Gjashtë persona janë plagosur mbrëmë nga xhandarmëria serbe në fshatin Mirofc të komunës së Podujevës.
Sipas KTV, në këtë zonë ka pasur shkëmbim zjarri në të dy drejtimet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës tha se dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarr ndërmjet disa personave që po bënin dru në pyll.
Ndërkaq mediet serbe raportojnë se gjashtë shqiptarë janë plagosur në kufirin Kosovë-Serbi gjatë një konflikti të armatosur me xhandarmërinë serbe.
“Grupi shqiptar ka sulmuar me armë automatike patrullën e xhandarmërisë në territorin e Serbisë, në fshatin Borovac të Kurshumlisë”, ka thënë komandanti i këtij njësiti serb, Bratislav Dikiç./ep