Serbia: Nëse nuk miratohet ligji për amnistinë, nuk do zbatojmë marrëveshjen

5 Korrik 2013, 18:01Rajoni TEMA

Serbia ka kërcënuar se në rast se Kosova nuk e miraton projektligjin për amnistinë, atëherë do të dështojë zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Një deklaratë të tillë e ka bërë ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviç.

Ai tha se problemi që u krijua pas mosmiratimit të projektligjit të amnistisë nga Kuvendi i Kosovës është më serioz nga sa mendohet.

Ministri serb tha se në këtë mënyrë marrëveshja po bllokohet dhe për këtë nuk është fajtore Serbia.

Selakoviç tha se ligji për amnistinë garanton sigurinë e serbëve dhe hap dyert për pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve./ep

2 komente në “Serbia: Nëse nuk miratohet ligji për amnistinë, nuk do zbatojmë marrëveshjen”

  1. IMMI says:

    Me kete ultimatum, serbet vetem sa pranojne krimet e tyre, dhe Thaqi ua ben amin me amnistine!

  2. sali haleja says:

    asnjehere si pjerdhin shqiptaret,sepse gjithmone bejne ate qe u thone te tjeret ,mender me fshi by..en me ta, njerez pa identitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje