Të enjten e ardhshme në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet sërish për votim projektligji për amnistinë.
Anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje janë të vetmit që e kundërshtojnë miratimin e amnistisë.
Por më i irrituari prej tyre duket se është Fisnik Ismajli.
Ai ka paralajmëruar se do të nisë që të flejë në rrugë për të penguar votimin e projektligjit.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook.
“I dashtun mik e dashamirë, unë prapë kam vendosë sonte me dalë me fjetë para Kuvendit për disa netë.
Thujëm budallë, i trentë, hajvan, çka të duesh. Jam budallë i trentë, hajvan, e çka të duesh. S’po mërzitem hiç për këtë punë.
Çdo ditë e jetës më shkoi duke u mundue me ba mirë, me punue ndershëm e me e respektue vendin tim, përkundër krejt hajnive, korrupsionit, vrasjeve e të tana të zezave që ndodhën qe 14 vjet, të cilat i përbiva çdo ditë të lume, shpresova se nji ditë krejt këta kanë me përfundue në burg.
E, me dalë këta me pru ligj që i shpëton prej krejt krimeve edhe me i ba të barabartë me mue, s’po mundem me e përbi as me nji cisternë ujë.
Nuk e di se sa kemi ndikue të mërkurën mbrama ata 150 vetat që fjetëm para Kuvendit. Ndoshta hiç, e ndoshta po, por ligji nuk kaloi. E këta po dojnë me e kthy prapë në votim, me do ndryshime që as nuk quhen ndryshime. Po thojnë të enjten, por jam i bindun se kanë me e futë të hanën.
More, le të çohet krejt bota e me thanë se ky ligj duhet me kalue. Krejt bota s’po jeton në Kosovë me këta kriminelë. Po jetojmë unë e ti, e që po na futet prej këtyne çdo ditë, të cilët tash po dojnë me u ba të barabartë me neve. E, jo. S’po du,” shkruan Ismajli në FB./ep
Brravo Fisnik.Qofsh gjithmone ashtu si edhe ke emrin. Me preku jashte mase cfare shkruani. Do ishte ideale per gjithe shqiptaret e Kosoves ashtu edhe per shqiptaret e Shqiperise te realizoheshin parimet dhe idete tuaja. Personalisht nuk ju njoh, por e vleresoj shume qendrimin qe mbani. Respekte FISNIK, poshte hajnite dhe kriminelet.
Duhet te krijohet nje mase kritike e njerezve me kulture qytetare si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi,
qe te kerkoj llogaridhenie sepse fundja pushtetaret paguhen nga qytetaret tatimpaguese. Deri atehere do te vjedhin si ne bashçe te babes. Shqiptar mos rri po vetedijesohu! Bashkohu me Fisnikun ne kete e betejat e ardhshme fisnike!
Nuk e kam shume te qarte projektligjin per amnistine, kush perfiton? perse duhet te perfitoje? dhe cfare fiton populli dhe vet Kosova nga votimi i ketij projektligji?
Pershendes veprimin e Fisnik Ismajlit. Popujt e Europes qe kane menduar dhe luftuar si Fisniku e kane merituar te jene aty ku jane, me dinjitet.
mira
Ligji per manesti eshte pjese e negociatave me serbin ,qe eshte shume normale per vendet pas konflikteve ,qka nuk jemi dakord ne eshte pse te amnestohen hajnat,vrasesit,kriminelet ordiner ,personat qeiu kan shmangur tatimit ne pjese tjeter te kosoves,d.m.th dakort te amnestohen serbet ne veri si pjese e marveshjes sepse pritet qe prej 2o qershorit ata te fillojn ti zbatojn ligjet tona por nuk ka nevoj te falen krimet ne pjesen tjeter te kosoves ku ka pas ligje dhe rregulla tashme 14 vjet ….shpresoj qe te kam ndihmuar ta kesh me te qarte!
E lexova cfare ka shkruajtur ne Facebbok dhe me pelqeu mendimi i tij, se vertet ka amnisti, por kur liron hajdutin qe ka vjedheur nje popull, i bie qe ata qe punuan ndershmerish dhe zbatuan ligjet, paskan qene budallenj.
Kjo amnisti eshte nje tallje e hapur e atyre nejrezve qe jane te ndershem dhe qe e fitojne buken e gojes per vehte dhe familjen, me djerse dhe shume here jane te rrezikuar se punojne pa patur sigurime shendetsore, per vehte dhe familjen.
Kete burre duhet ta mbeshtesin te gjithe njerzit e ndershem, ata qe besojne ne ligje dhe drejtesi, duhet te cohen dhe te ulen bashke me kete burre dhe ti tregojne jo vetem qeverise, por te gjitheve atyre qe e mbeshtesin kete amnisti, se ju po lironi hajdutet, por po varrosni ndershmerine qe eshte nje virtyt i njeriut qe ne deshirojme, te kete nje shqiptar, se ne evrope me dinjitet do na cojne keta burra qe zbatojne ligjet, jo ata qe i shkelin ato.
Zoti Fisnik Ismaili, megjithese nuk jam fizikisht aty me ty, jam plotesisht solidar me veprimin tend, sa burreror, aq dhe domethenes per nje shoqeri demokratike dhe te drejte.
Bravo fisnik krejt shqiptaret e vertet duhet me kan kunder kësaj amnestije nuk duhet me pas amnesti per vrasesit dhe kriminelat serb nuk duhet me pas amnesti per nje popull barbar serb qe kanë vra e masakru me mijra shqiptar kush osht pro kësaj amnestije nuk osht shqiptar po tradhetar.
Bravo fisnik bravo vetevendosje
Poshte hajnat e tradhetaret si thaqi
Kunder miratimit te amnistise nuk jane vetem keta te Levizjes VV. Kunder amnistise jane edhe shume organizata tjera joqeveritare.
O Fisnik djali
Thuaju te te sjellin ndonje çarçaf se ka mushkonja naten e mund te te hane, e sakrifikohesh kot se koti,
Thaçit (Berishes n° 2) nuk i nxihen fort vetullat per kete pune