Carola Müller-Holtkemper, ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, në një intervistë për Top Channel shprehet shumë e kënaqur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare kur deklaroi “se më në fund shqiptarë ia dolën të mbajnë zgjedhje të pakontestuara”.
“Pas dekadash ku zgjedhjet janë kontestuar, populli shqiptar ia doli. Mendoj se populli shqiptar duhet të jetë krenar për këtë arritje të tyren. Sipas vëzhguesve gjermanë, me të cilët unë pata një bashkëbisedim të gjatë në ambasadë pas zgjedhjeve, më folën pozitivisht për zhvillimin e tyre. Prandaj që në fillim m’u desh t’ju përgjigjem pyetjes tuaj duke thënë se pas disa dekadash Shqipëria zhvilloi zgjedhje, të cilat i korrespondonin standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Me këtë arritje unë mendoj se rruga juaj drejt Europës është e hapur. Tani është natyrshëm koha për të qenë euforikë, gjë të cilën unë e kuptoj pasi është e merituar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë, por këshilla ime për është, qëndrojini besnik programeve tuaja, qëndrojini besnik Rilindjes dhe kthejeni në realitet”, deklaroi ajo.
Pranimin nga zoti Berisha të humbjes së koalicionit të djathtë, ambasadorja Holtkemper e quajti një sjellje europiane.
“Ishte një lehtësim i madh pasi tensioni kishte nisur të rritej. Ai doli për të deklaruar humbjen e tij dhe fitoren e opozitës mbrëmjen e së mërkurës. Por që të hënën ishte mëse e qartë se kampi i majtë mund të fitonte dhe situata mori doza tensioni pasi të gjithë pyesnin se çfarë do të ndodhte më pas. Nga eksperienca e së shkuarës, shqiptarët ishin të shqetësuar. Veprimi i zotit Berisha i dha sigurinë e fundit gjithsecilit se Shqipëria mund të sillet si një shtet normal evropian”.
Kryediplomatja gjermane, vendi së cilës do të ketë një peshë të madhe në vendimmarrjen e dhjetorit për statusin e Shqipërisë si vend kandidat, deklaron se tashmë që tre ligjet u miratuan, zgjedhjet arritën standardet, qeveria në detyrë dhe ajo e re e zotit Rama duhet të forcojnë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së në fund të këtij viti do të shikojë në mënyrë shumë favorizuese zhvillimin e këtyre zhvillimeve pozitive në Shqipëri. Mos të harrojmë se Shqipërisë iu kërkua miratimi 3 ligjeve të integrimit që janë tashmë votuar dhe të futen në zbatim në shtator. Kërkesa tjetër lidhej me zgjedhjet, të cilat shkuan shumë mirë. Janë edhe dy çështje të tjera që lidhen me luftën kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me sa kuptoj, qeveria e re shqiptare do të merret me këto çështje. Ndoqa me interes deklaratën e kryeministrit Berisha, i cili tha se qeveria e tij duhet të operojë me kapacitet të plotë. Ekzistojnë të gjitha mundësitë deri në fund të dhjetorit për të ndërtuar një trak rekord në luftën kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, zonja Christine Moro, jep një qëndrim pozitiv për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e 23 qershorit.
“Që në fillim dua të nënvizoj se zgjedhjet në përgjithësi shkuan shumë mirë. Fatkeqësisht pati disa raste dhune dhe një të vrarë. Ishte kënaqësi të shikoje një rezultat kaq të qartë, përfshi këtu edhe deklaratën e kryeministrit Berisha, i cili e njohu rezultatin. Kjo e gjitha është shumë pozitive. Mendoj se jemi në fillimin e një procesi, i cili do të vijojë gjatë gjithë verës. Unë jam besimplotë se gjithçka do të shkojë butësisht. Kështu unë shpresoj pasi shqiptarët tani e kanë shprehur vullnetin e tyre”.
…………. edhe ketu uroj asnje KOMENT… thjesht per ti dhene te kuptoje se sna plase bytha per mendimin tend…..
CASTE NGA BACA SALI NE JETEN E VET PRIVATE
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/don-kishoti-i-sllobodan-kes_9.html
Komenti duhet,per arsye se z.K/minister Edvin Rama,vlrso keshillat dhe ne se do te sherbesh fjale per fjale asaj qe ke premtuar ne fushate,ahere do te vlersojme…sipas modelit qe ke ndermend te besh…
Para s’ka,gropa e zeze,edhe mandatin tend ashtu me shume do te nxihet ndaj te keshilloj,mos e prek te hyje prokororia,te behe hetim e te nxjerri korrupsionin e qeverise dhe oborrit,kusht ky qe ta kerkon Brukseli.
Z,Edi,kujdes se vertete more Ilirin pas vehte,por ai ndryshe nga ju ka metoda tjera qeverisese,qe populli ka shume rezerva ndaj Tij, ka rezerva sepse nga komisjoneret e LSI te gjitha votat e partive te vogla kane shkuar per LSI,sepse kjo vjedhje vote,eshte bere nga komisjoneret e LSI, ka fakte,po deshe heto,nga 4 mandate merr 16,kuptoht se nga ky veprim partite e vogla kane marre nje vendimqe:
Nuk bejme asnje kolicion parazgjedhor as me PS e as me LSI, do te dalin ne vehte dhe sa per kujtese,koha ecen dhe jo me pak se 2 vjet duhet zhvilluar zgjedhjet lokale dhe ky fakt do ta vertetoni vete.Per te qene te sinqerte,sepse ndofta e dini ju me mire,kete hajduteri LSI e ka bere per te marre qeverisjen,punesimin e anetaresise dhe per te vjedhur ne zanatin e tyre,qe nuk pushon se vepruari,ne vend qe te hetohet…fatkeqsisht i kane udhezimet nga Ilir hajnia..
Keto keshilla vijne ne shenje ndihme dhe shume dashamirsie,ne se don pranoji,vlersoji,e kontrolloji,sepse mund te keni sinjalizime edhe nga krahet e tjere.
Z.Edi,a e ke menduar qe nga partite e vogla qe ke bere marveshje dhe kolicion para zgjedhor,ke menduar se si do vlersosh votat qe te dhuruan keto parti,thuaja publike.
Uroj qe duke punuar te jesh vigjilent,puno e kontrollo,mos lejo qe problematikat te shtohen…zbato ato premtime qe ja dhe popullit.
Po marrim fryme lirisht zonja ambasadore me fitoren e se majtes sepse e majta pavaresisht se fitoj askush nuk u terbua me fitoren perkundrazi treguan etike dhe qytetari e ndersa kampi tjeter po te kishte fituar injorantet militante do e kishin bere atmosferen te padurueshme.
Ne shpetuam jo vetem nga nje diktature por me se shumti nga bythlepiresat dhe idiotat qe pa breke mbathur spiunonin dhe bertisnin me te madhe tamam si ata komunistat e dikurshem qe cdo fjale e lidhnin me mesimet e partise dhe te Dulles.
O Zot i madh nuk di se si te falenderojme per kete ndere qe na e bere.
natyrisht qe SHQIPERIA DHE SHQIPETARET DUHET TE JENE KRENAR PER KETO ZGJEDHJE!!!!!!!bravo bravo bravo,te gjitheve.te tjerat akoma me te mira.TREGUAM VETEN QE JEMI EUROPIANE…….por,duhet ti eleminojme keto festimet me flamuj mbas fitores se cilesdo partie qofte.per mendimin tim ,ishin zgjedhjet e para te LIRA.por mbetet ende per tu bere.EUROPA PO VJEN NE SHQIPERI.
po qfar rilindje more po a e din se ne zgjedhjet e kaluara humbi edhe sa demostratat i ka ba me rrezu me dhun berishen kurr rilindje me edi ramen dhe klyshte etij ska me ndodh ket takeni ne mendje
SHKO NE SHKOLLE E MESO SHQIPEN OR TEJ I KOSOVES , SE PA DIT GJUHEN NUK TAKUPTON NJERI MENDIMIN !TUNG
Shqiptaret treguan europianizmin e tyre duke shporrur nje pseudo-demokrate dhe gjithe shpurren e tij debile.
Z. Kryeminister ju lutem vazhdoni te jeni modest ne fitoren e te majtes. Mos u friksoni shume nga gropa ekonomike ku po e lene hajdutet PD-iste. Obama e mori ne dorezim Ameriken ne quoten minus dhe e kthehu per 4 vjet ne drejtim pozitiv. Mjafton qe keta hajdute te kthejne pasurine publike e pa-hipotekuar akoma dhe pjesen tjeter pas verifikimit te komisionit anti-korrupsion te rekomanduar nga Europa. Kuptohet qe na duhet ca para per te ndertuar nje burg modern per politikanet qe kane vjedhur pasurine kombetare.