoj qe asnje nga ne mos ti duhet te shes voten ,ekte drejt kaq te rendesishme, per nje kupon ushqimor.

  9. Ervis says:

    Te nderroj cte doj Gazi, tashme ia kemi mesuar se si vepron. s’do shitet me njeri per vote, se ato te marin voten e te lene pa buke edhe kater vite te tjera, Ai kupon eshte shum pak per te justifikuar gjendjen ne te cilen na ka futur. Ne s’jemi per lemosh, ndaj s’dueht kurrsesi te pranojme e te behemi pjes e kesaj maskarade qe po ben PD. Me tere keto pislliqe, ne cdo vend tjeter, duhet te ishte skualifikuar automatikisht nga kandidimi. por edhe po nuk e ben ata, do ta bej populli duke mos ia dhene voten kurrsesi.

  10. chufo says:

    Keto jane veprime te pamoralshme te qeveritareve te sotem te cilet po numerojne ditet e fundit,
    Duam me cdo kusht te mbajne pushtetin,kush i financon keto kupona dhe keto ndihma/
    Mos valle sic pretendohet edhe shoqatat e jetimeve jane kthyer ne sponsore te Pd

  11. melisa says:

    Qytetaret shqipetare vertet jane te varfer,se te tille i kateandisi qeverisja e mbrapshte e Pd
    Qytetaret shqiptare kane dinjitetin e tyre,ai nuk mund te blihet as nga vjerrhi i Imamit as Imami.
    Varferia i ben te pranojne qeset me ushqime dhe mire bejne se djersen e tyre marrin.
    Dinjiteti i ben qe te mos votojne per varferimin e metejsnem te tyre.

  12. Niku says:

    Nuk merret pushteti keshtu moreeee.
    Me leket e vjedhura nga buxheti i taksapaguseve,shqipetaret jane ngopur me mashtrimet tuaja dhe nuk kane ndermend te besojne me kete qeverisje.
    Thone SHPRESA VDES E FUNDIT POR KUSH RRON ME SHPRESE VDES I URITUR

  13. dario says:

    Mos ndoshta keto kupona po blehen me 1 milion dollaret e reklames se Ministrit te Mbrojtjes per reklamen politike per ushtrine shqiptare ne kete fushate elektorale ne kundershtim me ligjin zgjedhor.

  14. shqiptari says:

    Kam thene ” Kotherja e bukes thate” e kemi pasur nga 50-vjete,dhe do ta kemi edhe nnja 50-vjete te tjera.
    Panvaresisht se kush Fiton !
    Ndryshime do te kete nese do te zbatohen Ligjet,qe te dalin perpara “Drejtesise” njerezit Politikane te korruptuar.Kjo gje sdo te ndoshi kure,se njera pale mbron palen tjeter.
    Populli po ne vend numeron dhe pret perseri si cdo njeri diten e vekjes.

  15. eni says:

    po keta persona pse nuk arrestohen sepse jane kapur ne flagrance duke shkelur ligjin ……………………..

  16. Eltoni says:

    Nuk habitem aspak per cfare shkruaet ne kete artikull sepse ne kete kote zgjedhjesh thjeshte per tu shitur gazeta nxjerrin lloj lloj genjeshtrash si e si te njollosin figuren e nje personi apo personaliteti shqipetar .

    Ne rastin konkret vjerri i Arben Imamit i cili eshte nje burre i nderuar, Nuk besoj qe nje 80 vjecar te merret me te tilla manipulime apo me keq me shperndarje kuponash e cfare gjerash te tjera qe kjo gazete shkruan.

    Ai eshte nje pensionist per te cilin gezojne rrespekt shume njeres.
    Tashme eshte bere e modes nese ke dike ne nje post te caktuar qeveritar, me doemos duhet te germosh ne familjen e tij dhe te afermit e tij.

  17. albina says:

    Mjafton te shohesh reklama e kujt eshte ne te djathten e gazetes dhe te shpjegon shume qarte se ne funksion te kujt eshte?
    Trillimet e pakuptimta ndaj Arben Imamit dhe Ministrise se Mbrojtjes tashme me paturpesine me te madhe zbresin ne familje….
    turp gazetes dhe atyre qe komentojne…

  18. Albana says:

    O Gazeta po meruni me nje lajm te hajrit po mereni me te afermit e ministrit te mbrojtjes vjerri i Imamit eshte nje i moshuar ne pune te vet dhe ne hallin e vet nuk do tia dije se cben dhendri i vet ..

  19. franceska says:

    ncncncnc skandal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje