DOSJA/ 11 gra, pre e grabitjeve të Viktor Gushit. Burg të përjetshëm për 3 plagosje dhe 16 grabitje

22 Korrik 2013, 22:20Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

U shndërrua në grabitësin më të frikshëm të bankave e pikave të  pagesave të faturave të ujit të dritave, ndërkohë që nga qelia e hekurave ka shprehur pendesë vetëm për vrasjet e kryera.

Viktor Gushi rrezikon burgun e përjetshëm pasi prokurorja Lindita Ziguri, në konkluzionet përfundimtare kërkoi nga Gjykata e Shkallës së Parë të shpallë fajtor të pandehurin për dy vrasje, 3 plagosje dhe 16 grabitje me armë, krime këto që Gusho i ka kryer në një hark kohor prej pesë vitesh.

Mbi Gushin rëndojnë gjithsej 18 akuza, nga të cilat dy raste për “vjedhje me pasoje vdekjen”, tetë raste për “vjedhje me armë”, pesë për “vjedhje me armë në tentative”, tre raste për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”.

Duke zbardhur krimet e kryera nga Gusho, prokuroria ka hedhur dritë dhe mbi jetën sociale të tij.

Sipas akuzës Gushi jetonte i vetëm dhe të gjitha paratë e grabitura në banka apo pikat e pagesave të faturave të ujit e dritave, i harxhonte në kazino ose pika të basteve sportive.  Sipas prokurorisë, shuma totale e grabitur nga Gushi është rreth 32 milionë lekë të vjetra si dhe 945 euro.

Të 16 grabitjet, sipas prokurorisë, i pandehuri i ka kryer me dy pistoleta të ndryshme, me të cilat dhe ka vrarë arkëtaren Leonora Kaloçi dhe argjendarin Rrapo Sinanaj.

 

Gratë e dhunuara

Të paktën 11 gra janë dhunuar nga Viktor Gushi, ndërsa njëra prej tyre ka gjetur vdekjen.

Gratë duket se kanë qenë pika e fortë e “suksesit të vjedhjeve” të tij, ndërkohë që për 5 vjet ishte kthyer në makthin e çdo punonjëse të pikave të faturimit të ujit dhe dritave elektrike.   Në konkluzionet e paraqitura nga akuza janë zbardhura të gjitha rastet e dhunës që Gushi ka kryer ndaj punonjësve të bankave, e duket se gjithçka së fill në vitin 2008.

Në datën 20.06.2008, ora 13;40 në Sheshin “Rilindja”, tek Zogu i Zi, Gushi ka vjedhur me armë filialin e Bankës Raiffeisen, ku ka marrë shumën 300 mijë lekë. Ai ka hyrë në bankë i armatosur dhe i maskuar dhe pasi i është afruar sportelit të arkës, ku si arkëtare punonte shtetësja Enida Greca, i ka hedhur asaj një qese, pastaj nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të fuste aty lekët e kasafortës. Arkëtarja ka vënë leket në qese, të cilat ai i ka marrë dhe është larguar me shpejtësi.

Pas 6 muajsh Gusho rikthehet në aksion. Në datën 21.11. 2008, ora 13;30, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “4 Dëshmorët”, ka vjedhur me armë filialin e Bankës Raiffeisen, ku ka marrë shumën 800 mijë lekë.

Ai ka hyrë me shpejtësi në bankë i maskuar në fytyrë dhe me një kapele në kokë, dhe pasi ka nxjerrë një armë, të cilën ia ka drejtuar punonjëses së bankës, Suela Bregu, e ka urdhëruar të mbushte me lekë një qese që mbante në dorë. I ndeshur me mosbindjen e saj, ka qëlluar një herë me armë në ajër. Punonjësja e arkës, e ndjerë e kërcënuar, ka mbushur qesen me lekë, të cilën e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi. Aksioni i radhës së Gushit është sërish pas 6 muajsh. Në rrugën “Ferit Xhajko” ka vjedhur me armë filialin e Bankës Raiffeisen, ku ka marrë shumën 962 mijë lekë. Nën kërcënimin e një arme pistolete në njërën dorë i ka kërkuar arkëtares Anita Metani, t`i mbushte me lekë një qese plastike që kishte me vete. Pasi ka marrë shumën e parave, është larguar me shpejtësi.

Por Vjollca Tobli është arkëtarja, e cila ka provuar në kurriz dy herë dhunën e ushtruar nga Gushi.

Fillimisht ai ka shkuar për të vjedhur pikën e grumbullimit të lekëve të O.S.Sh, tek Shkolla e Baletit në maj të vitit 2010, për t’u rikthyer dy muaj më pas.

Gusho ka tentuar të vjedhë me armë pikën e grumbullimit të lekëve të faturave të energjisë elektrike, ku ka goditur dhe plagosur rëndë punonjësen  e filialit, shtetasen Vjollca Tobli.  PO gjatë muajit korrik të këtij viti, tek stadiumi Dinamo, pranë shkollës “Emin Duraku”, ka vjedhur me armë pikën e grumbullimit të lekëve të faturave të UKT-së, me arkëtare shtetasen Vjollca Hakrama, ku ka marrë shumën 25.000 lekë.

