Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar që të fillojnë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, ndërsa në janar të vitit që po vjen negociatat për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Vendimi përfundimtar pritet të merret të enjten dhe të premten me takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fuele tha se ky vendim pasoi “hapat e pashembullt që u ndërmorën në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Drita jeshile pasoi marrëveshjen e 19 prillit të këtij viti të arritur ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Marrëveshja pritet të zbatohet deri në fund të këtij viti dhe ajo siguron një shkallë të lartë të autonomisë për komunat veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Qeveria e Kosovës njoftoi sot se është emëruar komandanti rajonal i policisë në veri. Në këtë post është emëruar Ivan Gjuriç, pjesëtar i policisë së Kosovës.
Po ashtu edhe zyrtarisht është pohuar se data 3 nëntor do të jetë datë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, që përfshinë edhe ato në komunat veriore ku detyrën e organizimit dhe mbikëqyrjes do ta ketë Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë./VOA
me nder po e them TURQIS leshi ju thijn jo vetem lart ne koke por edhe poshte te penisi duke pritur BE. heheh por nje gje e till kurr nuk dot ndodh.
SA MË SHUMË TË KESH RRESPEKT PËR TJETRIN, AQ MË SHUMË TË NËNVLRËSON AI. SA MË SHUMË KËRKON TI A FUTËSH, AQ MË SHUMË TË RRESPEKTON. SI NË DASHURI.. SA MË SHUMË DASHURON, AQ MË SHUMË TJETRI NUK TA VE NË REFENE. DUHET TË JESH MOS PERFILLËS OSE MOS KOKÇARËSH QË TË TË RESPEKTOJNË. SHQIPTARËT GJITHNJË KANË RRESPEKTUAR TË HUAJTË SIDOMOS PERËNDIMORËT DHE ASNJËHERË NUK KANË KRIJUAR PROBLEME PREJ VETIU( ME PËRJASHTIM TË ISH POLITIKAVE KOMUNISTE TË DIKTATURËS, POR QË EDHE KËTU, KUR VINTE NJË I HUAJ, AI RRESPEKTOHEJ), DHE SHPESH HERË U KANË HAPUR VATRAT E TYRE TE MIKPRITJES. POR KËTA NA KANË LËNË GJITHNJË TË FUNDIT. PËRKUNDRAZI SLLAVËT, ME DYNDJET E TYRE BARBARE QË KUR U PANË PËR HERË TË PARË NË EUROPË, E TË ERDHUR PREJ THELLËSIVE TË “SHKRETËTIRËS SË GOBIT”, QË U VENDOSËN ME SHPATË DUKE ZHDUKUR CIVILIZIME TË NDRYSHME GJATË MARSHIMEVE TË TYRE (SHIH HISTORINË BOTËRORE..MARSHIMET SLLAVE),I RRESPEKTOJNË. PRANDAJ “KULTURA KULTURË, DHE SHPATA SHPATË”.