Kryetari i komunës së Skënderajt në Kosovë, Sami Lushtaku, përmes një letre, ka uruar kryetarin e PS, Edi Rama, për fitoren në zgjedhje.
Lushtaku ndodhet aktualisht në paraburgim, nën akuzën e krimeve të luftës. Së bashku me disa ish- drejtues të tjerë të UÇK-së, ai u arrestua pak ditë më parë.
Letra është publikuar nga gazeta Express.
“I dashur mik,
Më lejoni fillimisht që t’ju uroj nga zemra ju dhe Partisë Socialiste fitoren bindëse në zgjedhjet e 23 qershorit.
Qytetarët e komunës së Skenderajt ndihen krenarë që para disa ditësh Kuvendi i Komunës kishte vendosur që ju të shpalleni qytetar nderi i komunës tonë.
Për shkak se një prokuror ndërkombëtar ka ngritur dyshime ndaj meje se kam kryer krime lufte, dhe se për këtë shkak aktualisht jam i privuar nga liria, kemi qenë të detyruar që ndarjen e titullit Qytetarit Nderi ta shtyjmë për një kohë të pacaktuar, por jo të pafundme. Jam i bindur që shumë shpejt do t’iu presim në Skenderaj, si Qytetar i Nderit.
Siç, edhe jam i bindur që qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e ditës së diel bënë zgjedhjen e duhur.
Vota e tyre sigurisht se do të jetë një motiv i jashtëzakonshëm për ju dhe ekipin e juaj që ta bëni realitet ëndrrën e shqiptarëve për t’i integruar në familjen evropiane,” thuhet në letër./ep
Ju lutem mos e kmentoni kete shkrim. Kisha pas deshir qe Edi Rama mos te kete kurgje teperbashket me kete person ( i akuzuar per krime, i korruptuar skajshmerisht, gjysemanalfabet….). Kalo mire ne Dubravë “komandant”!!
Hajni uron hajnin
Prishtinali mos gjykojm para kohe dhe te lutem mos me prek drenicakt pse u paske fy se asht simpatizant i ps ?
Prishtina eshte nje nga ata qe dekoruan Lulin, ndaj ka inat!
Jam shume gezuar qe me ne fund u fundos kungulli i kalbur ne ujin e ndotur ne pushtetin e Shqiperise. Gjithashtu ndihem shume mire qe u Rilind Shqiperia.
Zoti Lushtaku te jetoje i qete aty ku eshte dhe te jete i sigurt se edhe shpifjet per te dhe shoket e tij do te hudhen ne plehrat e harreses dhe do te shkoje ne Tirane per ta uruar nga afer zotin Rama.
Uroj dhe shpreh gezimin per fitoren sa te madhe aq edhe historike te Rilindasit Rama.
Me kete rast e pershendes zotin Qosja, Gazeten Tema, TV Top Channel, Fiks Fare dhe te gjithe komentuesit per kontributin e tyre, te cilet dhane per te rene per toke nje diktator i keq, pra Sali Berisha.
Me se shumti ne vendin qe quhet KOSOVE ,por qe eshte nje prej KRAHINAVE me te medha shqiptare si kudo ka PATRIOTE dhe TRADHETARE ,por nje nga vatrat me te medha te NACIONALIZMES dhe qe u ka vluar gjaku nder shekuj ,ka qene dhe eshte DRENICA .
Mos fyeni DRENICEN dhe DRENICAKET sepse ajo ka nxjerre trima mbi trima .
E dhe ne se LUSHTAKU ka qene gjysem-analfabet ,sikur dikush e CEK ketu ,ai eshte rreshtuar ne anene e fitimtareve .
Ne se ai ka bere “KRIME kunder ARMIQVE ” ,atehere une do te pyesja :
Kunder kujt tjeter ,POS ARMIKUT ,duhet te beje krime lufte ai qe ka hedhur pushken kraheve per te mbrojtur VATANIN ?
Pse po denohen me shume LUFTETARET e U.C.K,-se ME SHUME se sa BARBARET SERBE ,kush fshihet mbas kesaj gjykate nderkombetare ?
Po i drejtohem nje pjese te VOGEL te MADHE te popullsise se INDROKTINUAR KOSOVARE QE :
EDI RAMA si nga FISI dhe nga SOJI sic themi ne nga JUGU eshte PIKA e floririt dhe nuk ke ku t’a godisesh ,po ua them une qe e njoh ne themel ,familjen e tij ,prandaj tani qe populli i dha BESIMIN ,KENI PER TE PARE qe do ta beje SHQIPERINE ashtu sic dhe beri TIRANEN sepse e ka ne GEN PUNEN dhe DEVOTSHMERINE ,por i duhet dhene KOHA e duhur .
Bravo Totila lavdi Jashararve dhe Lushtakve
Respekt per Drenicen e per heronjte e saj
Lavdi Kosoves dhe Drenices. Lavdi per Rilindjen. Edi Rama do i bashkoje shqiptaret. Faleminderit Sami Lushtakut per urimin e bukur. Rroft Shqiperia.
Po jua ka bamun gadi Luli dosjet per me i burgose ushtaret e UCK-se. Luli se bashku me çiken e Sal Berishes, kryeaxhentit te UDB -as. Pritni shqyptar, se keni me pa kur po hapen dosjet e UDBas, se kush asht Sal Berisha …