Kështu, ditën e ngjarjes, rreth orës 13:30, ndërsa shtetësja Vjollca Hakrama ka qenë duke arkëtuar pagesat e ujit nga klientë të ndryshëm, në kohën kur në sportel nuk kishte më njeri, ai i  është afruar i maskuar me kapele në kokë dhe me veshje te zezë dhe i ka thënë “lekët, se ndryshe të vrava, ndaj mos hap gojë!”. Pasi e ka kërcënuar me një armë tip pistolete, ka zgjatur dorën përtej hekurave dhe ka marrë shumën rreth 25.000 lekë që gjendej në tavolinë. Pastaj ka qëlluar dy herë në ajër dhe është larguar.

Ngjarja e radhës së Gushit është më 12.11.2010 rreth orës 12:30, në rrugën e Dibrës, ku ka tentuar të vjedhë me armë Zyrën e Postës Nr. 31 me arkëtare shtetasen Malva Dako.

Pasi nuk ka mundur të marrë paratë e kërkuara me insistim, ka qëlluar ndaj saj me një armë tip pistoletë, duke e plagosur  rëndë.

Ndërkohë që 7 ditë më vonë, në rrugën e Dibrës, Gusho ka tentuar të vjedhë me armë zyrën Nr. 3 të Postës Shqiptare, me përgjegjëse shtetasen Hajrie Jucja. Ai ka hyrë në ambientet e  zyrës postare, i pamaskuar, dhe pasi i është afruar punonjëses  Hajrie Jucja, e ka kanosur me një armë zjarri pistoletë dhe i ka kërkuar t`i jepte lekët. Shtetësja Hajrie Jucja ka bërtitur dhe  iu ka kërkuar punonjëseve të tjera të ndiznin alarmin për njoftimin e policisë, moment në të cilin Viktori është larguar me shpejtësi.

Në datën 13.12.2010 rreth orës 12;00 në rrugën “Emin Duraku” tek stadiumi Dinamo, ka vjedhur me armë arkën Nr.12 të pagesave të energjisë elektrike të kompanisë CEZ Tiranë, ku ka marrë shumën rreth 66.102 lekë.

Kështu, ditën e ngjarjes, i veshur me bluzë sportive ngjyrë blu të errët me zinxhir, i është afruar sportelit ku si arkëtare punonte shtetësja Esmeralda Aliaj dhe pasi e ka kërcënuar me  armë zjarri tip pistoletë ngjyre gri metalizato, ka marrë prej saj në një qese plastike që mbante vetë, shumën 66.102 lekë, pastaj është larguar me shpejtësi.

Në datën 30.09.2011 në rrugën e Elbasanit ka vjedhur me armë zyrën e filialit nr. 1 të Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizime Tiranë, ku ka marrë shumën 86 mijë lekë.

Kështu, në kohën që arkëtarja e filialit shtetësja Dylbere Naçi, ka qenë pa klientë, ai i është afruar para sportelit dhe pasi i ka drejtuar një armë tip pistolete si dhe një qese plastike i  ka thënë “lekët, lekët”.

Fillimisht Dylberja e ka marre këtë jo seriozisht dhe ka  hezituar të veprojë, por ndërkohë ai i ka thënë rishtas “e do jetën ti apo jo, por fut leket tek qesja”.

Në këto rrethana Dylberja ka kapur dhe ka futur një sasi parash në qese, të cilat ai i ka marrë dhe është larguar menjëherë.

Në datën 14.10.2011 rreth orës 13:30, në rrugën Emin Duraku, tek stadiumi Dinamo, ka tentuar të vjedhë me armë zjarri tip pistoletë, arkën Nr.12 të Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve Tiranë, me arkëtare shtetasen Vjollca Hakrama.

Kështu, ditën e ngjarjes, kur në sportel nuk kishte më klientë  dhe arkëtarja qëndronte ulur ne karrige, ai ka hyrë i veshur me të zeza, me një çantë të zezë dhe me duart që i mbante para barkut, dhe pasi i është afruar sportelit, ka nxjerre një armë pistoletë të cilën ia ka drejtuar duke i thënë “lekët, lekët”.   Më datën 27.03.2012, rreth orës 15:10, në rrugën “Qemal Stafa”, ka tentuar të vjedhë me armë filialin e NGB Bank.

Konkretisht, pasi ka qëlluar  me pistoletë në hyrje të filialit rojën e sigurisë fizike, shtetasin Skënder Elmazi, ka hyrë  brenda i maskuar në fytyrë dhe është drejtuar për tek banaku i arkës ku si arkëtare punonte shtetësja 43 vjeçare Leonora Kaloçi.

Nën kërcënimin e armës, i ka kërkuar asaj të fuste para në një qese plastike që kishte me vetë, dhe ndërkohë që Leonora i ka thënë të priste sa të hapte arkën, i është përgjigjur “çfarë të pres” dhe menjëherë  ka shtënë ndaj saj dy herë me armë.

Pastaj është larguar dhe ka dalë me shpejtësi jashtë.

Nga plagët e marra, arkëtarja ka gjetur vdekjen, ndërsa roja i bankës ka pësuar dëmtime të rënda, për të cilat ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak ku është shtruar në repartin e reanimacionit.

4 komente në “DOSJA/ 11 gra, pre e grabitjeve të Viktor Gushit. Burg të përjetshëm për 3 plagosje dhe 16 grabitje”

  1. Dean says:

    Pak helem ne gjelle dhe shpetojne edhe taksapaguesit shqiptar,edhe viktor mavria.

  2. raimondi says:

    Ky horri grave ju ka ardhur hakut –lol

  3. vlonjati says:

    eshte krim shteteror te jetoj akoma ky kriminel, eh ku je Miklovan te te puth doren

  4. bugazi says:

    kete qelbsire duhet vrare sa ma pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje